Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
|
Komentim i kaptines El-Humeze (Shpifėsi)
Tefsir "Nėn hijen e Kuranit"
Sejid Kutub
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
1. Mjerė pėr secilin qė e ofendon e pėrqesh (njerėzit),
2. Qė ka tubuar pasuri dhe qė atė e ruan tė mos i pakėsohet.
3. E mendon se pasuria e tij do tė bėjė tė pėrjetshėm.
4. Jo, tė mos medojė ashtu! Se ai pa tjetėr do tė hidhet nė Hutame.
5. E ēka dini ti se ē’ėshtė Hutame?
6. Ėshtė zjarri i All-llahut i ndezur fort.
7. Qė depėrton deri nė loēkė tė zemrės.
8. Ai i mbyll ata, ua zė frymėn.
9. Ata janė tė lidhur nė pranga
Kjo sure e pasqyron njeren nga skenat aktuale te diteve te hershme te thirrjes islame. Sidoqofte, kjo skene eshte shembull qe perseritet ne cdo mjedis dhe ne cdo shoqeri. Eshte kjo skena e nje te poshtri, te ligu te cilit i eshte dhene pasuria e ai e shfrytezon ate per t'u sjellur si tiran mbi te tjeret, deri ne ate mase sa madje mos mund te duroje as vete. Ai mendon se pasuria eshte vlera supreme ne jete, vlere kjo para se ciles permbyten te gjitha vlerat dhe standardet tjera. Ai mendon se, pasiqe posedon pasuri, e kontrollon fatin e njerezve pa dhene llogari per asgje qe ai vete e ben. Ai imagjinon se pasuria dhe parate e tij jane zot, i afte per cdo gje pa perjashtim - madje edhe per t'i rezistuar vdekjes, duke e bere ate te pavdekshem dhe duke e ndaluar gjykimin e All-llahut (xh.sh.) dhe shpagimin e Tij.
Ashtu i mashtruar nga pushteti dhe pasuria e tij, ai e numeron ate dhe ndjen kenaqesi duke vazhduar se numeruari. Kotesia e poshter eshte liruar ne qenien e tij duke e shtyre ate t'i talle gjendjet dhe dinjitetin e njerezve te tjere, duke i pergojuar dhe shpifur ata. Ai me gjuhen e vet i kritikon te tjeret, i perqesh ata me levizjet e veta, qofte duke i imituar levizjet dhe zerat e tyre, ose duke u tallur me pamjen dhe vecorite e tyre, permes fjaleve dhe mimikes, permes pergojimit dhe perqeshjes.
Kjo eshte nje pamje e lige dhe e poshter, nje nga pamjet e qenieve njerezore te ndara nga idealet e burrerise e te doreliresise dhe e zhveshur nga feja (besimi). Islami e urren kete lloj te mjere njerezish, per shkak te standardeve te veta te larta te moralit qe i ka. Islami me theks te vecante ndalon talljen dhe perqeshjen e te tjere've si dhe kerkimin e gabimeve te tyre. Mirepo, ne kete rast Kur'ani i pershkruan keto veprime si te pista dhe neveritese dhe ua terheq verejtjen e u kanoset te gjitheve qe jepen pas tyre. Kjo sugjeron se kjo ka pase te beje me nje rast te caktuar te disa politeisteve, te cilet Pejgamberin (s.a.v.s.) dhe besimtaret i kane bere objekt talljeje dhe perqeshjeje. Pergjigjja ndaj ketyre veprimeve vjen ne forme te ndalimit te rrepte dhe paralajmerimit te frikshem. Ekzistojne disa shenime qe i emerojne disa njerez te caktuar si shpifes qe permenden ketu, mirepo ato nuk jane autentike, keshtu qe nuk mund te diskutoj per ato, por do te jem i kenaqur me ate qe sapo e permenda.
Paralajmerimi vjen ne forme te nje skene nga bota e ardhshme qe i pikturon vuajtjet mendore dhe fizike duke dhene nje pamje te Ferrit, sa te dhembshme aq edhe rrefyese. Ai kujdeset qe ta lidhe krimin me ndeshkimin e dhene, si dhe efektin e kesaj mbi keqberesin. Nga njera ane jepet pamja e perfolesit thumbues, i cili eshte dhene pas talljes dhe perqeshjes se njerezve te tjere, derisa ai vete grumbullon pasuri duke menduar se ne kete menyre i eshte garantuar pavdekshmeria. Kjo pamje e shpifesit cinik, i cili kerkon pushtet permes pasurise, ballafaqohet me pamjen e nje te mosperfilluri, te lene pas dore, qe eshte hedhur nen nje instrument derrmues qe shkaterron cdo gje qe del para tij dhe, keshtu, e derrmon edhe strukturen dhe mburrjen e tij.
Ky instrument derrmues eshte "zjarri i All-llahut i ndezur forte", Identifikimi i tij si zjarr i All-llahut (xh.sh.) sugjeron se ai eshte nje lloj i jashtezakonshem, i panjohur i zjarrit dhe duket si perplot tmerr. Ky zjarr "deperton " deri ne zemren dhe mendjen e tij, nga ku rrjedhin talljet dhe perqeshjet dhe ku gjenden kotesia dhe mendjemadhesia. Per ta plotesuar pikturen e te mosperfillurit, te braktisurit, te shkaterruarit, ky zjarr e rrethon ate nga te gjitha anet dhe ia ze frymen. Askush nuk mund ta shpetoje ate dhe askush nuk pyet per te. Brenda ai eshte i lidhur ne pranga, ashtu sic lidhen kafshet, pa respekt.
Toni i fjalorit te perdorur ne kete sure eshte mjaft i fuqishem: 'Qe ka tubuar pasuri dhe qe ate e ruan te mos i pakesohet (e numeron vazhdimisht);...jo, te mos mendoje ashtu! Sepatjeter do te hidhet ne Hutame;...qe deperton;...pranga..." Ne domethenien e shprehjeve, fuqia eshte njoftuar permes formave te ndryshme te theksimit: "Ai patjeter dote hidhet ne Hutame. E qka din ti se c'eshte Hutame? Eshte zjarri i All-llahut i ndezur fort."
Se pari pergjithesimi dhe shprehja kriptike (e fshehte), pastaj thirrja e sugjeron tmerr, e pastaj pergjigjja e qarte - te gjitha keto jane forma te te shprehurit te fuqishem. Stili gjithashtu njofton paralajmerime. "Mjere; ai patjeter dote hidhetne Hutame; zjarri i All-llahut i ndezur fort; qe depirton deri ne loqke te zemre's; ua ze frymen; i lidhur ne pranga."
Ne gjithe kete verehet njefare harmonie ndermjet shembelltyres dhe ndjenjave e veprimeve te atij "qe ofendon e perqesh".
Ne kohen e shpalljes se tij, Kur'ani i ka ndjekur ngjarjet, me te cilat ballafaqohej thirrja islame dhe njekohesisht ate e udhezonte rruges se saj. Kur'ani eshte arme e pagabueshme qe e shkaterron dinakerine e komplotisteve, i dridh zemrat e armiqve, ndersa besimtaret i mbush me guxim dhe qendrese. Ne kujdesin e All-llahut ne kete rast ne me te vertete i njohim dy fakte te rendesishme, kur Ai e denoncon kete shembull te ndyre: se pari, neve na paraqitet neveria e renies morale dhe si njerezit bien aq ulet. Se dyti, ne e kuptojme se Ai i mbron besimtaret, i ruan shpirtrat e tyre kunder fyerjeve te armiqve, tregon se All-llahu e di dhe e urren ate qe u shkaktohet atyre dhe se Ai do t'i ndeshkoje keqberesit. Kjo mjafton per t'i ngritur shpirtrat e tyre dhe per t'i bere ata qe ta ndjejne gjendjen e tyre shume me larte se cfaredo synimesh te poshtra.
|