Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-05, 02:41   #65
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: A mendoni se sot femra shqiptare eshte e avancuar?

[quote="Panopticon"]Deri vone te gjithe kemi thene nje gje te vertete, se femra shqiptare ne pergjithsi gezon shume me pak te drejta se sa mashkulli. Padyshim, ketu ka pas segregacion (ndarje) ne mes sekseve te ndryshme, ku mashkulli ka pas qasje ne shume gjera ne te cilat femres i eshte ndaluar.

Kohen e fundit eshte evident fakti se edhe femrat tona me shumice shkollohen anekend botes, qe eshte gje shume pozitive.

Po a mendoni se me kete ajo eshte e barabarte me mashkullin, dmth a ka qasje ne jeten shoqerore si mashkulli?

Pergjigjet tuaja do te jene shume te rendesishme, pasi reflektojne mendimet e te rinjve shqipetare.

Me dashuri panopticon.


*******5 faqe emocione, ne kend ngjajne dy njerez qe vetem grinden deri ne pakufi dhe asnjeri as nuk ndahet, as nuk kerkon falje edhe shihet se nuk don konflikt edhe mbetet ne te edhe don te flasi ne emer te nje gjinie edhe nuk thote asgje (vetite e te dyve tok). Dy te mencur as fijen e kashtes, nuk e keputin
kur ngrehen ne mesveti - fjalet ketu nuk humbin, sikur ne biseda - kujto se
jane te shenuara, shkrime, jo fjale qe i merr era, dy veta prehen me fjale, femrat tjera heshtin a flasin shume rralle (kur eshte tema pikerisht per ato, se nuk iu leme hapsire diskutimi), tjetra mundohet ta qetesoj situaten me nje humor edhe keqtrajtohet edhe - asgje as e filluar mire me temen!

Merrne me mend, si diskutojne dy studentet - duhet vetem t'i lexojme! Te dyte nuk e keni mire!
1. hapesi i temes: t'i iken konfrontimit te pavlere (duhej ta pranoje publikisht verejtjen e disave: emancipim, e jo avancim)
2. diskutuesi: te ua len vendin, hapesiren edhe tjereve (jo nxitim duke u ngatrruar per nikun, por duke pare realitetin, mire kerkove falje)

5 faqe edhe asgje as pa filluar ende mire! Gara fjaloresh, nder ma te lartit, e nder ma te ultit! Sikur nuk e njohim nenen e babane tone!

ceshtja: ngritja e personalitetit te femres, barazimi i saj me mashkullin, as te behet mashkulli femer, as te behet femra mashkull. PO harrojme se i kemi ne familje rastet: babai - mbret, nena - sherbetore / babai sherbetor - nena mbretereshe / mbreteresha don te dali mbi mbretin / mbreti harron mbretereshen. Pse nuk behemi te realte: per aq sa ka kushte femra shqiptare eshte e emancipuar - ku ishte dje e ku eshte sot - mrekulli! Ti po don me i tejkalua ata qe para 300 vjetesh flisnin po keto gjera? Tash, a eshte emancipim i femres, kur gruaja i meshon burrit shuplake, e burri heshte a vetem qeshet? A eshte emancipim, kur burri vetem rrin lexon gazete, shikon TV, del me shoket, e gruaja mbane familjen? Koha e materialkatit, as e paterialkatit, nuk po na pelqen - e cila kohe duhet te na pelqej neve? Koha e Ali Bungut?

Emancipimi i femres shqiptare vie, kur gjyshja i thote nipes: shko e blema gazeten (keshtu thonin vone), por mendoj se duhet shume sakrifikim gjeneratash, derisa femra te emancipohet.

Prinderit, burri dhe sistemi shoqeror ne nivel te duhur: edukativ, kulturor e politik, e emancipojne femren. Edukata familjare, edukata martesore dhe
shteti juridik, garantojne ne emancipimin e femres!

*njeri diskutues flet nga metropoli i botes, e tjetri nga atdheu, nga sisteme e rregullime shoqerore krejt te ndryshme, sepse kane formuar botekuptime te ndryshme - ne vend se ta respektojne njeritjetrin, e t'i kerkojne falje per ndonje reagim te ashper - shkojne deri ne infinit dhe ose duhet me i lane deri te shfryhen, ose me intervenua, ose te mbyllet tema, ose te largohet dikush sipas rregullave! Zgjedhim!


Nderime!

Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė