Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-05, 07:02   #7
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

GANGRENA BALLKANIKE

irjm-nė, do ta quaja gangrena ballkanike, me virusin e kollitjes titiste (1945), nga emri illirian, e cila do te manevroj bukur do kohe, mbi kurrizin e shqiptareve. Ne luften e fundit, operacioni 'Haraqina', ta quaj keshtu, nuk realizoi operimin e fundit vendimtar dhe elita politike shqiptare atje, e la shakull nje popullesi te veten, e hyri e mashtruar ne kuvendin e atyre qe ishin armiqet edhe mu ne momentin kritik, e lane te mekur gjithe forcen ēlirimtare, duke pretenduar ne lojen diplomatike te fuqive edhe keshtu - mbeten ne goje bushtre, trupat e mendjet liridashese shqiptare, ne shtypje te lirise me dhune, te cilen po e vuajme sotekesajdite.

Pelcitjet e fundit, qe mbahen si nen plaf politik, jane shenja te nje ēthurjeje te integritetit maqedonas. Pse nje grusht maqedonas herrin e vjerrin, ata shqiptare, qe vendosen te flijohen ne altarin e atdheut dhe jane te gatshem kuredohere per flijim, anipse tryesnia e fuqive pretendon nje zgjidhje gjoja te perkohshme manipuluese ruse, me emertimin ish-republika jugosllave, kur ai koncept politik eshte i vdekur! Mosveprimi ne kohe te duhur e moment historik te luftes se fundit, la pasoja te paevitueshme, qe mu ne momentin historik per Kosoven (mbase lodrat politike malazeze me serbet, nuk po pijne matutje uje) - po mundohen t'i zhdredhin indirekt, burmat e zhargonit te makinerise politike, per te nxitur edhe nje lufte te re ne Maqedoni! Tash, a do te ndodhi - gjithcka mund te ndodhi, perkunder gishtit tregues - hesht! Qellimi i luftes ēlirimtare shqiptare, u ndryshua, pikerisht nga loja diplomatike europiane, me qellimin e tyre te kjarte, 'le te clirohet vendpelcitja e nje lufte tjeter ne permasa ballkanike - Kosova dhe te mbesin viktima, te dy lufterat tjera te ucpmb e uck-ombetares. Mu ky eshte edhe shkaku kryesor i ferkimeve politike ndershqiptare te sotme, qe jane te mbetura ne kete rrjedhe te turbullte sistematike, gjoja te nje racionalizmi politik.

Anipse jane dobesuar deridikund forcat atdhetare shqiptare ne irjm, nga presioni i panderprere i brendshem e i jashtem, eshte ne pyetje nje popullesi mbi milioneshe dhe poqese kombin e vejne para fese ne praktike, nuk do te mbesin vetem, ne cfaredo situate a te ndonje lufte eventuale te re! Aty do te jemi te gjithe, ne cfaredo menyre e forme qe kerkohet! Nuk mendoj aspak, ne ndonje ndarje eventuale te irjm-se, ate e ndane vetem lufta, le te thote gjithkush cfare te doje, guxon e s'guxon!
Menevrimet diplomatike gjoja te instituteve, qe paraqesin edhe harta te reja per irjm-ne, jane vetem prekje pulsi politik dhe asgje tjeter! Shkupi ka qene e do te jete qytet shqiptar! Pavaresisht impulseve tjetersuese!
Poqese, ndricohet terri fetar, me nje mendje - ne emer te atdheut! Do te perpiqemi derisa te mos shterrohen rrjedhat diplomatike, duke mbrojtur vetvendosjen e vendasve autoktone, por duke shfrytezuar fortmire burimet e energjise se jashtme, ne momente te duhura, qe ta mbajme te pashperthyer energjine e brendshme - derisa dikush vertet, te ulet rrafsh
drejte, per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare ne irjm.

Shenjat e nje shperthimi te mundshem, jane prezente!

Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė