Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-08-05, 03:51   #56
Islam
 
Anėtarėsuar: 31-07-05
Postime: 28
Islam e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Dilaver shkruajti:
Citim:
Te lutem syre dhe numrin e syres.
Islami shkruajti:
Citim:
Po, ashtu kam thėnė, por mos e kupto ashtu qysh ta merr mendja !
Nuk kam thanė qė egziston ajet qė All-llahu ka thanė qė ėshtė apsurde tė merremi me njė qėshtje qė All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e ka ndalu, subhanAll-llah, kam pas pėr qėllim qė nuk ka dobi, dhe nuk sjell asgja nė shesh nese merremi me njė temė qė All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e ka ndalu, sepse une ti kam sjell argumente, e mos i kupto postimet si tė duash!


Dilaver shkruajti:
Citim:
Islam, te prita se po e komenton mendimin e Muhjidin Ibn Arebi-ut por ti nuk u duke, ndoshta paske menduar se ke thėnė diq ne shkrimin e fundit ku paraqet njė hadith tė mjegullaftė pa kurfar baze argumetuese.
A ka mendim, pas mendimit tė Muhammedit SalAll-llahu Alejhi ve Selem ?
Osmanin r.a, ishte nje ditė me disa shokė tė Rasulit alejhi selam, e ishin udhtar, e disa thanė mi fal 2 reqate, e Osmani r.a nderhyri dhe tha 4 duhet mi fal, se vAll-llahi jam fal pas Pejgamberit alejhi selam, mas Ebu bekrit dhe Omerit, dhe kater reqate i kemi fal, grupi qė anojke qė mi fal dy reqate ishin kėmbėngules, dhe thonin se ka thanė Ebu Bekri e ka thanė Omer se kshtu e kshtu, pergjigja e Osmanit radi All-llahu anhu, ishe: "vAll-llahin unė po kam frik se All-llahu po lshon gur pej qijelli, une po thamė ka than Muhammedi alejhi selam, e ju po thuni ka than Ebu Bekri e ka thanė Omeri".

Ne kemi hadithe tė sakta, qė e arguemntojn se kėnga dhe muzika jan tė ndaluara, dhe gjithashtu ajete, dhe nė kėtė jan tė mendimit tė pes medh'hebet mė tė mdha, e ti thua ka than filani e ka thanė halani, ka thanė Refiku e ka thanė Muhjidin Ibn Arebi.


Do ti ceki disa fjalė, rreth peshes dhe vleres sė hadithit tė Pejgamberit alejhi salatu ue selam, pėr arsye se pėr kėta, ndoshta ka nevoj ligjerata tė gjata me majt, e para prej atyne qka du me ta thanė, hadithi i Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem ėshtė shpallje prej anes sė All-llahut Subhanehu we Te'ala, hadithi i Pejgamberit, ka zbrit prej anes sė All-llahut Subhanehu we Te'ala, nuk ėshtė njė mendim i njė njeriu, nuk ėshtė mendim i ndonjė shkenctarit, po ky ėshtė vendimi i All-llahut Subhanehu we Te'ala. All-llahu pėr Sunnetin e Pejgamberit alejhi selam ka thanė nė Kur'ani Kerim: "O Muhammed, na tė kena qu ty sunnet, na tė kena shpall ty sunnet, qė me sunnet me ja komentu dhe spjegu Kur'ani Kerimin" (natyrisht ajeti i komentuar nga djijetaret me te mdhaj, duke fillu nga shokt e Rasulit). Pėr kėta vendimi i dijetarve pėrfundimisht, qė nuk vlen pas ksajna me dhan mendim, pėr arsye se ktu qendrojn argumentet, ėshtė se Kur'ani Kerimi ėshtė shpallje prej anes sė All-llahut, dhe Sunneti i Pejgamberit ėshtė shpallje, pėr kėtė arsye, Abdullah Iben Mesudi (shoku i Rasulit) njė dit prej ditėve kur i mallkoj ato grat qė i hollojn vetllat e tyre, ato qė tė cilat i zbukurojn vetllat e tyre i mallkoj, u ngrit njė grua dhe i tha ja aba Abdurrahman, o baba i Abdurrahmanit, qysh pi mallkon ato gra qė i nukin vetllat dhe i hollojn? Ja kthej Abdullah Iben Mesudi dhe i tha: "Pėr qka mos ti mallkoj kurse ato i ka mallku All-llahu Subhanehu we Te'ala, dhe ky mallkim gjindet nė Kur'an" Pastaj ajo gruja qė e dinte pėrmendsh Kur'anin tha, o ti baba i Abdurrahmanit vAll-llahi e kam lexu kejt Kur'anin, kėtė ajet qė po e pėrmend sum ka ra para syve dhe nuk e dij, ja kthej Abdullah Iben Mesudi, tha vAll-llahi me pas lexu me vėmdnje tha e kishe gjet. Shkoj kjo gru nė shtėpi, e lexoj Kur'anin prej El Fatiha deri nė kaptinen e fundit e cila quhet suretul Nas, edhe prap nuk e gjet ajetin, erdh te Abdullah Iben Mesudi dhe i tha, o baba i Abdurrahmanit vAll-llahi e kam lexu me vėmendje ajet pas ajeti, mirpo kėta se kam gjet nė Kur'ani Kerim, ja kthen Abdullah Iben Mesudi: vAll-llahi me pas lexu me vėmendje e kishe gjetė, tha une pot pys se spe zgati me tye shum, tha a e ke lexu kėtė ajet: "Qka ju ka than Pejgamberi me ba, bane. qka ju ka ndalu, ndalone dhe lene" a e ke gjet kit ajet ? I tha po ajo gruja, ja kthen Abdullah Iben Mesudi: "Po Pejgamberi i All-llahut i ka mallku."
Pėr kėta All-llahu na ka porosit dhe na ka thanė, ata qė e ka mallku Pejgamberi edhe Unė e kam mallku, ata qė ka urdhnu Pejgamberi, edhe une kam urdhnu, ata qė e ka ndalu Pejgamberi i All-llahut, edhe Unė e kam ndalu. Kjo ėshtė vlera e Sunnetit tė Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem.
Edhe njė tjeter fjalė qė desha me jau thėnė, rreth haditheve tė Pejgamberit alejhi selam, dhe rreth vleres sė Sunnetit tė Pejgamberit alejhi selam, All-llahu ka thanė nė Kur'ani Kerim, ky ėshtė ajeti mė i rėnd qė jau troket kokat e atyne, tė cilėt kur pėrmendet Sunneti i Pejgamberit alejhi selam ja kthejn shpinen apo bajn hajgare, ka thanė All-llahu nė Kur'an, Le tė ken kujdes ata tė cilet, kur pėrmendet Sunneti i Pejgamberit alejhi selam, dhe ato nuk jau vnojn veshin dhe nuk pėrpiqen qė me punu me ata, se pi godet ndonjė sprovė. Rreth ktij komenti "sprovė" kan fol shum dijetar por Ahmed Iben Hanbeli ja ka vnu kapakin dhe ka thanė: "Sprova cila mundet me godit atė njeri, qė sja vnon veshin Sunnetit tė Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem, apo hadithi tė Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem, ka mundsi me ra nė shirk, ka mundsi me ra nė kufer edhe me dal pej Islami dhe me vdek kshtu. Kur e pyten Ahmed Iben Hanbelin dhe i thanė pse ? Ahmed Iben Hanbeli: Pėr arsye se kur e ka laku zemren e atij pej Sunnetit tė Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem, zemra e tij ka laku prej tė vėrtetes, me devijimin, me lakimin dhe shtrembimin e zemres sė atij shtrembon ai person, All-llahu na rujt mundet me vdek nė shirk dhe me dal para All-llahut si jomusliman.

Besoj se u kuptu se qka do me than vlera e hadithi tė Rasulullahut alejhi selam.

Dilaver shkruajti:
Citim:
Sa i perket ketij hadithi tė treguar nga Imam Buhariu si hadith i “sakte”; All-llahu na meson ne Kur,an se Muhamedi nuk ka dijtur per te ardhmen, kjo menjiher e hudh posht saktesinė e ktij hadithi dhe ketij te ngjashėm. All-llahu ka thėnė se Muhamedi nuk ka dijtur per te ardhmen.
Dilaver shkruajti:
Citim:
Kur,an syre Ahkaf
9. Thuaj: “Unė nuk jamė risimtar prej tė dėrguarve, e nuk e di se ēka do tė bėhet me mua e as me ju, unė nuk ndjek tjetėr vetėm atė qė mė shpallet, unė nuk jam tjetėr pos i dėrguar qė ju trheq qartas”.
I nderuar me kto fjalė ju drejtohet Rasuli shokve te tij, dhe ka pėr qėllim se nuk din se qka do tė ndodh me ta pas vdekjes, prandaj mos na sjell ajetet qė skan lidhje me temen se ne kemi ajetet dhe hadithe tė qarta ku All-llahu i ka tregu shum msheftsina Rasulit, disa prej tyre jan:
Muhammedi alejhi selam, kur idhujtart e paten Mekken nė dorė, dhe kur i debun muslimanėt prej atij vendi, ka thanė se do ta qlirojn Mekken pa "luftė" dhe ashtu ndodhi, kqyre filmin qe e tregon kėtė ngjarje.
Pasjtaj Rasuli ka pėrmend "shenjat" e mėdha dhe tė vogla tė kijametit, qė shumica prej tė voglave jan dal, po pritoj me ti sjell ato hadithe se jan shum, por une me dy ajete ja "vnoj" kapakin ksaj teme, se a ka dit Rasuli ndonjė gjė rreth muslimanve dhe njerzve ne te ardhmen, dhe se a ja zbulon All-llahu ndonjė fshetsi Muhammedit alejhi selam apo ndonjė kujt tjeter.

Suretu El Xhinn:

26. Ai ėshtė qė e di tė fshehtėn, por fshehtėsinė e vet nuk ia zbulon askujt.

27. Me pėrjashtim tė ndonjė tė dėrguari qė Ai do. Atėbotė Ai vė roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtėsinė),


Po shihet se kush i ka argumentet mė tė qarta, muslimanėt e ktij forumi besoj se e kan pa se kush i ik temav dhe kush i ka mė tė qarta dhe mė tė forta argumentet.


Kėrkon argumente nga Kur'ani:

1. Fjala e Allahut tė Madhėruar: " Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės se Allahut po pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri ėshtė pėrgaditur denim i turpshem ". (lukman 6)Eshtė pyetur Abdullah ibėn Mes'udi rreth domėthenijes sė fjalės "tregime boshe", e ai ėshtė pėrgjegjur: "Betohem nė Allahun, tė Cilin s'ka zot tjetėr perveē Tij, kuptimi i kėsaj ėshtė "Kėnga"."Ka thėnė ibėn Abbasi (Allahu qoftė i Kėnaqur me atė): Ajo (tregime boshe) ėshtė kėnga dhe tė ngjajshmet me tė.Ka thėnė Muxhahidi: ""Tregime boshe" ėshtė ndėgjimi i kėngės dhe tė kotave tė tjera tė ngjajshme me tė".
Po tė njejtėn fjalė e kanė edhe krerėt e komentatorėve tė Kur'anit, siē janė: Ukrime, El-hasani, Seid bin Habir, Katade, Ibrahim en-Nah'iu etj

.
2. Fjala e Allahut tė Madhėruar: " (Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpėrblimi i juaj ėshtė xhehennemi, shpėrblim i plotė. Dhe me ate alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundėsh prej tyre,..." (El-isra 63-64)C'ėshtė pėr qėllim zėri i shejtanit nė ajet?
Ka thėnė ibėn Abbasi dhe Muxhahidi: "Zėri i shejtanit ėshtė kėnga, fyejt dhe zbavitjet-argetimet."Kurse Ed-dahakė dhe Hasan el-Basriu: "Fyelli dhe daullja." Kurtubiu dhe ibėn Kethiri kanė thėnė: "Kėnga (ėshtė zėri i shejtanit)."



3. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "A prej kėtij ligjerimi (Kur'ani) po ēuditeni? E po qeshni dhe nuk po qani? Madje dhe e zeni nė asgje? (En-nexhm 59-61).Ē'do tė thot: "Samidunė" (e cila ėshtė e cekur nė origjinalin e Kur'anit)?
Ka thėnė ibėn Abbasi (Allahu qoftė i Kėnaqur me atė), Ebu Abide, Taberiu, Kurtubiu, ibėn Kethiri dhe El-ulusiu: "Fjala "Samidunė" rrjedh nga gjuha Himjere, e kjo ėshtė njera nga fiset arabe dhe don tė thot "Kengetarė".



4. Fjala e Allahut tė Madhėruar: " (roberit e Zotit janė) Edhe ata qė nuk deshmojnė rrejshėm dhe kur (rastesisht) kalojnė pranė sė keqės, kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet. (furkanė 72).
Cili ėshtė kuptimi i fjalės "El-lagv" nė kėtė ajet?
Kanė thėnė dijetarėt dhe komentatorėt e Kur'anit ndėr tė cilėt ėshtė edhe Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibėn Rexhepi: "El-lagv" ėshtė Kėnga. Ndėrsa Kurtubiu thotė: ""El-lagv" ėshtė ēdo gjė e pėrēmuar, prej fjalėve dhe veprave. Nė kėtė hyn edhe kėnga, argetimet etj.



5. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Lutja e tyre pranė shtepisė (qabes) nuk ishte tjetėr veēse britmė dhe duartrokitje, prandaj vuane denimin pėr shkak tė denimit". (El-enfalė 35)C'do tė thotė el-muka dhe Et-tasdije ?
Ka thėnė ibėn Amer, ibėn Abbasi (Allahu qoftė i Kėnaqur me ata), Muxhahidi, Atijje, Ed-dahakė, El-hasani dhe Katade se el-muka dhe Et-tasdije ėshtė fishkėllimė dhe duartrokitje.Ka thėnė Kurtubiu: E gjitha kjo ėshtė e urryer dhe largohet nga kjo i menēuri, kurse vepruesi e kėsaj i pėrngjet Mushrikėve dhe nė atė se ēka veprojshin tek Qabja. (kthehu Tefsireve te Ajetėve paraprake dhe fjalėve tė dijetarėve nė tė, nė Tefsiret e: Et-taberiut, El-kurtubiut, ibni Kethirit, El-ulusiut dhe te Es-sa'diiu).


Kėrkon edhe hadithe, ska problem, kemi edhe prej tyre:




6. Hadithi, tė cilin e transmeton Ebu Mailk El-esh'ariu (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Do tė vijė njė popull qė do ta lejojnė amoralitetin, mendafshin, verėn, defet (el-meazif-muzika)". (Hadith i saktė, transemeton Buhariu).
Ē'do tė thotė "el-meazif"?
Ka thėnė El-Xhevheriu, e ky ėshtė kreu i gjuhės: "el-meazif" ėshtė kėnga dhe veglat (Muzikore) argetuese. "El-meazif" i thuhet ēdo kėngė dhe ēdo loje argetuese. Ndėrsa "do ta lejojnė" do tė thotė: do ta veprojnė sikur tė ishte e lejuar, pėrkunder asaj qė ėshtė e ndaluar. Pra, ata i lejojnė defet dhe ndegjimin e kėngėve dhe tė muzikės edhe pse ajo ėshtė e ndaluar.


7. Hadithi, tė cilin e transmeton Enes ibn Maliku (Allahu qofte i kėnaqur me atė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Do tė ketė nė kėtė ummet nėnēmim, shpifje dhe shėmtim dhe kjo do tė ndodhė kur tė pijnė verė, tė luajnė me kėngėtare dhe tė luajnė me kėngė-muzike (el-meazif). (hadith i saktė, e nxorri Tėrmidhiu, dhe i vėrtetuar nga Albani).
Ka thėnė imam ibėn Kajjimi: "Ky ėshtė pretim nga Allahu, argetuesve me kėngė e muzikė do t'u leshojė tokėn dhe do t'i shėndrrojė ato nė majmuna dhe derra".



8. Hadithi, tė cilin e transmeton Ebu Malik El-eshariu (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Nga ummeti im do tė kėtė njerėz qė do ta pijnė verėn duke e emėrtuar me tjetėr emėr dhe do tė luajnė me kėngė e muzikė e Allahu do t'a shafit (leshojė) tokėn dhe prej tyre di t'i shėndrrojė nė majmuna dhe derra". (Hadith i vėrtetė, i nxjerrur nga ibėn Maxhe dhe Et-taberaniu, kurse e vėrtetoi Albani).Imam Ibėn Kajjimi thotė: Nė hadithin (paraprak) ndalohen veglat muzikore (el-meazif) dhe Pajgamberi a.s. iu ka premtuar argetuesve me kėngė e muzikė se Allahu xh.sh. do t'u lėshojė tokėn dhe do t'i shėndėrrojė nė majmuna dhe derra.. (Shiko: Igathetu el-lehfanė 1/261).9. Hadithi, tė cilin e transmeton Abdullah bin Amėr (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: " Vėrtetė Allahu xh.sh. ia ndaloi ummetit tim verėn, bixhozin, daullen dhe verėn e hurmės ". (Hadith i saktė, i nxjerrur nga Et-taberaniu, dhe El-bejhekiu, i vėrtetuar nga Albani).



Dijetaret e Sahabėve, tabiinėve, i katėr medh-hebeve dhe tė tjerėt janė tė njėzėshėm se fetarisht, kėnga dhe muzika ėshtė e ndaluar, qė prej fjaleve tė tyre janė:


- Ka thėnė Ebu bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me atė): "Kėnga dhe veglat muzikore janė fyejt e shejtanit".


- Ka thėnė Abdullah ibėn Mes'udi (Allahu qoftė i kėnaqur me atė): "Kėnga mjell hipokrizi nė zemėr".


- Ka thėnė El-kasim bin Muhamed: "Kėnga ėshtė bosh (e pavlerė) dhe ēdo boshe ėshtė nė zjarr".- Ka thėnė umer bin Abdul Aziz: "Kėnga ėshtė prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj ėshtė hidhėrimi i Mėshiruesi (Allahu xh.sh.).

- Ka thėnė Imam Ebu Hanifja: "Kėnga ėshtė prej mėkatėve , tė cilave duhet distancuar mėnjėherė nga ajo".- Ka thėnė imam Maliku: "Tek ne, me kėngė merrėn vetėm mėkatarėt. Vallė a ka tė menēur qė thotė se kėnga-muzika ėshtė hak?


- Ka thėnė imam Shafiu: "Kėnga-muzika ėshtė e urrejtur dhe pavlerė, kush e tepron ne tė ėshtė mendjelehtė dhe nuk pranohet nga ai dėshmia".


- Ka thėnė imam Ahmed ibėn Hambeli: "Kėnga mjellė nė zemėr hipokrizi".

- Kurse imam Ebu amer bin Salah, nė perkrahje tė shumicės se dijetarėve, tė cilėt e ndalojnė Kėngėn dhe muzikėn, thotė: "Kėnga dhe veglat muzikore janė tė ndaluara me "Ixhma"".


Ndėr dijetarėt mė tė mdhej tė kohes sonė, Jusuf al-Kardavi:
Ata qė mbajnė qėndrimin pėr lejimin (e muzikės), duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm dhe tė ruhen sa mė shumė qė tė jetė e mundur, kjo ėshtė kėshtu pėr sa i pėrket dėgjimit, ndėrkaq ēėshtja e marrjes me tė nė mėnyrė profesionale ėshtė edhe mė delikate, sepse zhytja nė tė ashtuquajturėn sferė tė saj “artistike”, muslimanit ia vė nė rrezik fenė e tij, saqė rrallėkush del prej saj i shėndoshė…



Dije se prej gjerave qe pa tjeter duhet t’i njohesh eshte njohja dhe shpjegimi i qendrimit te Islamit ndaj qeshjtes se instrumenteve muzikore, muzikes dhe vallezimit, vetem se na ka qartesuar Sheriati ndalimin e saj …eshte e ditur (e njohur) sipas sheriatit tek pasuesit e diturise siq jane: (kater imamet-Ebi Hanifete, Maliku, Shafiu, Ahmedi -All-llahu i meshirofte), eshte vertetuar tek ta ndalimi i muzikes me argumente te qarta nga Kur’ani dhe Sunneti se muzika eshte e ndaluar-haram.
Keta jane pasuesit e udhezimit dhe fese se vertete, te dalluar me dituri te dobishme dhe pune te mira, dritat e tyre te shkelqyera me rrespekt te pergjithshem dhe argumentet e tyre te qarta, medh-hebi i tyre eshte i qarte, argumentet e tyre jane ngadhnjimtare.

Mjet per ta eshte Libri, kurse argument eshte Sunneti, nuk ndjekin epshet e tyre dhe nuk anojne kah mendimet (personale), pranohet prej tyre ajo qe eshte transmetuar nga i Derguari i All-llahut, ata jane imamet tane te drejte, mbrojtes te fese, bartes dhe enebartes te diturist, nese jane kundershtuar ne ndonje hadith perseri jane kthyer ne te (hadith-sunnet), dhe qkado qe kane gjykuar me te ai eshte i pranuar dhe i mirepritur.


Permendja e argumenteve dhe gjurmeve tek kater Imamet per ndalimin e ndegjimit te instrumenteve muzikore dhe te kenduarit:



1-Medh-hebi i Imam Ebu Hanifes, All-llahu e meshirofte:

Nga Ebi Tajjib et-Taberi thuhet se:"Ebu Hanifeja e ka urrejtur muziken dhe e ka bere ndegjimin e muzikes prej mekateve.[2]

Dhe ka thene :" dhe keshtu eshte medhhebi i gjithe Kuffes".[3]

Transmetohet nga Ebu Hanifeja All-llahu e meshirofte i cili thote :" Te kenduarit (muzika) eshte e ndaluar-haram- ne te gjitha fete ".[4]


Thote Ibn Kajjimi ne librin e tij "Igathet el-Lehfani (fq-348) ": Medhhebi i Ebu Hanifes ne kete (muziken) eshte medhhebi me i rrepte prej medhhebeve, dhe fjala e tij ne kete qeshtje prej fjaleve me te ashpra, dhe i ka qortuar shoket e tij per ndalimin e te ndegjuarit te te gjitha instrumenteve si fyellin, defin, bile edhe te rrahurit te tupanit dhe ka thene se te gjitha keto jane prej mekateve, eshte rruge qe te shpie ne mekat, dhe nuk i pranohet deshmia (i refuzohet), dhe me rigoroze se kjo kane thene :"Me te vertete ndegjimi eshte mekat, dhe te shijuarit e saj eshte kufer (mohim), kjo eshte shprehja e tyre".


2-Medh-hebi i Imam Malikut, All-llahu e meshirofte:

Nga Is’hak bin Isa et-Tiba i cili thote:"E kam pyetur Malik bin Enesin per lehtesimin e banoreve te medines per kendim(muzike) ? dhe Ai tha :"tek ne nje gje te tille e veprojne vetem hipokritet (fasiket) !!!. [5]


Transmetimi eshte i vertete e ka nxjerrur Hal-lali ne librin e tij "El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-142)", poashtu edhe Ibn Xhevziu ne librin e tij "Telbis Iblis (fq-282) " nga Abdullah bin Ahmed nga baba i tij e ky nga Is’haku.

Thashe (Autori) : ky sened eshte i vertete, sikur qe e ka vertetuar Shejh Albani ne librin e tij "Ndalimi i instrumenteve muzikore…… (fq-98)".


Thote Ebu Tajjib et-Taberi :"Sa i perket Malik bin Enesit, ai e ka ndaluar kendimin,(muziken) dhe te ndegjuarit e saj , dhe ky ishte medhhebi i gjithe medines".[6]


Thote Ibn Kasim :"E kam pyetur Malikun per kendimin(muziken), e ai me tha:"ka thene All-llahu subhanehu ve teala :"dhe qka pas te vertetes ! vetem se humbje, e qfare e vertete eshte kjo?[7]


Nga Ibrahim bin Mundhir el-Medeni i cili eshte pyetur dhe i eshte thene :" Ju po e lehtesoni kendimin? tha: " All-llahu na ruajt kete! nje gje te tille tek ne nuk e ben askush perveq se hipokritet (fasiket)".


3- Medh-hebi i Imam Shafiut, All-llahu e meshirofte:

Nga Shafiu All-llahu e meshirofte i cili thote:"Kam lene ne Irak nje gje qe i thuhej poezi,[8]e kane shpifur zindiket[9] per ti larguar njerezit nga Kur’ani ".


Transmetimi eshte i vertet e ka nxjerur ebu Nuajm ne librin "El-hiljetu, (vell. 9, fq-146)", poashtu edhe Hal-lali ne "El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker (fq-151)", dhe Ibn Xhevziu ne "Telbis Iblis (fq-283)", te dy rruget e transmetimit jane nga Hasen bin Abdulaziz el-Xhervij ku thote: "E kam ndegjuar Shafiun me te". Thashe senedi eshte i vertet .


Thote Ibn Tejmijje ne "Fetava (vell.11, f.507)" "Ate qe e ka permendur Shafiu eshte se ajo (muzika) eshte prej shpifjeve te zindikeve", kjo eshte fjala e Imamit me pervoje ne rregullat e Islamit, me te vertete ky ndegjim nuk ka qene vullnet i njerezve qe te thirin ne te, perveq ai i cili eshte quajtur (akuzuar) si zindik"


Thote Ebu Tajjib et-Taberi All-llahu e meshirofte:"Nuk lejohet te kenduarit, te ndegjuarit dhe as te rrahurit e tupanit, dhe thote kush i’a mvesh kete Shafiut vetem se ka genjyer ndaj tij".[11]



Thote Ibn Xhevziu:"Keto jane fjalet e dijetareve Shafi-ite dhe pasuesve te tyre, ndersa e kane lehtesuar ate (muziken) te mevonshmit nga mangesia e diturise se tyre dhe mundja e injorances (epsheve).[12]


Thote Imam Shafiu ne librin e tij "el-Umm (vell. 6, fq-209):"Te kenduarit eshte mekruh[13], i pergjason te kotes, kush vazhdon me ate eshte (ipa mend)I manget dhe i refuzohet deshmia".


Thote Ebu Tajjib et-Taberi:"E ka bere pronarin e saj te manget sepse ai i ka thirrur njerzit ne te kote, dhe kush i therret njerezit ne te kote ai eshte i manget, hipokrit (fasik)".[14]


Thote Ibn Kajjimi ne "Igathetu el-Lehfani (fq350)": "Shafiu dhe shoket e tij te vjeter dhe poashtu te diturit ne kete medh-heb kane qene me rigorozet ne te shprehurit e tyre per kete Ć¢ā‚¬ā€œ d.m.th-muziken.



4-Medh-hebi i Imam Ahmedit, All-llahu e meshirofte.


Nga Abdullah bin Ahmed ibn Hanbeli i cili thote:"E kam pyetur Babain per kendim(muziken), me tha:"te kenduarit e fute nifakun ne zemer, nuk me qudite mua kjo gje".


E ka permendur ibn Xhevziu ne "Telbis Iblis -(fq280):"nga ebi Harithi ku thote:"E kam pyetur Ebu Abdullahun se si e sheh poezine[15],? Tha:"e dobeson zemren dhe tha :"eshte bidat -risi ". Transmetimi eshte i vertete dhe ka nxjerur Hal-lali ne librin e tij "El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-151)", nga rruget e Muhammed bin ebi Harun dhe Muhamed bin Xhafer e keta nga ebu Harithi i cili u ka folur per kete, Thashe: dhe ky sened eshte i vertet.

Thote Ibn Xhevziu:"Te kenduarit qe njihet sot, eshte e ndaluar tek Imam Ahmedi e si sikur ta dinte ai se qka kane shpifur njerezit ne te!!!"[16].


Thote Ibn Xhevziu:"Kane thene fukahate (Juristet) nga shoket tane Ć¢ā‚¬ā€œd.m.th. Hanbelite, nuk i pranohet deshmia atij i cili kendon dhe valezon, All-llahu na ndihmofte [17].


Thote Ibn Tejmijje ne Fetava ( vell.11, fq-576):"Medh-hebi i kater Imameve per instrumentet muzikore eshte se te te gjithe eshte e ndaluar-haram-".


Thote Ibn Kajjimi ne "Igathetu el-Lehfani (vell 1, fq-350)":" Le ta dine se defi te rinjte dhe kendimi nese bashkohen, atehere ndegjimi i tyre eshte i ndaluar tek Imamet e medh-hebeve dhe tek dijetaret tjere musliman".


Thote Ibn Tejmijje ne "Menhaxh el-Sunneh" (vell 3, fq-439):"jane bashkuar kater imamet ne mendimin se instrumentet muzikore jane te ndaluara -haram- gjithashtu edhe ato qe te shpiejn drejt epshit- sikur qiftelia-kitara etj etj.


Thote shejh Muhamed Nasirudin el-Albani ne librin e tij :"Tahrim Alatu et-Tarb…(fq-105)":"Dijetaret, Fukahate Ć¢ā‚¬ā€œdhe kater imamet - jane te nje mendimi se ndalohen-haram-instrumentet muzikore, duke pasur per baze hadithet e Pejgamberit alejhi selam dhe gjurmet e Selefit".





Keta kater prej me te dalluarit (dijetare) tek muslimanet kane folur per ndalimin -haram-e te ndegjuarit te muzikes, kendimin dhe vallezimin, e kush vjen pas tyre me i ditur se keta ne pranim dhe kundershtim?, e qka pas te vertetes, vetem se humbje.


Dhe qeshni me tė e nuk qani, Duke humbur jetėn tuaj (tė ēmuar) nė lojė e qejfe (nė kotėsi, muzikė, etj.)” [en-Nexhm 53:59-61]


Ikrimah (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: “Ėshtė transmetuar nga Ibn “Abbas se, el-sumud (foljorja nga samidun, e pėrkthyer kėtu si “Duke humbur jetėn tuaj (tė ēmuar) nė lojė e qejfe (nė kotėsi, muzikė, etj.)” ka pėr qėllim “kėndimin”, nė dialektin e Himjarėve; mund tė thuhet “Ismidi lanaa” (“kėndo pėr ne“- nga e njejta rrėnjė e fjalės sikurse samidun/sumud) me kuptimin “ghanij” (kendo). Dhe ai (All-llahu e mėshiroftė) tha: “ Kur ata (kafirat) dėgjonin Kur“anin, do tė fillonin tė kėndojnė, pastaj Zbriti ky ajet.”


Ibn Kathir (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: “Duke humbur jetėn tuaj (tė ēmuar) nė lojė e qejfe (nė kotėsi, muzikė, etj.) “ – Sufjan el-Thawri ka thėnė, duke transmetuar nga babai i tij, Ibn “Abbas: “(kjo ka pėr kuptim) kėngėn.“ Kjo ėshtė (dialekt) Jemeni: “ismad lana“ do tė thotė “ghan lana“ (na kėndo). Ky ishte edhe mendimi i “Ikrimah. (Tefsir Ibn Kethir) Ėshtė transmetuar nga Ebu Umaamah (All-llahu e mėshiroftė) se i Dėrguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thėnė: “ Mos i shitni robėreshat qė kėndojnė, mos i bleni ato dhe mos i mėsoni. Nuk ka asnjė tė mirė (dobi) nė kėtė tregėti, ndėrsa ēmimi i tyre ėshtė haram. Duke pasur parasysh ēėshtjet e kėtilla, ėshtė shpallur ajeti: “ Dhe nga njerėzit ėshtė ai qė blen (pėrkushtrohet nė veprimtari) biseda boshe (lojė, zbavitje, kėngė, muzikė) pėr tė gabuar (njerėzit) nga Rruga e All-llahut...“(Llukman 31:6) “ (Hadith Hasen)




I Dėrguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thėnė: “Nga Ummeti im, me siguri do tė ketė prej atyre qė to t“a bėjnė tė lejuar zinanė, mėndafshin, alkoholin dhe veglat muzikore…” (Transmetohet nga Buhariu ta“likan, nr.5590; transmetohet si mevsul nga El-Taberaniu dhe el-Bejhekiu. Shiqo el-Silsilah el-Sahihah,91 tė el-Albanit (All-llahu e mėshiroftė) Ibn el-Kajjim (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: “ Ky hadith ėshtė sahih, i transmetuar nga Buhariu nė Sahihun e tij, ku ai e paraqiti atė si argument dhe e deklaroi si mu“allak dhe mexhzum." Ai tha:” Kapitull nė tė cilin trasmetohet pėr ata tė cilėt lejojnė alkoholin duke e thirrur atė me emra tė tjerė.”



Ky hadith tregon nė dy mėnyra se instrumentet muzikore dhe kėnaqėsia (gėzimi) nė dėgjimin e tyre janė haram. E para ėshtė ajo se, i Dėrguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thėnė: “ (ata) lejojnė” , gjė qė shumė qartė tregon se, gjėrat e pėmendura, duke pėfshirė kėtu edhe instrumentet muzikore, janė haram (tė ndaluara) me Sheriat, por kėta njerėz do t“i lejojnė ato. E dyta ėshtė fakti se, instrumentet muzikore janė pėrmendur sė bashku me gjėrat pėr tė cilat nuk ka kurrėfarė dyshimi se janė haram, siē ėshtė zinaja dhe alkoholi; po tė mos ishte e ndaluar (muzika dhe veglat muzikore), atėherė pse do tė ishin pėrmendur sė bashku me kėto gjėra (tė ndaluara)? (marrur nga el-Silsilah el-Sahihah, 1/140-141, tė Sheikh el-Albanit (All-llahu e mėshiroftė))


Sheikh el-Islam (Ibn Tajmijeh) (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: “ Ky hadith tregon se ma“azif janė haram, ndėrsa ma“azif do tė thotė instrumente muzikore, bazuar nė dijetarėt e gjuhės (arabe). Kjo fjalė pėrfshinė tė gjitha llojet e kėtyre instrumenteve.” (El-Mexhmu“, 11/535)


El-Kasim (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė:“ Kėnga ėshtė pjesė e gėnjeshtrės.

Ibn el-Kajjim (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: " Medh-hebi i Ebu Hanifes ėshtė mė i rrepti nė kėtė ēėshtje dhe komentet e tij janė ndėr mė tė ashpėrtat. Pasuesit e tij, deklaruan qartė se dėgjimi i tė gjitha instrumenteve muzikore ėshtė haram, sikurse janė fluta dhe daullet, e edhe (tingujt e) rrahjes sė shkopit. Ata deklaruan se kjo ėshtė mėkat me tė cilin tregohet se ai person ėshtė fasik ( rebel keqbėrės) dėshmia e tė cilit duhet refuzuar (nuk pranohet).


Sjellna ti tash Faktet dhe Argumentet e tua qė e lejojn kėngen dhe muziken nė Islam, por mos mė sjell mendime tė "telebeve" (nxhėnsve), unė dua dijetar tė rangut tė Ebu Hanifes, etj...qė ska dijetar tė till nė kohen tonė, pas mednimit tė Muhammedit SalAll-llahu Alejhi ve Selem nuk ka, por na sill hadithet dhe ajetet e tua tash ti shofim.
Unė tė solla argumente tė qarta se medh'hebi Hanefi ėshtė medh'hebi mė i rrept nė qėshtjen e kėnges dhe muzikes, dhe rreptsisht i ndalojn instrumentet/veglat muzikore.
Islam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė