Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-08-05, 17:42   #26
ebu Hamza
 
Anėtarėsuar: 02-08-05
Postime: 47
ebu Hamza e ka pezulluar reputacionin
Gabim Muhammed Ibn-Abdul-Vehab

*** Ndryshuar. Uliksi ***

Poashtu,ky shkrim e ka vendin tek tema; DIJETARET ISLAMIK



Muhammed Ibėn Abdul-Vehhab

Jeta dhe shkollimi i Muhammed b. Abdulvehhabit

Eshtė lindur mė 1703 nė vendin Ujejene, nė Nexhd. Fėmijėrinė dhe mėsimet e para i filloi aty. Pas mėsimeve tė para, pėr t'i vazhduar ato, shkoi nė Medine. Brenda njė kohe tė shkurtėr Abdulvehhabi u dallua te mėsuesit e vet. Mirėpo, ai nuk u kėnaq plotėsisht me qėndrimin e vet nė Medine, sepse priste tė arrijė shumė mė tepėr. Pėr kėtė shkak vendosi ta lėshojė Medinen dhe t'i lė mėsuesit e tij. Duke dėshiruar qė tė mėsojė diē mė shumė pėr botėn islame dhe gjendjen e saj shpirtėrore, katėr vjet i kaloi nė Basra, pesė nė Bagdad, njė vit nė Kurdistan, dy vite nė Hemeton. Pastaj shkoi nė Isfahan, ku studioi filozofinė iluministe dhe sufizmin. Mė vonė kaloi nė Kom, nė qendrėn e njohur shiite, ku mbeti njė kohė. Nė fund tė tė gjitha kėtyre udhėtimeve, takimeve dhe studimeve kthehet nė vendlindje, tėrhiqet disa muaj, i konsolidon pėrshtypjet, i analizon udhėtimet dhe i rezymon rezultatet e studimeve tė veta, e pastaj paraqitet duke i ftuar njerėzit nė kthimin mėsimit burimor islam - Kur'anit dhe Sunnetit.

Ndėrroi jetė mė 1791, nė kohėn kur ishte evident personifikimi i theksueshėm i pėrpjekjeve tė tij, nė krijimin e shtetit tė ri e tė lirė islam tė Arabisė Saudite.

Puna dhe synimi i Muhammed b. Abdulvehhabit

Pasi e mėsoi botėn muslimane dhe i kupoi problemet e saj, Muhammed Abdulvehhabi nė punėn e vet u orientua kah problemi i besimit. Konsideronte se kjo ėshtė ēėshtje nė tė cilėn bota islame ka zėnė nė thua dhe ka rėnė nė gjendje tė atillė, nė tė cilėn mė nuk mundej as tė njihet. Tė kėrkuarit ndihmė nga evliatė, nga njerėzit e zgjedhur, vizitat shejhėve tė ndryshėm, kėrkimi i mėshirės nga tė vdekurit, vizita turbeve e tė ngjashme, e shpien botėn islame nė idhujtari dhe politeizėm. Ndėrsa ky personalitet e dinte se rrugėdalja e vetme ėshtė nė pėrcaktimin korrekt shpirtėror, nė besimin origjinal islam, qė ėshtė konfirmuar gjatė historisė, rruga e drejtė e tė cilit e ka sjellė botėn islame nė kulmin e zhvillimit kulturor dhe tė progresit ideor. Sė kėndejmi M. Abdulvehhabi tė gjitha fuqitė e veta i orientoi kah parimi themelor islam: "La ilahe il-lall-llah", nė tė cilin kanė ftuar tė gjithė tė dėrguarit e All-llahut subhanehu ve teala, ndėrsa Muhammedi alejhis-selam., ka pasur pėr detyrė ta shpjegojė dhe ta sjellė deri nė fund. Domethėnia e kėtij parimi tė parė islam ėshtė qė, nė botėn e dukshme dhe tė padukshme nuk ka fuqi tjetėr tė mirėfilltė qė drejton me ēdo gjė pos, Njė All-llahut, tė cilit tė vetmit duhet pėrulur dhe tė vetmin duhet adhuruar...

C'ndodhi me botėn islame qė e mbanė Kur'anin nė dorė, kurse ka lėshuar rrugėn e vet? Politeizmi! Kjo ėshtė pėrgjigjja e imam Muhammed b. Abdulvehhabit. Muslimanėt, u shkojnė nė haxh evliave, u paguajnė qė t'u ndihmojnė, kėrkojnė prej tyre t'ua falin mėkatet dhe i lusin qė t'i mbrojnė, duke besuar se ata mund t'u sjellin dobi dhe dėm. Turbet nuk kanė fund. Ndėrtohen nė tė gjitha vendet. Eshtė krijuar ushtri e tėrė e evliave, tė cilėt duhet vizituar dhe lutur pėr ndihmė. A nuk ėshtė kjo e njėjtė, sikur edhe ajo qė kanė folur idhujtarėt dhe politeistėt arabė, tė cilėt shpesh pėrsėrisin: "...Ne i adhurojmė ata vetėm tė na afrojnė sa mė shumė te All-llahu." (Kur'ani, 39:3)

"Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė tek All-llahu!" [Kur'ani, 10:18]

Cfarė ėshtė kjo greminė nė tė cilėn kanė rėnė muslimanėt? Si tė dalin nga ajo? Pėrgjigjja pėr M. Abdulvehabin ishte e qartė! Ashtu siē kanė dalė para disa qindra vjetėsh. Mund tė dalin vetėm me Kur'anin dhe me Muhammedin alejhis-selam. Thjeshtė, "La ilahe il-lall-llah Muhammedurr-rresulull-llah"

Qė fatkeqėsia tė jetė mė e madhe dijetarėt islamė ia mbyllėn tė gjitha dyert ixhtihadit. Mbyllja e ixhtihadit qe tragjedia e dytė qė i goditi muslimanėt. Mbretėronte imitacioni, kurse mendja e lirė ishte asfiksuar kudo qė ishte e mundur. Krejtėsisht pat harruar se Islami kėrkon lirinė e mendimit, tė studimit dhe tė fjalės. Dyerve tė mbyllura tė ixhtihadit iu bashkua edhe ndalimi i Xhihadit - luftės dhe punės nė emėr tė All-llahut subhanehu ve teala.

Thėnė thjesht, kthimi Kur'anit dhe Sunnetit, hapja e ixhtihadit dhe ngjallja e Xhihadit, ishin synimet kryesore tė jetės dhe punės sė Muhammed ibni Abdulvehhabit. Tė tri parimet e theksuara i ka aplikuar sė pari nė vetvete, duke grumbulluar gjatė tėrė jetės sė tij njerėz rreth vetes, tė cilėt kanė ditur si ta vazhdojnė mė tej rrugėn e rėndė tė ēlirimit, tė ndėrtimit dhe tė rikonstruksionit tė shoqėrisė islame dhe botės sė saj.

Iniciator i neorenesansės sė botės muslimane

Duke mėsuar nė veprat e Ibni Tejmijes dhe tė nxėnėsit tė tij Ibni Kajjimit, pastaj duke i freskuar kėto mėsime me sjelljen e tyre nė harmoni me Kur'anin dhe Sunnetin, e duke marrė parasysh kohėn nė tė cilėn ka jetuar, punuar dhe vepruar, Muhammed ibn Abdulvehhabi, me tė drejtė, konsiderohet iniciator i epokės sė neorenesansės sė botės muslimane. Tė gjitha pėrpjekjet e disa teorikėve qė ta hedhin poshtė kėtė botėkuptim janė tė kota, sepse ėshtė e dukshme se shkencėrisht janė tė paqėndrueshme. Ky pohim mund tė argumentohet edhe me dėshmi historike, qė nuk do t'i pėrmendim veēanėrisht, sepse ky shkrim mė tepėr ėshtė i karakterit informativ dhe para sė gjihash i destinohet lexuesit tonė tė pėrditshėm.

Ndikimi i Muhammed ibn Abdulvehhabit

Duke e pasur parasysh tė ekspozuarėn, sikur dhe zhvillimin e tendencave tė mendimit modern islam, fitohet pėrshtypja, se Imam Abdulvehhabi ka pasur ndikim tė madh te njė numėr i konsiderueshėm i mendimtarėve islamė tė shekullit XVIII, XIX dhe XX. Mjafton tė theksohet vetėm kjo se nėn ndikimin e tij kanė qenė edhe mendimtarėt siē janė Xhemal-ud-din Afgani, Muhammed Abduhu, Senusi etj. Sot kemi gjithnjė e mė shumė dijetarė tė botės islame, sikur edhe teorikė tė Perėndimit, tė cilėt seriozisht studiojnė veprėn, punėn dhe mendimin e tij.

Nėse gjithė kėsaj ia shtojmė edhe kėtė se Arabia Saudite e sotme zyrtarisht pranon idetė e tij, atėherė na bėhet e qartė ēfarė ndikimi kanė idetė, mendimet dhe veprat e tij.

Veprat e Muhammed ibn Abdulvehhabit

Eshtė vėshtirė tė thuhet sa vepra ka lėnė pas vetes, edhe mė vėshtirė ėshtė qė nė kėtė shkrim tė shkurtėr tė bėhet analiza e veprave tė tij, madje edhe tė atyre mė tė njohura dhe mė kryesore.

Pėrkundėr kėsaj, do tė pėrpiqemi tė japim shenjė nė disa vepra tė tij.

- Vepra "Usul-ul-iman" (Bazat e besimit), u botua nė Kajro. Nga vetė titulli kuptojmė se vepra flet pėr ēėshtjen e besimit - njohja e All-llahut subhanehu ve teala, dhe besimi nė Tė, besimi nė fatin, etj. Kėtu trajtohet edhe ēėshtja e pėrcaktim. Pastaj flet pėr besimin nė melekėt, lojaliteti Kur'anit, Muhammedit alejhis-selam., nxitja e Islamit pėr dituri dhe pėr mėnyrat e kėrkimit dhe pėr temat ngushtė tė lidhura me kėto tė theksuarat.

Kėsaj vepre me rastin e botimit i janė shtuar edhe veprat: "Fadl-ul-islami", ku studiohet rėndėsia, domethėnia, vlera dhe paraqitja e Islamit pėrgjithėsisht dhe disa pyetje tjera lidhur me kėtė, si dhe "Kitab-ul-kebairi", ku gjerėsisht analizohet problemi i mėkatit, dėnimit pėr kryerjen e tyre e tė ngjashme.

- Vepra "Keshfu-sh-shubhati fi-t-tevhidi" (Zbulimi i dyshimeve nė tevhid - monoteizėm), u botua po ashtu para disa vitesh nė Kajro. Krahasimin dhe dorėshkrimin origjinal tė veprės e ka bėrė komentuesi i njohur, Muhidin el-Hatib. (Vepra ka rreth 20 faqe, N.I.)

Autori sė pari jep definicionin e besimit nė Njė Zot, duke dėshmuar se kjo ėshtė feja e tė gjithė tė dėrguarve tė Zotit. Njėkohėsisht studion edhe ēėshtjen e politeizmit dhe idhujtarisė.

- Vepra "Kitab-ut-tevhid" (Monoteizmi islam), para disa vitesh ėshtė botuar nė Rijad, bashkė me komentin tė bėrė nga Abdurrahman Ibni Hasan, e nė shpenzimet e mbretit Fejsal. (Kjo vepėr para pak kohe u botua nė gj. shqipe, N.I.).

- Vepra "Mexhmu'atu-t-tevhid", e pėrbėrė prej gjashtėmbėdhjetė traktateve tė zgjedhura tė Ibni Tejmies dhe Muhammed b. Abdulvehhabit, ėshtė botuar nė Medine (ka rreth 680 faqe, N.I.).

- Vepra vijuese qė do ta theksojmė nė kėtė shkrim ėshtė "Usulu-th-thelatheti ve edil-letuha" (Tre themelet dhe argumentet e tyre), e cila disa herė ėshtė botuar nė Rijad dhe nė vende tjera. Vepra ndonėse pėr nga vėllimi ėshtė e vogėl, ajo ėshtė e madhe pėr nga tematika dhe pėrmbajtja.
ebu Hamza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė