Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
|
Beni Mustalikėt
Beni Mustalikėt ishin njė degė e fuqishme e fisit Huza. Ata ishin aleatė tė kurejshėve. Tė gjitha degėt e tjera tė kėtj fisi ishin miq dhe dashamirės tė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i erdhi lajmi se Beni Mustalikėt ishin pėrgatitur pėr luftė kundėr tij. Prandaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Burejde ibn Hasibin qė ta vėrtetėsonte mirė lajmin dhe pasi erdhi nė pėrfundimin se lajmi ishte i vėrtetė, la Zejd ibn Harithen zėvendės nė Medine. (Eshtė thėnė edhe se Profeti la zėvendės njė njeri tjetėr dhe tjetri, mė pas la zėvendės Zejd ibn Harithen). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrgatit me shpejtėsi dhe doli pėr ti ndaluar Beni Mustalikėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mori me vete 700 veta nga sahabėt. Nė atė kohė Beni Mustalikėt qėndronin nė njė vend me ujė, qė quhej Merisia.45 Merisia ndodhej nė anėn e Kudejdit dhe shtrihej deri nė bregdet. Beni Mustalikėt ishin pėrgatitur plotėsisht pėr tė sulmuar myslimanėt. Myslimanėt i sulmuan. Vranė njė pjesė tė tyre dhe zunė robėr fėmijėt dhe gratė e tyre. Ua morėn edhe pasuritė. Ndėr robėrit e luftės ishte edhe Xhuvejrija, bija e Harith ibn Ebu Dhirarit, qė ishte kryetari i Beni Mustalikėve. Por, pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi nė Medine, e liroi atė dhe pasi ajo u bė myslimane, u martua me tė. Myslimanėt liruan njėqind robėr tė fisit Beni Mustalik. Ata u bėnė myslimanė dhe thanė: Ne jemi krushqit e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Xhuvejrija ishte mė e mira e grave nė fisin e vet.46 45) Lufta njihet edhe emrin "Lufta e Merisias". 46) Martesa e saj me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qe faktori kryesor, qė i bėri myslimanėt tė lirojnė njėqind robėr nga fisi Beni Mustalik. Kjo luftė ka ndodhur nė muajin Shaban, nė vitin e gjashtė tė Hixhretit. (Eshtė thėnė edhe se ka ndodhur vitin e pestė tė Hixhretit.) Gjatė luftės ndodhėn dy ngjarje tė dhimbshme tė cilat i shfrytėzuan dyfytyrakėt, pėr tė shkaktuar ngatėrresa dhe trazira nė bashkėsinė islame, madje edhe nė shtėpinė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). 1. Ngjarja e parė qe fjala e kreut tė dyfytyrakėve, Abdullah ibn Ubejit: Nė qoftė se do tė kthehemi nė Medine, mė tė fortėt kanė pėr ti pėrzėnė prej saj mė tė dobėtit. Arsyeja qė Abdullah ibn Ubeji tha ashtu, ishte se njė burrė nga aleatėt e muhaxhirėve dhe njė tjetėr nga aleatėt e ensarėve u grindėn tek uji i Merisias. Aty muhaxhiri e goditi ensarin. Atėherė, ensariu thirri: Ku jeni o ensarė? Edhe muhaxhiri thirri: Ku jeni o muhaxhirė? Por ndėrhyri menjėherė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe u tha: A po filloni zėnkat e Padijes (xhahilijetit), kur unė jam nė mes jush? Lėreni atė (kohėn e Padijes), se ajo ėshtė e ndyrė. Atėherė, njerėzit e lanė grindjen dhe u kthyen nė rrugė tė drejtė, pa bėrė zhurmė. Nė luftė merrte pjesė edhe njė grup dyfytyrakėsh qė nuk kishin marrė pjesė nė asnjė luftė tjetėr mė parė. Ndėr ta ishte edhe kreu i tyre, Abdullah ibn Ubeji, i cili kur e mori vesh grindjen, u zemėrua dhe tha: Vėrtet, kėshtu kanė vepruar muhaxhirėt?! Ata kanė ardhur nė Medine; na erdhėn aq shumė dhe na u krenuan pėr prejadhjen e tyre kėtu, nė vendin tonė. Pėr Zotin, me ne dhe me muhaxhirėt po ndodh si me tė parin tonė, kur tha: Ushqeje qenin tėnd, tė tė hajė ty. Pėr Zotin, kur tė kthehemi nė Medine, tė fortit kanė pėr ti pėrzėnė prej saj mė tė dobėtit. Me mė tė fortin kishte parasysh veten e vet dhe me mė tė dobėtin (Zoti na ruajtė!) kishte pėr qėllim tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Abdullah ibn Ubeji nisi tė sajonte ngatėrresėn. Ai u tha shokėve tė vet: Kėtė e bėtė ju vetė. Ju i pranuat ata nė vendin tuaj, ju i ndatė me ta pasuritė tuaja. Kurse po tė mos i kishit pranuar, ata do tė gjenin shtėpi tė tjera, jo shtėpitė tuaja. Kur kreu i dyfytyrakėve foli ato qė foli, ndodhej aty edhe njė djalė, besimtar i fortė, i cili quhej: Zejd ibn Erkami. Ai nuk i duroi dot fjalėt e zbrazėta tė dyfytyrakut. Prandaj, shkoi menjėherė tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e njoftoi. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thirri Abdullah ibn Ubejin dhe e pyeti ēfarė kishte folur kundėr muhaxhirėve. Ai u betua se nuk kishte thėnė asgjė nga ato qė i pėrcillte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė arsye Allahu i Madhėruar zbriti suren El Munafikunė dhe i turpėroi dyfytyrakėt pėrgjithmonė, deri nė Ditėn e Gjykimit. Djali i kreut tė dyfytyrakėve, Abdullah ibn Ubeji (edhe ai e kishte emrin Abdullah) ishte besimatar i ēiltėr. Ai qėndroi nė njė rrugė qė ēonte nė Medine me shpatė nė dorė dhe i tha babait tė vet: Pėr Zotin, ti nuk do tė kalosh kėtu, derisa tė tė japė leje i Dėrguari i Allahut, sepse ai ėshtė i forti, kurse ti je i dobėti Kjo gjė i shkoi nė vesh tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai dėrgoi fjalė qė biri ta lejonte babanė dhe ai e la tė lirė. Me kėtė veprim urtėsie tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u shua edhe kjo ngatėrresė. 2. Ngjarja e dytė: Fjala e shpifur e dyfytyrakėve. Kur po kthehej nga lufta, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi afėr Medines me gjithė ushtrinė. Pasi ndenjėn ca, dha urdhėr qė tė niseshin natėn. Me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pati shkuar nė luftė edhe Aishja (Allahu qoftė i kqnaqur me tė!). Por, natėn, kur po nisej ushtria, ajo pati dalė mė tej pėr tė kryer nevojėn dhe kur u kthye aty ku patėn qėndruar pėr pushim, pa se kishte humbur shallin. U kthye atje ku i pati rėnė, qė ta kėrkonte. Shallin e gjeti, mirėpo ushtria qe nisur pėr nė Medine. Kishin ngarkuar nė deve tendėn e Aishes, duke menduar se ajo ishte brenda. Ata nuk e kuptuan qė dikush mungonte, sepse kur e ngritėn tendėn mbi deve ishin shumė veta. Kur Aisheja u kthye nė vendin ku pushoi ushtria, nuk gjeti asnjeri. Ajo qėndroi aty, duke menduar se ata do ta kuptonin se ajo mungonte dhe do tė kthehshin pėr ta kėrkuar nė vendin, ku kishin pushuar. Ndėrkohė atė e zuri gjumi, meqė ishte e lodhur. Njėri nga sahabet, Safuan ibn Mutal Selemiu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kishte fjetur nė prapavijė tė ushtrisė. Ai e kishte zakon tė flinte shumė, kėshtu qė u zgjua me vonesė dhe mori rrugėn nga kishte kaluar ushtria. Nė rrugė e sipėr pa njė njeri qė flinte. U afrua. E njohu qė ishte Aishja, sepse e kishte parė atė para se tė vinte ajeti pėr vendosjen e hixhabit (mbulesės sė kokės). Vėrtet, tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi. Kjo ėshtė bashkėshortja e tė Dėrguarit tė Allahut,- tha ai, nuk foli asnjė fjalė tjetėr. Nė atė ēast Aishja u zgjua dhe mbuloi fytyrėn me shaminė e vet. Atėherė Safuani afroi devenė tek ajo, e uli devenė dhe Aishja hipi nė tė. Ai e mori pėr dore kapistrėn e devesė dhe eci pėrpara. Ecėn e ecėn, derisa e arritėn ushtrinė, qė po pushonte nė Nahru Dhahire. Kur Abdullah ibn Ubeji, armiku i Allahut, dėgjoi pėr ngjarjen, gjeti ēastin qė ta villte tėrė dyfytyrėsinė dhe mėrinė e tij. Ai shpifi kundėr tyre. Ai nisi ta tregonte ngjarjen gjithandej, duke e mbushur me plot gjėra tė paqena, ashtu siē i pėlqente atij. Shokėt e tij grumbulloheshin dhe i dėgjonin prej tij ato sajesa dhe kur shkuan nė Medine, i pėrhapėn gėnjeshtrat e Abdullah ibn Ubejit, derisa nga ato shpifje u mashtruan edhe disa myslimanė. Kur arriti nė Medine, Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u sėmur dhe sėmundja i zgjati rreth njė muaj. Medinia ziente nga fjalėt e shpifėsve, ndėrsa ajo nuk dinte gjė. Por diēka e bėnte tė dyshonte, sepse ajo nuk po shikonte tė njėjtėn mirėsjellje dhe pėrkujdesje prej tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), siē e kishte shikuar mė parė, kur sėmurej. Tani i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hynte tek ajo, pėrshėndeste me Selam!, pastaj pyeste Si je? dhe pastaj kthehej e nuk rrrinte me tė. Gjatė gjithė asaj kohe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė heshtje. E, meqėnėse Zbulesa iu vonua ca, ai u kėshillua me shokėt e vet. Ali ibn Ebu Talibi i tha qė ta divorconte Aishen, ndėrsa, Usameja dhe tė tjerėt i thanė qė ta mbante se Aisheja ishte e pastėr si ari. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hipi nė minber47 dhe kėrkoi ndihmė kundėr atij burri, helmi i tė cilit kishte arritur deri nė familjen e tij ishte fjala pėr Abdullah ibn Ubejin. Atėherė, kryetari i fisit Eus kėrkoi ta vrisnin atė. Kryetarin e fisit Hazrexh nuk e la ndjenja e bashkėsisė (Abdullah ibn Ubeji ishte i fisit Hazrexh), kėshtu qė ai nuk deshi qė ai tė vritej. Atėherė, nisi grindja midis dy fiseve, derisa ndėrhyri i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i qetėsoi ata. Njė ditė Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) doli, pasi u bė natė pėr nevojat e saj. Sapo ishte pėrmirėsuar nga sėmundja. Me tė shkoi edhe nėna e Musatahut. Pasi kreu punė dhe po kthehej, Aishja rrėshqiti dhe u rrėzua. Nėna e Musatahut thirri pėr ndihmė djalin e vet, Musatahun, por Aishja nuk deshi qė ai tė vinte. Aty, nėna e Musatahut i tregoi Aishes fjalėt qė ishin pėrhapur pėr tė. Madje, ajo i tha Aishes se edhe biri i saj, Musatahu ishte nga ata qė fliste ashtu si tė tjerėt. Aishja u kthye, i kėrkoi leje tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe vajti te prindėrit e saj. Kur mori vesh shpifjen qė ishte ngritur kundėr saj, nisi tė qante me dėnesė. Qau aq shumė, saqė dy net e njė ditė nuk vuri gjumė nė sy dhe nuk iu thanė sytė nga lotėt. Prindėrit e saj kujtuan se i ishin shqyer mėlēitė. Nė mėngjesin e natės sė dytė vajti tek ajo i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). U ul pranė saj, tha dy dėshmitė48 dhe u shpreh: Oj Aishe! Unė kam marrė vesh pėr ty kėshtu, kėshtu. Por, nė qoftė se ti je e pafajshme, Allahu do ta tregojė pafajėsinė tėnde. Nė qoftė se je njollosur me faj, kėrkoji fa- lje Allahut dhe kthehu nga ai, sepse, kur njeriu e pranon fajin qė ka bėrė e kthehet nga Allahu, Allahu ia pranon teuben (pendimin). Atėherė, Aishja i ndėrpreu lotėt dhe u tha prindėrve qė ti pėrgjigjeshin tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por ata nuk dinin se ēfarė ti thoshin. Atėherė, Aishja tha: Pėr Allahun, unė e di se ju i keni dėgjuar ato fjalė dhe se ato kanė hyrė nė shpirtrat tuaj, saqė i besoni si tė vėrteta. Por, unė po tju them se jam e pafajshme dhe Allahu e di se unė jam e pafajshme, ju nuk do tė mė besonit. Sikur tė pranoj sa pėr sy e faqe ndonjė gjė tė paqenė, do tė besonit e pėrsėri Allahu e di se unė jam plotėsisht e pafajshme. E unė, pėr Zotin, mund tė them vetėm siē tha babai i Jusufit: Durim tė fortė. Pastaj u kthye dhe u shtri. Por zbriti Zbulesa nė kohėn qė duhej. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u gėzua, buzėqeshi dhe fjalėt e para qė tha, qenė: Sa pėr Allahun, oj Aishe, Ai tė shfajėsoi. Nėna e saj i tha: Cohu pėr tė (pėr tė Dėrguarin e Allahut)! Pėr Zotin nuk i ēohem,- ia kthehu Aishja, unė nuk falenderoj tjetėr, pėrveē Allahut. Fjala, qė Allahu zbriti pėr shfajėsimin e Aishes, janė dhjetė ajete nga surja En Nur. Allahu i Madhėruar thotė: Vėrtet, ata qė trilluan, janė njė grup prej jush. Ju mos kujtoni se fjalėt e tyre janė nė dėmin tuaj, pėrkundrazi ato do tė jetė nė dobinė tuaj. Secilit prej tyre do ti takojė dėnimi sipas pjesėmarrjes nė mėkat e atij, qė barti pjesėn mė tė madhe (tė shpifjes), i takon dėnim i madh
(24:11) I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli pėrpara njerėzve dhe u foli atyre. Ai u lexoi atyre ēfarė kishte zbritur pėr pafajėsinė e Aishes. Kur u kthye, urdhėroi tė fshikulloheshin dy burra besimtarė tė ēiltėr dhe njė grua besimtare e ēiltėr, secilit tetėdhjetė rripa. Dy burrat ishin Hasan ibn Thabit dhe Mistah ibn Ethathe, kurse gruaja ishte Humne, bija e Xheheshit. Ata dhe ajo qenė lėkundur dhe pėrfshirė nė mėkat. Kurse kreu i dyfytyrakėve nuk u dėnua nė kėtė botė; ai do tė qėndrojė pėrpara Allahut nė Ditėn e Gjykimit, atė Ditė, kur nuk do tė bėjė dobi as pasuria dhe as fėmijėt, pėrveēse zemra e pastėr.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
|