Pasha i thirri djemt e vet. Dojke me ditė kujna me ja lanė postin masi se e shihte veten qi asht lodhė edhe se do me dekė. E thirri djalin e madh dhe i tha:
- Qyre, biro, me i kallxue babės shka a ma e ranė nkėt dyja.
- He, more babė, ma e ranė asht Toka.
- Mirė, - tha baba edhe i tha tbirit me dalė. E thirri djalin e dytė. Edhe ate e veti:
- Kallxom, bre bir, shka asht ma e ranė?
- Oh, more babė, fukarallėku a ma i ranė.
Edhe kti i tha mirė. E thirri djalin e tretė, ma tvoglin. E veti:
- Shka a, bre bir, ma e ranė nkėt dyja?
- Ah, bre babė, ma e ranė a pleqnija.
- Mirė, bre, bir, po vėllau yt ma i madh tha: Toka asht ma e ranė.
- Toka cok asht e ranė, po kėrkush nuk e ka matė. Edhe qi asht e ranė, na se nijmė peshėn e saj se njerzit nuk e bajnė tokėn po toka i banė njerzit.
- Paj vllau i dytė mtha fukarallaku asht ma i ranė, - foli prap baba.
- Fukarallaku asht pėrnime i ranė, po e ka ymytin. Gjithkush man ymyt se i nimon fati e e pėrmirėson gjendjen e vet. Ma shumė ymyt ka fukaraja se do tė bahet zengjin, se zengjini qi sfiket krejt.
- Po ti shka po thue, bre bir?
- Ah, bre babė, i mjeri ti qi je plakė e rrokatė, se gjaja ma e ranė a pleqnija. Njeri plak nuk ka ymyt qi bahet as ma i ri, as ma i fortė, as ma i menēėm, as ma i dishėm, as ma trim, as ma i vyshėm, as ma i mirė. Pleqnija asht ma srani nkėt dyja.
- Tlumtė, bre bir, se bash qashtu asht, - tha plaku. Baba ta paftė hajrin, se ti duhet me trashigue venin tem.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|