Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-05, 09:02   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ne artikullin e tij, Thaci me ne fund e ka kuptuar, ose ka dashur te pranoj se ne fakt historia e Kosoves lind me pranine e popullit te saj ne te, e jo me paraqitjen e tij dhe kompanise se tij me shtabe, "lista te zeza" likudimi (qe u zbatuan me perpikshmeri), qeveri te perkohshme, e qeveri "te mire."

Me ne fund ai vertete eshte dashur ta pranoj se historia e Kosoves nuk ka lindur me paraqitjen e shtabeve misterioze, as luftes se tij nga Curihu e Tirana, por se historia e Kosoves buron me larg. Ai ne kete artikull, me ne fund e paska pranuar se perpjekjet e Popullit te Kosoves per liri kane filluar dekada me pare.

Pastaj ne artikullin e tij, paragrafet e meposhtme perngjajne me ato mesazhet e "paharrueshme" te xhaxhit Cetnik Enver, ku ai cmon partizanet e formacionit te cerdhes Enveriste, ku ai ekzagjeron pa nevoje meritat e tyre per clirimin e Kosoves.

Shtrohet pyetja, "per cfare periudhe historike na drejtohet Thaci ne kete artikull?" Milienume me pare? Shekuj me pare? A ka harruar ky njeri se populli nuk lejon qe e verteta e konfliktit ne Kosove nuk do te shtremberohet. Kur do ta kuptoj Thaci se populli e din me mire se ai se kush jane me meritoret qe sot Kosova eshte e lire?

E me vone nga nje artikull qe nuk ka pamjen e deklaratave qe dalin nga Thaci, ai ndalet tek aty ku edhe tingellon se ishte edhe qellimi i ketij artikulli - denoncimi i drejtuesve te Parlamentit te Kosoves dhe Qeverise aktuale.

Me siguri keto paragrafe Thaci i ka shkeputur nga Dosja e Serialit Televiziv me Shpifje (prej 500 faqesh), qe cuditerisht na tregon se cfare vertete eshte dhe duhet te jete rendi demokratik ne Kosove.

Si eshte e mundeshme qe Thaci nuk ka turp te flet per demokracine kur demokracia dhe ai me kompani jane dy botera te kunderta. Kur Thaci flet per demokracine te jep pamjen e njejte, sikur kur "i pamorallshmi na flet pa ndare per moralin."

Thaci as ne kete artikull qe i kushtohet 6 vjetorit te clirimit te Kosoves, nuk shpreh dot gadishmerine qe te respektoj voten e popullit.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė