Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-05, 11:10   #39
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Beni Kurejda



I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga lufta e Hendekut dhe hoqi armėt dhe rrobat e luftės. Kur po lahej nė shtėpinė e Umu Selemes, i erdhi Xhebraili dhe e urdhėroi tė nisej menjėherė bashkė me myslimanėt pėr te fisi Beni Kurejda. Xhebraili i tha: “Unė do tė eci pėrpara teje: do t’i tund fortifikatat e tyre dhe do tė lėshoj frikė nė zemrat e tyre.” Kėshtu, Xhebraili shkoi pėrpara me njė grup engjėjsh. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) njoftoi njerėzit: “Cdo mysliman i dėgjueshėm dhe i bindur tė mos e falė namazin e iqindisė sot nė tjetėr vend, pėrveē te fisi Beni Kurejda.” Flamurin ia dha Ali ibn Ebu Talibit dhe e nisi me njė grup myslimanėsh pėr te Beni Kurejdėt. Nė Medine la zėvendės ibn Umu Mektumin. Sa panė Aliun, Beni Kurejdėt e shanė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Myslimanėt qė mbetėn, u nisėn menjėherė pėr tė shkuar atje. Nė rrugė e sipėr erdhi koha pėr tė falur namazin e iqindisė. Disa e falėn nė rrugė; disa nuk e falėn, derisa arritėn te Beni Kurejda. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u nis mė pas me njė grup myslimanėsh, muhaxhirė dhe ensarė dhe shkuan e qėndruan pranė njė pusi tė Beni Kurejdėve, qė quhej Ene. Allahu futi frikė nė zemrat e Beni Kurejdėve. Ata hynė nėpėr fortifikatat e tyre pėr t’u mbrojtur dhe nuk guxuan tė luftonin. Myslimanėt i rethuan. Rrethimi zgjati dhe ata kėrkuan tė kėshilloheshin me disa myslimanė qė i njihnin. Prandaj i kėrkuan tė Dėrguarit tė Allahut qė t’u dėrgonte Ebu Lubaben. Ai e dėrgoi atė. Porsa e panė Lubaben, burrat u ēuan dhe u tubuan tek ai, ndėrsa gratė e fėmijėt nisėn tė qanin para tij. Ebu Lubabes i erdhi keq pėr ta. Ata i thanė: “A tė biem nėn gjykimin e Muhamedit?” “Po”,- u tha dhe bėri me shenjė te fyti i vet, sikur u thoshte se do t’i thernin. Por pas pak i ra ndėrmend se me atė shenjė ai tradhtoi Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Prandja u kthye, shkoi nė xhaminė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pasi e lidhi veten pas njė shtylle, u betua se nuk do tė pranonte ta zgjidhte askush tjetėr, pėrveē tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur e mori vesh i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Sikur tė vinte tek unė, do tė kėrkoja falje pėr tė, por meqė ai veproi, do ta lėmė, derisa tė vendosė Allahu pėr tė.” Meqė zgjati rrethimi, Beni Kurejdėt u thyen moralisht dhe pas njėzet e pesė netėsh pranuan t’i nėnshtroheshin vendimit tė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): burrat tė lidheshin, ndėrsa gratė dhe fėmijėt do tė ndaheshin nga ata. Kėshtu u veprua. Pastaj, fisi Eus, qė ishte aleat me jehudinjtė e fisit Beni Kurejda, kėrkoi nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė tregohej i mirė ndaj tyre, ashtu siē ishte treguar me Beni Kajnukaėt- aleatėt e fisit Hazrexh. Por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “A jeni tė kėnaqur qė tė gjykojė pėr ta njė burrė i tyre?” “Po”.- thanė ata. “Ai qė do tė gjykojė pėr Beni Kurejdėt,- tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ėshtė Sa’ad ibn Muadhi.” “Mirė,- iu pėrgjigjėn ata, si tė gjykojė ai, ashtu le tė bėhet.” Nė atė kohė Sa’adi isht nė Medine, sepse ishte plagosur nė luftėn e Hendekut. E sollėn hipur mbi njė gomar. Kur u afrua tek i Dėrguari i Allahut, u tha Beni Kurejdėve: “Ngrihuni pėr zotėrinė tuaj!” Ata u mblodhėn rreth tij dhe i thanė: “O Sa’ad! Bėju mirė miqve tė tu!” Ai rrinte nė heshtje dhe nuk u pėrgjigjej. Kur ata i thanė ashtu shumė herė, ai ua ktheu: “Vėrtet, erdhi koha pėr Sa’adin qė, pėr hir tė Allahut, tė thotė tė vėrtetėn dhe tė mos ketė frikė se do ta qortojė ndonjė.” Kur dėgjuan kėto fjalė nga ai, jehudinjtė u habitėn dhe disa prej tyre u kthyen nė Medine, kurse tė tjerė u bėnė gati pėr tė vajtuar. Sa’adi pushoi sė foluri dhe mori vesh se Kurejdėt do ta pranonin gjykimin e tij. Ai gjykoi kėshtu: “Tė vriten burrat; gratė dhe fėmijėt tė merren robėr, kurse pasuria e tyre tė ndahet ndėr myslimanė.” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Vėrtet, ke gjykuar siē ka gjykuar Allahu mbi shtatė qiejt.” Ky gjykim ishte edhe sipas Sheriatit jehudi, por ca mė i lehtė. Menjėherė pas vendimit tė Sa’ad ibn Muadhit, Beni Kurejdėt u dėrguan nė Mendine dhe u mbyllėn nė shtėpinė e bijės sė Harithit – njė grua nga Beni Nexharėt. U hapėn disa hendeqe nė tregun e Medines, u ēuan atje pjesė-pjesė dhe iu prenė kokat. Jehudinjtė ishin katėrqind veta. (Thuhet edhe se kanė qenė gjashtėqind-shtatėqind veta.) Bashkė me ta u vra edhe Hujej ibn Ahtibi, kryetari i fisit Beni Nudajr, i cili bėnte pjesė nė njėzet vetat e parisė sė jehudinjve. Ata u patėn dhėnė zemėr kurejshėve dhe gatfanėve pėr tė bėrė Luftėn e Hendekut. Hujeji kishte shkuar tek Kurejdėt dhe i kishte nxitur ata qė tė thyenin besėn. Jehudinjtė i prenė nė besė myslimanėt nė orėn mė tė vėshtirė tė jetės sė tyre. Jehudinjtė e fisit Kurejda i kishin vėnė kusht Hujejit qė tė qėndronte me ta, qė ēdo gjė qė t’u ndodhte atyre, t’i ndodhte edhe atij. Prandaj, Hujeji qėndroi nė fortifikatat e tyre si gjatė rrethimit, ashtu edhe kur jehudinjtė u dorėzuan, derisa u vra bashkė me ta. Disa nga fisi Kurejda u bėnė myslimanė, para se tė pranonin vendimin e Sa’adit, prandaj ata nuk i preku dėnimi. Disa tė tjerė e braktisėn luftėn dhe e pranuan Islamin, kur u thirrėn pėr nė Islam. Nga gratė e tyre u vra vetėm njėra, sepse ajo pati vrarė Halad ibn Suuejdin. Myslimanėt grumbulluan armėt dhe pasuritė qė lanė jehudinjtė: ishin 1500 shpata, 300 koraca, 2000 heshta, 500 helmeta, 500 mburoja, enė, deve dhe plaēka tė tjera. Tė gjitha kėto, bashkė me palmat dhe robėrit u ndanė. Kėmbėsorit iu dha si shpėrblim njė pjesė, kurse kalorėsit tri pjesė: njė pjesė pėr vete dhe dy pjesė pėr kalin. Robėrit e luftės u dėrguan nė Nexhd. Atje u grumbulluan edhe armėt. Nė ndarjen e robėrve, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zgjodhi Rejhanen, bijėn e Zejd ibn Amru ibn Hanafes. Thuhet se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka marrė Rejhanen ashtu robėreshė. Thuhet, gjithashtu se ai e liroi atė dhe pastaj u martua me tė. Rejhanja ka vdekur pas Haxhit tė Lamtumirės. Pasi pėrfundoi ēėshtja e fisit Kurejda, iu pranua kėrkesa Sa’adit qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ta shihte nga afėr. Sa’adi ishte nė njė tendė nė xhaminė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur i kaloi sipėr njė dele dhe i lėndoi plagėn. Atij i rrodhi shumė gjak dhe vdiq. Xhenazen e tij e kanė mbajtur engjėjt bashkė me myslimanėt. Pėr vdekjen e tij ėshtė tundur Arshi i Mėshiruesit. Kaluan gjashtė net qė Ebu Lubabes i vinte e shoqja dhe e zgjidhte pėr tė falur namazin dhe pastaj ai kthehej dhe lidhej pėrsėri. Pranimi i pendimit i zbriti tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė shtėpinė e Umu Selemes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Ajo shkoi dhe e lajmėroi menjėherė qė Allahu ia kishte falur fajin. Atėherė, njerėzit shkuan qė ta zgjidhnin Ebu Lubaben, por ai nuk pranoi tė zgjidhej, derisa ta zgjidhte vetė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Dhe, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e zgjidhi atė, kur shkoi pėr tė falur namazin e mėngjesit. Pas luftės sė Beni Kurejdas, myslimanėt ndėrmorėn njė varg veprimesh ushtarake. Mė poshtė jepen ato mė tė rėndėsishmet. Vrasja e Ebu Rafi’ Selam ibn Ebul Hakikut Ai ishte tregtari mė i madh i popullit tė Gadishullit Arabik dhe kryetari i jehudinjve tė Hajberit. Ai ishte edhe njė nga organizatorėt dhe nxitėsit mė tė mėdhenj tė grupeve tė ndryshėm tė njerėzve kundėr popullit tė Medines. Pasi mbaroi lufta e Hendekut dhe e Kurejdas, pesė veta nga fisi Hazrexh morėn pėrsipėr qė ta vrisnin Ebu Rafiun. Kėshtu do tė ishin tė nderuar, ashtu siē u nderuan njerėzit e fisit Eus, kur vranė Ka’ab ibn Eshrefin. Ata shkuan te banesa e tij, nga ana e Hajberit, kur po perėndonte dielli. Komandanti i tyre, Abdullah ibn Atiku u tha shokėve: “Ju rrini kėtu, kurse unė do tė shkoj t’i marr me tė mirė rojet, ndoshta mė lėnė tė hyj.” U nis. Kur u afrua tek dera, u mbėshtoll me rrobėn e vet e bėri sikur po kryente nevojėn. Rojtari i tha me zė tė ulėt: “O rob i Allahut! Po deshe tė hysh, hyr, sepse dua ta mbyll derėn.” Abdullah ibn Atiku hyri dhe u fsheh, derisa njerėzit ranė nė gjumė. Mori ēelėsat e dyerve dhe i hapi ato qė ta kishte tė lehtė pėr tė ikur, po ta lypte nevoja. Pastaj u drejtua nga shtėpia e Ebu Rifait. Sa herė qė hapte ndonjė derė, e mbyllte atė nga brenda qė, edhe po ta shikonin njerėzit, tė mos arrinin deri tek ai, derisa tė vriste Ebu Rifain. Arriti te shtėpia e tij e nuk e dinte nga tė shkonte. Abdullahu i thiri: “O Ebu Rafia!” Ai u zgjua. “Kush ėshtė ky qė mė thirri?”,- pyeti ai. Atėherė, Abdullahu u lėshua nė drejtim tė zėrit dhe e goditi fort me shpatė, por nuk e mori vesh nėse e zuri shpata apo jo. Prandaj, doli qėżżżżż andej nėpėr errėsirė dhe pastaj vajti tek ai pėrsėri, por duke e ndryshuar zėrin e vet: “O Ebu Rafia! C’ishte ai zė?” Rifaia: “Sa keq! Njė burrė kėtu nė shtėpi mė goditi me shpatė.” Atėherė, Abdullahu e goditi atė sa e trullosi, por nuk e vrau plotėsisht. Ja vuri shpatėn nė bark dhe i rėndoi sipėr me tėrė peshėn, derisa shpata i doli pas shpine. Pastaj Abdullahu doli, duke i hapur dyert njė e nga njė. Megjithėse ishte natė me hėnė, Abdullahu nuk po shikonte mirė; kujtoi se po prekte tokė dhe hodhi kėmbėn, por ra nga shkallėt dhe e theu atė. E lidhi menjėherė me ēallmėn e vet dhe u fsheh te dera. Kur kėndoi kėndesi, doli njė burrė mbi murin e ndėrtesės dhe tha: “Po shpall vdekjen e Ebu Rafias, tregtarit tė popullit tė Hixhazit.” Abdullahu e kuptoi se ai kishte vdekur dhe shkoi te shokėt e vet e ashtu sė bashku u nisėn pėr te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur arritėn tek ai dhe i treguan se Ebu Rafia ishte vrarė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia fėrkoi kėmbėn Abdullahut dhe ajo iu shėrua plotėsisht, sikur nuk kishte pėsuar asgjė. Thumame ibn Ethalini, kryetari i fisit Jemame kapet rob Thumame e urrente tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Islamin mė shumė se tė gjithė femohuesit e tjerė. Prandaj, nė muajin Muharrem, nė vitin e gjashtė tė Hixhretit, u maskua dhe doli pėr tė vrarė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me urdhėr tė Museileme Kedhabit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Muhamed ibn Meslemen me tridhjetė kalorės pėr tė luftuar fisin Beni Bikr ibn Kilab, nė njė anė tė Dharisė, shtatė net larg Medines, nė rrugėn qė shkon pėr nė Basra. Kur myslimanėt po ktheheshin, e gjetėn Thumamen nė rrugė. E kapėn rob dhe e sollėn nė Medine. E lidhėn nė njė shtyllė tė xhamisė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi andej. “Cfarė ke ti o Thumame?”- i tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) “Kam gjithė tė mirat, o Muhamed!,-ia ktheu ai. Nė qoftė se ti mė vret, vret njė njeri qė do t’i merret haku; nė qoftė se mė liron, liron njė njeri qė falenderon. Po tė duash pasuri, kėrko, tė tė jap sa tė duash.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e la atė dhe iku. Ditėn e dytė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi aty dhe e pyeti si ditėn e parė. Ai i dha tė njėjtėn pėrgjigje. Po kėshtu edhe ditėn e tretė. