I nderuar, Kloni - me lejoni separi te ju shprehu ngushllime per ate kohe te humbur ne burg dhe poqese jeni pa Pasoja Elementare, me siguri do ta arrini diplomen edhe martesen dhe ju deshiroj qe ta zeni hapin e jetes - te kurorezuar me lumturi! Kete mendim e shprehu duke menduar ne nje ish-te burgosur, per ēeshtje te atdheut (anipse e that se nuk jeni pishman), sepse ka raste kur jo secili i burgosur, te kurorezohet me nje fakultet botekuptimi nga prangat edhe te lirohet e te na duket atdhetar!
Kjo teme eshte e shtruar krejt natyrshem dhe secili perballet vetem me REALITETIN, TE VERTETEN dhe bie ndesh, me pervojat e tij/saj te hidhura edhe te frytshme! Nese ka njerez qe hane me dy luge, apo ngrehin me dy biga, aferim iu qofte, nese kane arritur te behen te kurorzuar me diploma e martesa prestigjioze kombetare, por ato jane raste shume te vogla (keto ishin fjalet e disa diskutuesve ketu). Tendenca e imponime, ka direkte e indirekte! E Verteta eshte Hosteni me Dy Maje!
Ketu po bijne ndesh me te verteten, e verteta eshte tendencioze, imponuese edhe ma kokeforte se sa duken disa mendime tona! E verteta eshte e pathyeshme, tendencioze, sepse ekziston vetem nje e jo dy! Nese dikujt i duken si imponim, atehere E verteta imponon, duke te rene kokes, cfare bere, pse humbe kohen e studimit serioz, pse u burgose, pse u lirove, pse dashurove, pse u martove etj. Ketu kemi nje problematike shume ma te thelle, se sa te bindemi me dy fjalgoje: a shkojne dashuria e studimet ne te njejten kohe! Sepse ketu na flasim vetem per dashurine (erotiken), si humbje kohe e profesioni edhe humbje jete (duke mos aluduar ne ato perzierjet e gjakut, qe s'kane kufinj per zi)!
Secili mund ta dij ne gjeneraten e vet, se sa u kurorezuan me diploma e martesa te lumtura! Nese dikush e merr qorrazi, si kundershtim dashurie,
atehere do te pyesnim: kush do t'i kontribuonte popullit e atdheut ma shume - a ai qe ishte me dashnor/e ne provim fakulteti (realisht apo ne kujtese) - apo ai/ajo qe te vetmen dashuri gjate studimeve, kishte librin-shkencen? Ketu eshte fjala, qe bie ndesh me te verteten!
Ketu u thane mendime te ndryshme, qe do te ishte absurditet, sikur te gjitha te jene te njejta! Askush nuk po akuzon as imponon askend, por secili akuzon vetveten (tregon per vetveten fakte te gjalla) dhe ia imponon vetvetes qellimin e tij dhe nuk eshte e drejte, qe pa logjike te paster, te hudhet dikush hop e ne diskutim, pikerisht me tendence e bile
edhe ta akuzoj ate qe vetem shpreh nje te vertete! Nuk eshte edukative as morale sikur thot populli - ne dasem te huaj kcejne pa tirq - sepse kjo eshte dasma jone edhe njekohesisht, ngushllimet tona!
Na nuk po drejtojme ketu as Drinin, as Amazonin, se ata kane krijuar shtratet e tyre, por, si udherrefime, qe cdo pervoje e hidhur e dikujt, eshte mesim per tjeret! Sa bukur do te pergjegjej njeriu, qe eshte i drejte!
Nderime!
Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
|