Tema: Adoptimi!!!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-07-05, 14:31   #1
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Adoptimi!!!!

Dua ti prek disa Tema qe kohet e fundit po ndodhin edhe tek,ksaj radhe per Adoptimin
Jam person shum i prekshem kur shoh,ndij raste qe kan te bajn me Adoptimin,Degjenerimin e te rinjeve tane,Abortet e pa ligjshme,Femijet qe shesin neper rruget e Qyteteve tona e raste te tjera qe jan mjaft prekse.
Sa isha ne Shqiperi isha deshmitar i nje tregimi te nje vajze te adoptuar nga nje familje Amerikane,me besoni se si nje femij kam qare,une do ti shkruaj disa prej fjalive qka i kam mbajt ne mend gjat tregimit te saj 2 oresh :)

"Te jesh e adoptuar,kur gjendesh ne nje jetimore per mua do te thote ta kesh perqafimin e bekuar te Zotit.
Jam shum e lumtur me prinderit qe me kane adoptuar edhe pse do te doja te kisha nje kontakt me prinderit e mi biologjik.
Tash i dua edhe me shume sepse e kuptoj se jam fryt i dashuris se tyre ndoshta te ndaluar.
Me kujtohet mire sa e lumtur isha e vogel nderkaq sot si e rritur perfundimisht e kuptoj se sa veper e madhe eshte te adoptosh femije nga jetimoret ti falesh gezim siq me ka ngjare mua.
Do te doja ti shpalosja ndjenjat e mia, t'u tregoja njerzve se une ndihem ndryshe dhe shum e veqant,ne fakt une kam deshir te jem ndryshe dhe te ndihem ndryshe nga te tjeret sepse me pelqejn ndryshimet.
Mendoj se prinderit e mi biologjik me kan dashur mjaft perderisa nuk e kan nderprer jeten time por me kan percjell ne nje fat tjeter.Une u jam mirenjohes atyre sepse ja ku jam une tash,kam prinder familjen dhe jeten e mire
Lutem per te gjithe femijet e botes te cilet jetojne neper jetimore qe te kane fatin tim e te adaptohen nga prinder madheshtor ashtu siq ka ndodhur me mua
Keshtu fliste Yllka qe tash quhej Kristina Lane,Yllka ishte emri qe i kishte lan e ema e saj kur ate e ka lene ne moshen 2 vjeqare ne Jetimoren e Mitrovices e pastaj e biresuar e e ripagezuar Kristina
Yllka ishte adoptuar nga nje familje shqiptaro-amerikane te cilet nuk kishin femije qe 20 vite dhe kishin vendos qe ne kohen e regjimit serb te adaptojn nje femij Shqiptar me te cilen Yllka i ndihet shum mirenjohes ksaj familje
Yllka tani i kishte 18 vjeq dhe po studionte ne Nje Universitet Amrikan ndihet shum e lumtur por deshira e saj eshte qe vetem nje her ta takon nenen e saj dhe per pak qaste te ndjehet si vajze e nje nene te nje gjaku

Shpresoj qe te keni edhe ju mendimet e juaja rreth adoptimit te femijve :)


MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante