I dyti shkrim (e kurrsesi pergjigje ndaj ty) ishte per te gjithe forumistet, e kur eshte fjala per etiketime u desht me te permend ty qe ne kete teme je nder me te zeshmet per etiketime/ofendime, fatkeqesisht. Shpresoj te mos perseriten sendet e njejta si nga ti, ashtu edhe nga te tjeret.
Tani shkojme me KRYESOREN, per jurisprudencen.
Mund te pyesesh ndonje teolog (shqiptar nese te pengon te pyesesh amerikan, arab ose ndonje tjeter), une u kam bere te njejten pyetje qe bere ti teologeve. Sqarimi, me poshte:
Ne Islam jane te pranuara 4 shkolla juridike, me qasje pak te ndryshme nga njera tjetra ne lidhje me normat dhe aktet juridike. Ne kushtetutat e te gjitha ketyre 4 shkollave juridike - eshte bukur e cekur se ESHTE E NDALUAR qe gjate namazit kaptinat e kuranit te lexohen ne gjuhe tjeter pos ne gjuhen ne te cilen ka zbritur Kurani, pra gjuha arabe. TI NUK E DI KETE, prandaj te thash qe te lexohs me shume libra, e pastaj te shkruash ketu per kete teme.
Sqarimi per kete NDALESE eshte perafersisht si vijon:
(1) Per faktin qe vet leximi i Kur'anit ne gjuhen Arabe ka specifikat e veta, duke filluar nga artikulimi i shkronjave (psh gjuha arabe ka TRI shkronja H, gjuha shqipe ka NJE)
(2) Ka shume fjale te gjuhes Arabe qe nuk mund te perkthehen tekstualisht duke filluar nga fjala e pare Elhamdulilah qe ne gjuhen shqipe mund te perkthehet ne dy apo tre forma. E gjithe kjo pamundeson per ti dhene kuptim te sakte fjales qe Zoti ka permendur ne Kur'an .
Per te mos shkaktuar polemika, zenka, porosite hyjnore (qe sipas dijetareve dalin nga vet kuptimi i Kuranit) ishin qe Namazi te jete postulati dhe ibadeti me unikat i cili prane vetes tubon njerezit e te gjitha gjuheve dhe kulturave duke lexuar textin origjinal Kuranor ne gj. arabe.
Si dhe shume fakte tjera flasin ne favor qe namazi te behet ne Gjuhen e Kuranit , e jo ne gjuhe tejra per ti tejkaluar te gjitha divergjencat e atyre qe falen.
Juaji,
Panopticon.
|