Kush do ta gjejė Nanon?
Artur Kopani
Dyshime tė mėdha po shfaqen kohėt e fundit mbi vendndodhjen e Fatos Nanos, kryeministrit nė detyrė. Zėrat e fundit qė kanė si burim njerėz tė afėrt tė tij thonė se ai ka lėnė plazhet e Mesdheut dhe pushimet e tij janė zhvendosur nė kazinotė e Amerikės sė Veriut. Gjithēka ėshtė e mundur, sikurse edhe hamendja se ai mund tė jetė kthyer nė Turqi ose nė Greqi, apo nė Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nano mund tė jetė kudo, sepse ai ka pasaportė diplomatike, ka ende bileta dhe dieta tė paguara nga buxheti i shtetit, ka edhe heqėsa shpenzimesh - biznesmenė hallexhinj ose pa halle, - ka edhe pasionin pėr tė bredhur, por edhe papėrgjegjshmėrinė qė i duhet njė njeriu si ai. Por njė gjė ėshtė e sigurt ai nuk ėshtė nė Tiranė. Kėtė gjė mund tė ta thonė nė kryeministri, nė Presidencė, nė Gardėn e Republikės, nė selinė e Partisė Socialiste. Tė gjithė e dinė se nuk ėshtė nė Shqipėri, por pak ose aspak vetė e dinė se ku ėshtė kryetari i PS ose kryeministri nė detyrė.
Kushtetuta e Shqipėrisė pėrcakton se kryeministri dhe qeveria e tij duhet tė qėndrojė nė detyrė derisa tė zgjidhet kryeministri i ri dhe qeveria pasuese. Pak kush mund tė gjejė nė kushtetutė, apo nė ligjet e shumta tė kėtij vendi, njė argument qė mund ta mbajė kryeministrin Fatos Nano nė detyrė, pasi ėshtė njėsoj si t'i dėrgosh me SMS thirrjet qė lexon Petro Koēi nė selinė e zbrazėt tė Partisė Socialiste. Nano e ka bezdi edhe ligjin, edhe Petro Koēin, pavarėsisht se i pėrdor ndonjėherė kur i duhen pėr punėt e tija.
Pelegrinazhi i fundit i Nanos-kryeministėr nė detyrė, krijon vetėm njėlloj shqetėsimi pėr publikun. Vėrtet shumica nuk duan t'ia dinė s'e nga bredh ky njeri, pasi nuk ndryshon shumėēka nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Shumica e shqiptarėve e kanė zgjidhur mbijetesėn jo vetėm duke mos e pasur atė dhe qeverinė e tij pranė, por edhe duke i patur edhe atė, edhe qeverinė e tij kundėr. Shqetėsimi qėndron tek fakti se Fatos Nano ėshtė njė pijanec me probleme, edhe kur pi nga qejfi, edhe kur pi nga halli. Media ka zbuluar kohėt e fundit informacione tė tjera mbi njė aksident qė ai kreu vite tė shkuara nė Shkallnuer, duke sjellė vdekjen e njė qytetari tė pafajshėm. Ai deri tani nuk e ka pranuar se ka qenė i pėrfshirė nė kėtė krim, por edhe drejtėsia nuk ka hetuar dhe zbuluar autorin dhe rrethanat sesi u krye ai krim. Kjo ka ndodhur nė Shqipėri, pasi Nano ka kontroll absolut mbi drejtėsinė.
Por, ky njeri qė e ka pijen me probleme, nuk mund tė gjejė trajtim tė njėjtė si nė Shqipėri, nėse thyen ligjet nė Perėndim, pavarėsisht imunitetit tė tij diplomatik. Njė vit mė parė ai u dėbua me forcė nga njė bar nate nė Manhatan tė Nju Jorkut, pasi nuk iu bind ligjit tė shtetit pėr tė mos pirė duhan nė ambjentet e brendshme. Tani, ēėshtja ėshtė nėse Nano ėshtė i pėrfshirė nė situata tė tilla tė ngjashme, ku ai mund tė ketė rėnė edhe viktimė e mosnjohjes sė ligjeve qė rregullojnė ndryshe jo vetėm jetėn e qytetarėve nga njė shtet nė tjetrin, por edhe nga njė qytet nė tjetrin.
Qė pas tre korrikut, kur partia e tij humbi ndjeshėm kontrollin e shumicės nė parlament, Nano ka shpenzuar jashtė Shqipėri mė shumė se tre javė. Ndryshe nga herėt e shkuara, kur ai autorizon zėdhėnėsat e tij tė thonė ndonjė deklaratė, apo thjeshtė tė lėshojnė ndonjė thashethem, kėsaj radhe asgjė e tillė nuk po ndodh, pavarėsisht se zhvillimet politike kanė qenė tepėr tė vrullshme. Deri tani nuk ka asnjė informacion tė saktė mbi vendondodhejn e tij dhe kjo e bėn tė mistershme fatin e kryeministrit nė detyrė. Njė burim i besueshėm i Partisė Socialiste tha se edhe vetė zv.kryeministri nė detyrė, Namik Dokle nuk ėshtė nė dijeni tė vendndodhjes sė Nanos. Shqipėria ka shumė institucione qė janė tė ngarkuara nga ligji qė tė merren me mbrojtjen e kryeministrit nė detyrė. Eshtė mirė qė ata tė informojnė zyrtarisht opinionin se ku ndodhet kryeministri nė detyrė i Shqipėrisė. Eshtė pėrgjegjėsia e tyre kushtetuese.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|