Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-06-05, 22:57   #3
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

.


Falemnderit Uliksi




BISEDĖ ME MIKUN TIM HUADHĖNĖS




Ishte njė njeri, i cili i pėrgjigjej ēdonjėrit qė kėrkonte hua nga ai, megjithėse kjo nuk e kėnaqte plotėsimin e tė gjitha shpenzimeve mujore nga paga e tij. Disa prej tyre kėrkonin hua pėr ndonjė nevojė tė papritur, disa pėr ēėshtje martese, meqė nuk iu mjaftonin tė hollat e tubuara…


Nė kėtė e ndihmoi tregtia, me tė cilėn e furnizoi All-llahu i Madhėruar por, para tregtisė, All-llahu (svt) e furnizoi me karakter e sjellje tė mira, dėshmi pėr tė cilėn ishte tė vepruarit mirė ndaj tė tjerėve, ndihma qė i bėnte ēdokujt qė zihej ngushtė si dhe huazimi qė ia bėnte ēdonjėrit qė ia kėrkonte atė.


Njė dite, gjat vizitės sime nė zyrėn e tij, nė fytyrėn e tij hetova shenja brengosjeje e shqetėsimi. Vėrejta shenja tė vrerit qė donte tė dalė nga buzėt e tij. Mes nesh u zhvilluar dialogu i mėposhtėm.


Unė:
Po tė shoh tė ngrysur nė fytyrė?!
Ai mė shikoi me njė shikim tė brengosur duke mos thėnė asgjė.

Unė:
Tė kam parė gjithmonė tė qetė…tė brengosesh e shqetėsohesh?!

Ai:
Athua kam gabuar? Mos ndoshta ėshtė dashur t’i refuzoja e tė mos i pėrgjigjem kėrkesave tė tyre?

Unė:
Ē’don tė thuash?

Ai:
Ata qė mė erdhėn e kėrkuan hua nga unė, me shpresė e rixha!

Unė:
Po ē’kane bėrė ata?

Ai:
Gjithnjė po ikin i fshihen duke mos dashur tė ma kthejnė borxhin!

Unė:
Tė gjithė?

Ai:
Shumica prej tyre.

Unė:
“Po nė qoftė se borxhliu ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėji njė pritje deri sa tė vijė nė njė ēlirim…” (el-Bekare: 280).

Ai:
Vall-llahi, i kam pritur shumė gjatė… ma kanė shtyrė afatin e kthimit tė huasė shumė herė… por pa dobi. Disa prej tyre, deri mė tani ma kanė shtyrė pėr gjashtė herė. Disa mė kanė thėnė qė nuk kanė mundėsi tė ma kthejnė atė qė kanė marrė nga unė!

Unė:
A nuk u ke marrė atyre “vėrtetim” tė nėnshkruar pėr huanė e marrė?

Mė shikoi i shqetėsuar.

Ai:
Jo. Nuk kam marrė kurrfarė vėrtetimi prej tyre.

Unė:
Po pėrse?

Ai:
Kam qenė i bindur dhe mendjemirė.

Unė:
Tė vėrtetuarit e borxhit me vėrtetim me shkrim nuk e mohon bindjen e mirė dhe mendimin e sinqertė… Kjo ėshtė rrespekt i urdhėrit tė All-llahut tė Madhėruar.

Ai: All-llahu (svt) e ka urdhėruar kėtė! Ku?

Unė:
Nė ajetin mė tė gjatė tė Kur’anit Famėlartė, ajetin e 282 tė Sures “El-Bekare”, madje pėr kėtė edhe ėshtė quajtur me emrin “ajeti i borxhit-huasė”.

Ai:
Po ē’thotė All-llahu i madhėruar nė tė?




vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė