Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-07-05, 09:50   #48
Kloni
 
Anėtarėsuar: 28-10-04
Vendndodhja: Internet...
Postime: 300
Kloni e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kloni
Gabim

Do te me falnit edhe kesaj radhe, forumist te nderuar, sepse mendimin tim per temen e kam shprehur, por jo edhe per keqinterpretimin!
Ndjehem i kenaqur qe te pakten nje forumist gjene shlirim nga mendimi im! Stuhia qe dikush kerkon me cdo kushte ta krijoj ne nje gote uji nuk me ben pershtypje shume, por paskrupullsia ne keqperdorim te mendimeve me pretekst mencurie me trazon indiferencen, pa pretendim arogance!

Dikush ka evidentuar devijimin e qellimit fillestar te autorit me kete teme! Jo! Lexojeni me mire! Qe ne fillim terheq verejtjen sugjestive te qellimit te tij tendencioz dhe paragjykues se dikush mund te hidherohet dhe fill pask kesaj, jo rastesisht, kerkon qetesine dhe progresivitetin, te cilat, me kot perpjekjeve oratorike, i ka humbur qe ne konstatimin e pare dhe i eshte futur nje odiseade marramendese, duke notuar mes nocioneve manovruese te manipulimit oratorik nga i padituri deri tek gjeniu, me paragjykim gati primitiv se Kleopatra eshte duke e pritur ne shtepin e enderrave fantastike!

Ku e gjet ai humbjen e viteve te mia ne burg per te me shpallur ngushellim?! Ne fantazine e tij paragjykuese sigurisht, sepse une e kame thene te kunderten shume shkoqur dhe ai ka luajtur karten eprimitive te paditurit dhe eshte munduar pastaj ta mbuloj me gjentilencen e shpifur gjeniale te ngushellimit!

Me nje gjuhe te njejte edhe une kam te drejte, i vetembiquajturi Odise, t'ju shpreh ngushellimet e mia te sinqerta per vitet e humbura ne shkence dhe suksesin dashuror narcisoid ne jete! Por, une ne fillim nuk e kisha kuptuar se behej fjale per dashurine narcisoide koncepruale te shprehur me kaq prepotence fjalamanie!

Pastaj kapja per bishti e urtesive popullore per mendimet tua shkencore te nxjerrin paksa jashte kohe, me duket, sepse, me cfare mjetesh han njeriu, varet gjithmone nga ushqimi qe konsumon dhe nuk permbildhet me nje ose dy bishta luge. Nese han buke e leng, nuk te duhet luge fare, nese han fasule, te mjafton nje luge, nese i shton sallate, te duhet edhe piruni, nese i shton shujtes edhe mish, te duhet edhe thika; orizi ne kine hahet me dy shkopinj. Ti ben mire te ushqehesh najhere edhe jashte shpije qe te kuptoshe bashkohesine e ushqimeve sipa shijeve dhe jo sipas mundesive tuaja personale!

Pataj dikush edhe mund te ket akoma mendimin e formuar qysh ne adolishence, sipas porosive prinderore, se shkolla eshte per ty, kurse nusen ta gjen prindi!

Sot, erotika ka hy si lende mesimore edhe shume me heret se studimet dhe jane te pakte ata qe studjeojne dhe nuk kane provuar dashurine ne kete kuptim. Jane shume me pak se ata te suksesshmit tuaj te shkences pa dashuri!

Kalofshi me disponim!
__________________
Sexi portė e jetės dhe e parajsės!
Kloni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė