I nderuar Kastri si dhe diskutues tjere,
Sipas mendimit tim, ketu kemi te bejm me dy grupe diskutuesish.Ata te cilet e njohin fene islame si edhe ata qe me pak e njohin.
Grupi i pare ata qe e njohin islamizmin, shkojn aq large ne ceshtje fetare qe na grupi i dyte nuk e kuptojm ne tersi kete ceshtje bajagi te nderlikuar.
Grupit te pare ja nxe per te madhe,se nuk i spjegojn gjerat e lehta per besimtar,ato qe jane me te kuptueshme.Keshtu qe edhe Profeti s.a.w.s na ka porosit.Kemi shume shembuj nga jeta e tij qe bile edhe fsheht popullit bente lutjet dhe "extra" namazet, qe populli musliman ta kene me te leht ceshtjen e besimit.
Muhamedi a.s ishte profet, apostafat i zgjedhur nga ana e Zotit, njajt sikur edhe profetet para tij.Ai thonte se sheh edhe ata qe falen pas tij.Na nuk i shohim.Ai thoshte se edhe kur flen zemra e tij eshte e zgjuar.Pra ndaj edhe do citoj nje pjese te hadithit ne anglisht, se nuk dua te humbet dicka nga origjinali.Profeti a.s thot:.........Do the best you can..... qe do te thot;
(beni,zbatoni me se miri qe keni mundesi) .Pra ai profeti e ka dijt se ne nuk do te jemi ne gjendje te bejm 100% sikur ai,prandaj edhe e thot kete.
Shembull tjeter kemi edhe shpalljen e Kur'anit.Zbritja e tij ka zgjat 23 vjet.Pse? A nuk mundte Zoti i gjithsis ta shpalle per menjehere.Po pra, sigurisht se po.Mirpo ai u shpalle gradualisht qe vet besimtaret ta pranojn nga vet-deshira e tyre.Zoti eshte i knaqur me besimtar kur ata vet me deshire dhe vet-dije i zbatojn te gjitha urdhrat e Tij,si dhe largohen po ashtu me vet-deshire nga te gjitha ndalesat qe Ai i ka ndaluar.Ai nuk ka nevoj per neve.Ne jemi ata qe lindim dhe vdesim pa vullnetin ton.
Sa i perket asaj se dikush quan diken me emra te ndryshem si;pabesimtar,munafik,qafir e tjera.Une isha distancua nga ai/ajo.Na nuk kemi njohuri per asken kush shkon ne xhehnem-ferr apo xhennet.
Ja si illustrim nje hadith te profetit;lidhje me nje njeri ne kohen e Profetit i cili kishte pi alkohol tere jeten.Dhe ai njeri vdese.Shoket i thon se ka vdeke filani.Profeti refuzon me ja fal xhenazen atij.Mirpo Zoti i Gjithfuqishem dergon Xhibrilin,kuptohet ne forme njeriu dhe i thot; O profeti i Zotit, Le te shkojm dhe ti falim xhenazen filan njeriut.Muhamedi as. i tregon se kush ishte ai dhe se kishte qen qe kish pi alkoholin tere jeten.Xhebraili i drejtohet me keto fjale:Ai njeri ka jetuar ne vetmi,ka qene large nga dijetaret islam,nuk ka pas kurrfar diturie fetare.Por nje gje e ka bere rregullisht. Kur ka ardh dita e premte,per hir te namazit te xhumas ai e ka len pijen,eshte la,eshte vesh e mbath paster,ne shenje te dites se premte.At dite nuk e ka prek alkoholin.Prandaj vazhdon Xhebraili edhe Zoti ja ka fal xhennetin sot.Keshtu qe shkojn dhe ja falin namazin e xhenazes me nderime.Ka edhe shume hadithe te ngjajsme.
Keto pra jane hadithe nga i Derguari i Allahut,qe na bene me dije se ne nuk dijm kush ku shkon.
Ashtu ai vet Muhamedi as. i pat then bijes se vet Fatimes ra. Cdo gje qe kame,nga kjo bote, ta kisha dhen ty o bija ime,se ti je pjese nga une.Por nuk mundem me te sigurua hymjen tende ne xhennet.
Kjo pra eshte ajo madheshtia islame, qe cdo individ pergjigjet vet per veprat e veta.
Keshtu pra cdo njeri ka te drejt te jap opinjonin e vet.Edhe dijetaret islam kane pas opinjone te ndryshme,per at shkak edhe i kemi 4 medh'hebe.
Por nje gje duhet ta keme parasysh se dijetaret islam kane dhen opinjone ne lidhje me ligjet islame,jurispondencen- sherijatin e kurrsesi me akiden.Ata nuk kane argumentuar asnjehere per ajete te Kur'anit.Pse ato jane fjale te Zotit.E Ai eshte i Gjithdijshmi,I Pagabueshmi.
Diskutues te nderuar, deshiroi qe te keni diskutime te mirfillta dhe te gjithe neve, te keme beneficione nga njani-tjetri.
Me nderime Uliksi31
|