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Lėshojeni Thumanen!” E lėshuan. Ai u la dhe u bė mysliman. “Pėr Zotin,- tha ai, deri tani nuk kishte mbi Tokė njeri mė tė urryer sesa ti pėr mua. Por tani ti je mė i dashur pėr mua se tė gjithė njerėzit e tjerė. Nuk ka pasur fe mbi dhé mė tė urryer pėr mua se feja jote, por tani ajo ėshtė bėrė mė e dashur pėr mua se tė gjitha fetė e tjera.” Thumamja shkoi nė Mekė, pėr tė kryer Umren, por kurejshėt e qortuan pse ishte bėrė mysliman. Ai u tha: “Pėr Zotin, juve nuk do t’ju vijė mė asnjė kokėrr grurė nga Jemeni, derisa tė urdhėrojė i Dėrguari i Allahut.” Dhe nė tė vėrtetė ai e ndaloi shitjen e grurit pėr banorėt e Mekės. Ata ranė ngushtė dhe i shkruan njė letėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ku i lypnin pėr hir tė farefisit, t’i shkruante letėr Thumames qė tė lejonte shitjen e grurit pėr ta. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ashtu veproi. Lufta e Benu Lahjanit Njerėzit e fisit Benu Lahjan i patėn vrarė myslimanėt nė Rexhia dhe kishin hyrė thellė nė tokėn e Hixhazit, deri nė kufijtė e Asfanit. Por, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e la pėr mė vonė punėn e tyre. Pasi aleatėt qė sulmuan myslimanėt dėshtuan dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u qetėsua nga sulmet e armiqve, la Ibn Umu Mektumin zėvendės nė Medine dhe nė muajin Rabiul Euel, nė vitin e gjashtė tė Hixhretit, doli bashkė me dyqind veta nga shokėt e tij, ndėr tė cilėt njėzet kalorės dhe nxitoi pėr tė arritur nė Batni Garran, njė luginė midis Emexhit dhe Asfanit, aty ku qenė vrarė shokėt e tij. Aty iu lut Allahut qė t’i mėshironte tė vdekurit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me shokėt qėndruan aty dy ditė. Benu Lahjanėt kishin ikur nėpėr male dhe nuk u gjend asnjė njeri. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi dhjetė kalorės nė Asfanė, qė ta merrnin vesh kurejshėt qė myslimanėt ishin gjithmonė syhapur e tė pėrgatitur dhe tė trembeshin. Kalorėsit shkuan deri nė Kurai Gamim. Pas katėrmbėdhjetė netėsh i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nė Medine.


Patrulla e Asit

Ebu el Asi – bashkėshorti i Zejnebes, vajzės sė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėhet mysliman Nė muajin Xhemadel Ula, nė vitin e gjashtė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Zejd ibn Harithin me njėqind e shtatėdhjetė kalorės, pėr tė kapur njė vargan tė kurejshėve, qė po vinte nga Shami. Varganin e kryesonte Ebu el As ibn Rabia, bashkėshorti i Zejnebes, vajzės sė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Myslimanėt e kapėn varganin dhe varganarėt i zunė robėr. Ebu el Asi shpėtoi dhe vajti nė Medine e u strehua te Zejnebja. Ai i kėrkoi tė shkonte tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe t’i thoshte qė t’ia kthente pasurinė e varganit. Zejnebja ia kėrkoi kėtė gjė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai urdhėroi qė t’u kthehej atyre i gjithė malli, qė nga gjėja mė e vogėl. Ebu el Asi ishte njė nga burrat e Mekės, qė njiheshin pėr tregti, pasuri dhe ruajtjen e amanetit. Ai u kthye nė Mekė dhe ua dha tė zotėve gjithēka qė ia kishin lėnė amanet. Pastaj u bė mysliman dhe emigroi nė Medine. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu Zejneben me nigjahun e parė. Kėtė bashkim familjar e bėri pasi kishin kaluar mė se tre vjet dhe ende nuk kishte zbritur ajeti qė i ndalonte myslimanėt tė martoheshin me femohuesit. Prandaj kishte mbetur nė fuqi nigjahu i parė, qė Zejnebja kishte bėrė me Ebu el Asin. Gjatė kėsaj periudhe, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi disa patrulla, tė cilat ndikuan shumė nė kapjen e armikut dhe shuarjen e sherrit tė tij. Kėshtu, u vu qetėsia dhe Islami u shtri edhe nė vende mė tė largėta.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė