Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
A e dini se
Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit.
Temperaturat mesatare vjetore janė : nė korrik + 24o celcius dhe nė janar +7o celcius.
Nė vit bie 1200 mm shi.
Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
Sipėrfaqja e Qytetit tė Tiranės ėshtė 31 km² ndėrsa sipėrfaqja e gjithė rrethit ėshtė 1288 km² dhe pėrfshin katėr qendra: Tiranėn, Vorėn, Krrabėn dhe Kamzėn si dhe 150 fshatra.
Lartėsia mesatare e fushės sė Tiranės ėshtė 521 m, 2 majat mė tė larta janė Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.
Ekzistojnė tre hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė...
1-Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.
2-Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė malit tė Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit tė parė para lindjes sė Krishtit, e cila mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kėshtjella e Tirkanit.
3-Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetėr Tyros qė do tė thotė bulmet. Nė fushėn e Tiranės, bėhej tregėtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.
Monumenti historik mė i vjetėr i studiuar ėshtė njė mozaik i shekullit III (qė ndodhet nė rrugėn Naim Frashėri), i cili ka qenė bazamenti i njė kishe paleokristiane.
Pėr herė tė parė, emri i Tiranės nė formėn e sotme, pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument Venedikas.
Pėr herė tė parė, regjistrimi i tokave u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432.Tirana kishte 60 qendra tė banuara me rreth 1000 shtėpi dhe 7300 banorė.
Nė shekullin e XV njihen, siē pėrmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogėl.
Nė regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranės rezulton me 110 qendra tė banuara, 2900 shtėpi dhe 20.000 banorė.
Tirana u themelua mė 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furrė dhe njė hamam. Dy shekuj mė vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura nė zonėn mes qendrės aktuale dhe rrugės sė Elbasanit, nė tė dy anėt e Lanės.
Nė vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorė.
Nė vitin 1769 treva e Tiranės eksportonte nė tregjet e Venedikut 2600 fuēi vaji ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
Nė vitin 1820 Tirana kishte 12.000 banorė.
Nė vitin 1901 Tirana kishte 15.000 banorė.
Nė fillimin e shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrėnjė ullinj, 400 mulli vaji dhe pazari i saj numėronte 700 dyqane.
> Mė 1912, sipėrfaqja e qytetit tė Tiranės ishte 3 km²
> Mė 1938, sipėrfaqja arriti nė 8 km².
> Nė vitin 1938 Tirana kishte 38.000 banorė.
> Nė vitin 1945 kishte 60.000 banorė.
Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelės dhe u pėrfundua mė 1821 nga i biri, Haxhi Ethem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtėrit mė tė mirė tė Shqipėrisė.
Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Ethem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė Sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsinė 35 m. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korriktė vitit 1946.
Kisha Ortodokse e Shėn Prokopit, tek Kodrat e Liqenit Artificial, u ndėrtua nė vitin 1780.
Kisha Ortodokse nė rrugėn e Kavajės, ėshtė ndėrtuar nė vitin 1863
Kisha Katolike e Shėn Mėrisė u ndėrtua nė vitin 1856 me shpenzimet e Perandorit Austro-Hungarez Franc Jozef
Ura e Tabakėve (pėrballė Parlamentit ) dhe Ura e Terzive (aktualisht ura e rrugės sė Elbasanit) datojnė nė fillim tė shekullit XIX.
Tyrbja e Kapllan Pashės (pranė monumentit Ushtari i panjohur) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
Tirana ngriti flamurin e Pavarėsisė mė 26 nėntor 1912
Libraria e parė me libra shqip, ėshtė hapur nė Tiranė mė 1917 nga familja Bakiu.
Biblioteka u themelua nė vitin 1922 dhe kishte 5000 vėllime.
Shkolla e Parė Teknike, u hap mė 1921 nga Kryqi i Kuq Amerikan.
Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe u pėrzunė nga Turqia.
Plani i parė rregullues i qytetit u hartua nė vitin 1923 nga Estref Frashėri.
Rruga e Durrėsit ėshtė hapur mė 1922 dhe quhej «Nana Mbretneshė». Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtėpi, kopshte e varre.
Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Aty, mė 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinė.
Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt tė njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
Ndėrtimi i Kompleksit Spitalor, filloi nė vitin 1929 dhe nė atė kohė konsiderohej si njė nga mė mėdhenjtė nė Ballkan me 300 shtretėr.
Pallatet e quajtura italiane nė zonėn e Shallvareve, janė ndėrtuar nė vitet 36-37 dhe shėrbenin kryesisht si shtėpi banimi pėr nėpunėsit e lartė. Kjo lagje u quajt Tirana e Re.
Nė vitin 1937, Tirana kishte 44 km rrugė, 45.000 m² trotuare qė ndriēoheshin nga 802 llampa.
Godina aktuale e Kryeministrisė ėshtė ndėrtuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga Italianėt.
Godina ku ndodhet aktualisht kryesia e Parlamentit (ish godina e Komitetit Qendror gjatė komunizmit) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1956.
Bulevardi «Dėshmorėt e Kombit» ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi Skėnderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
Ura e madhe e Lanės nė Blv. Dėshmorėt e Kombit ėshtė ndėrtuar nė vitet 1934-1935.
Rruga Tiranė-Elbasan, 55 km e gjatė, u ndėrtua nė vitet 30.
Hekurudha Tiranė-Durrės, u ndėrtua nė vitin 1947.
Autostrada Tiranė-Durrės u inagurua nė vitin 2001 dhe tashmė Tirana ėshtė vetėm 30 minuta larg nga Durrėsi dhe deti.
Parku Rinia, u ndėrtua nė vitin 1950 me aksion brenda njė dite. Nė periudhėn 1992-2001, Parku u zu i tėri nga ndėrtime private pėr tu rikthyer nė gjendjen e mėparshme gjatė viteve 2001-2002.
Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-pazarin e vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga Hrushovi mė 1959.
Universiteti i Tiranės u hap nė vitin 1957. Aktualisht Tirana ka 3 Universitete.
Kinostudio e quajtur gjatė komunizmit Shqipėria e re, ėshtė hapur nė vitin 1952 dhe filmi i parė shqiptar me metrazh tė gjatė ka qenė Tana nė vitin 1957.
Televizioni Shqiptar ka filluar punė nė vitin 1960 me 1 orė program nė ditė. Mė 1971, Radio Televizioni Shqiptar ėshtė transferuar nė godinat aktuale.
Festivali tradicional i Kėngės, ka filluar nė vitin 1962 dhe fillimisht zhvillohej nė radio.
Monumenti i Skėnderbeut, i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit nė bashkėpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paēo. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė heroit kombėtar.
Monumenti Nėna Shqipėri, 12 m i lartė, u pėrurua nė varrezat «Dėshmorėt e Kombit» mė 1971.
Monumenti i Sulejman Pashės, (themeluesit tė Tiranės), ėshtė vepėr e skulptorit Maksim Shurdhi dhe ėshtė vendosur nė vitin 2000.
Akademia e Shkencave u themelua mė prill 1972. Godina ku gjendet aktualisht ka qenė pallati i vjetėr mbretėror.
Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė ballė tė tij titullohet «Shqipėria».
Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu Enver Hoxha u pėrurua mė 1988. «Piramida» u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
Nė vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorė.
Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt Metropolit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės mbi 700.000 banorė.
Nė vitin 2000 qėndra e Tiranės nga Universiteti e deri tek Sheshi Skėnderbej u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti
Po nė atė vit, e tėrė qendra e Tiranės, iu nėnshtrua njė proēesi restaurimi tė quajtur Kthim nė Identitet i cili pėrfshinte dy aspekte: lirimin e hapėsiravė tė zėna nga kioskat gjatė periudhės 1992 2000 dhe restaurimin e godinave me vlerė historike dhe arkitekturore.
Nė fund tė vitit 2001, mbaruan punime e Kishės Katolike tė Shėn Palit, mė e madhja nė Tiranė. Emri i saj kujton Apostullin Pal si ungjillizuesin e parė tė trojeve shqiptare. Nė letrėn drejtuar romakėve, Shėn Pali deklaron se: ... ka ēuar fjalėn e shenjtėderi nė Iliri.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|