Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-05, 09:34   #42
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Letra mbretėrve dhe princėrve



Pasi u kthye i Dėguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga Umrja e Hudejbijes dhe pasi kishte vendosur paqen me kurejshėt e ishte i siguruar nga ana e tyre, u nisi letra mbretėrve dhe princėrve, ku u bėnte thirrje qė tė pranonin Islamin e u rikujtonte pėrgjegjėsinė e madhe qė kishin. Letrat qenė si mė poshtė. 1. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkruan Nexhashiut (As Hame ibn Ebxhir), mbret i Habeshesė “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėbėrėsit Kjo letėr ėshtė prej Profetit Muhamed, dėrguar Nexhashi Ashamit, tė madhit tė Habeshesė Paqja qoftė mbi atė qė ndjek rrugėn e drejtė, qė i beson Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, qė ėshtė Njė e nuk ka shok. Ai nuk ka as bashkėshorte dhe as bir. Dėshmoj se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij. Unė po tė bėj thirrje tė pranosh Islamin. Unė jam i Dėrguari i Allahut, prandaj bėhu mysliman, qė tė shpėtosh. “O ithtarė tė Librit51, ejani tė bashkoheni me ne nė njė fjalė mes nes8BF1-00608C54A1AAh dhe jush: tė mos adhurojmė askėnd dhe asgjė tjetėr pėrveē Allahut, tė mos i bėjmė Atij shok, tė mos e konsiderojmė njėri-tjetrin zota pėrveē Allahut! E nė qoftė se nuk pranojnė, ju thoni52: “Dėshmoni pra, se ne jemi myslimanė (besuam njė Zot)!” Nėse ti nuk do ta pranosh Islamin, do tė ngarkohesh me fajin e tėrė tė krishterėve tė popullit tėnd.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e dėrgoi letrėn me Amru ibn Umeje Dhamiriun. Sa e mori Nexhashiu atė, e vlerėsoi, zbriti nga froni dhe u bė mysliman pėrpara Xhaferr ibn Ebu Talibit. Pastaj ai i shkroi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se ishte bėrė mysliman dhe i kishte dhėnė besėn atij. Mė vonė, Nexhashiu bėri martesėn e Umu Habibes, qė ishte bija e Ebu Sufjanit, me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Umu Habibja konsiderohet nėnė e besimtarėve. Nexhashiu pagoi 400 dinarė pėr prikėn e saj. Pastaj i dėrgoi Umu Hudejbijen dhe emigrantėt, qė ishin tek ai, me dy anije, bashkė me Amru ibn Umeje Dhamiriun, i cili kishte ardhur bashkė me ta, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pati qenė nė Hajber. Nexhashiu vdiq nė muajin Rexhep, nė vitin e nėntė tė Hixhretit. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i erdhi keq. Ai kujtoi tė mirat e tij ditėn e vdekjes dhe ia fali namazin e xhenazes nė mungesė. Nexhashiun e zėvendėsoi njė Nexhashi tjetėr dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dėrgoi letėr edhe atij. Nė letėr i bėnte thirrje pėr nė Islam, por nuk dihet, nėse u bė mysliman ai i dyti apo jo. 2. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dėrgon letėr Makukasit, mbretit tė Aleksandrisė “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit Letėr nga Muhamedi, robi i Allahut dhe i Dėrguari i Tij, dėrguar Makukasit, qė ėshtė i madhi i kopteve. “Paqja qoftė mbi atė, qė ndjek rrugėn e drejtė. Unė tė thėrras nė Islam. Bėhu mysliman qė tė shpėtosh. Bėhu mysliman qė tė tė shpėtojė ty Allahu dy herė. E nė qoftė se nuk e pranon Islamin do tė ngarkohesh me fajin e tė gjithė koptėve. “O ithtarė tė Librit, ejani tė bashkoheni me ne nė njė fjalė: tė mos adhurojmė askėnd dhe asgjė tjetėr pėrveē Allahut, tė mos i bėjmė Atij shok, tė mos e konsiderojmė njėri-tjetrin zota pėrveē Allahut!" “E nė qoftė se nuk pranojnė, ju thoni: “Dėshmoni pra, se ne jemi myslimanė (besuam njė Zot)!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e dėrgoi letrėn me Hatib ibn Beltanin. Porsa mbėrriti atje, ai ia dha letrėn mbretit dhe i foli atij pėr Islamin. Makukasi e nderoi letrėn, e vendosi nė njė ēantė prej fildishi, e vulosi atė dhe e ruajti me shumė kujdes. Pastaj, i shkroi njė letėr Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) si vijon: “Pranoj se njė profet do tė vinte, por kam menduar se ai do tė vinte nė Sham.” Makukasi nuk u bė mysliman. Ai i dhuroi Profetit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dy skllave. Marien dhe Sirijen, tė cilat ishin tė njohura ndėr koptet. Ai i dhuroi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) edhe rroba dhe njė mushkė qė thirrej “Dyldyl”. Profeti (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) mori pėr vete Marien dhe mushkėn, ndėrsa Sirijen ia dhuroi Hasan ibn Thabitit. 3. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dėrgon letėr Kisra Epruizit, mbretit tė Persisė “Nga Muhamedi, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr Kisranė, tė madhin e Persisė. Paqja qoftė mbi atė, qė ndjek rrugėn e drejtė, qė i beson Allahut dhe tė Dėguarit tė Tij. Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij. Unė tė thėrras ty pėr nė Islam me ftesėn e Allahut. Unė jam i Dėrguari i Allahut pėr tė gjithė njerėzit, pėr tė paralajmėruar atė, qė ėshtė i gjallė dhe pėr dėnimin qė i pret jobesimtarėt. Bėhu mysliman qė tė shpėtosh. E nė qoftė se nuk e pranon Islamin, do tė tė ngarkohet ty faji i tė gjithė zjarradhuruesve.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e dėrgoi letrėn me Abdullah ibn Hudhafe es Sehmiun. E urdhėroi atė qė t’ia jepte tė Madhit tė dy deteve e ai t’ia jepte Kisrait. Mirėpo, kur shkoi letra atje, Kisrai e grisi dhe tha: “Njė rob pa vlerė nga nėnshtetasit e mi e shkruan emrin e tij pėrpara emrit tim!” Kur e mori vesh Profeti se ai e kishte grisur letrėn, tha: “Allahu ia gristė sundimin.” Dhe vėrtet, ndodhi ashtu siē tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ushtria e Kisrait u thye me turp pėrpara bizantinėve. I biri, Shiruviu, e vrau atė dhe i mori mbretėrinė. Atje vazhdoi pėrēarja dhe korrupsioni, derisa ushtria islame e ēliroi atė vend, kur Kalif ishte Omer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). 4. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkruan Kajserit, mbretit tė Bizantit “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit Letėr nga Muhamedi, robi i Allahut dhe i Dėrguari i Tij, pėr Herakliun, mė tė madhin e bizantinėve: “Shpėtimi edhe paqja qofshin pėr atė qė ndjek rrugėn e drejtė. Bėhu mysliman, qė tė shpėtosh. Bėhu mysliman, qė Allahu tė tė japė shpėrblimin dy herė. Nė qoftė se ti nuk e pranon Islamin, do tė mbash pėrsipėr fajin e tėrė bizantinėve.” “O ithtarė tė Librit, ejani tė bashkoheni me ne nė njė fjalė mes nesh dhe jush: tė mos adhurojmė askėnd dhe asgjė tjetėr pėrveē Allahut, tė mos i bėjmė Atij shok, tė mos e konsiderojmė njėri-tjetrin zota pėrveē Allahut! E nė qoftė se nuk pranojnė, ju thoni: “Dėshmoni pra, se ne jemi myslimanė!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e dėrgoi letrėn me Dihajet ibn Halife Kalbiun. E urdhėroi atė qė letrėn t’ia jepte mbretit tė Basrasė, e ky t’ia jepte Kajserit. Atėherė, Kajseri sapo kishte ardhur nga Himsi te Bejtul Mukadesi mė kėmbė. Ai e bėri atė udhėtim mė kėmbė pėr tė falenderuar Allahun, qė i dha atij fitoren kundėr persianėve. Pasi mori letrėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Kajseri dėrgoi njerėzit e vet, qė t’i sillnin njė burrė nga arabėt, qė e njihte mirė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata kėrkuan dhe gjetėn Ebu Sufjanin, qė ishte me njė vargan tregtar tė kurejshėve. I sollėn varganarėt te Herakliu. Mbreti i ftoi tė hynin tek ai. Aty ishte edhe paria e bizantinėve. Ata hynė dhe Herakliu i pyeti ata se cili prej tyre ishte mė i afėrmi i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata i thanė se mė i afėrmi i tij ishte Ebu Sufjani. Atėherė, Herakliu e afroi Ebu Sufjanin pranė vetes, ndėrsa njerėzit e tjerė i uli prapa tij. Pastaj tha: “Unė do ta pyes kėtė (Ebu Sufjanin) pėr atė (Profetin). E nė qoftė se do tė mė gėnjejė, ju pėrgėnjeshtrojeni.” Ebu Sufjani nuk e gėnjeu Herakliun, sepse i vinte turp ta bėnte njė gjė tė tillė. Herakliu: Cfarė prejardhje ka ai? Ebu Sufjani: Prejadhjen e ka tė mirė. Herakliu: A e ka thėnė dikush atė qė thotė ai?56 Ebu Sufjani: Jo. Herakliu: Kush e ndjek atė: paria apo tė pafuqishmit? Ebu Sufjani: Atė e ndjekin tė pafuqishmit. Herakliu: Ata shtohen apo pakėsohen? Ebu Sufjani: Ata shtohen. Herakliu: A e ka braktisur ndonjėri fenė e tij, pasi ėshtė bėrė mysliman, meqė nuk i pėlqen ajo fe? Ebu Sufjani: Jo. Herakliu: A e akuzonit gėnjeshtar, para se tė thoshte ato qė thotė tani? Ebu Sufjani: Jo. Herakliu: A tėrhiqet? Ebu Sufjani: Jo. Kėtu Ebu Sufjani futi njė fjalė tė dyshimtė, duke thėnė: “Jemi 56) Se ėshtė Profet. (shėnim i pėrkthyesit) nė njė periudhė, nė tė cilėn nuk e dimė ē’do tė bėjė.” Herakliu: A keni luftuar? Ebu Sufjani: Po. Herakliu: Si e luftonit atė? Ebu Sufjani: Lufta midis nesh ka qenė e vazhdueshme; herė ka fituar ai e herė kemi fituar ne. Herakliu: Pėr ēfarė ju urdhėron ai? Ebu Sufjani: Ai na thotė: “Adhurojeni Allahun dhe mos i bėni shok Atij, lėrini ato qė thonė prindėrit tuaj.” Ai na urdhėron tė falim namazin, tė jemi tė ēiltėr, tė jemi tė ndershėm dhe ta shikojmė njėri-tjetrin. Nė pėrgjigje tė kėsaj Herakliu tha: “Ti (o, Ebu Sufjan) the se ai (Muhamedi) ėshtė me prejardhje tė mirė dhe fisi i tij ėshtė i mirė. Nė tė vėrtetė, kėshtu kanė qenė tė Dėrguarit (e Allahut); ata e kishin prejardhjen nga fisi mė i mirė i popullit tė vet. Ti the, askush nga ju nuk ka mėtuar (pretenduar) pėr profet pėrpara tij. E, unė them se po tė kishte mėtuar dikush ashtu, do tė thosha se ky (Muhamedi) mund tė jetė njė burrė qė dėshiron tė plotėsojė atė fjalė qė ėshtė thėnė pėrpara tij. Ti the se nga prindėrit e tij nuk ka qenė asnjėri mbret. E, unė them se sikur njėri nga prindėrit e tij tė kishte qenė mbret, ndoshta ky burrė kėrkon mbretėrinė e babait tė vet. Ti the se nuk e keni akuzuar ndonjėherė pėr gėnjeshtar. Unė kuptova se ai nuk mundet tė jetė i ēiltėr pėr njerėzit dhe tė gėnjejė pėr Allahun. Ti the se atij i shkon pas vegjėlia. Me kėtė unė kuptoj se ai ėshtė Profet i vėrtetė, sepse vegjėlia ėshtė pasuesja e Profetėve. Ti the se ithtarėt e tij shtohen (nga dita nė ditė); kėshtu ndodh edhe me besimin, derisa tė plotėsohet. Ti the se kush bėhet mysliman, nuk e braktis mė atė fe. Vėrtet, kėshtu ėshtė imani (besimi); buzėqeshja e tij bashkohet me zemrėn. Ti the se ai nuk e thyen besėn. Vėrtet, tė tillė janė tė gjithė profetėt. Ti the se ai ju urdhėron qė tė adhuroni Allahun e tė mos i vini shok Atij askėnd e asgjė e tė mos i adhuroni idhujt dhe tė falni namazin, tė jeni tė drejtė e tė ndershėm. Nė qoftė se fjala jote pėr atė njeri ėshtė e vėrtetė, unė them se ai do tė sundojė vendin qė ėshtė nėn kėmbėt e mia. E kam ditur se do tė dilte ai njeri, mirėpo nuk e kam menduar se do tė dilte nga vendi juaj.” Kajseri e pėrfundoi fjalėn e vet kėshtu: “Sikur ta dija se do tė mbėrrija tek ai, do tė mundohesha tė vij, tė takohesha me tė dhe po tė isha tek ai, unė do t’i laja kėmbėt atij.” Pastaj kėrkoi letrėn e Pejgamberit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e lexoi. Sapo Herakliu lexoi letrėn, nisi zhurma nė mes tė parisė; u ngritėn zėrat e u shtuan fjalėt. Atėherė, Herakliu i nxori Ebu Sufjanin dhe shokėt e tij nga salla. Pasi doli, Ebu Sufjani u tha shokėve tė vet: “A e shikuat se sa lart iu rritėn vlera dhe emri Muhamedit, saqė edhe mbreti i romakėve e pati frikė atė.” Ebu Sufjani e pėrfundon tregimin e tij kėshtu: “Qysh atėherė, besova se Profeti do tė triumfonte, derisa deshi vetė Allahu dhe e pranova Islamin edhe unė.” Herakliu i dha Dihajetit parŕ dhe veshje si dhuratė pėr Profetin. Pastaj shkoi nė Hums.57 Mblodhi parinė e romakėve nė njė katedrale tė vetėn, urdhėroi qė tė mbylleshin dyert e u tha: “O romakė! Po tė doni tė keni shpėtim dhe mbarėsi e tė vazhdojė sundimi juaj, besojeni dhe pasojeni kėtė profet.” Nė atė ēast ata hovėn si gomerė tė egėr tek dyert, qė tė iknin, por ato i gjetėn tė mbyllura. E kur Herakliu e pa reagimin e tyre negativ, tha: “Kthejini ata tek unė!” Ata vajtėn tek ai: “Unė ju thashė juve ashtu,- foli Herakliu, pėr tė provuar qėndrueshmėrinė tuaj nė fenė tuaj. E kėtė gjė e pashė.” Atėherė, ata u kėnaqėn dhe u pėrulėn. Nga kjo ngjarje shihet se Herakliu e njohu Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me tė githa vetitė e tij. Mirėpo atė e mposhti lakmia pėr mbretėrinė dhe nuk u bė dot mysliman. Kėshtu, ai u ngarkua me fajin e vet dhe me fajin e tė gjithė nėnshtetasve tė vet. Kėshtu ka thėnė Profeti (paqja e Allahut dhe 57) Qytet nė Sham. (shėnim i pėrkthyesit) bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė rrugėn pėr nė Medine, Dihajet ibn Halife Kalbiut i dolėn pėrpara disa hajdutė nga fisi Benu Xhidham, tė cilėt e grabitėn dhe ia morėn tė gjitha paratė dhe plaēkat. Kur mbėrriti nė Medine, ai shkoi te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i raportoi pėr gjithēka i kishte ndodhur, qysh kur kishte dalė prej Medines deri sa u kthye. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mėsoi pėr sjelljen e keqe tė hajdutėve ndaj tė dėrguarit tė tij, dergoi menjėherė Zejd ibn Harithin me 500 luftėtarė kundėr tyre, tė cilėt e ndėshkuan atė fis hajdutėsh ashtu siē e meritonte: i vranė, u morėn pasurinė, u morėn pre 1000 deve dhe 5000 dele e u kapėn rob 100 gra e fėmijė. Ndėrsa, Zejd ibn Rifa el Xhidhamiu, qė ishte njėri nga kryetarėt e tyre shkoi me nxitim nė Medine. Ai vetė ishte bėrė mysliman; edhe njerėzit, qė sundonte ai, ishin bėrė myslimanė. Ata e patėn ndihmuar Dihajetin, kur hajdutėt i prenė rrugėn. E Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu atij prenė dhe robėrit (gra e fėmijė) qė i patėn marrė myslimanėt. 5. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkroi edhe Harith ibn Ebu Shemir Gasaniut, qė ishte princi i Damaskut, i emėruar nga Kajseri Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit "Nga Muhamedi, i Dėrguari i Allahut. Pėr Harith ibn Shemirin. Paqja dhe shpėtimi qofshin pėr atė, qė ndjek rrugėn e drejtė dhe i beson Allahut e ėshtė i ēiltėr nė besimin e tij. Unė tė bėj thirrje pėr nė Islam, qė tė besosh nė Allahun, qė ėshtė Njė e nuk ka shok, sepse kėshtu sundimi yt do tė vazhdojė (e do tė jesh i shpėtuar).” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e dėrgoi letrėn me Shuxha ibn Ueheb Esediun, qė ishte prej fisit Benu Esed ibn Huzejme. Porsa e lexoi letrėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Harithi e flaku tej atė dhe tha: “Kush ėshtė ai qė mund tė ma heqė mua mbretėrimin?” Pastaj, nisi tė pėrgatitej pėr tė dėrguar ushtri kundėr myslimanėve dhe i tha Shuxha ibn Uehebit: “Njoftoje shokun tėnd pėr ēfarė po shikon!” Para se tė luftonte Harithi mori mendimin e Kajserit, por Kajseri nuk qe i njė mendjeje me tė. Atėherė, Harithi i dha Shuxha ibn Uehebit veshje e para dhe e pėrcolli atė me tė mirė. 6. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkroi letėr edhe Princit tė Basrasė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkroi letėr Princit tė Basras, me tė cilėn e thėrriste nė Islam. Letrėn e dėrgoi me Harith ibn Umejr Ezediun. Kur ai arriti nė Moute, nė jug tė Jordanisė, i doli pėrpara Sharanbil ibn Amr Gassaniu dhe i preu kokėn. Ky qe veprimi mė armiqėsor ndaj tė dėrguarve tė Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Asnjė i dėrguar tjetėr, pėrveē Harith ibn Umej Ezediut nuk i ishte vrarė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kjo ngjarje solli betejėn e Moutes, pėr tė cilėn do tė flitet mė pas. 7. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkroi letėr edhe Hudhe ibn Aliut, princit tė Jemames “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit. Nga Muhamedi, i Dėrguari i Allahut. Pėr Hudhe ibn Aliun. Paqja qoftė mbi atė qė ndjek rrugėn e drejtė. Dije se feja ime do tė triumfojė ku ka shkelur kėmbė njeriu dhe thundėr kali. Prandaj, bėhu mysliman qė tė shpėtosh dhe unė do tė tė lė ty ta vazhdosh sundimin.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e dėrgoi letrėn me Salit ibn Amru Amiriun. Princi i Jemames e nderoi tė Dėrguarin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i dha dhurata, ndėr tė tjera, edhe veshje. Nė pėrgjigje ai i shkroi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėshtu: “Shumė e mirė dhe shumė e bukur ėshtė ajo, nė tė cilėn na fton ti! Unė do t’i flas popullit tim dhe do tė kėshillohem me ta. Arabėt ma kanė frikėn mua, prandaj mė lėr nė dorė njė pjesė tė punės tėnde, qė tė tė vij pas.” Kur e mori vesh i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėtė fjalė, tha: “Edhe njė copė tokė po tė mė kėrkonte, nuk do t’ia kisha dhėnė. Iu shkatėrroftė, iu shkatėrroftė ē’ka nė dorė ai.” Hudha vdiq, kur i Dėrguari i Allahut po kthehej nga ēlirimi i Mekės. 8. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkroi letėr Mundhir ibn Sauiut, mbretit tė Bahrejnit Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e dėrgoi letrėn me Alae ibn Hadhremiun. Porsa shkoi atje i dėrguari i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Mundhiri dhe disa vetė nga banorėt e Bahrejnit u bėnė myslimanė. Ndėrsa disa tė tjerė mbetėn nė fenė e tyre: jehudinj dhe mexhusė. Mundhiri i shkroi letėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ku kėrkonte pėrgjigje fetare si tė vepronte. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu pėrgjigjen si vijon: “Myslimanėt le tė mbajnė pasuritė dhe pronat ashtu siē i kishin, ndėrsa jehudinjve dhe mexhusėve merru xhizjen. E pėrsa kohė qė tė jesh i aftė (pėr tė punuar), nuk do tė tė heqim nga detyra qė ke.” 9. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u shkroi mbretėrve tė Amanit, Xhejferit dhe vėllait tė tij Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit. "Nga Muhamedi, i Dėrguari i Allahut. Pėr Xhejferin dhe Abdiun. Paqja qoftė mbi atė, qė ndjek rrugėn e drejtė. Unė ju bėj thirrje pėr nė Islam. Bėhuni myslimanė, qė tė shpėtoni (nė tė dy jetėt). Unė jam i Dėrguari i Allahut pėr tė gjithė njerėzit, pėr tė paralajmėruar atė, qė ėshtė i gjallė dhe pėr dėnimin qė i pret jobesimtarėt.58 Nėse ju do ta pranoni Islamin, unė do t’ju lė tė sundoni. Nė qoftė se nuk do ta pranoni Islamin, sundimi juaj ėshtė shkatėrruar, sepse kalorėsia (islame) do tė shkelė mbi tokėn tuaj dhe profetėsia ime do tė triumfojė mbi mbretėrinė tuaj.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e dėrgoi letrėn me Amru ibn Asin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Posa shkoi nė Aman, Amru ibn Asi, takoi Abdi ibn Xheladiun. Ky e pyeti se pėr ēfarė bėnte thirrje Profeti islam. Ai iu pėrgjigj: “Profeti bėn thirrje tė besohet se Allahu ėshtė Njė dhe nuk ka shok, qė tė mos adhurohet asgjė tjetėr dhe askush tjetėr pėrveē Allahut dhe tė besohet se Muhamedi ėshtė robi i Allahut dhe i Dėrguari i Tij.” Pasi u zhvillua njė dialog midis tyre, Abdiu e pyeti Amrin se pėr ēfarė urdhėronte profeti Muhamed? Amru i tha: “Ai urdhėron t’i bindemi Allahut. Ai urdhėron, gjithashtu pėr punė tė mira, pėr tė shikuar farefisin, pėr tė ndaluar padrejtėsinė, armiqėsinė, kurvėrinė, alkoolin, adhurimin e gurėve dhe tė idhujve.” Abdiu tha: “Sa ftesė e mirė ėshtė kjo! Sikur tė ishte i njė mendjeje vėllai im, do tė shkonim dhe do t’i besonim Muhamedit e do ta pranonim profetėsinė e tij. Mirėpo vėllai im ėshtė shumė i dhėnė pas mbretėrisė sė vet, saqė nuk besoj tė pranojė tė jetė i varur nga Muhamedi.” Amru i tha: “Po, nėse vėllai yt bėhet mysliman, i Dėrguari i Allahut do ta lėrė pėrsėri atė qė tė jetė sundimtar i popullit tė vet e ta marrė zeqatin nga tė pasurit e t’ua japė tė varfėrve.” Abdiu i tha: “Sikur vėllai im ta bėnte kėtė do tė ishte njė njeri me moral tė mirė.” Pastaj, Abdiu e pyeti Amrin pėr hollėsitė e zeqatit dhe ai ia tregoi ato. Por, kur i foli pėr bagėtitė qė duhen dhėnė, Abdiu tha: “Unė mendoj se populli im nuk do tė jetė i njė mendjeje pėr kėtė.” Abdiu e ēoi Amrin te vėllai i vet, Xhejferi. Pasi e lexoi letrėn e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ky ia dha atė Abdiut. Pastaj e pyeti Amrin se ēfarė kishin bėrė Kurejshėt, a ishin bėrė myslimanė? Amri i tha se ata ishin bėrė myslimanė dhe se po tė bėhej mysliman edhe Xhejferi, do tė shpėtonte (nė tė dyja jetėt). Nė qoftė se ai Xhejferi nuk bėhej mysliman, atėherė kalorėsia myslimane do tė shkelte mbi vendin e tij pėr luftė. Xhejferi i tha: “Dua tė mendohem deri tė nesėrmen.” Tė nesėrmen ai u tregua kokėfortė dhe nė fillim nuk pranoi. Megjithatė, mė pas u veēua me tė vėllanė pėr t’u kėshilluar. Ditėn tjetėr, Xhejferi dhe vėllai i tij, Abdiu u bėnė myslimanė. Ata u bėnė pėrkrahės tė atij qė la zėvendės Amri. Letra tek Abdiu dhe Xhejferi ėshtė dėrguar pas ēlirimit tė Mekės. Ndėrsa, letrat e tjera janė dėrguar pasi u kthye Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga Hudejbija. Lufta e Pyllit I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte dėrguar disa deve qumėshti tė kullosnin nė anė tė pyllit, pranė malit tė Uhudit. Me devetė ishte edhe shėrbėtori i tij, Ribahu dhe Seleme ibn Ekuei. Abdu Rrahman ibn Ujejne Fizariu i sulmoi devetė, vrau bariun dhe i mori tė githa devetė. Seleme kishte njė kalė tė Ebu Talhasė. Ai ia dha kalin Ribahut, qė tė shkonte me nxitim nė Medine dhe tė njoftonte pėr ngjarjen, ndėrsa vetė qėndroi mbi kodėr, u kthye nga Medinia dhe thirri me sa fuqi kishte: “O shokė, ndihmė!” E pėrsėriti tri herė thirrjen. Pastaj iu vu prapa grabitėsve, duke i qėlluar me shigjeta dhe duke thirrur: “Merre shigjetėn, unė jam biri i Ekueit dhe sot ėshtė dita e hakmarrjes.” Kėshtu, nuk pushoi sė godituri me shigjeta. Befas, njė kalorės u kthye nga ai, u ul pranė njė peme dhe e goditi Selemiun. Grabitėsit hynė nė njė grykė tė ngushtė tė malit, por Selemiu u doli sipėr dhe filloi t’i godiste me shigjeta. Nuk pushoi sė qėlluari, derisa i detyroi t’i linin devetė. Selemiu vazhdoi t’i ndiqte e t’i qėllonte me shigjeta, derisa ata i hodhėn 30 pelerina dhe 30 heshta, sepse donin ta lehtėsonin ngarkesėn, qė tė iknin sa mė shpejt. Selemiu i vinte mallit grumbuj tė vegjėl gurėsh pėrsipėr, qė t’i shihte ku ishin. Grabitėsit u ulėn tė pushonin nė ngushticėn e Thenijas, kurse Selem ibn Ekuei qėndroi nė majėn e njė kepi. Atje iu ngjitėn katėr veta nga grabitėsit. Selemiu u tha: “A mė njihni mua? Unė jam biri i Ekueit. E, po t’ia vė syrin ndonjėrit prej jush, e kap menjėherė dhe e lė tė vdekur pėrtokė. E askush nga ju nuk mė kap dot mua kurrė.” Nuk kaloi shumė kohė dhe Selemiu pa kalorėsit e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė po kalonin pėrmes pemėve. I pari ishte Ahrumi, pastaj vinte Katadeja e mė pas Mikdadi. Ata erdhėn aty. Ahrumi u ndesh me Abdu Rrahmanin dhe ia vrau kalin. Abdu Rrahmani e goditi Ahrumin dhe e vrau; pastaj hipi nė kalin e Ahrumit, por mbėrriti Ebu Kadeja dhe e vrau Abdu Rrahmanin, duke e goditur me shpatė. Tė tjerėt ikėn, por kalorėsit e tė Dėrguarit tė Allahut i ndoqėn pas. Me ta vraponte edhe Seleme ibn Ekuei. Para se tė perėndonte dielli, arritėn nė Dhi Kird, nė njė grykė mali, ku kishte ujė. Aty armiqtė kishin zbritur tė pinin ujė. Selemiu i pėrzuri andej, duke i goditur me shigjeta. Nė mbrėmje, ai dhe kalorėsit takuan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I thanė: “O i Dėrguari i Allahut! Armiqtė janė shumtė tė etur, prandaj sikur tė mė dėrgosh mua edhe tek njėqind prej tyre do t’i kapja ata dhe bagėtitė e tyre.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “O biri i Ekueit, ti i mposhte ata, prandaj tani sillu mė urtė.” Pastaj, shtoi: “Tani ata do tė qėndrojnė te fisi Benu Gatfanė.” Mė pas, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndau shpėrblimin e luftės pėr kalorėsit. Seleme ibn Ekueit i dha shpėrblim edhe si kalorės edhe si kėmbėsor dhe e mori pas nė devenė e vet, “Adhbaė”: “Mė i miri i kalorėsve tanė sot ėshtė Ebu Katadeja,- tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ndėrsa mė i miri i kėmbėsorėve ėshtė Ebu Selemeja.” Kjo ngjarje ka ndodhur tri ditė pėrpara se tė shkonte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Hajber; nė Medine la zėvendės Ibn Umm Mektumin, ndėrsa flamurin ia dha Mikdadit.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė