Historia eshte histori, dhe jo brockulla mbretersih "te medhenj" TRADHETARE
Historiani Paskal Milo deklaroi dje se Ahmet Zogu i dhuroi Serbisė njėrėn prej perlave natyrore tė Shqipėrisė, Shėn Naumin, pasi serbėt e mbėshtetėn atė pėr t'u rikthyer nė pushtet.
Nė fundin e vitit 1925 Ahmet Zogu i fali mbretėrisė sė Serbisė Shėn Naumin, njėrėn prej perlave natyrore tė Shqipėrisė. Ky dhurim atėherė u bė nėpėrmjet njė marrėveshje qė u ratifikua edhe nė parlamentet e dy vendeve, ku Shqipėria i dhuronte Serbisė Shėn Naumin, ndėrsa serbėt na jepnin ne disa kullota nė Vermosh, nė veri tė vendit. Ky shkėmbim ndodhi atėherė kur Ahmet Zogu ishte President i Shqipėrisė. Tre vjet mė vonė, ai u vetėshpall mbret i shqiptarėve.
Njėri prej historianėve mė tė shquar, Paskal Milo, tregoi pėr Gazetėn se e vėrteta pėr dhurimin e Shėn Naumit nuk ėshtė ajo qė ėshtė pretenduar gjithmonė nga Zogu dhe oborri mbretėror. Zakonisht nuk ėshtė praktikė dhurimi i tokave tė njė shteti dhe ky ishte njė veprim i gabuar dhe i dėnueshėm. Aq mė tepėr qė Konferenca e Londrės e njohu Shėn Naumin si tokė shqiptare. Por, nė fakt, Ahmet Zogu e paraqiti kėtė akt nė vitin 1925 si njė marrėveshje mes dy vendeve. E vėrteta ėshtė qė Zogu i ktheu Serbisė nderin qė ata i bėnė duke e sjellė nė pushtet, deklaroi Milo. Sipas tij, dhurimi i Shėn Naumit u bė nėpėrmjet njė marrėveshjeje, tė cilėn Zogu e paraqiti pėr miratim edhe nė Parlamentin Shqiptar. Udhėheqėsi i serbėve, Pashiq, e mbėshteti Zogun tė vijė nė pushtet me forca tė armatosura, mjete financiare dhe armė. Mbreti i serbėve e mbėshteti edhe politikisht rrėzimin e kryeministrit tė atėhershėm, Theofan Noli, dhe ngritjen nė pushtet tė Ahmet Zogut. Aktualisht, Shėn Naumi ėshtė pjesė territoriale e Maqedonisė dhe ndodhet vetėm pak kilometra larg Ohrit dhe Strugės.
Familja "shqiptare" (gjysem hunagreze" e Zogut nuk ka per t'u rikthyer KURRE ne "fron". KURRE. S'ka asnje shprese.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
|