Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
|
ShQIPERIA SOCIALISTE DHE KOSOVA DEMOKRATIKE
Nuk e dij sa eshte verejte, se te gjitha zgjedhjet e deritashme ne Ballkan, keto pas renies se komunizmit, qendrojne ne nje barazpeshe, te politikes, Lindje-Perendim, ku te gjitha shtetet, ishin e jane me influence te disa fuqive, ne konkurence politike e strategjike dhe sikur bene njefare zgjidhje te pavaresive te tyre - vetem ēeshtja shqiptare, ishte dhe mbeti derisot - terri ballkanik dhe lavjersi politik shqiptar, ne peshojen politike te blloqeve - mbeti, e si duket po mbetet ende ne numrin e zbraste zero, duke i barazuar vetem interesat e tjereve. Per te gjithe pati nje kthese kah ardhmeria e tyre ma e mire, vetem shqiptaret, po vuajne me pasojat ma te renda, si nga lufterat e zjarrit te fundshekullit XX-te, si nga lufterat politike, te fillshekullit XXI, duke mos e gezuar te drejten, as te pavaresimit nga shtetet, te cilave iu aneksuan dhuneshem - as te te drejtes se ribashkimit ne nje shtet kombetar te perbashket!
Pika kritike jovetem ballkanike, eshte kombi shqiptar i copetuar edhe ne ato copa harrna gjeografike, te prera pa te drejte, ku po luhet nje loje politike, para edhe gjate zgjedhjeve ne secilen nga ato, duke krijuar nje huti para syve, ne secilen popullesi, qe i ofrohet zgjedhjeve, me nje kalkulim politik, ku veprohet qe te jene sa ma te ndryshme partite ne fuqi, qe pretendojne te behet parti pushtetare! Verehet kjarte, se sahere ne Shqiperi donte te fitonte nje parti politike, qellimi kalkulator i fuqive, bente qe ne Kosove, te fitoj nje parti tjeter, me qellim qe te mbesin te ndara dhe te mos mund te unjisohen as ne veprimet ndershteterore. Thene ma thjeshte: kur ne Kosove, fiton partia Lidhja Demokratike, ne Shqiperi kalkulohet te fitoj e kunderta e saj - Partia Socialiste, po edhe ne irjm (fyrom), behet presion mbi partite demokratike, qe mos te bijne ne unjisim as ndershteterore.
Vetem qe s'kishin kah te mbajne interesat europiane, se nuk do ta shpetonin as Shqiperine e '97-tes. Shqiperia, pas renies se komunizmit, duhej ta ndryshonte sistemin politik monist dhe duhej te gjendej nje parti paksa e ndryshme nga ajo moniste, si sistem pluralist. Hypi ne fuqi Partia Demokratike, me liderin e saj Berishen dhe nga presioni totalitar i maparshem para tij, rrodhi nje shfrenim totalitar, si keqperdorim i demokracise, me zjarrin greko-serb, te futur ne mes - ku solli shkaterrimin total te shtetit shqiptar '97. Per te cilin shkatrrim, reagoi operacioni europian Alba, jo sa aq per ta mbrojtur shtetin shqiptar - sa per ta prite zjarrin e pashmangeshem ballkanik, qe ishte nder ma seriozet ne Europe - ngritja e shqiptareve ne nje lufte te mundshme unike ēlirimtare, si komb i perbashket.
Kalkulimi politik sllav ishte, qe me 1997, te ndahet Shqiperia, gjoja si e vetshkaterruar, qe ne esence ishte realitet futja e zjarrit, nga te dy anet, nga :Greqia e Serbia dhe Shkumbini te jete kufiri i tyre pa shtet shqiptar, vetem si kufi serbo-grek. Kurse me 1998, ishte kalkulimi te ndryshohet totalisht identiteti shqiptar ne Kosove, me 1999, ne Maqedoni e Mal te Zi dhe shekulli XXI, te filloj pa asnje shtet shqiptar ne Ballkan! Ky ishte plani ogurzi kunder kombit shqiptar!
Me 1992 - 97, Shqiperia si shtet demokratik, i anashkaloi qellimet politike, ku pritej, qe Tirana te ndizej zjarr, pas Bukureshtit, u krijua njefare demokracie e brishte, e cila nuk perbente ndonje rrezik ballkanik, ngase trevat jasht shtetit shqiptar, ende nuk kishin filluar ndonje lufte zjarri, per ēlirim nga kthetrat okupuese, pas tri lufterave ne ish-jugosllavi.
Menjehere, pas Luftes ne Kosove, 1998-99, posa hypi ne pushtet Lidhja demokratike, ishte kalkulim politik, qe ne Shqiperi te binte partia demokratike dhe te hypte ne fuqi, partia socialiste. Edhe sot, kur me 3 korrik, 2005, ne zgjedhjet ne Shqiperi, qe ndajne vetem 4-5 dite, ne menyre indirekte, po kerkohet te zbatohet kalkulimi politik i perparshem, bile edhe me pretekstin se keto zgjedhje jane nder ma te rendesishmet nga renia e komunizmit ne Shqiperi - qe ne asnje menyre, te mos fitoj partia demokratike - mbase ne Kosove eshte poashtu Lidhja demokratike, qe mos te kene ndonje bashkepunim te frytshem Kosove - Shqiperi. Por, po behet zhurme politike (edhe gjoja influence organizatash joqeveritare, duke e quajtur personalisht Xheksoni, Berishen si i semure psikik dhe si i rrezikshem per te ardhe ne pushtet). Krejt, kjo zhurme per tu kthyer ne nje vrojtim zyrtar nderkombetar, pason vizita e drejtuesit te cia-s, ne Tirane, tek kryeministri Nano, ku as nuk jepen hollesi te ketij takimi zyrtar! Shtrohet pyetja: a ka lidhje kjo vizite zyrtare ne Tirane, me zgjedhjet e 3 korrikut 2005? Vetvetiu kuptohet se, po! Mendoj se perseri eshte qellimi politik nderkombetar, qe perseri te mbetet ne pushtet partia socialiste, jo sikur po manevrohet gjoja se jane interesa biznesesh, nga koha e Nanos ne pushtet, qe te vijojne me ate tempo te ndersjellte - sa eshte qellimi kalkulator politik, qe mos te mbeten te aferta politikisht dy pushtetet, si pushtete demokratike - si ne Kosove, si ne Shqiperi! Sepse ndjehet droja, e ndonje marreveshtje per nje union Kosove-Shqiperi, ashtu sikunder eshte unioni Serbi-Mal i Zi dhe zgjidhet deridikund (se jo krejte) Nyja Ballkanike! Apo, ndoshta iu duket si ngutje politike ai synim i mundshem dhe presin ndonje zgjidhje tjeter ma te ngadalshme sistematike, kur eshte ne vlim e siper gangrena ballkanike irjm (fyrom), qe si zgjidhje graduale, ka per qellim edhe shuarjen graduale te termit Maqedonia, ne nje term tjeter
Vllahia, ku do t'i shuante epshet greke, qe te mos kene dro eventuale, qe emri Maqedonia shtrihet deri ne qender te tyre.
Se sa eshte ne vetedije te plote populli i shtetit shqiptar, se kend do ta zgjedhe ne keto zgjedhje shume te rendesishme te 3 korrikut, 2005, mbetet te shihet realiteti politik, por droj se perseri populli do te mashtrohet edhe perseri do te mbetet ne pushtet partia socialiste. Kete e them, ngase finansimet indirekte bejne qe tu thehet mendja votuesve dhe poqese fiton perseri partia socialiste, eshte e dobishme vetem per kalkulimin e politikes nderkombetare, parase te jete e dobishme pikerisht per ate popull qe zgjedhe edhe per Kosoven e trevat shqiptare ende nen okupim sllavo-grek! Berishes ia kane drone, se ai kesaj radhe, poqese hyp ne pushtet, do t'i realizoj te gjitha qellimet e veta edhe do ta perdori pervojen e hidhur te renies se tij nga pushteti me grushtshtet edhe te dekades se shkuar, qe tashme ka mesuar mjafte nga gabimet e tij politike!
Poqese, SHBA luajne rol vendimtar ne te mire te shqiptareve ballkanik, zgjedhjet ne Shqiperi do te ndryshojne statusin politik te deritashem, por sa kane besim ne Berishen, eshte signal shume i vogel, sepse ai ishte ne pushtet edhe iu muar pushteti parasyve, poashtu edhe qendron pershtypja se Berisha nuk do te rrij ure, sa duhet sikurse Nano edhe bile, ky i fundit me lidhje dyfishe greke edhe ēuditerisht turke, cfare paraqet hije, qe i shkon pershtati obskurantizmit politik ballkanik!
Shanset per Berishen jane minimale, vetem nese votuesit e shtetit shqiptar, kane mesuar mjafte nga pesimet e maparshme! Po kjo eshte edhe shume e ēuditshme, ngase edhe populli eshte ne nje hall te madh - kujt t'i besohet - sikur Shqiperia mos te kete asnje politikan tjeter ne fuqi, qe nga renia e komunizmit, per afer nje dekade e gjysem, vetem me nje Berishe, e nje Nano!
Sa kohe po luhen lojera politike vetem me keto dy figura!
Parashoh, vizioni im, se Shqiperia perseri do te mbetet socialiste, e ndryshme nga Kosova, qellimisht edhe per kater vite edhe Kosova po per keto vite, veshtire se merr pavaresine edhe ate pa sovranitet te plote - ashtu tekstualisht, sipas direktives ruso-serbe!
Deshte e s'deshte, loja politike ende po luhet nga fuqite, ne dobi sllavo-greke edhe duke i pare dhe shfrytezuar konfliktet politike ndershqiptare, si dhe duke e veshtruar vet popullin shqiptar, se ma deshire po ka momentalisht, per nje liri fetare, se sa per nje liri kombetare, ēfare iu shkon pershtati interesave europiane e ma gjere!
Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
|