Kosoves po i mbarojne parate
Aktiviteti ekonomik nė Kosovė ėshtė ulur ndjeshėm, ndėrkohė qė shpenzimet e kėtij vendi po pėrballohen me nivelin e ulėt tė ndihmės nga vendet donatore perėndimore. Sipas Zėrit tė Amerikės, ndėrsa njė vit mė parė rritja e prodhimit tė brendshėm ishte 3.5%, nė vitin 2005 regjistrohet njė rėnie nė ekonominė e Kosovės. Nė preventivin e fundit, Fondi Monetar Ndėrkombėtar thotė se ekonomia e Kosovės, do tė jetė nė tė njėjtin nivel, dhe ndoshta do tė ulet me 0.5%. Analistėt thonė se kjo rėnie vjen nė njė moment tė vėshtirė, kur komuniteti ndėrkombėtar po pėrpiqet ta ēojė Kosovėn, drejt njė zgjidhjeje pėr statusin e saj tė paqartė. Pikėrisht, pėr shkak tė papėrcaktueshmėrisė sė statusit tė saj qė prej 6 vitesh, qeveria lokale e Kosovės, nuk ėshtė e aftė qė tė rrisė paratė nė tregjet ndėrkombėtare tė parave, ose tė marrė hua nga FMN-ja. Pėrfaqėsuesi i lokal i FMN-sė, Marc Auboin, thotė se FMN po bėn gjithēka pėr tu siguruar qė Kosovės tė mos i mbarojnė paratė. Ajo qė po pėrpiqemi tė bėjmė, ėshtė qė me paratė e mbetura nė bankė, ti ndihmojmė ata tė kalojnė 2005 dhe 2006, nė mėnyrė qė tė paktėn, situata makro-ekonomike, tė mos varet nga pėrcaktimi i statusit,- tha ai. OKB, pret qė tė nisė negociatat pėr statusin final nė fund tė kėtij viti. Tepricat e buxhetit gjatė dhjetėvjeēarit tė kaluar, kanė krijuar njė shifėr prej 300 milionė eurosh nė Kosovė. Por, buxheti i qeverisė tashmė ėshtė nė defiēit dhe gjysma e tepricave tashmė janė harxhuar. Kosova pėrdor euron si monedhėn qarkulluese. FMN po i kėrkon qeverisė tė shkurtojė shpenzimet nė mėnyrė qė defiēiti i qeverisė tė eliminohet. Kosova gjithnjė ka qenė pjesa mė e varfėr e ish-Jugosllavisė. Pati njė zhvillim tė shpejtė ekomik, kur ndihma e donatorėve vėrshoi nė Kosovė nė fillim tė kėsaj dekade. Por kėto donacione janė pėrgjysmuar tashmė. Pikėrisht reduktimi i ndihmės ka shtuar papunėsinė. Papunėsia ėshtė rreth 30% dhe vazhdon tė rritet nė kėto momente, pėr shkak tė ecjes nė vend numėro tė ekonomisė. Po kėshtu, papunėsia rritet, pasi kėtu ėshtė popullsia mė e re e Evropės, dhe masa tė mėdha njerėzish i shtohen forcės sė punės ēdo vit. Kėshtu, kėtė vit, ekonomia nuk do tė jetė e aftė tė thitė gjithė kėta njerėz qė po shtohen, thotė zoti Auboin. Disa ekonomistė tė sektorit privat thonė se, niveli i papunėsisė ėshtė gati 50%. Disa ekspertė thonė se kriza e mbarimit tė parave nė Kosovė, mund tė shmanget nga donatorėt perėndimorė, tė cilėt duhet tė shpejtojnė me njė ndihmė emergjente.
E. Kushova
Shekulli
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
|