Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-06-05, 10:45   #39
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
A din kush tė spjegojė se ēfarė kuptojmė me kulturė tė dalogut??
TE LEXOHET ME KUJDES DERI NE FUND - MBASE KERKOHET!

***Murgesha e nderuar! E ndjej detyre, t'i pergjegjem pyetjes dhe eshte e drejte e secilit t'i pergjegjet vetem kesaj pyetjeje, pa hyre ne polemika destruktive, kur vet titulli i thene natyrshem nga modestja, si nga zemra e plaste, qe thot populli - e kerkon vetem shpjegimin theorik, me aq sa ka njohuri, te gjithe ngapak, qe te vie nje perfundim, ta kuptojme vetveten!


Shume rralle, kam hyre ne keto dritaret e fese (mund te shihet sa kam diskutuar ne keto triat) por i kam lexuar diskutimet (nese mund gjindet koshience te quhen diskutime), per t'i studjuar mentalitetet tona, qe jane aq te ndryshme, por qe faji eshte perciellja: e mllefeve, huqeve, krenarive te panevojshme, kryeneqesive, snobizmave, paaftesive per ta njohur bashkebiseduesin, nenēmimeve, asgjesimeve pa menduar se ku te del, centralizmave e autokracive - qe nga temat e mahershme - qe ne asnje menyre, nuk guxohet te barten vazhde prore neper forumin tone.


Ēdo teme e re kerkon mendime te reja! Paragjykimet, si vese psikologjike, e psikosociologjike, apo edhe neurotike, si forme psikoze kur perciellen vazhdimisht, shendrrohen ne shenja kronike, qe vuan jovetem vetedija e personit qe i percielle, por krijon dis-harmoni edhe ne rrethin e nje kuvendi, ku mund te mbetet me pasoja te tyre!



[u]Kultura e dialogut. -

Dy njerez e kane kulturen e dialogut me plotkuptimin e fjales: ai qe njeh shkencat kryesore edhe ai qe eshte i lindur gjenii (e pa asnje shkollim)!
E kur jane te dy keto karakteristika, ne nje njeri: lum populli e bota qe e ka ate njeri! Kemi pase njerez analfabet, por nje kuvend i ka ndigjuar syhapur edhe ne permasa nderkombetare!

Kultura e dialogut, eshte teresia e pervojes, e njohurive, e shprehive, shprehjeve e shkathtesive te vetedijes se njeriut, qe ka pervoje te hidhur ne jete, e njohuri nga shkencat kryesore, shprehi vitale te pathyeshme, shprehje te matura e te guximshme, shkathtesi veprimi ne momentin e duhur, per ta lene gojehapur bashkebiseduesin - apo edhe gjithe kuvendin
apo edhe gjithe boten! Ky definicion imi momental, mund te jete i pakapshem per dikend dhe kjo teme mund te shpjegohet me dy fjale shkurt - por kerkon skjarim permanent, sa ma te thjeshte, qe ta kuptojme te gjithe!


Nga koncepti, kultura e dialogut, le ta nxierrim - dialogun e kulturuar, nga dy a ma shume njerez, kur ka efekt, e kur nuk ka sukses. Kultura e dialogut gjithmone mungon ma shume tek njerezit e nje gjuhe, si te njohur pernga gjuha, qe e keqmendojne njeritjetrin - kurse me ma shume rezultate, eshte tek njerezit qe jane ma te larget pernga gjuha e gjaku - duke mos e njohur njeritjetrin. Nuk eshte kulture dialogu, apo dialog i kulturuar, kur vetem perputhen mendimet e paleve ne te, apo as kur bijne ne nje pelqim te perbashket, as kur ndahen miq ne mes veti - por mvaret nga thellesia e problemit esences problematike, qe ka dialogu.

Per gjera te thjeshta, njerezit merren vesh krejt lehte, por per gjera te nderlikuara, te veshtira, e deri tek ajo problematika konfliktuoze - eshte veshtire te kete sukses nje dialog. Sikur eshte ketu rasti i feve, qe nese ka mbetur qe shqiptaret, t'i dejtojne tri fete ma te medha te njerezimit qe i kemi - veprimi boteror mijevjeēaresh, po u dashka te ndalet e te marri fryme lirisht! Ketu eshte mjeshtria e fjales ne dialog.


Dialog i kulturuar eshte kur cfaredo, e sado e thelle dhe e nderlikuar te jete problematika e esenca, thelbi i temes, subjektit, permbajtjes, per cfare flitet - ku mund te vije deri tek prekja, konflikti, ofendimi, fyerja, shamja, ndeshkimi fizik apo edhe deri tek therja e vrasja - pengohen te gjitha keto, evitohen me mjeshtri te fjales, shprehjes e shkathtesise se veprimit edhe pushon gjithcka, sikur te mos kishte ndodhur asgje! Ky eshte dialogu i kulturuar apo kultura e dialogut!

Po edhe nese ndodhe, deri tek ndonje ferkim, ofendim, ndeshkim fizik, apo edhe ndonje therrje thike, a plagosje, gjate diskutimit ne dialog, per mospajtime, vulgarizma, banalizma - njerezit e kulturuar, sidomos te nje gjuhe e gjaku (se me te huajte dialogu eshte i shkurte), nuk i perciellin ato paragjykime si huje, huqe a hakmarrje vllavrasese - heren tjeter. - Por, kur takohen heren tjeter, njerezit e kulturuar, harrojne cdogje te hidhur nga konflikti i djeshem dhe ia shtrijne doren publikisht njeritjetrit, me vetedije te paster, se mbi te gjitha qendron identiteti kombetar! Kur eshte ne pyetje identiteti shqiptar - bie poshte cdo gje konfliktuoze!
Kjo eshte kultura e dialogut! Sepse ka dialog e dialog.


Ka dialog te lehte, e dialog te komplikuar, aq sa as nuk parashihet ndonje marreveshtje. Sikurse dialogu Kosove-Servi, a do te kete sukses? Kurre! Por ekziston forca qe iu ngreh veshet dhe i truse n'tavoline edhe behet sukses zori, kulture zori ne dialog edhe nenshkruajne, secila ne vend te vet, ne shtet te vet! Ky ishte dialogu ne permasa nderkombetare!

Kurse ketu, me gjeste feminore, e me fjale te huazuara, ne pamundesi te argumentosh me fakte, te fyejsh, ofendosh tjetrin, kur tema eshte pikerisht - kultura e dialogut, vie ne perfundim se, eshte nje simptome kronike, sikur sindroma neurotike, e perciellur gjate gjithe kohes ne forum, duke perciellur huqe te mahershme te bisedave - me ndikime te jashtme, qe gjinden poketu ne mes nesh, e ndezin konflikte te panevojshme! Me vie keq, per disa anetare te forumit, kur shoh se kane njefare afiniteti, njohurie ne te shprehur edhe i njohin deridikund problemet tona - e me dy tri fjale te papjekura, qe prekin nervin e kombit, ndeshkohen me largim apo e bejne veten per perjashtim nga forumi. E kam fjalen per tonet, se per tjeret, ata verehen, sado thelle te gropojne ne futje krizash te mendimit destruktiv te tyre!


Odise
[/b]
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė