Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-06-05, 22:21   #55
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ARVANITI
C'mund te na thuash per kete veprim te te Madhit A. Zogu?

-Fali Shen Naumin, perlen shqiptare, qe edhe sot ka "fqinji" yne Lindor.


Ji sa me drejtperdrejt, nese ke deshire.
I nderuari "ARVANITI" ja urdhero lexo te verteten!??
Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon dokumentet origjinale tė Mbretit
Zogu dhe Mehdi Bej Frashėrit duke ndriēuar ēėshtjen e Shėn-Naumit, nga mė tė
pėrfolurat nė Historinė e Shqipėrisė
Mehdi Beu: "Pse ia dhashė Shėn-Naumin Serbisė" Dėshmia e Mehdi Bej
Frashėrit, diplomatit qė pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve pėr
problemin e Shėn-Naumit dhe Vermoshit: "Po tė peshohet Shėn-Naumi me tokat qė
ne i morėm Jugosllavisė, avantaxhet janė shumė mė tė mėdha dhe ky solucjon
ishte ma i favorshėm pėr Shqipninė. Me gjithė kėtė t'arratisunit politik
shqiptarė botonin tė kundėrtėn, duke thanė se Mbreti Zog Shėn-Naumin dhe
Vermoshin ja la Serbisė, kjo ėshtė njė rrenė kolosale"

vėrteta e Shėn Naumit
Kufitė e Shqipnisė me shtetet fqinje ishin caktue nė Konferencėn e Londrės nė
1913 si mbas hartės tė Shtat-Madhorisė Austriake. Kjo hartė nuk ishte njė
hartė topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencės sė
Londrės pėrsa i pėrkiste Shėn-Naumit, thoshte: "Fillon nė breg tė liqenit
Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdė dhe katundit shqyptaro-myslyman qė
quhet Lin, dhe vazhdon gjer nė Shėn-Naum, pikėrisht nė gjuhėn frėngjisht:
"jusu'a Shėn-Naum", nuk thotė "y compris Shėn Naaum". Komisjoni i Kufinit kur
vajti nė Korēė, korēarėt bėnė njė bujė tė madhe pranė komisjonit qė t'i
caktohej Shqipėrisė Shėn-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e
Londrės caktoi kufinin midis Shqipėrisė dhe Serbisė, ju drejtue "ball Platz"
it, dhe me njė notė e pyeste qeverinė austriake se pėr shprehjen "jusqu' a
Shėn-Naum" ē'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjė se me kėtė shprehje nuk donte
tė thoshte qė Shėn-Naumi i pėrkiste Shqipėrisė, do me thanė i pėrkiste
Serbisė. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinė austriake, pse kjo qeveri
prekupohej mė shumė se tė tjerat pėr kufitė e Shqipėrisė. Kur plasi lufta e
pėrgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin nė krye dhe
qeverinė, me ndihmėn e Esat Pashės, qė atėhere ndodhej nė Durrės, duelėn nė
Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj nė Korfuz. Nė
kėtė rrėmujė qeveria serbe e humbi dokumentin austriak qė caktonte me fjalė
tė tjera Shėn-Naumin Serbisė.
Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon
vendosi qė Shėn-Naumi t'i mbetej Shqipėrisė. Shėn-Naumi ishte njė i Shenjtė
sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej
si shoku i Cirrillit, Metodit, qė kishin kriju abetaren e bullgarėve, Nė kėtė
kategori ishte dhe Shėn-Klime, nė emėn tė cilit ka njė kishė bullgare. Nė
konsideratė tė kėtyre mbėshtetjeve kulturale dhe fetare, qė Shėn-Naumi ishte
njė Shenjtė sllav, kur i evakuoj viset e tjera tė Shqipėrisė si i kishte
libri, ju drejtua Gjykatores Internationale tė Hagės. Kjo Gjykatore vendosi:
"Qė me qenė se Komisjoni i Kufive ishte kopetent pėr demarkacjonin,
Shėn-Naumi duhej t'i jepet Shqipėrisė. Mirpo Serbia si popull fanatik
orthodoks sllav, as me njė mėnyrė nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive,
Shqipėrisė i kėshilloj qė Shėn-Naumin, Shqipėria ta shkėmbente me njė vend
tjetėr, pse serbėt me kėtė pretekst do tė krijonin vėshtirsina tė mėdha. Nė
bazė tė kėtyre konsideratave Qeveria
Shqiptare mė ngarkoi mua Mehdi Frashėrin me caktue mėnyrėn e shkėmbimit. Unė
nuk pashė posibilitete qė Shėn-Naumi tė shkėmbehej me vende shqiptare, pse
nga katundi Lin i Shqipėrisė vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me tė tilla
katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetėm nuk forcohej, por
pėrkundrazi dobsohej. Atėhere unė Mehdi Frashėri vendosa qė Shėn-Naumi t'i
mbesė, me njė periferi shumė tė ngushtė Serbisė, por kufini nė vend qė tė
vazhdonte qė nga kodra e Zagoriēanit gjer te Qafa e Plloēit, ku ndodheshin dy
versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit tė hidhej ke
Mali i
Thatė, e tė pėrfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pėshkupat. Ky katund po
t'i mbetej Serbisė, me kohė do tė sllavizohe, m'anė tjetėr gjithė Lugina e
Cerovės, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipėrisė,
pėrveē kėtyre i mbeteshin, dhe njė pjesė e madhe e kullotave verore
Shqipėrisė. Po tė peshohet Shėn-Naumi me kėto avantaxhe qė thamė mė sipėr, ky
solucjon ishte mė i favorshėm pėr Shqipninė. T'arratisunit politik nga
injoranca e ēėshtjes o qėllimisht, Shėn-Naumin e pėrshkruajshin si njė pikė
strategjike me rėndėsi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shėn-Naumi,
gjithmonė kishte vazhduar Qafėn e Thanės. Tash tė vimė tek ēėshtja e
Vermoshit Konferenca e Londrės duke e pėrshkrue kufirin nordik shqiptar,
thoshte : "Territori de Klemendi", mirė-po me kėtė shprehje shumė i pa-caktue
nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi pėrbahet nga 6 Bajrakėt, tė cilėt
kufizohen me vallatėn e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtė, si kullotė. Nė
kohėn e Turqisė malazezėt sulmojshin Vermoshin dhe malsorėt shqiptarė e
kundėrshtojshin me armė. Qeveria otomane nė njė faqe tė Luginės sė Vermoshit,
pėr tė ndalue grindjet qė thamė, kishte ba njė karakoll tue vendos
ushtri. Ujnat e Vermoshit vejnė nė Danub e jo n' Adriatik. Unė Mehdi Frashėri
kur shkova nė Vermosh, njė mbrėmje mblodha bajraktarėt shqiptarė tė asaj xone
dhe i pyeta se si mbas mendimit tė tyne, qysh mund tė provohej se Vermoshi
asht shqiptar. Midis kėtyre malsorėve ishte njė far Uc Turku, i cili nga
pėrpjekjet qė kishte ba me kohė me malazezėt ishte plagosė dhe kishte mbetė
sakat, gjith-ashtu, nė kėto grindje tė ma parėshme, tė vramit shqiptarė
kishin varre katolike nė vend. Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palėt,
malsorėt t'onė me Uc Turkun dhanė arsyetimet qė i kisha porositė unė, (Mehdi
Frashėri) kurse, serbėt, ndėr tė cilėt njė ishte avokat, njani oficer, dhe
tjetri
gazetar, dhanė argumentet qesharake, pa logjikė. Komisjoni vendosi nė bazė tė
anketit, qė Vermoshi t'i mbetej Shqipėrisė. Mbi kėtė vendim, malsorėt okupuan
Luginėn e Vermoshit dhe filluan tė ngrehin shpija. Mbas disa kohėsh atje u
ngrehėn 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetėsija qė mbretėnonte nė
Shqipninė e Lirė.
Me gjithė kėtė t'arratisunit politikė shqiptarė botonin tė
kundėrtėn duke thėnė se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisė, njė rrenė
kolosale".
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė