Sonte perseri ra erresira!
Sonte per qudi eshte ndryshe, nga netet e tjera.
Sonte per qudi hena shendrit, se bashku me yjet.
Sonte kjo nate, eshte pjese e neteve te mija pa gjume.
Eshte thejsht moment i duhur per nje kafe expres, e pire nga deshira,per te ndierenje hidhesi ne fyt,ne stomak, e thelle ne shpirte.
Netet pa gjume nuk jane te pelqyeshme,per mendjen time.meteori i saj vihetne levizje dhe une nuk e shuaj dot aparatin e fikjes ne erresire.
Sonte eshte e diel,mesnata ende nuk ka kaluar,nuk dua ta programoj diten, pasi nuk me pelqejne suprizat qe ajo me dhuron.
Veshtroj henen dhe yjet prane saj,qetsin e kesaj nate e thejne valet e detit tek valviten njera pas tjetres. Mua me vjen nje mendim fluturues kur i degjoj valet, sa i quditshem ky mendim. Valet e detit sikur qojne loje dashurie mes veti, sa i degjoj me endje, por diqka me grryen ne shpirt e nuk dua ti degjoj gjate tek valviten, Valeve te detit tek lozin njera me tjetren, sa ua kam zili. Me shtyejn te mendoj ne dashuri,te cilen nuk e kam, me shtyejn te mendoj tek TI qe mua me takon, peisazh i shpirtit te pazbuluar.
Mjafton ti mbylli syte e permalluar dhe vertet te shoh,
Te shoh TY qe me takon
Te shoh TY qe te takoj
Shoh syte e tu me pafundesi
Shoh syte e tu si gure shkembi
Shoh duart e tua te nxehta
Shoh gushen tende si gushe pellumbi
Ndegjoj zerin tend te embel
Ndjej doren tende tek me shterngon
Ndjej aromen tende te veqante
Ndjej frymemarrjen tende
Sa e quditshme kjo nate te pashe, sonte prap TY te pashe.
Nuk dua ti mbylli prape syte, se perseri te shoh TY
Sa e quditshme kjo nate,mua me lodh kjo rutine.
Dua ta thej qetsin e kesaj nate UNE me TY, e jo valet e detit.
Po shoh nje yje tek shuhet, po shoh ghurmen e tij flakeruese pas.
Do doja me kurreshtje ta pyesja,
Ku eshte AI i cili me takon mua?
Ku eshte AI te cilit i takoj une?
Por prape do heshti nuk do pyes fare se e di se nuk do kem pergjegjen.
Athua kush eshte fajtor qe nuk kam gjume ne sy?
Erresira,nata,hena,yjet,deti,valet,kafja,koha,UNE apo TI?
Perseri nje nate me kujtime qe i pershtatet kohes se kaluar.
Sa me lodhe prap kjo rutine.
Nuk e dua edhe nje nate sikur kjo.
Dua qe naten tjeter, te jem me TY qe me takon MUA, dua te jem me TY ketu prane detit,te valvitemi sikur valet e detit qe ato te na kane zili.
Tani gjumi troket ne dritare.
Po shkoj ne shtrat pa i mbyllur perdet fare.
Dua te flas me yjet dhe henen ndoshta me thone diqka per TY.
Perseri ne gjume
Perseri ne enderr me TY
************************************************** **********
Me dashuri te kesaj nate Flaka :idea:
__________________
Sikur te isha une nje cope qielli, te lundroja ne zemren tende.
Me mire do te ishte te isha une nje mal, dielli me rreze te me griste kemishen e bardhe.
|