Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ebu Hamza
Desha disa sqarime se, a ban ti falet namazi gjenazes atij i cili nuk falet?
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetja:
Desha disa sqarime se, a ban ti falet namazi gjenazes atij i cili nuk falet?
Pėrgjigje:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Vėlla i nderuar nė Islam, tema e Faljes sė Namazit tė Xhenazes, atij i cili nuk ka falur Namazin, ėshtė ēėshtje e cila ka nevojė pėr njė sqarim tė detajuar.
Ėshtė transmetuar nė shumė hadithe se, ai i cili nuk falė Namazin konsioderohet kafir (jobesimtar). Thotė i Dėrguari (SalAllahu Alejhi ve Selem):
" Ajo qė qėndron mes nesh dhe atyre (jobesimtareve) ėshtė Namazi, andaj kush e len (nuk e falė), nuk ka besuar."
" Ajo qė dallon robin nga shirku dhe kufri ėshtė Namazi."
Kur tė pyeten banoret e Xhehennemit, se:
" “Pėr ēfarė arsye janė hudhur nė Zjarr?“, thanė: “ nuk ishin prej atyre qė falen...“ "
Kėto ishin vetem disa nga argumentet, tė cilat tregojnė se falja e Namazit ėshtė obligim i besimtareve dhe se ata qė nuk e falin atė nuk konsiderohen si besimtarė.
Pasi qė dihet se Namazi i Xhenazes iu falet vetėm besimtarėve, atėhere mund tė themi se atyre qė nuk e falin Namazin, nuk u falet Namazi i Xhenazes. Mirėpo, nė lidhje me kėtė ēėshtje duhet pasur parasysh edhe disa fakte dhe rrethana tjera. E para ėshtė ajo se, a e ka ditur ai njeri se lėnia e Namazit ėshtė Kufr (mosbesim), nėse po (e ka ditur) dhe prapseprap nuk e ka falur (Namazin) atėherė atij nuk i falet Namazi i Xhenazes, sepse edhe e ka ditur qė bėnė Kufr me lėnien e Namazit dhe prapseprap nuk e ka falur Namazin. Ndėrsa, nėse nuk e ka ditur se lėnia e Namazit ėshtė Kufr, atėherė ai arsyetohet (insha All-llah) me mosdijen e tij, dhe atij i falet Namazi i Xhenazes.
Nė lidhje me kėtė rast, duhet shikuar dhe hulumtuar se sa ėshtė folur (nga dijetarėt apo hoxhallarėt) e atij vendi ku ky njeri ka jetuar, nė lidhje me kėtė temė, d.m.th nė lidhje me temėn se lėnia e Namazit ėshtė Kufr. Nė qoftė se nė atė vend ėshtė folur mjaftė nė lidhje me kėtė temė, atėherė ai person i cili ka jetuar aty nuk arsyetohet me mosdije nė lidhje me kėtė gjė, edhe nėse ai nuk i ka dėgjuar keshillat e dijetarėve apo hoxhallarėve, sepse kjo hyn nė fajėsinė e tij personale sepse nuk ėshtė interesuar (nuk ka shkuar nė xhami apo nė mexhlise ku pėrmendet Fjala e All-llahut), dhe kėtij njeriu nuk i falet Namazi i Xhenazes.
Si shembull mund tė marrim p.sh. banorėt e Mekkes apo tė vendeve Arabe, ku egzistojnė xhami ēdokund dhe ku njeriu nuk mund tė arsyetohet me mosdije. Duke pasur parasysh se edhe nė vendet tona xhamitė janė prezente pothuajse nė ēdo fshat, atėherė edhe mosdija e njerėzve ėshtė tepėr se jologjike. Sidoqoftė, nėse nė ndonjė vend konstatohet se nuk ėshtė folur mjaftė nė lidhje me kėtė ēėshtje, atėherė njeriu mund tė arsyetohet me mosdije, dhe atij i falet Namazi i Xhenazes, ndėrsa pėr mosfaljen e Namazit do tė merret nė pėrgjegjėsi nga All-llahu (Subhanehu ve Teala).
All-llahu (Subhanhu ve Teala) e di mė sė miri.
|
Ebu Hamza ,, me kete na e ke ber te ditur se te gjith ne qe jemi musliman, qe besojm ne Allahun S.v t qe nuk falim Namazin nuk nau falet Namazi I xhenazes,, me kete shum Te paditur te fes Islame kan ber Musliman ta len fen e tyre,, nga frika dhe nga mosdija dhe mosbesimi ne vete... vellau hasanmehmeti e ceku po kete ne shkrimin e meparshem,
Allahu ne kuran thote se tana mekatet nese deshiron i fale perveq shirkut .Tashme kufri(nese i bejmi ndarje formale) vella eshte i ndare ne vepra dhe ne zemer .Ju ma permendi namazin ndersa ka hadithe vella qe edhe ai njeri qe e ka pase nje pike besimi ne zemerne e tij Allahu do e nxjerre nga xhehnemi .
20% e muslimanve ne bot nuk e falin Namazin ,, por kan besimin ne Allahun S, v T dhe jetojn me ligjin e librit te Shenjt Kuranin....
mjafton ta Permendim emrin dhe ti permbahemi librit te shenjt,, dhe mos te bejm mekate me e rendesishmja.. aj qe fal namazin zoti e shperblen,, ai qe nuk e fal nuk mund te quhet kafir,,
ai qe mundohet ti largoj besimbaret nga feja islame ne qfardomenyre ai punon kunder zotit,,
thote Allahu ne Kuran, se nuk ja hupe as edhe nje te mire robit te vete edhe nese ajo eshte sa nje grimce e vogel .A nuk meriton besimi i zemres qe te jete sa kjo grimce ?!...