Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-05, 11:20   #41
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Paqja e Hudejbijes



Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pa nė ėndėrr sikur ishte nė Medine dhe bashkė me shokėt e tij hyri nė Xhaminė e Shenjtė: tė gjithė tė sigurtė, disa me koka tė qethura tėrėsisht, disa pjesėrisht. I njoftoi myslimanėt se donte tė shkonte pėr Umre. Malėsorėt e disa banorė tė fshatrave fushorė, qė ishin rreth tij, nuk u bashkuan me tė nė kėtė mendim. Ata menduan se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe besimtarėt nuk do tė ktheheshin mė tek tė afėrmit e tyre dhe i thanė tė Dėrguarit tė Allahut se ishin tepėr tė zėnė me punėt e tyre e me njerėzit e tyre. Ata i thanė tė Dėrguarit tė Allahut qė tė kėrkonte falje edhe pėr ata. Njė tė hėnė tė muajit Dhul Ka’ade, vitin 6 pas Hixhretit doli i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me 1400 muhaxhirė dhe ensarė. Ata ecnin qetėsisht, qė njerėzit ta shihnin se ai nuk po shkonte nė luftė, por pėr Umre. Kur arriti nė Dhul Halife, veshi Ihramin. Pastaj ecėn, derisa arritėn nė Asafan. Pararoja erdhi dhe u tha se kurejshėt ishin mbledhur pėr luftė. Kjo i pengonte myslimanėt tė shkonin nė Shtėpinė e Shenjtė. Ndėrkohė, kurejshėt kishin arritur nė Dhu Tuua. Ata dėrguan Halid ibn Uelidin me dyqind kalorės nė Kiraul Ganim, afėr Asafanit, pėr tė zėnė rrugėn qė tė ēonte nė Mekė. Habeshinjtė u mblodhėn qė t’i ndihmonin. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pyeti shokėt e tij: tė luftonte me grupet habeshite aty apo tė ecte drejt Mekės e kush pėrpiqej ta pengonte rrugės, ta luftonte. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “Ne kemi ardhur pėr Umre, jo pėr tė luftuar por kush del mes nesh dhe Shtėpisė sė Shenjtė, do ta luftojmė.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pranoi kėtė mendim. Halidi i pa myslimanėt, kur po falnin namazin e drekės, duke bėrė ruku e sexhde dhe tha: “Kėshtu janė pa mendje po t’i sulmojmė.” Vendosėn t’i sulmonin gjatė namazit tė pasdrekės (ikindisė). Atėherė, midis namazit tė drekės dhe pasdrekės Allahu ligjėroi namazin e frikės dhe Halidit i iku rasti. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zgjodhi njė rrugė tjetėr dhe jo rrugėn e tyre. Ai i ra djathtas, pėr nė pjesėn e poshtme tė Mekės, derisa arriti Thenijetel Merar, pranė Hudejbijes. Kur arritėn aty, deveja e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ra nė gjunjė. U munduan ta ēonin, por ajo nuk u ēua. Atėherė disa myslimanė thanė: “U boshatis Kasuaja.” Kurse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “U mbush Kasuaja.” Deveja nuk ulej gjithmonė ashtu. Atė e pengoi ajo qė kishte penguar elefantin e Ebrehesė vite mė parė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Pėr Zotin, sikur kurejshėt tė mė kėrkonin ndonjė plan, me tė cilin tė lartėsonin ato qė ka shenjtėruar Allahu, unė do ta pranoja atė.” Pastaj, ai i grahu devesė dhe ajo u ēua e vazhduan tė ecnin, derisa qėndruan nė Hudejbije. Erdhi Budejl ibn Uaraka Huzaiu, me njė grup njerėzish nga fisi Huza, tė cilėt ishin dashamirės tė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Budejli e njoftoi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se kurejshėt ishin pėrgatitur pėr tė luftuar dhe pėr t’i penguar atė dhe myslimanėt tė vizitonin Shtėpinė e Shenjtė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha Budejlit se po shkonin nė Mekė vetėm pėr tė kryer Umren dhe jo pėr luftė. Ai tha, gjithashtu se ishte i gatshėm pėr tė bėrė armėpushim dhe paqe me ta. “Por, nė qoftė se kurejshėt, nuk do tė pranonin as njėrėn as tjetrėn, atėherė, unė do tė luftoj kundėr tyre, derisa tė vdes ose Allahu tė mė japė fitoren ngadhėnjimtare.” Cfarė u vendos midis tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe kurejshėve Pasi u kthye Budejli nė Mekė, i njoftoi kurejshėt pėr ēka u kishte thėnė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por ata dėrguan Makriz ibn Hafsin tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha ashtu, siē i kishte thėnė Budejlit. Pastaj kurejshėt dėrguan tek ai kryetarin e zezakėve, Halis ibn Ikrimen. Kur ai u afrua te myslimanėt, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha atyre: “Ky qė po vjen te ne ėshtė njė nga njerėzit qė i respektojnė kurbanėt, prandaj ēohuni dhe respektojeni.” Myslimanėt u ēuan dhe e pritėn Halisin me “Lebejkallahume lebejk.” Kur i shikoi Halisi myslimanėt kėshtu, tha: “I Madhėruar ėshtė Allahu. Kėta duhen lejuar ta vizitojnė Shtėpinė e Shenjtė. Te Shtėpia e Shenjtė vijnė lloj-lloj njerėzish, me kafshė e me gomerė e tė ndalohen kėta, me nė krye tė birin e Abdul Mutalibit! Pėr Zotin e Shtėpisė sė Shenjtė se kurejshėt do tė rrezikohen, nė qoftė se e ndalojnė Muhamedin.” Halisi shkoi te kurejshėt dhe u tha ashtu siē u pėrmend mė sipėr. Kur kurejshėt i dėgjuan ato fjalė prej tij, i thanė: “Ulu kėtu, se ti je beduin dhe nuk i kupton mashtrimet.” Kurejshėt dėrguan Urue ibn Mes’ud Thekafiun pėr tė folur me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha atij ashtu, siē i pati thėnė Budejlit: “O Muhamed! A mendon ti- vijoi Urueja, ta fitosh kėtė betejė dhe ta shfarosėsh kombin tėnd?! Por, a ke dėgjuar nga ndonjė arab qė t’i ketė zhdukur njerėzit e vet pėrpara teje? E, edhe po tė ndodhė e kundėrta, qė ti tė thyhesh, unė shoh rreth teje vetėm njerėz pa vlerė, tė gatshėm qė tė braktisin ty dhe tė ikin menjėherė.” Ebu Bekri u zemėrua, e shau atė e i tha: “A kujton ti se do tė ikim e do ta braktisim tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)?” Urueja nuk mundi t’ia kthejė Ebu Bekrit, sepse Ebu Bekri i kishte bėrė nder atij mė parė. Urueja prekte mjekrėn e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur fliste, por Mugire ibn Shibe ia godiste dorėn me dorezėn e shpatės dhe i thoshte: “Largoje dorėn nga mjekra e tė Dėrguarit tė Allahut.” “O i pabesė!, -ia ktheu Urueja Mugires, a nuk ishe ti mė i pabesė?” Mugireja ishte biri i vėllait tė Urues. Mė parė kishte vrarė disa njerėz dhe u kishte marrė pasurinė. Kėtė kishte parasysh Urueja, kur i tha se ishte i pabesė. Por mė vonė ai erdhi dhe u bė mysliman. E, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk i pranoi atij asgjė tjetėr, pėrveēse tė bėhej mysliman. Urueja e pa se sa shumė e nderonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe kur u kthye, u tha Kurejshėve: “O populli im! Unė kam qenė i deleguar te mbretėrit, te Kisraji (nė Persi), Cari (nė Rusi) e Nexhashiu (nė Abisini), por betohem pėr Allahun se nuk kam parė ndonjė mbret qė ta respektojnė e ta nderojnė shokėt e vet, ashtu si e nderojnė shokėt e Muhamedit Muhamedin. Pėr Allahun, edhe sikur ai tė kollitej e tė nxirrte kėlbazė e t’i binte ndonjėrit nė dorė, ai do tė fėrkonte me tė fytyrėn dhe lėkurėn e trupit. Unė pashė qė kur ai i urdhėronte ata pėr ndonjė punė, ata vraponin kush e kush ta bėnte atė mė i pari. Edhe kur merrte avdes, ata sa nuk vriteshin pėr ujin e avdesit tė tij. Kur fliste ai, ata e ulnin zėrin dhe nuk ia ngulnin vėshtrimin, sepse kishin respekt pėr tė. Ai ju ka paraqitur ju njė plan tė drejtė, prandaj pranojeni atė.” Natėn, 70-80 tė rinj tė papjekur kurejshė zbritėn nga mali i Ten’imit dhe shkuan te kampi i myslimanėve. Ata deshėn tė asgjėsonin pėrpjekjet pėr paqe. Por myslimanėt i kapėn ata dhe ia paraqitėn tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai i fali ata dhe i la tė lirė. Kjo gjė ndikoi shumė qė kurejshėt tė frikėsoheshin dhe tė prireshin tė vendosnin pėr paqen. Pėr kėtė Allahu ka zbritur ajetin: “Dhe Ai (Allahu) ėshtė qė i pengoi ata (idhujtarėt tė luftojnė) kundėr jush dhe ju pengoi ju (tė luftoni) kundėr tyre, brenda nė Mekė, pasi ju dha fitoren kundėr tyre e Allahu mbikėqyr atė qė ju bėni.” (48:24) Dėrgimi i Othman ibn Afanit te kurejshėt dhe Besėlidhja e Riduanit Myslimanėt vendosėn tė dėrgonin njė njeri te kurejshėt qė t’ua pėrforconte ēėshtjen se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me shokėt e vet nuk kishte ardhur atje pėr tjetėr gjė, pėrveēse qė tė kryente Umren. Ai qė u dėrgua atje, ishte Othman ibn Affani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi atė qė tė shkonte te besimtarėt e pafuqishėm dhe besimtaret e pafuqishme nė Mekė dhe t’i pėrgėzonte se ēlirimi i Mekės ishte afėr dhe se Allahu do ta ngadhėnjente fenė e vet e se askush nė Mekė nuk do tė kishte mė frikė pse besonte e kishte iman (besim). Othmani vajti nė Mekė dhe hyri aty me besėn qė i dha Eban ibn Seid el Emeuiu. Atje shpalli fjalėn, pėr tė cilėn ishte dėrguar. Kurejshėt i propozuan qė tė bėnte tauaf rreth Shtėpisė sė Shenjtė (Qabes), por ai nuk pranoi qė tė bėnte tauafin, nė njė kohė kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i ndaluar tė vinte aty. Kurejshėt e izoluan Othmanin. Ndoshta deshėn ta mbanin atje, sa tė kėshilloheshin me njėri-tjetrin dhe ta dėrgonin bashkė me pėrgjigjen qė do t’i jepnin tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mirėpo, ndėr myslimanėt u pėrhap lajmi se Othmani ishte vrarė, por vrasja e njė tė dėrguari do tė thoshte shpallje lufte. Kur e dėgjoi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėtė lajm, tha: “Ne nuk do tė largohemi qė kėtej, derisa t’i mposhtim ata.” I thirri myslimanėt aty nėn njė pemė, qė t’i jepnin besėn pėr tė luftuar kundėr armiqve. Myslimanėt u tubuan menjėherė pranė tij dhe i dhanė besėn me entuziazėm se do tė luftonin deri nė vdekje dhe se nuk do tė largoheshin kurrė nga beteja. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shtrėngoi duart dhe tha: “Kjo besėlidhje ėshtė pėr Othmanin.” Mirėpo, sa mbaroi besėlidhja, erdhi Othmani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Pėr kėtė besėlidhje Allahu i Madhėruar zbriti ajetin: “Vėrtet, Allahu qe i kėnaqur49 me besimtarėt, kur ata nėn hijen e asaj peme tė zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ē’kishin nė zemrat e tyre, prandaj u dhuroi qetėsimin dhe shpejt i shpėrbleu me fitore.” (48:18) 49) Allahu qe i kėnaqur me besimtarėt, prandaj kjo beslidhje mori emrin "Bejatu Riduan" (Marrėveshja e Kėnaqėsisė). (shėnim i pėrkthyesit) Paqja Kurejshėt e morėn vesh besėlidhjen qė bėnė myslimanėt dhe pėr kėtė u frikėsuan shumė. Prandaj nxituan dhe dėrguan Suhejl ibn Amrin, pėr tė nėnshkruar paqen me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Suhejli shkoi atje dhe bisedoi gjatė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pranoi kushtet qė vijojnė: 1. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkė me myslimanėt tė ktheheshin atė vit dhe tė mos hynin nė Mekė, kurse vitin e ardhshėm tė vinin nė Mekė dhe tė qėndronin dy ose tri ditė, pa armė me vete, pėrveē shpatės nė kėllėf. 2. Tė mos bėhej luftė midis dy palėve pėr dhjetė vjet. 3. Kush tė dėshironte, tė hynte nė besėn e Muhamedit, le tė hynte dhe kush tė dėshironte tė hynte nė besėn e kurejshėve, le tė hynte. 4. Tė kthehej te kurejshėt kushdo qė strehohej te myslimanėt. Kushdo nga myslimanėt qė strehohej te kurejshėt, tė mos kthehej te myslimanėt. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thirri Aliun dhe i diktoi: “Bismil-lahirr- rrahmanirr-rrahim (Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit)” Por Suhejli tha: “Por ne e dimė ē’ėshtė i Gjithėmėshirshmi. Shkruaje kėshtu: “Me emrin tėnd, o Allahu im…” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi Aliun qė tė shkruante ashtu. Pastaj i diktoi: “Kjo ėshtė paqja, pėr tė cilėn vendosi Muhamedi, i Dėrguari i Allahut.” Por Suhejli tha: “Sikur ta dinim se ti je i Dėrguari i Allahut, nuk do tė tė pengonim ty tė vije te Shtėpia e Shenjtė dhe nuk do tė tė luftonim. Prandaj, shkruaje kėshtu: “E vendosi Muhamedi, biri i Abdullahut.” Profeti i tha: “Por unė jam i Dėrguari i Allahut, edhe nė qoftė se ju nuk mė pranoni.” Pastaj e urdhėroi Aliun qė ta shuante “i Dėrguari i Allahut” dhe tė shkruante: “Muhb.exe amedi, biri i Abdullahut”. Mirėpo Aliu u lėkund t’i shuante ato fjalė. Prandaj i shuajti vetė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me dorėn e tij tė nderuar. Marrėveshja pėr paqe u shkrua nė dy kopje, njėra pėr kurejshėt dhe tjetra pėr myslimanėt. Kthimi i Ebu Xhendelit Kur po shkruhej marrėveshja, erdhi Ebu Xhendeli, biri i Suhejl ibn Amrit, pėrfaqėsuesit tė kurejshėve, i lidhur nė pranga. Ai vinte nga Meka, ku kurejshėt e mbanin tė lidhur. Suhejli kėrkoi qė i biri tė kthehej nė Mekė, por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Ne ende nuk e kemi pėrfunduar dokumentin pėr paqe.” “Atėherė, nuk e nėnshkruaj kėtė paqe me ty”,- ia ktheu Suhejli. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Jepi leje atij pėr mua.” Suhejli i tha: “Jo!” dhe e goditi tė birin e ai bėrtiti me zė tė lartė: “O myslimanė! A tė kthehem tek idhujtarėt, qė tė mė vėnė nė provė mua qė ta lė fenė time?” “Bėj durim dhe kėrko qė Allahu tė tė shpėrblejė,- ia ktheu Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse Allahu do tė bėjė rrugėdalje dhe shpėtim pėr ty dhe pėr myslimanėt e pafuqishėm, qė janė me ty.” Omer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u kthye, nė mėnyrė qė doreza e shpatės sė tij tė ishte pranė Ebu Xhendelit. Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon mė vonė: “Dėshiroja qė ai ta merrte shpatėn dhe ta vriste tė atin.” Por Ebu Xhendeli nuk e bėri kėtė dhe ēėshtja u mbyll kėshtu. Myslimanėt e pėrfundojnė Umren dhe nuk u vjen mirė qė u nėnshkrua marrėveshja Pasi u nėnshkrua akti i paqes, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha myslimanėve: “Cohuni dhe therini kurbanėt, qė keni sjellė!” Mirėpo, askush nuk u ēua pėr ta zbatuar kėtė urdhėr. Ai e pėrsėriti urdhrin tri herė, por pėrsėri nuk u ēua njeri. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri tek Umu Selemeja dhe i foli asaj pėr atė qė ndodhi me sahabet. Ajo i propozoi qė tė ngrihej ai i pari, ta therte kurbanin e vet (devenė qė kishte sjellė pėr kurban), tė rruante kokėn, por tė mos i fliste asnjėrit pėt tė vepruar ashtu. Dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ashtu veproi. Madje, ai theri devenė e Ebu Xhehlit, e cila kishte nė hundė njė vath argjendi. Ai e bėri kėtė qė t’i zemėronte50 idhujtarėt. Kur e panė se ai e theri kurbanin e vet dhe e rruajti edhe kokėn, tė gjithė sahabet u ēuan, i rruajtėn kokat e tyre dhe i therėn kurbanėt. Por, ishin shumė tė mėrzitur qė nuk e zbatuan urdhrin e Profetit me herėn e parė. Cdo deve dhe lopė e bėrė kurban do tė ndahej mes shtatė personash. Myslimanėt qenė mėrzitur pėr dy arsye: e para, sepse ata ishin kthyer pa shkuar nė Mekė dhe pa kryer Umren; e dyta, sepse nuk kishte barazi midis dy palėve – myslimanėve dhe idhujtarėve: myslimanėt duhej t’i kthenin ata njerėz (myslimanė) qė vinin nga Meka nė Medine, ndėrsa Kurejshėt nuk i kthenin ata njerėz qė iknin nga MedinIa nė Mekė. Mirėpo, i Dėrguari i Allahut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i qetėsoi ata. Pėr arsyen e parė, ai u tha se do ta kryenin Umren vitin e ardhshėm, sepse ėndrra qė kishte parė, ishte e vėrtetė, ajo do tė pėrmbushej dhe se nė kėtė pjesė tė marrėveshjes ishin respektuar ndjenjat e tė dyja palėve; ndėrsa pėr arsyen e dytė, ai i qetėsoi ata kėshtu: “Kush ikėn nga ne, bėhet i pafe dhe Allahu e ka larguar nga myslimanėt; kush vjen te ne nga ata, Allahu do t’i japė rrugėdalje dhe shpėtim." Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte largpamės pėr punėn e myslimanėve qė do tė vinin nė Medine nga Habesheja. Ky grup nuk pėrfshihej nė kėtė marrėveshje dhe mund tė shkonte nė Medine kur tė donte. Megjithatė, marrėveshja, me kushtet qė kishte ndikoi shumė nė zemrat e myslimanėve, sepse dukej sikur u bėnė inferiorė ndaj idhujtarėve. Omer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kė- 50) Deveja qė theri Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte marrė si pré lufte, pasi ishte vrarė Ebu Xhehli nė luftėn e Bedrit, e cila qe njė nga humbjet mė tė mėdha tė idhujtarėve. (shėnim i pėrkthyesit) naqur me tė!) shkoi tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut! A nuk jemi ne nė fenė e vėrtetė dhe a nuk janė ata nė tė pavėrtetėn?” Ai u pėrgjigj: “Po.” (Ne jemi nė tė vėrtetėn dhe ata nė tė pavėrtetėn). Omeri iu drejtua pėrsėri: “A nuk janė tė vrarėt tanė nė Xhenet, ndėrsa tė vrarėt e tyre nė Xhehenem?” “Po, ashtu janė.”-ia ktheu Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i tha pėrsėri: “Atėherė, pse tė jemi ne inferiorėt dhe pse tė kthehemi pa dhėnė Allahu gjykimin e Vet pėr ne dhe pėr ata.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “O biri i Hatabit! Unė jam i Dėrguari i Allahut dhe nuk e kundėrshtoj Atė. Ai do tė mė ndihmojė mua dhe nuk do tė mė largojė nga e Vėrteta.” Ashtu, shumė i zemėruar, Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) shkoi tek Ebu Bekr es Sidiku dhe i tha ēfarė i kishte thėnė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ebu Bekri iu pėrgjigj atij, ashtu siē i ishte pėrgjigjur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pastaj shtoi: “Pėrmbaju udhėzimit tė Profetit, sa tė jesh gjallė, sepse, pėr Zotin, ai ėshtė nė tė Vėrtetėn.” Pastaj Allahu zbriti disa ajete tė Sures “El Fet’h”:“Ne tė dhamė njė fitore tė sigurt…” (48:1) I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ēoi fjalė Omerit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qė tė vinte aty. Ai erdhi dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėndoi ajetet e Sures “El Fet’h”. Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “O i Dėrguari i Allahut! Vėrtet, fitore do tė ketė pėr ne?” “Po”,- iu pėrgjigj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Omeri u qetėsua dhe u kthye. Mė vonė Omeri u pendua pėr ēfarė kishte thėnė dhe pėr kėtė bėri disa vepra tė mira, nuk pushoi sė dhėni sadaka (lėmoshė), sė agjėruari, sė faluri namaz tė vullnetshėm dhe sė liruari robėr, derisa shpresoi faljen e Allahut dhe mirėsinė e Tij. Cėshtja e grave emigrante Pasi u nėnshkrua akti i paqes me kurejshėt dhe myslimanėt hoqėn dorė nga Umrja pėr atė vit, erdhėn disa besimtarė e besimtare nga Meka nė Medine. Por tė afėrmit e tyre, qė ishin tė pafe (qafirė), i kėrkuan tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’ua kthente. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk e pranoi kėtė kėrkesė, pėr arsye se ata nuk pėrfshiheshin nė marrėveshjen e paqes. Pėr kėtė Allahtu ka thėnė: “O ju qė besuat, kur t’ju vijnė juve besimtaret e shpėrngulura (prej Mekės), provoni besnikėrinė e tyre, ndonėse Allahu e di mė sė miri besimin e tyre; nė qoftė se vėrtetoni se ato janė besimtare, atėherė mos i ktheni ato te jobesimtarėt, sepse as ato nuk janė tė lejuara pėr ta e as ata nuk janė tė lejuar pėr to e ju u jepni atyre (jobesimtarėve) atė qė kanė shpenzuar pėr to (pėr kėto gra, pėr nigjah). Ju nuk keni pengesė tė martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerėn e nigjahut. Mos i mbani nėn nigjah idhujtaret…” (60:10) Kėshtu, Allahu i ndaloi gratė besimtare pėr tė pafetė dhe gratė idhujtare pėr besimtarėt. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i vinte nė provė ato gra, ashtu siē e kishte urdhėruar Allahu: “O Pejgamber, kur tė vijnė besimtaret qė tė tė japin besėn se nuk do t’i shoqėrojnė askėnd e asgjė Allahut, se nuk do tė vjedhin, se nuk do tė bėjnė kurvėri, se nuk do t’i vrasin fėmijėt e tyre, se nuk do tė gėnjejnė pėr atėsinė e fėmijės sė tyre dhe se nuk do tė kundėrshtojnė nė atė qė i urdhėron, atėherė, prano zotimin e tyre dhe lutiu Allahut t’i falė ato, sepse Allahu ėshtė Mėkatfalės dhe Mėshirues.” (60:12) Kėshtu, asaj gruaje qė i kishte lexuar kėto kushte, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i thoshte: “Po ta marr besėn (se do t’i plotėsosh kushtet).” Besėn e merrte vetėm me fjalė, pa u dhėnė dorėn fare dhe nuk i kthente mė besimtaret tek idhujtarėt. Edhe mysimanėt i lėshuan gratė e tyre, qė ishin idhujtare dhe kėshtu u bė ndarja midis myslimaneve dhe burrave tė tyre idhujtarė. Hyrja e fisit Huza nė besėn e myslimanėve Fisi Huza parapėlqeu qė tė ishte me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kėtė besėlidhje. Prandaj, ata hynė nė besėn e tij. Qysh nė kohėn e Padijes (para Islamit) ata ishin aleatė tė fisit Benu Hashim. Ndėrsa, fisi Benu Bikr hyri nė besėn e kurejshėve dhe qe shkaku pėr ēlirimin e Mekės, siē do tė shpjegohet mė pas. Zgjidhja e ēėshtjes sė tė pafuqishmėve Njė nga myslimanėt qė kishin mbetur nė Mekė, Ebu Besiri, mundi tė ikte nga Meka dhe tė shkonte nė Medine. Kurejshėt dėrguan dy burra tek Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė ta kthenin Ebu Besirin nė Mekė dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua dorėzoi atė, sipas marrėveshjes. Mirėpo, kur arritėn nė vendin e quajtur Dhul Halife, Ebu Besiri e vrau njėrin nga dy burrat qė po e kthenin nė Mekė. Tjetri u kthye menjėherė tek Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e i tha: “Shoku im u vra nga Ebu Besiri dhe unė jam i vrarė, po tė mė zėrė Ebu Besiri.” Pas pak erdhi Ebu Besiri, por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ndaloi atė. Ebu Besiri e kuptoi qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do ta kthente pėrsėri tek idhujtarėt (sipas marrėveshjes qė kishin), prandaj ai doli dhe shkoi nė breg tė detit. Atje kishte shkuar edhe Ebu Xhendeli; pra ai u bashkua me tė. Kėshtu, kushdo qė bėhej mysliman nga Kurejshėt, shkonte dhe bashkohej me tė nė breg tė detit. Nė kėtė mėnyrė, u bėnė myslimanė njė grup i mirė i kurejshėve dhe ata filluan tė pengojnė ēdo vargan tė kurejshėve qė shkonte pėr nė Sham: e sulmonin varganin dhe i merrnin pasurinė. Pasi e panė veten ngushtė, kurejshėt i dėrguan fjalė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ku i luteshin atij qė, pėr hir tė Allahut dhe tė farefisit, t’i merrte nė Medine njerėzit qė rrinin nė bregdet, sepse ata nuk do t’i kėrkonin mė po tė ktheheshin nė Medine. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u dėrgoi fjalė atyre qė tė vinin. Ata erdhėn nė Medine dhe ēėshtja u zgjidh. Ndikimi i paqes Vendosja e paqes pati njė ndikim tė madh pėr pėrparimin e thirrjes Islame, sepse myslimanėt patėn rastin qė tė takoheshin me tė gjithė arabėt qė t’i ftonin pėr tek Allahu. Kėshtu, shumė e shumė njerėz filluan tė pėrqafonin Islamin, aq sa gjatė dy vjetėve u bėnė myslimanė aq sa nuk ishin bėrė gjatė nėntė vjetėve tė marrė sė bashku. Tė mėdhenjtė e kurejshėve dhe paria e tyre, si Amru ibn Asi, Halid ibn Uelidi dhe Othman ibn Talhaj erdhėn tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė bindur dhe myslimanė tė devotshėm dhe dėshmuan: “nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut”, i dhanė besėn Muhamedit se do tė zbatonin ligjet e Islamit dhe se do tė flijonin ēdo gjė pėr Islamin, madje edhe jetėn. Ata do tė shkrinin tėrė talentin dhe aftėsinė e tyre pėr Islamin. Kur ata erdhėn nė Medine, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Vėrtet, Meka dėrgoi te ne pjesėt mė tė mira tė mėlēisė sė saj.”
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė