Prap Dashuria dhe prap gabimi fillestar ku dashuria spjegohet dhe mbyllet brenda nje rasti te vetem dhe te skajshem.
Pergjegjeja ime eshte e shkurte - por per Dashurine ne kuptimin e plote te kesaj fjale.
Dashuria jo qe nuk eshte haram por eshte dhunti , eshte bekim , eshte dhurate nga vet Perendia.
Edhe per rastin ne fjale , ne te rriturit duhet te reagojm ne menyre shume me te matur per te vetmen arsye sepse ne veq kemi kalu neper kete rruge - kjo per ne eshte e njohur. Mosha ne fjale boten e sheh ndryshe , e percepton dhe e shijon ndryshe . Eshte nje moshe shum e ndieshme dhe shume leht ne kompleksitetin e personalitetit te kesaj moshe mund te shkaktohen devijime te pariparueshme. Mu per kete arsye eshte detyre e familjes qe ne kohen e duhur te bisedoj hapur me femiun e vet mbi problemet e caktuara dhe me nje bisede prindore te trasohet nje rruge te cilen ne deshirojm qe femiu yne te ece perpara.
Kercnimi , dhuna, friga - ne kete rast jan mjetet me te gabuara qe mund te vijne ne shprehje. Populli thot: " Rrushi tuj e pa rrushin piqet":
Me nderime Guri Sylaj
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|