Anėtarėsuar: 02-08-05
Postime: 47
|
Esselamu Alejkum...
- MEVLUDI-
Pyetja: I falėnderuar qoftė All-llahu, lutjet dhe pėrshėndetjet e All-llahut qofshin pėr tė Dėrguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjėn dhe shokėt e tij. Kėto fjalė janė pėrgjigje e tekstit tė botuar nė gazetėn El Edva tė autorit Muhammed Emin Jahja me datė 16/Rebiul Evvel/1378 nė tė cilin autori thėrret muslimanėt qė ti bashkangjitėn kremtimit tė ditėlindjės sė Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] (Mevludi) duke shkruajtur nėpėr gazeta dhe revista dhe duke e festuar nėpėr mjetet e mediasė. Mė habiti moskujdesja e autorit i cili haptazi i thėrret njerėzit nė risi e cila nuk ka asgjė me fenė Islame dhe e cila kundėrshton traditėn e shokėve tė Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe traditėn e gjeneratave tė para All-llahu qoftė i kėnaqur me tė. Duke e zbatuar obligimin e kėshillės (nasihatit) vendosa qė ti shkruaj kėto fjalė si pėrkujtim pėr autorin dhe tė tjerėt duke iu pėrmbajtur rrėgullave tė sheriatit, i cili ėshtė i pėrkryer, nė tė cilėn do tė flas pėr dispozitėn e fesė mbi kremtimin e ditėlindjės sė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Mevludin:
Pėrgjigjja:
Nuk ka dyshim se All-llahu [subhanehu ve teala] e dėrgoi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me udhėzim dhe fe tė vėrtetė e cila bazohet nė dituri tė dobishme dhe punė tė mirė dhe Ai Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ndėrroi jetė derisa pėrfundoi shpallja, u plotėsua feja dhe derisa u plotėsoi dhuntia e All-llahut [subhanehu ve teala].
)الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلامَ دِينًا(
Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe Maide, 3
me kėtė ajet All-llahu [subhanehu ve teala] na e bėri tė qartė se feja ėshtė e pėrkryer dhe se dhuntia e All-llahut ndaj neve ėshtė plotėsuar, dhe ēdo kush qė nė fe shpik gjė tė re pėr tė cilėn pretendon se ėshtė e ligjshme dhe ka bazė nė fe vetėm se ka pėrgenjeshtruar All-llahun [subhanehu ve teala] duke menduar se feja ėshtė e mangėt dhe ka nevojė pėr plotėsime. Nuk ka dyshim se kjo ėshtė e kotė dhe prej shpifjeve mė tė mėdha ėshtė kundėrshtimi i kėtij ajeti.
Po tė ishte kremtimi i ditėlindjės sė Pejgamberit (Mevludi) prej fesė kėtė do tė na e shpjegonte Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili mė tepėr kujdesej pėr kumtimin e tė vėrtetės sepse e dinte se pas tij nuk do tė dėrgohet Pejgamber tjetėr. Ai si vula e pejgamberisė na tregoi se prej obligimeve tė muslimanit ėshtė edhe dashuria ndaj Tij dhe ndjekja e rrugės sė Tij, na kumtoi se duhet tė ēojmė salavate (lutje) dhe selame (pėrshėndetje ) pėr tė dhe shumė gjėra qė jana pėrmendura nė Kuran dhe Sunnet.
Nė mesin e kėtyre kėshillave dhe porosive nuk do tė gjejmė porosi pėr kremtimin e ditėlindjės sė Tij (Mevludin). Kėtė nuk e ka bėrė as Ai e as shokėt e tij, tė cilit mė sė shumti e donin dhe mė sė miri i dinin obligimet ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pas vdekjes sė Tij duke filluar me Halifet e drejtė (Hulefaur-rashidin). Kėtė gjė nuk e praktikonin as tre gjeneratat e dalluara.
A thua tė gjithė kėto ishin tė injoratė dhe nuk dinin ti shprehin mirėnjohje Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] , apo thua se ata u trguan tė moskujdesshėm ndaj tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Jo pasha All-llahun kėtė nuk e thotė njeri i menēur i cili e njeh gjendjen e sahabėve dhe atyre qė ndoqen rrugėn e tyre nė mėnyrėn mė tė mirė.
Nėse ti, lexues i nderuar, kuptove se kjo vepėr nuk ishte e pranishme dhe e njohur nė kohėn e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as nė kohėn e gjeneratave mė tė mira, atėherė dije se kjo vepėr ėshtė risi nė fe nga e cila duhet larguar duke shprehur mospajtimin me tė me gojė dhe bindje tė brendshme, dhe nuk lejohet thirrja nė tė. Duhet qė ti mėsosh njerėzit se kjo vepėr nuk ėshtė prej fesė, pėrkundrazi ėshtė risi e shemtuar nė fe, duke e zbatuar porosin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili ka thėnė:
خير الكلام كلام الله وخير الهدي هدي محمد صلى الله عليه وسلم وشر الأمور محدثاتها وكل بدعة ضلالة
Fjala mė e mirė ėshtė fjala e All-llahut dhe udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kurse veprat mė tė kėqija janė veprta e shpikura dhe ēdo risi nė fe ėshtė lajthitje (dalalet).
Dhe fjalėn e Pėrjgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili ka thėnė:
عليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي تمسكوا بها وعضوا عليها بالنواجذ وإياكم ومحدثات الأمور فإن كل محدثة بدعة وكل بدعة ضلالة
Kapuni fortė pėr sunnetin tim dhe pėr sunnetin e halifeve tė drejtė pas meje. Kapuni pėr tė me dhėmballė dhe kini kujdes prej veprave tė shpikura sepse ēdo vepėr e shpikur nė fe ėshtė risi (bidat) dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje (dalalet).
Dhe fjalėn e tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد
Kush nė kėtė ēėshtjen tonė shpikė diē qė nuk ėshtė prej saj ajo (gjė e shpikur) ėshtė e refuzuar.
Nė njė transmetim tjetėr thuhet:
من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد
Kush e bėn njė punė tė cilėn nuk e kemi urdhėruar ajo punė ėshtė e refuzuar.
Ēdo njėri i cili ka sado pak dituri e dinė qartė se i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk madhėrrohet me risi (bidate) siē ėshtė kremtimi i mevludit. Ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] madhėrrohet me dashuri dhe ndjekje tė Sheriatit tė cilin e kumtoi, duke bėrė thirrje nė rrugėn e All-llahut dhe duke i luftuar ithėtaret e risive dhe epshorėt mu ashtu siē thotė All-llahu [subhanehu ve teala]:
)قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ(
Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, tju falė mėkatet tuaja. Ali Imran, 31
)وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا (
Ēka tju jep Pejgamberi, atė merreni e ēka tju ndalojė, pėrmbanju El Hashr, 7
Nė njė tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qėndron:
كل أمتي يدخلون الجنة إلا من أبى قيل : يا رسول الله : ومن يأبى ؟ قال : من أطاعني دخل الجنة ومن عصاني فقد أبى
Tėrė ummeti im do tė hyjnė nė xhennet pėrpos atyre qė refuzojnė. Shokėt e tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyetėn kush do tė refuzoje o i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Ai i cili do ti respekton urdhėrat e mija do tė hyj nė xhennet e ai i cili nuk i respekton ka refuzuar (tė hyj nė xhennet) transmeton Buhariu
Nuk i ka hije muslimanit qė tė shpreh respekt ndaj tė Dėrguarit nė disa raste duke i neglizhuar plotėsisht obligimet ndaj tij nė shumė raste tjera. Pėrkundėrazi muslimani vazhdimisht madhėrron tė Dėrguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke punuar me sunnetit e tij, duke bėrė thirrje nė rrugėn e tij dhe duke luftuar kundėr atyre qė kundėrshtojnė rrugėn e tė Dėguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Muslimani i vėrtetė zbukuron vetėn me vepra tė mira dhe moral shembullor, kėshillon muslimanėt, shpesh dėrgon salavate mbi tė Dėrguarin dhe i nxit tė tjerėt tė dėrgojnė salavate mbi tė. Kėshtu shprehet respekti ndaj tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tė cilin na e ka mėsuar All-llahu [subhanehu ve teala] duke na premtuar shumė shpėrblime dhe mirėsi, krenari dhe lumturi nė tė dy botat (dynjanė dhe ahiretin).
Kėto fjalė qė i cekėm nuk kanė tė bėjnė vetėm me ditėlindjėn e tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ato vlenė edhe pėr kremtimet e ditėlindjeve tė tjera, gjė tė cilėn e kanė shpikur njerėzit.
Nga argumentet e pėrmendura kuptuam se Mevludi ėshtė risi e shemtuar e shpikur nė fe dhe se nuk lejohet pajtimi mė tė. Nėse kjo ka tė bėj me ditėlindjen e tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] atėherė nėnkuptohet se kjo vlenė edhe pėr festat tjera tė shpikura me rastin e datėlindjes sė njerėzve.
Ėshtė obligim i dijetarėve dhe sundimtarėve nė ēdo vend tė botės Islame tua shpjegojnė njerėzvė kėtė risi, ta refuzojnė duke refuzar tė vepruarit me tė, tua shpjegojnė mėnyrėn e drejtė pėr madhėrim tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], tė pėngojnė praktikimin e kėtyre bidatėve duke e zbatuar obligimin e kėshillės pėr All-llahun.
Shumė prej dijetarėve tė njohur Mevludin e konsiderojnė si gjė e shpikur e cila nuk ka bazė nė fenė Islame.
Obligim i gjithėve ėshtė tė kemi frikė prej All-llahut [subhanehu ve teala], ta llogarisim vetėn pėr veprat qė i bėjmė, ti respektojmė kufijtė e All-llahut, tė mos shpikim nė fe risi sepse feja ėshtė e plotėsuar. I Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vdiq dhe Ummetin e tij e la nė njė rrugė tė qartė nga e cila nuk largohet pėrpos atij qė ėshtė shkatėrruar.
All-llahun [subhanehu ve teala] e lusim qė tė na udhėzon neve dhe gjithė muslimanėt nė rrugėn e drejtė, tė na mbron prej bidateve dhe epshit, tė na begaton me kapje tė fortė pėr Kuranin dhe Sunnetin, tė veprojmė dhe thėrrasim nė tė duke braktisur rrugėn e atyre qė kundėrshtojnė sunnetin. E lusim ti forcon sundimtarėt ta zbatojnė obligimin e tyre, ta ndihmojnė tė vėrtetėn duke shkatėrruar shkaqet e sherrit. Ai me tė vėrtetė ėshtė ndihmės i fortė.
Nė fund lutjet dhe pėrshėndetjet e All-llahut qofshin pėr tė Dėrguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Abdul Aziz ibėn Abdull-llah ibėn Baz rahimehull-llah
Shqipėroi: Talha Kurtishi
Ibėn Bazi, 09.05.2003
Numri: 1115 Data: 09.05.2003
Pyetja: Ėshtė pyetur Shejh Muhammed ibėn Salih El Uthejmin All-llahu e mėshiroftė pėr qėndrimin e sheriatit nė lidhje kremtimin e mevludit?
Pėrgjigjja:
Kjo ishte pėrgjigja e tij :
1) Data nė tė cilėn ka lindur i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mundėt tė caktohet me bindje tė prerė. Disa nga historianėt pohojnė se data nė tė cilėn ka lindur i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė 9/Rebiul Evvel e jo 12/Rebiul Evvel siē ėshtė pėrhapur. Nėse kjo ėshtė e saktė atėherė kremtimi i 12/Rebiul Evvelit ėshtė pa bazė nė aspektin historik.
2) Nga aspekti i sheriatit kremtimi i Mevludit nuk ka bazė sepse po tė kishte bazė do ta bėntė i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ose do ta porosiste Ummetin e tij. Kėshtu ajo do tė mbahej mend dhe do tė transmetohej dhe praktikohej.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij. El Hixhr, 9
Pasiqė kuptuam se kjo nuk ka ndodhė kuptuam se kjo nuk ėshtė prej fesė dhe ajo qė nuk ėshtė prej fesė nuk lejohet tė adhurohet All-llahu me tė, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] ka caktuar rrugėn e cila na shpien drejt Tij. Kėtė rrugė na e ka treguar i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nuk na lejohet qė nė si robėr tė All-llahut [subhanehu ve teala] tė shpikim rrugė tjera. Kjo vepėr (shpikja e adhurimeve) ėshtė krimė kundėr All-llahut [subhanehu ve teala] dhe pėrgėnjeshtron ajetin nė tė cilin All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe Maide, 3
Themi po tė ishte mevludi nga feja e plotėsuar do tė ishte i pranishėm para se tė vdes i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pasiqė mevludi nuk ka qenė i njohur nė kohėn e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] atėherė nuk ėshtė prej fesė sė plotėsuar sepse All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj
Ai i cili pohon se kjo ėshtė nga feja e plotėsuar e shpikur pas tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėrgėnjeshtron ajetin nė fjalė.
Ata me praktikimin e Mevludit dėshirojnė tė shprehin dashurinė ndaj tė Dėrguarit duke e nxitur njėri tjetrin dhe duke i zgjuar aspiratat elarta ndaj ta Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Nik ka dyshim se shprehja e dashurisė ndaj tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė pjesė e Imanit dhe nuk ka dyshim se a ii cili nuk e don tė Dėrguarin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė tepėr se ēdo gjė nuk e ka shijuar ėmbėlsinė e Imanit. Tė gjitha kėto janė adhurime tė kėrkura nė fe vetėm se ato duhet tė praktikohen nė mėnyrė tė cilėn na e ka mėsuar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe i Dėrguari i Tij [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e jo duke shpikur ibadete dhe adhurime tė tjera siē ėshtė Mevludi. Nė kėtė rast nuk pranohet puna e tyre (shprehja e dashurisė dhe respektit ndaj tė Dėrguarit) sepse kanė gabuar mėnyrėn (kanė shpikur gjė tė cilėn nuk e ka praktikuar i Dėrguari i All-llahut ).
Pastaj ne dėgjojmė shumė pėr gjėrat e shemtura qė ndodhin gjatė kremtimit tė Mevludit, gjėra tė cilat nuk i pranon as sheriati e as logjika e shėndosh. Nė shumė prej kasideve qė lexohen gjat kremtimit tė mevludit i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ngritet mė lartė se sa ėshtė vendi i Tij. Disa njerėz duke e madhėruar tė Dėrguarin e kanė bėrė tė njejtė sikur All-llahu, All-llahu na ruajt.
Disa prej mendjelehtėve tė mashtruar kur lexojnė vargjet pėr lindjen e tij ngriten nė kėmbė nė shenjė respekti duke thėnė erdhi shpirti it ė Dėrguarit pra tė ngritemi nė kėmbė nė shenjė respekti. Kjo me tė vėrtetė ėshtė mendjelehtėsi.
I Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urrejtur qė pėr Tė tė ngriten nė kėmbė shokėt e Tij dhe ata e zbatonin dėshirėn e tij edhe pse mė shumė se ēdo gjė e donin.
Ky bidat ėshtė shpikur pas shekullit tė tretė dhe ėshtė pėrzier me shumė gjėra qė nuk janė prej Islamit siē ėshtė pėrzierja mes burrave dhe grave dhe shumė gjėra tjera.
|