Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-05, 09:18   #13
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Berisha e ka konsideruar dje qytetin e Flamurit si kryeqytetin e ndryshimit


50 mijė vlonjatė, nė shesh me Berishėn


50 mijė vlonjatė pushtuan dje Sheshin e "Flamurit" pėr tė dėshmuar vullnetin e tyre dhe vendimin se do tė votojnė kandidatėt e Partisė Demokratike. Vlora ka qenė e gjitha nė shesh, si asnjėherė tjetėr gjatė gjithė kėtyre 15 viteve tė demokracisė. Pjesėmarrja e djeshme e vlonjatėve nė mitingun e jashtėzakonshėm tė PD ka konfirmuar vendosmėrinė e Vlorės pėr t'iu bashkuar mė 3 korrik ndryshimit tė madh. Qytetit tė "Flamurit" i ėshtė rikthyer dje dinjiteti i munguar gjatė kėtyre viteve tė qeverisjes sė socialistėve. Pėr tetė vjet, vlonjatėt u mashtruan nga kryetari i PS dhe qeverisja e tij, dhe dje ata i kanė thėnė stop kėtij manipulimi me Vlorėn. Vlora ishte dje e gjitha blu. Vlora votoi dje pėr kandidatėt e PD. Ajo iu bashkua dje festės sė madhe tė shqiptarėve nga Jugu nė Veri. Ajo qė vlonjatėt kanė firmosur dje, ka qenė humbja mė 3 korrik e socialistėve nė atė qytet qė deri dje e konsideronin si bastion tė tyre. Vlora dėshmoi se ėshtė bastion i ndryshimit tė madh.

Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ishte i shoqėruar nga nėnkryetarja Jozefina Topalli, aleatėt Lesi, Roshi, Alimadhi, Pollo si edhe nga deputetėt e Vlorės, Leskaj, Meminaj, Rexhepi, Kollozi dhe Panozaqi. Berisha pėrshėndeti tė pranishmit dhe tha se "sot, Vlora ėshtė kryeqyteti i fitores dhe i prin fitores sė kombit. Unė ju sjell kėtu pėrshėndetjen nga Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Pėrmeti, Korēa, Elbasani, Tirana dhe e gjitha Shqipėria. Fitorja e madhe ėshtė agim i bardhė pėr ēdo shqiptar. 3 korriku ėshtė fitorja e tė gjithė shqiptarėve qė po bashkohen me besimin tek vetja, njėri-tjetri, tek e ardhmja, flamuri, Shqipėria. 3 korriku ėshtė dita e bashkimit tė shqiptarėve nė njė pėrpjekje pėr dinjitet, integrim, mirėqenie, punė, arsim. Mė 3 korrik, Vlora hap kapitullin e ri nė historinė e saj. Mė 3 korrik, vlonjatėt e historisė do tė firmosin pėr fitoren e ndryshimit tė madh". Nėnkryetarja e PD, Jozefina Topalli, tha se "kanė ngelur vetėm 3 ditė dhe Nano nuk do tė jetė mė kryeministėr. Vlora e ndryshimit ėshtė shpresa jonė, ėshtė njė mesazh i jashtėzakonshėm qė i bashkohet Sarandės dhe Shkodrės, gjithė Shqipėrisė". Mė pas takimin e pėrshėndeti Nikollė Lesi, i cili iu drejtua vlonjatėve me fjalėt: "Familja Nano ka bėrė gati plaēkat dhe po pėrgatitet tė largohet nga vendi me helikopter nė mesnatėn e 3 korrikut. Unė i kėrkoj kėtu nga Sheshi i "Flamurit" kryeministrit tė 4 korrikut, qė tė mos lejojė qė helikopteri i familjes mafioze Nano tė ngrihet nga Rinasi. Unė i dua ata kėtu dhe do tė pėrballem pėrditė me ta nė parlament". Nė vijim, tė pranishmit i pėrshėndetėn kryetarėt e partive aleate, Genc Pollo, Adriatik Alimadhi dhe Artur Roshi. Mė pas pėrshėndetėn deputetėt e ardhshėm tė Vlorės. Bujar Leskaj tha se "Vlora nuk ėshtė bastion i askujt. Ajo ėshtė vetėm bastion i ndryshimit". Ardian Kollozi tha se "nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Vlora ka reaguar gjithmonė nė momente historike dhe sot, nė njė moment historik, ajo ka vendosur t'i bashkohet ndryshimit tė madh". Ndėrsa Panozaqi, Xhevair Rexhepi dhe Moisi Meminaj deklaruan pėrpara qytetarėve tė Vlorės garancitė qė qytetarėt e zonave tė tyre japin pėr deputetėt e Partisė Demokratike.


Rilindja demokratike
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė