Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
''Qeshu rini, qeshu, bota eshte e jote'', Migjeni e tha, kur studentet studjojne dhe kryejne studimet me kohe dhe behen profesioniste -atehere ''bota eshte e jote'', se poqese ndahen nga studimet, apo stagnojne me vite te tera, e dalin joprofesioniste edhe shkatrrojne finansiarisht prindet - nuk eshte bota jote, por vuajtja jote, tere jeten dhe vuajtja e popullit e atdheut! Kjo do te ishte keshilla juaj!
|
Konstatim jo-korrekt dhe antagonist.
Migjeni iu referua IDEALIZMIT rinor, kesaj force te lindur dhe te pakorruptuar, qe i ben te rinjte qe jeten ta jetojne me shpirt e JO me racionalizem apo opurtunizem (dukuri kjo prezente edhe ne mesin e malesoreve qe ndoshta nuk dinin ta shkruanin madje as emrin e tyre) e jo perfundimit te studimeve e jetes akademike :? :? :? Migjeni kishte shprese se mu ky idealizem i ngershetuar me guximin rinor, do te rrezonin Qeverine qe po perkulte popullin shqipetar ne mjerim! (te lutem lexoje Migjenin se marifetet qe nxjerr mendja yte jane per tu cuditur keq)
Njekohesisht qe studimet e sukseshme dhe diplomimi nuk jane garance e pasurise dhe pavaresise materiale te te diplomuarit! Ka plot intelektuale e te diplomuar te papunesuar qe ende varen prej penzioneve e pasurise se prinderve te tyre!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
1. askush nuk e dergon motren as vajzen ne studime me kalua me tulifar hamshit, e me mbet rrugave e njollosur, por e dergon e finanson me studjua e me diplomua, e me u ba e zoja e vetit, e zoja e familjes se vet te ardhshme (e jo si qyqja e mvarur nga nje burre shemtim, se ka para)
2. askush nuk e dergon djalin e vllaun ne studime, qe te tarahitet si gomar rrugeve deri pas gjysemnate, me tulifar sojit e rodit hllajke, e me humbe kohe e mund e pare...e familja e tij ndoshta hjekun keq per buke goje edhe e ndihmojne ate student bukuroshin kacurreloshin xhepshkryer pantolloshin e vatheveshoshin, e qe fasmilja e profesoret kujtojne se ai po studjon, e ne realitet ai siellet bareve e rrugeve si pula pa krye...
|
.................................................. .................
Cka eshte me e keqja ky eshte i njejti zhargon qe shfrytezuan komunistet dhe fashistet, te cilet o permes dhunes, o permes nencmimit verbal publik apo privat, u munduan ti bejne te gjithe njerezit te njejte si fabrikime teknologjike pa liri individualiteti!
Njekohesisht qe personat qe kane probleme dhe sillen bareve e rrugeve tere kohen, si te dashuruar o si te pa-dashuruar, veshtire se do te kene suksese ne studime apo cfaredoqofte tjeter!
Kesi konstatimesh te papjekura une ende nuk kam hasur personalisht te dalin nga mendja e dikujt qe e konsideron veten mbi moshen 18 vjecare! :?
Ne te njeten kohe nuk e kuptoj kete lloj botekuptimi parapnik te nofkes "Odise" qe mundohet te dramatizoje ne permasa kombetare e NDERKOMBETARE punen e studimeve dhe dashurise!
Kjo eshte nje teme e zakonshme, dhe ska nevoje ti replikohet SECILIT forumist ME REND, jo mire, jo keq si nje DIKTATOR qesharak!
Jeta eshte e paparashikueshme! Jeta sjell shumecka vazhdimisht! Lindjen, vdekjen, luften, mjerimin, po edhe dashurine, gezimin, etj...
Nese nje student nuk qenka ne gjendje te ballafaqohet me dashurine, si do te ballafaqohet me semundjen, me aksidentet, me vdekjen e njerzve te aferm, etj!!!
Nuk paragjykoj aspak ndaj atyre qe ndoshta dashurine e perjetojne ne menyre me euforike, apo qe jane me te ndjeshem, por ne pergjithesi nese egziston kulture pune, dicipline dhe e me e rendesishmja KONCENTRIM, sdi cka ka nevoje te stermadhohen e te sterhollohen e ofendohet mbare rinia shqiptare me shprehje rrugace pse po u dashuruakan!!!
Do ta ngris zerin GJITHMONE kunder atyre qe me padijen e vet dhe me injorancen e vet lokaliste do te mundohen te perdhosin identitetin shqipetar ne kesi menyra te uleta nen pretekstin e gjoja brenges per ardhmen!
Une kam qene Gjimanziste ne Prishtine ne drejtimin Natyror-Matematikor ne periudhen pak para luftes, dhe mund te them me krenari se edhe ne ate moshe perkunder te gjitha mundimeve te ndryshme te natyres kolektive (te gjithe e dine se eshte mesuar jashte objekteve shkollore, pa qasje ne laboratore e mjedise tjera shkencore te nevojshme per shkencat natyrore, nen drojen e vazhdueshme te nderhyrjes se policise e forcave tjera serbe) e me orar te shkurtuar, etj etj, por mund te them se kam qene pjese e nje klase qe ne mesin e 30 nxenesve ka pasur dikund 25 te shkelqyer me plot merite! Jo se kam mesuar sa per te marre noten, por kurreshtja dhe deshira per dije ka qene aq e madhe saqe ne aspektin akademik kam kerkuar materiale edhe jashte atyre te nivelit gjimanzist! S' me eshte trembur syri, dhe nuk ma ka humbur orientimin lufta, okupimi e ushtria e Serbise, as mua as qindra mijera te rinjeve tjere shqipetare disa prej te cileve sot udheheqin jeten ne Kosove, keshtuqe nuk e shoh dashurine si pretekst e as arsyetim per fyerje te ketilla ne llogari te mbare rinise shqipetare nga qifti i "Odiseut" :evil: !
Sot pothuaj te gjithe keta ish gjimaziste jane studente te dalluar shumica ne studime pasuniverzitare

ne shume vende te Botes dhe jane te dalluar ne mesin e kombeve te tjera! Ne Austri, ne Zvicer, ne Kanade e ketu ne SHBA

Ne te njeten kohe qe te gjithe edhe sot edhe me pare, jane munduar dhe mundohen qe se paku te jetojne nje jete normale si qe jeton e mbare rinia kudo ne Boten e qyteruar!
dikush e don teatrin, dikush takohet me miqte per darke, dikush shkon te vallezoje me te dashurin/dashuren, etj!
Studimet e kane orarin e vet, jashte studimeve jeta personale e cdokujt eshte ceshtje e tyre individuale!
Me respekt te vecante per vetedijen e larte te rinise shqiptare e cila edhe ne momente shume te veshtira historike kurr se humbi orientimin dhe idealizmin rinor, prandaj QESHU RINI QESHU SE BOTA ESHTE E JOTE!!! :P
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
nuk eshte vetem hajt se po shkoj ne studime, e zagaritu rrugeve, sikurse ai studenti i latinishtes: a doni t'ju tregoj a jo...hajt se po ju tregoj pra:
|
........................