Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-06-05, 14:40   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pas titullit, Besa fiton edhe Kupėn

Stadiumi i Qytetit, Prishtinė
Shikues: rreth 8.000
Arbitrar: P.Hasani, S.Mehmeti dhe F.Brahushi
Karona tė verdhė: Papuqi, D.Gashi, Brando & Kasapi (Besa) dhe Ahmeti & Babaj (KEK-u)

Ende pa shijuar gėzimin e plotė pas titullit tė fituar, Besa nga Peja dje udhėtoi pėr nė Prishtinė pėr tė fituar edhe Kupėn e Kosovės. Besa arriti tė mund skuadrėn e KEK-ut me rezultat 2:3, duke ia sjellė kėshtu qytetit tė Pejės edhe kurorrėn e dytė.

E.Brando (11'), B.Krasniqi (60') dhe R.Gjeraj (76') shėnuan nga njė herė pėr tė t'ia sjellur klubit tė tyre edhe kurorrėn e dytė brenda vetėm katėr ditėve, pas titullit tė fituar ditėn e dielė kundėr Trepēės'89.

Besa u parait me ketė formacion: V.Byqyti, F.Papuqi, D.Gashi, B.Krasniqi, E.Brando, M.Duraku (J.Osmanaj), I.Nallbani (R.Gjeraj), F.Kasapi, F.Gashi, H.Zeka dhe K.Vokshi (F.Haliti)

Qysh nė minutėn e 11' Besa ka kaluar nė epėresi permes golit tė Erdogan Brandos. Pas krosimit tė Mensur Durakut nga njė korrner i shkurtuar, mė sė miri u gjend Brando dhe me kokė plasoi topin nė rrjetėn e KEK-ut (0:1).

Nuk kaluan as pesė minuta dhe nė minutėn e 16' KEK-u arriti tė barazoj rezultatin permes golit tė Islamit. Babaj ekzekutoj gjuajtjen e lirė dhe mė sė miri u gjend Bajrami i cili goditi me kokė, por portieri Bytyqi dėboi topin, mirėpo vetem deri tek Islami i cili nga afėrsia shėnoj gol (1:1).



Nė minutėn e 26' Krenar Vokshi pat rast tė mirė pėr ta kaluar ekipin e Besės prap nė epėresi, kur pas deportimit tė Mensur Durakut nga e djathta pranoi topin, mirėpo gjuajti jashtė portės tė Blakēorit. Me rezultat 1:1 tė dy skuadrat shkuan tė pushim.

Nė pjesėlojėn e dytė, Besa filloj furishėm, mirėpo goli i epėrsis u shėnua tek nė minutėn e 60'. Pas harkimit tė Fitim Kasapit mė sė miri u gjend Benis Krasniqi dhe me kokė goditi topin pėr ta tundur rrjetėn e KEK-ut pėr herėn tė dytė dhe kėshtu kaloj skuadrėn e Besės nė epėresi (1:2).

Besa e pėrkrahur nga adhuruesit e tyre vazhdoj tė sulmoj portėn e KEK-ut dhė nė minutėn e 76', i sapo-inkuadruari nė lojė, rezervisti Robert Gjeraj nga goditja e lirė arriti nuk harrkoj po vendosi te gjuaj direkt nė gol dhe mposhti Blakēorin pėr herėn e tretė dhe tė fundit nė ketė ndeshje (1:3)

Haxhi Zeka ka mundur ta rrit epėsin e Besės, vetem dy minuta mė von (78') kur pas kombinimit me F.Halitin arrit tė i ikė kurthės sė off-sajdit dhe u gjend i vetmuar pėrpara portierit Blakēori, mirėpo gjuajti jashtė portės.

KEK-u nuk u pajtua me ketė rezultat dhe nė minutėn e 81' pas ekzekutimit tė gjuajtjes sė lirė, arritėn ta ngushtojn epėresin pėrmes golit tė Simnicės pas harkimit tė Ahmetit nga ana e djathtė.

Minutat nė vazhdim kaluan me dominim e plotė tė Besės, ku me menquri arritėn ta ruajn rezultatin duke mos i lejuar KEK-ut ta rrezikojn ketė rezultat.



Pas pėrfundimit tė ndeshjes, medalet e dy ekipėve si dhe Kupėn e Kosovės, kapitenit tė Besės ia dorėzoi kryetari i FFK-ės, Sabri Hasani qė nga ai moment filloj kremta e madhe pėr lojtarėt, trajnerėt, kryesinė dhe tifozėt e shumėt pejan qė ndodheshin nė stadionin e Prishtinės.

Kjo kremte kulminacionin e vetė e pati nė Pejė, ku nė qendrėn e qytetit kishin dalė mbi 5 mijė vetė pėr ti pritur futbollistėt e Besės. Estrada e muzikantėve tė Pejės me kėtė rast kishin pėrgatitur njė program tė begat muzikor, ndėrsa ndėrrmarjet Fabrika e Birrės, FRUT-I, dhe Bibita kishin vendosur shtandet pėr tė freskuar qytetarėt e shumėt me pije. Kėnga, vallja dhe atmosfera festive ka zgjatur deri nė orėt e vonshme tė natės.

Besa ndeshjen e fundit tė kėtij kampionati e zhvillon tė dielėn nė Gjakovė ku takohet me Lirin e Prizerenit.




Thanė pas ndeshjes. . .

Valdet Shoshi, kryetrajner i Besės: "Mund tė them se loja ishte shumė e mirė dhe skuadra jonė me meritė shėnoi fitore. Pjesa e dytė ishte ajo qė pėrcaktoi fituesin, pasi futbollistėt e mi dominuan nė terėsi dhe i kryen detyrat e parashtruara. Pėr ketė sukses, perveq futbollistėve, merita tė mdha ka edhe ish-shefi im, Erdogan Celina, tė cilin pa masė e ndeoj dhe rrespektoj."

Haxhi Zeka, kapiteni i Besės: "Kam pritur rivalitet tė madh, pasi KEK-u ėshtė skuadėr cilėsore. Nė pjesėlojėn e parė nuk ishim nė nivelin e pritur, mirėpo pasi morrėm detyrat nga trajneri nė vazhdim ishim shumė mė tė mirė."

Eroll Salihu, kryetrajner i KEK-ut: "Fatkeqsisht ndeshjen e vendosen tri ndėrprerje, tė cilat i shfrytėzuan futbollistėt e Besės dhe mendoj qe skuadra qė pėson tri gola nga ndėrprejet nuk e meriton trofeun. Pėrkunder kėsaj unė i pėrgezoj futbollistėt e skuadrės sime, tė cilėt edhe pėrkundėr veshtirėsive qe kan pasura, kan treguar karakter tė fortė."

Adnan Islami, shenues i golit tė parė pėr KEK-un: "Ēfarė mund tė themi kur pėsojm gola tė tilla. Mbrojtja jonė nuk ishte ne nivel tė detyrės. Futbollistet e Besės i shfrytezuan maksimalisht gabimet tona dhe shenuan fitore."

www.KFBesa.com
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė