Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-05, 09:40   #44
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ēlirimi i Mekės



Pėrgatitja dhe sekreti

Nė muajin Ramazan, nė vitin e tetė tė Hixhretit, Allahu i Madhėruar ia bėri risk tė Dėrguarit tė Vet ēlirimin e Mekės dhe ky quhet Clirimi i Madh. Me kėtė Clirim Allahu e ndihmoi Islamin dhe tė Dėrguarin e Vet, e shpėtoi “Shtėpinė” dhe “Vendin” e vet, i pėrgėzoi kėshtu banorėt e qiellit, dhe bėri qė njerėzit ta pėrqafonin fenė e Allahut grupe-grupe. Faktori qė ēoi nė ēlirimin e Mekės qe sa vijon. Pasi u vendos paqja e Hudejbijes, Benu Bikret u bashkuan me Kurejshėt. Nė kohėn e Padijes (para Islamit) ata kishin gjaqe dhe hakmarrje me fisin Huza, por zjarri i tyre ishte shuar me shfaqjen e Islamit. Mirėpo, pasi armėpushimit nė Hudejbije, fisi Benu Bikr e shfrytėzoi kėtė rast dhe e sulmoi fisin Huza pabesisht, natėn, nė muajin Shaban, nė vitin e 8-tė tė Hixhretit. Pastaj i pėrzunė Huzatė nė Mekė, ku edhe i luftuan. Pėr kėtė i ndihmuan Kurejshėt fshehurazi, duke dėrguar njerėz dhe armė. Fisi Huza kishte hyrė nė besėn e myslimanėve, kur u vendos paqja e Hudejbijes dhe njė numėr i mirė prej tyre ishin bėrė myslimanė. Kėtė ia thanė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Uallahi, unė do t’ju mbroj ju, ashtu siē mbroj veten time”,- u tha ai atyre. Kurejshėt e kuptuan veprimin e keq qė bėnė dhe patėn frikė pasojėn e hidhur, qė kishin thyer besėn. Pėr kėtė nxituan dhe dėrguan Ebu Sufjanin nė Medine qė tė ripėrtėrinte marrėveshjen dhe ta shtonte afatin e paqes. Porsa mbėrriti nė Medine, Ebu Sufjani shkoi tek e bija, nėna e besimtarėve – Umu Habibe (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), por ajo e largoi atė nga vendi ku rrinte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė Ebu Sufjani i tha asaj: “O bija ime! A mė do mua mė shumė se kėtė dyshek apo do dyshekun mė shumė se unė?” “Ai ėshtė dysheku i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!),- ia ktheu ajo, e ti je njė idhujtar i fėlliqur.” “Uallahi, ty tė paska goditur e keqja, pasi je larguar nga unė.”,-tha i ati. Erdhi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ebu Sufjani i foli pse kishte ardhur. Por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk i ktheu asnjė pėrgjigje. Pastaj, Ebu Sufjani shkoi tek Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qė ai t’i fliste tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ēėshtjen nė fjalė, por Ebu Bekri i tha se nuk mund ta bėnte njė gjė tė tillė. Pastaj shkoi tek Omeri, por Omeri i foli ashpėr. Pastaj shkoi tek Aliu, i cili i tha se nuk bėnte tė ndėrhynte nė njė punė tė tillė. Aliu i tha qė tė kthehej andej nga kishte ardhur dhe Ebu Sufjani ashtu veproi. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte pėrgatitur pėr luftė. Pėr kėtė i kishte urdhėruar edhe shokėt e vet, madje, kishte njoftuar edhe bedeuinėt, qė ishin rreth Medines. Por lajmin e kishte tė fshehtė dhe iu lut Allahut: “O Allah, bėji Kurejshėt qė tė mos shikojnė e tė mos marrin vesh ē’bėhet, derisa ne tė futemi nė vendin e tyre.” Me qėllim qė ēėshtja tė mbahej tepėr e fshehtė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ebu Kataden nė fillim tė Ramazanit nė Batni Idham, 58 kilometra larg Medines, qė njerėzit tė kujtonin se ai synonte tė shkonte nė atė krahinė. Nga ana tjetėr, Hatib ibn Ebu Bete u shkroi njė letėr Kurejshėve dhe i njoftoi pėr marshimin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) drejt tyre nė Mekė. Letrėn ia dha njė gruaje dhe i pagoi diēka, qė t’ua jepte Kurejshėve. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u njoftua nga Allahu pėr kėtė gjė dhe dėrgoi Aliun, Mikdadin, Zubejrin dhe Murtthed Ganeuiun. Para se t’i niste, u tha: “Shkoni nė vendin e quajtur Raudatul Hahin. Atje do tė gjeni njė grua, e cila ka me vete njė letėr dhe merriani.” Ata shkuan atje, e gjetėn gruan dhe ia kėrkuan letrėn, por ajo tha: “Unė nuk kam letėr.” “O do ta nxjerrėsh letrėn tani, o do tė tė zhveshim, qė ta gjejmė atė.”,- i thanė ata. Atėherė, ajo e nxori letrėn nga gėrshetat e flokėve. Letrėn ia sollėn tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Cfarė ėshtė kjo, o Hatib?”,- i tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Unė kam njerėz dhe tė afėrm, dhe njė djalė nė Mekė,- u shfajėsua ai. E djali nuk ka njeri qė ta mbrojė atje. Prandaj ua dėrgova kėtė letėr Kurejshėve, qė tė mė mbrojnė familjen qė kam atje. Por unė nuk e kam braktisur Islamin dhe as nuk jam i kėnaqur me kufrin (mosbesimin) e tyre.” Atėherė, Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “O i Dėrguari i Allahut! Mė lėr mua t’ia pres kokėn, sepse ai ka tradhėtuar Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe ėshtė bėrė dyfytyrak.” Mirėpo, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Ai ka marrė pjesė nė luftėn e Bedėrit. E ku e di ti (o, Omer) qė ndoshta Allahu i ka shikuar (me mėshirė) luftėtarėt e Bedėrit dheardwareI u ka thėnė: “Bėni ēfarė tė doni, se Unė jua kam falur.” Atėherė, Omerit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) iu mbushėn sytė me lot dhe tha: “Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė mirė.” Gjatė rrugės pėr nė Mekė

Mė 10 tė muajit Ramazan, nė vitin e 8-tė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la Medinen dhe u drejtua pėr nė Mekė me 10000 myslimanė. Nė Medine la zėvendės Ebu Ruhm Gifariun. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbėrriti nė Xhahfe, e takoi atė ungji i vet, Abasi me gjithė familjen e vet, qė ishin bėrė myslimanė dhe po emigronin nga Meka nė Medine. Kurse nė Ebva e takuan djali i xhaxhait tė vet, Ebu Sufjan ibn Harithi dhe djali i hallės sė tij, Abdullah ibn Umeja. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk bisedoi me ta tė dy, sepse prej tyre kishte pėrjetuar shumė mundime e tallje. Mirėpo, Umu Selemeja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Biri i ungjit tėnd dhe biri i hallės sate nuk janė mė tė kėqinjtė e njerėzve ndaj teje.” Pastaj, Aliu i tha Sufjanit: “Dili Profetit pėrpara dhe thuaji ashtu siē thanė vėllezėrit e Jusufit pėr Jusufin: “Pafsha Allahun, ėshtė e vėrtetė se Allahu tė ka lartėsuar ty mbi ne, kuse ne, vėrtet ishim fajtorė.” (12:91) Ebu Sufjani i tha ashtu Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu kthye: “Sot nuk ka qortim pėr ju. Allahu ju faltė! Ai ėshtė mė Mėshiruesi i mėshiruesve.” (12:92) Atėherė, Ebu Sufjani nxori ca bejte, me tė cilat e lavdėroi Profetin dhe i kėrkoi falje pėr ēfarė kishte bėrė mė parė kundėr tij. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti nė vendin e quajtur Kadid, pa qė agjėrimi ishte i rėndė pėr njerėzit nė atė udhėtim dhe vetė e ēeli agjėrimin. Urdhėroi edhe njerėzit e tjerė (luftėtarėt) qė ta prishnin agjėrimin. Pastaj e vazhdoi marshimin deri nė Merr Dhahran. Nė mbrėmje pushoi dhe urdhėroi ushtrinė tė ndizte 10000 zjarre, nga njė zjarr pėr ēdo ushtar. Pėrgjegjės pėr garnizonin caktoi Omer ibn Hattabin. Ebu Sufjani doli i frikėsuar, duke pritur ēfarė do tė ndodhte, sepse nuk dinte asgjė. Bashkė me tė ishin edhe Hakim ibn Hizami dhe Budejk ibn Uarakai. Kur pa zjarret, Ebu Sufjani tha: “Nuk kam parė asnjėherė kaq zjarre dhe kaq ushtarė si sonte.” Budejli tha: “Ata mund tė jenė fisi Huza.”,- i tha Budejli. “Fisi Huza janė shumė mė pak dhe nuk mund tė kenė kaq zjarre dhe kaq ushtri.”,- ia ktheu Ebu Sufjani. Ebu Sufjani pėrpara tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).

Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kishte hipur nė mushkėn e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe po shhkonte sa andej-kėtej, kur papritmas dėgjoi njė zė, qė e njohu: “Ebu Handhele?” Pastaj: “Ebul Fadli?” “Po, unė jam.”,- tha Abasi. “T’u bėfshin kurban babai im dhe nėna ime, ēfarė ėshtė kėshtu?”,- e pyeti Ebu Sufjani. “Ėshtė i Dėrguari i Allahut me myslimanėt. Uallahi, sa keq do tė jetė pėr Kurejshėt.”,-foli Abasi. “Cfarė tė bėj unė?”,- pyeti pėrsėri Ebu Sufjani. “Uallahi, po tė tė kapin, do tė ta presin kokėn,- tha Abasi, prandaj, hip nė vithet e kėsaj mushke, qė tė tė ēoj tek i Dėrguari i Allahut.” Ebu Sufjani hipi nė mushkė. Kur kaloi nga Omer ibn Hatabi, ky e shikoi dhe e pyeti: “Ebu Sufjani? Armiku i Allahut? Falenderoj Allahun, qė tė solli ty nė duart e mia pa asnjė kusht.” Pastaj, Omeri u nis me nxitim tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por Abasi e ngau me vrap mushkėn dhe shkoi pėrpara tij tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), bashkė me Ebu Sufjanin. Pas pak hyri Omer ibn Hatabi aty dhe i kėrkoi leje tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’ia hiqte kokėn Ebu Sufjanit, por Abasi tha: “Unė i kam dhėnė garanci atij.” Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e afroi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i foli nė vesh: “Atė (Ebu Sufjanin) nuk e shpėton askush kėtė natė, pėrveē meje dhe teje.” Omeri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi tė fliste edhe mė shumė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė heshtje. Pastaj i tha Abasit: “Shko me Ebu Sufjanin te ēadra jote dhe nė mėngjes ma sill mua!” Kur i shkoi Abasi nė mengjes, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha Ebu Sufjanit: “Sa keq pėr ty, o Ebu Sufjani, nėse ti ende nuk e di se nuk ka zot tjetėr, pėrveē Allahut.” Ebu Sufjani: Sa i urtė, sa fisnik dhe sa udhėzuaes! Sikur tė kishte zot tjetėr, pėrveē Allahut, do tė mė bėnte mua dobi. Profeti: Sa keq pėr ty o Ebu Sufjan! A nuk tė bėhet mbarė qė tė dish se unė jam i Dėrguari i Allahut? Ebu Sufjani: Pėr kėtė, akoma kam diēka nė vetvete (qė nuk mė bind). Abasi Ebu Sufjanit: Bėhu mysliman para se tė tė pritet koka. Ai u bė mysliman dhe shprehu dėshminė e vėrtetė: “Nuk ka zot tjetėr, pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut.” Atėherė, Abasi i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut! Dihet se Ebu Sufjani e do krenarinė, prandaj bėji atij ndonjė tė mirė!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Mirė. Kush hyn nė shtėpinė e Ebu Sufjanit nuk do ta luftojnė myslimanėt; kush hyn nė shtėpinė e vet dhe nuk lufton kundėr myslimanėve, nuk do tė luftohet; kush hyn nė Mesxhidi Haram, nuk do tė luftohet.” Hyrja e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Mekė

Nė mėngjes, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u nis pėr nė Mekė, ndėrsa Abasin e urdhėroi qė ta mbante Ebu Sufjanin nė luginė, te faqja e malit, qė tė shikonte kur tė kalonin andej ushtarėt e Allahut. Abasi ashtu veproi. Andej kaluan fiset arabe me flamujt e vet. Sa herė qė kalonte ndonjė fis, Ebu Sufjani thoshte: “O Abas! Kush janė kėta?” Ai ia kthente: “Janė Benu Fulanėt.” Sufjani do tė thoshte: “Unė nuk kam tė bėj me Benu Fulanėt.” Kėshtu, kaluan andej me radhė tė gjitha fiset, derisa erdhi radha tė kalonin fiset e ensarėve. Flamurin e tyre e mbante Sa’ad ibn Ubadja. “O Ebu Sufjan!”,- i tha Sa’ad ibn Ubadja. “Sot ėshtė dita e betejės.” Ai ia ktheu: “O Abas! Sa mirė, sot ėshtė dita e luftės pėr tė drejtė.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ecte me grupin e gjelbėr. Nė kėtė grup kishte edhe muhaxhirė edhe ensarė. Prej tyre dukeshin vetėm sytė dhe veshjet e hekurta. Ebu Sufjani tha: “I Madhėruar ėshtė Allahu. O Abas, kush janė kėta?” “Ky ėshtė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nė mes tė muhaxirėve dhe ensarėve,”- i tha Abasi. “Kėtyre nuk mund t’u dalė pėrpara askush,- foli Ebu Sufjani. Vėrtet, u bė i madh mbretėrimi i djalit tė vėllait tėnd.” “O Ebu Sufjan! Kjo ėshtė profetėsia (dhe jo mbretėria)”,- foli Abasi. “Po, ashtu ėshtė,”- tha Ebu Sufjani. Tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia pėrcollėn fjalėt qė Sa’di ia kishte thėnė Ebu Sufjanit: “Ka gėnjyer Sadi,- foli i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse kjo ėshtė dita, kur Allahu e madhėron Qaben dhe dita, kur lartėsohet Qabja.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia mori flamurin Sadit dhe ia dha djalit tė tij, Kajsit. Pasi kaloi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Ebu Sufjani shkoi me nxitim nė Mekė dhe thirri me zėrit e tij mė tė lartė: “O Kurejshė! Po vjen Muhamedi me forca tė mėdha e ju nuk mund ta pėrballoni kurrė. Prandaj, kush vjen tė hyjė nė shtėpinė e Ebu Sufjanit, ai ėshtė i siguruar (nuk do tė dėnohet).” Atėherė, njerėzit shkuan me nxitim te shtėpitė e tyre dhe te Mesxhidi Haram. Kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti nė Dhu Tuua, e urdhėroi Halid ibn Uelidin, i cili ishte komandanti i anės sė majtė tė ushtrisė, tė hynte nga ana e poshtme e Mekės, nga ana e Kadasė. Nėse dikush do t’i dilte pėrpara pėr ta ndaluar, ta asgjėsonte atė menjėherė, pastaj tė shkonte nė Safa. Ndėrsa, Zubejriun, qė ishte komandant i forcave tė anės sė djathtė, e urdhėroi qė tė mbante flamurin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe tė hynte nė Mekė nga ana e sipėrme e saj, nga Kidaja dhe ta ngulte flamurin nė Huxhun dhe tė mos largohej qė andej, derisa tė vinte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kurse Ebu Ubejden, qė ishte komandant i kėmbėsorėve dhe i atyre qė nuk kishin armė, e urdhėroi qė tė shkonte nga lugina, derisa tė zbriste nė Mekė pėrpara tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė Handeme, Kurejshėt kishin nxjerrė disa zezakė pėr tė luftuar myslimanėt: “Nėse ēėshtja kalon nė favorin tonė, bashkohemi me ta (zezakėt),- thanė Kurejshėt, nėse jo, atėherė do tė pranojmė atė qė do tė na ofrojnė myslimanėt.” Kur Halid ibn Uelidi kaloi nga zezakėt vrau pa vėshtirėsi 12 veta prej tyre. Tė tjerėt ikėn. Pastaj, Halid ibn Uelidi shkoi nė Mekė e u takua me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kodrėn Safa. Nga efektivi i Halidit u vranė dy burra, qė kishin humbur rrugėn dhe ishin ndarė nga ai. Zubejri e nguli flamurin nė Huxhun, te Xhamia e Fithit dhe aty ngriti njė tendė ku do tė qėndronin Umu Selemeja dhe Mejmunja (Allahu qoftė i kėnaqur me to!). Pėr anash Zubejri kishte Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), i cili bisedonte me tė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėndoi suren El Fet’h, derisa hyri nė Mesxhidi Haram. Pėrreth tij ishin muhaxhirėt dhe ensarėt. Atje, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) preku Gurin e Zi (El Haxherul Esued) dhe bėri tauaf rreth Qabes sipėr devesė, sepse nuk e kishtė bėrė nijet ihramin. Nė atė kohė rreth Shtėpisė sė Shenjtė ishin 360 statuja. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi t’u binte atyre me shkop dhe kėndonte ajetin e Kuranit: “Erdhi e Vėrteta dhe u zhduk e kota. Vėrtet, e kota gjithnjė ka qenė e zhdukur.” (17:80) Dhe: “Erdhi e Vėrteta dhe u zhduk e kota, (erdhi e Vėrteta) qė e kota tė mos kthehet mė.” (34:39) Idhujt binin njėri pas tjetrit me fytyrė pėrtokė. Pastrimi i Qabes dhe falja e namazit

Pasi mbaroi tauafin, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thirri Othman ibn Talhan dhe i mori ēelėsin e Qabes e pastaj urdhėroi qė ajo tė hapej. Mė pas urdhėroi qė tė nxirreshin e tė thyheshin tėrė idhujt qė ishin brenda nė Qabe. Ata u nxorrėn dhe u thyen krejtėsisht. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė tė zhdukeshin tė gjitha pikturat qė gjendeshin nė Qabe. Ato u hoqėn mėnjanė dhe u asgjėsuan. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri nė Qabe bashkė me Usame ibn Zejdin dhe Bilalin, e mbylli derėn dhe u kthye nga muri qė kishte pėrballė, tre kutė larg. Nė tė majtė tė tij ishte njė shtyllė; nė tė djathtė tė tij ishin dy shtylla; prapa tij ishin tri shtylla. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fali dy rekatė namaz. Pastaj, hyri nė Qabe, duke thėnė “Allahu Ekber” dhe “Nuk ka zot tjetėr, pėrveē Allahut.” Nuk ka qortim pėr ju sot

Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e hapi derėn e Qabes, kur Kurejshėt kishin mbushur Mesxhidi Haramin rreshta-rreshta. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kapi dy anėt e derės dhe mbajti njė hytbe tė pėrsosur, nė tė cilėn tregoi shumė urdhra tė Islamit dhe shpalli tė anuluara pėrgjithmonė shumė urdhra tė kohės sė Padijes (para Islamit). Pastaj tha: “O Kurejshė! “Cfarė mendoni qė unė tė bėj me ju?” Ata i thanė: “Ti do tė sillesh mirė me ne, sepse je fisnik dhe biri i vėllait fisnik.” “Nuk ka qortim pėr ju sot. Pra, shkoni (nė familjet tuaja), sepse jeni tė lirė”,- u tha. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zbriti dhe u ul nė Mesxhidi Haram dhe ia ktheu ēelėsin pėrsėri Othman ibn Talhasė e i tha: “Merre kėtė (ēelės) pėrgjithmonė. Askush nuk do tė na e marrė atė mė, pėrveē ndonjė mizori.” Besėlidhja

Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi tek njerėzit te kodra Safa, hipi lart, nga ku shikohej Shtėpia e Shenjtė (Qabja), ngriti duart dhe i bėri lutje Allahut. Pastaj, u mori besėn njerėzve pėr Islamin. Ndėr ata qė u bėnė myslimanė ishte edhe Ebu Kuhafeja, babai i Ebu Bekrit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u gėzua shumė qė ai u bė mysliman. Pastaj (pas burrave) Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u mori besėn edhe grave se: “Nuk do t’i bėjnė shok askėnd e asgjė Allahut, se nuk do tė vjedhin, se nuk do tė bėjnė kurvėri, se nuk do tė vrasin fėmijėt e tyre, se nuk do tė gėnjejnė pėr atėsinė e fėmijės sė tyre dhe nuk do ta kundėrshtojnė atė qė ai urdhėron.” (60:12) Ndėr ato gra qė i dhanė besėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ishte edhe Hindja, bija e Ubesė, gruaja e Ebu Sufjanit, e cila erdhi e maskuar, sepse kishte frikė nga ajo qė kishte bėrė me kufomėn e Hamzait (qė i pati ngrėnė mėlēinė). Por pasi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i mori besėn asaj, ajo i tha atij: “O i Dėrguari i Allahut! Mė parė, gjėja qė doja mė shumė ishte tė shihja njerėzit e shtėpisė sate tė poshtėruar. Tani, gjėja qė dua mė shumė ėshtė t’i shoh ata tė lartėsuar.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Pėr Atė, qė ka nė dorė shpirtin tim, edhe unė ju dua tė lartėsuar.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua mori besėn grave vetėm me fjalė (pa u dhėnė dorėn atyre). Omer ibn Hatabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) rrinte mė poshtė se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur ky u shpjegonte njerėzve urdhrat e Islamit dhe u merrte besėn atyre. Disa shkuan aty pėr t’i dhėnė besėn tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se do tė emigrinin nga Meka, por ai u tha: “Shpėrblimin e imigrimit e morėn njerėzit qė shkuan nė Hixhret. Tani, pas ēlirimit tė Mekės, nuk ka mė hixhret, por ka Xhihad (luftė nė rrugėn e Allahut) dhe nijet (qėllim tė mirė). E kur t’u jepet kushtrimi pėr tė luftuar, dilni menjėherė (nė luftė)! “ Ndėshkim pėr kriminelėt

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dha urdhėr qė disa njerėz tė vriteshin, sepse kishin kryer krime shumė tė mėdha. Edhe sikur tė kapeshin nė Qabe, duhej tė vriteshin. Atyre po u dukej toka tepėr e ngushtė, edhe pse ajo ėshtė e gjerė. Dikush nga ata pati mirėsinė dhe u bė mysiman. Ata qė u vranė, qenė: Ibn Hatali, Mukis ibn Subabe, Harith ibn Nufili, njė kėngėtare e ibn Hatalit. Thuhet se u vranė edhe Harith ibn Talatil Huzaiu dhe Umu Sa’adi. Mendohet se Umu Sa’adi ishte robėreshė e ibn Hatalit. Ata qė u bėnė myslimanė, qenė: Abdullah ibn Sa’ad ibn Ebi Serehi, Ikrime ibn Ebi Xhehl, Habbar ibn Esuedi, njė kėngėtare tjetėr e ibn Hatalit. Por, thuhet se u bėnė myslimanė edhe Ka’ab ibn Zuhejri, Uahshi ibn Haribi dhe Hind ibn Utbe, e shoqja e Ebu Sufjanit. Tė tjerėt u fshehėn. Nėr ta ishin: Safuan ibn Umeja, Zuhejr ibn Ebu Umeja dhe Suhejl ibn Amru. Falenderimi i takon Allahut. Mė vonė kėta u bėnė myslimanė. Namazi i Clirimit (tė Mekės) I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri para dreke nė shtėpinė e Umu Haniejat-bija e Ebu Talibit, u la dhe fali tetė rekatė, duke dhėnė “Selam!” nė ēdo dy rekatė. Ishte namazi i Clirimit. Umu Hanieja kishte strehuar dy kunetėr tė saj, por Ali ibn Ebu Talibi deshi t’i vriste ata. Umu Hanieja pyeti tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai i tha: “Ne i kemi dhėnė garanci atij, qė i ke dhėnė ti o Umu Hani.” Bilali thėrret ezanin mbi Qabe Erdhi koha e namazit tė drekės dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi Bilalin tė thėrriste ezanin. Bilali hipi mbi tarracėn e Qabes dhe thirri ezanin. Ishte shpallja e fitores sė Islamit. Aq shumė sa i gėzoi myslimanėt, aq shumė i hidhėroi ezani idhujtarėt. Falenderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve. Qėndrimi i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Mekė Pasi u ēlirua Meka, ensarėt patėn frikė se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do tė qėndronte aty, meqė Meka ishte vendlindja e tij dhe e njerėzve tė tij afėrm. Ata menduan se ai nuk do tė shkonte mė pėr tė banuar nė Medine. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte mbi kodrėn Safa, kishte ngritur duart lart dhe po i lutej Allahut. Pasi e mbaroi lutjen, u tha ensarve: “Allahu na ruajtė nga thyerja e besės. Unė jam me ju, sa tė jem gjallė, ashtu edhe kur tė jem i vdekur.” Ensarėt u qetėsuan, u iku frika dhe u gėzuan. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė Mekė 19 ditė, duke vėnė nė vendin e vet detyrat fetare dhe duke e spastruar atė vend nga shenjat e Padijes, nga idhujt e statujat. Ai urdhėroi dikė qė tė thėrriste: “Kush t’i ketė besuar Allahut dhe Ditės sė Fundit, le ta thyejė ēdo idhull, qė e ka nė shtėpinė e vet!” Shembja e idhujve Uzza, Suua dhe Menatė Mė 25 tė muajit Ramazan, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Halid ibn Uelidin me 30 kalorės ne Nahle, pėr tė shembur idhullin Uzza. Halid ibn Uelidi shkoi atje dhe e shembi idhullin, i cili ishte mė i madhi i idhujve tė tyre. Po nė muajin e Ramazanit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Amru ibn Asin pėr tė shembur idhullin Suua, qė ishte mė i madhi i idhujve tė Hedhijlit. Skeleti i atij idhulli ishte nė Rehatė, rreth 150 kilometra nė veri tė Mekės. Amru shkoi atje dhe e shembi atė. Kujdestari i idhullit, kur e pa qė idhulli nuk kishte asnjė mundėsi pėr tė bėrė as mirė as keq, u bė mysliman. Po nė atė muaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Sejid ibn Zejd Eshhiliun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me 30 kalorės tek idhulli Menatė, nė Mishlel, te Kudidi. Idhulli ishte i fiseve Kalib, Huza, Gasan, Eus dhe Hazrexh. Zejdi shkoi atje dhe e theu idhullin dhe skeletin e tij. Dėrgimi i Halidit te fisi Benu Xhudhejme

Nė muajin Sheual tė atij viti Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Halid ibn Uelidin te fisi Xhudhajme, pėr t’i ftuar ata nė Islam. Bashkė me tė dėrgoi 350 burra nga muhaxhirėt dhe ensarėt e fisit Benu Selim. Kur Halidi pėrmendi ftesėn pėr nė Islam, ata thanė: “Po tė bėhemi myslimanė, jemi bėrė tė pafe.” Atėherė, Halidi vrau shumė prej tyre, kurse tė tjerėt i mori pėr robėr. Mė pas, njė ditė, Halidi i urdhėroi qė secili nga 350 burrat ta vriste robin e vet, mirėpo ibn Amru dhe shokėt e vet nuk e pranuan atė urdhėr. Kur u kthyen, ia treguan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėtė ngjarje. Ai i ngriti duart lart dhe tha: “O Allah! Unė tė kėrkoj Ty falje pėr atė qė bėri Halidi.” Pastaj, dėrgoi Aliun (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe dha paratė e dijetit (shpagimin e gjakut) pėr tė vrarėt e tyre. Ai ua kompensoi pasurinė e tyre tė dėmtuar dhe ēfarė teproi, ua la atyre. Midis Halidit dhe Abdurr Rrahman ibn Aufit u bėnė fjalė pėr atė qė pati bėrė Halidi. Pasi u kthyen, ia thanė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngjarjen dhe ai tha: “Ngadalė, o Halid, lėri shokėt. Edhe sikur tė kishe sa mali i Uhudit flori dhe ta jepje atė lėmoshė pėr hir tė Allahut, nuk do tė arrije atė qė kanė arritur shokėt e mi.”
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė