Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Kryetari i PS-sė ka dhėnė dje shenja se nuk ka ndėrmend tė largohet nga PS-ja, ashtu si premtoi
Nano: Bota, e preokupuar pėr Berishėn kryeministėr
Vladimir Muēaj
LUSHNJĖ Kryetari i PS-sė, Fatos Nano, i ndodhur dje nė zonėn nr. 64 tė Lushnjės, ku pritet qė tė zhvillohen sėrish zgjedhjet, ka pėrsėritur deklaratėn e tij pėr njė humbje aksidentale tė socialistėve mė 3 korrik, ka kėrkuar, sipas burimeve qė tė mbahen larg zgjedhjeve tė 21 gushtit ish-aleatėt e PS-sė qė e tradhtuan atė. Pa pėrmendur emra, Nano ka lėnė tė kuptohet se i drejtohej kryetarit tė PAA-sė, Lufter Xhuveli. Nano ėshtė shprehur se, Ėshtė dhe bota e preukupuar sa edhe ne, edhe ju, pėr aksidentin e madh tė 3 korrikut, tė rrezikut tė kthimit mbrapa tė Shqipėrisė, pėr shkak tė manipulimit tė votės. Ne do tė jemi edhe nė tė ardhmen ashtu si sot, ashtu si dje, pėrkrahės dhe interpretues tė vullnetit dhe interesave tuaja, ka thėnė Fatos Nano nė takimin me banorė tė fshatit Ngurras i Madh nė Krutje tė Lushnjės, ku ka konfirmuar solidaritetin e tij pėr kandidatin e PS-sė Ethem Ruka, pėr fitoren mė 21 gusht kundrejt rivalit tė PD-sė, Ilir Bano. Kreu i socialistėve, Nano, i cili ėshtė takuar me banorė tė kėtij fshati dhe drejtues tė PS-sė sė zonės, ėshtė shoqėruar nė kėtė vizitė nė fshatin e largėt tė Lushnjės nga deputetja Arta Dade dhe Valentina Leskaj, deputeti Andis Harasani, Taulant Dede si dhe kandidati pėr deputet Ethem Ruka. Nano edhe njėherė nė Lushnjė e ka konsideruar rezultatin zgjedhor tė 3 korrikut njė aksident tė madh, por qė sipas tij, tė tillė ndodhin nė shtetet demokratike. Ne jemi shumė seriozė dhe tė vendosur pėr tė bashkuar tė gjitha votat tona mė 21 gusht nė zonėn 64, nė kėtė hambar tė zhvillimit dhe tė energjive pėr tė arritur nivelet qė ju dėshironi. Unė erdha tju rikonfirmoj solidaritetin dhe tė ndėrtojmė sė bashku atė qėndresė dhe iniciativė, pavarėsisht nga aksidenti i madh i 3 korrikut, - tha Nano. Nano tha se PS-ja mė 3 korrik kishte 15 mijė vota mė shumė se nė vitin 2001. Kėshtu qė duke njohur edhe plagėt qė i kemi hapur vetvetes dhe plagėt qė na kanė hapur tanėt, tė dehur apo tė majmur nga pushteti apo nga aleatėt tanė qė asgjė nuk i ka lidhur me ju, pėrveēse njė emri falso, unė do tju bėja tė gjithėve thirrje, do tju ofroja tė gjithė mbėshtetjen time qė mė 21 gusht tė mos lejojmė askėnd tė vėrė dorė mbi votėn tuaj, rrjedhėn e qartė dhe tė drejtė, - tha Nano. Kam besim se lidhjet tona tė forta, tė pakorruptueshme, si forcė vitale nė kėtė formacion tė harmonizuar moshash dhe brezash, janė garancia mė e madhe pėr ju. Kam besim te ju dhe te njė kombinim i veprimeve qė edhe sot po bėjmė sė bashku, - u shpreh ai. Nėse ndodhi ky aksident, nė demokraci ka edhe aksidente tė tilla, duhet rikuperuar sa mė parė. Ka ardhur koha pėr njė operacion, nė mėnyrė qė liria dhe institucionet demokratike qė i ngritėm me kaq sakrifica nė 8 vjet sė bashku, tė mos bien kollaj nė duar tė keqbėrėsve, tė abuzuesve , tė njerėzve qė nuk e duan zhvillimin dhe integrimin, tė njerėzve qė mezi presin tė ketė mjegull pėr tė vėnė dorė mbi votėn dhe punėn e bėrė, - ka thėnė Nano. Kryetari i PSSH-sė e ka quajtur provė tė madhe votėn e 21 gushtit, veēanėrisht administrimin e saj. Ne duhet tė nxjerrim tė gjithė mėsimet nga ky pėsim i madh, - tha ai. Nė njė moment Nano i ėshtė drejtuar kandidatit Ruka me njė shaka pėr mėrzitjen qė i ka shkaktuar rezultati i 3 korrikut, duke i thėnė: Mos u mėrzit Ethem, takimet e shumta me kėta njerėz tė mrekullueshėm shėrbejnė pėr pastrimin e tubave. Ndėrsa Ruka ėshtė shprehur se mė 3 korrik ai sė bashku me PS-nė kanė fituar, por ky rezultat nuk arriti tė publikohej nga prania e strukturave manipulative tė PD-sė qė ushtruan ndikimin e tyre nė shumė qendra votimi.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|