Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-05, 21:26   #18
ebu Hamza
 
Anėtarėsuar: 02-08-05
Postime: 47
ebu Hamza e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Imam Shu’be ibėn El Haxh-xhaxh


Emiri i hadithit, Hafidhi, Imami, njeriu qė ngriti lart standardet e shkencės sė hadithit, dijetari i Basrasė dhe mėsuesi i saj. Askush nė kohėn e nuk ishte mė i ditur se ai nė lėminė e hadithit…

Nė librat e hadithit shpeshherė pėrmendet vetėm me emrin e parė Shu’be sepse ishte shumė i njohur dhe nuk ka pasur nevojė qė tė pėrmendet prejardhja e tij.

Emir i plotė: Quhet Shu’be ibėn Haxhxhaxh ibėn El Verd Ebu Bistam El Ezdi El Ateki El Vasiti El Basri.

Ka lindur nė fshatin Nehrul Bustan nė afėrsi tė Vasitit, qytet nė jug tė Irakut nė vitin 82 H ose 83 H (701 G) ku edhe i ndjek mėsimet e para, para se tė shpėrngulet nė qytetin e Basrasė. Pas vdekjes sė babait i cili ishte i interesuar qė djali i tij tė mėson hadithet e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nėna e tij vazhdon edukimin e tij duke e dėrguar ate tek mėsuesit ku do tė mėson.

Vetė Shu’beja rrėfen: Njė ditė nėna mė tha: Kėtu ėshtė njė grua qė ka dėgjuar hadithe prej Aishes, radijall-llahu anha, eja dhe dėgjoi prej saj hadithet qė ajo i transmeton. Ajo quhej Shumejse Ummu Seleme.

Kėrkimin e dijes e filloi duke i dhėnė rėndėsi gjuhės dhe letėrsisė arabe. Mėsoi pėrmendėsh shumė libra tė poezisė dhe nxėnėsit e vet i kėshillonte tė mėsojnė gjuhėn arabe nėse dėshirojnė tė mėsojnė mirė hadithin e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. El Esme’i, dijetari kryesor qė dokumentoi poezinė arabe shpeshherė merrte pjesė nė tubimet e Shu’bes duke shpresuar se do tė dėgjon diēka tė re nga lėmia e tij. Pas gjuhės ai iu pėrkushtua tėrėsisht hadithit pasi qė dėgjoi El Hakem ibėn Utejben, i cili hadithet i transmetonte me zinxhirin e transmetuesve, gjė kjo e cila i pėlqeu shumė.

Duke e praktikuar traditėn e dijetarėve tė hadithit, Shu’be udhėtoi shumė. Nė njė udhėtim pėr nė Medine nė vitin 118 H u ul pėr tė mėsuar para Imam Malikut i cili ishte mė i ri se ai (kishte 27 vjet). Nė kėrkim tė dijės udhėtoi edhe nė Bagdad dy herė. Nė njė prej kėtyre udhėtimeve mėsoi 4000 hadithe gjatė 40 takimeve qė i pati me dijetarėt.

Thoshte: Asgjė nuk ėshtė mė e kėndshme se ulja me dijetarėt nė tubim ku njerėzit pėrfitojnė njėri nga tjetri. Nė njė udhėtim pėr t’u siguruar pėr vertetėsinė e njė hadithi udhėtoi prej Basrasė nė Kufe dhe pastaj nė Mekke. Ai nuk e transmetonte asnjė hadith pėr tė cilin nuk ishte i sigurt. Pasi qė u kthye nė Basra kuptoi se njėri prej transmetuesve tė hadithit nė fjalė nuk ishte i besueshėm.

Mėsoi para shumė imamė tė tabi’inėve numri i tė cilėve arrin katėrqindshin.

Mėsues tė tij ishin: Maliku, Davud ibėn Ebi Hindi, A’meshi, Mensur ibėn Mu’temiri, Ejjubi dhe Sa’d ibėn Ibrahimi, kadiu i Medinės.

Ibėn Hibban kėshtu e pėrshkruante: Imami i besueshėm dhe i sigurt, dijetari i madh dhe i devotshėm qė mjaftohej me pak. Ai qė mė sė miri i bashkoi veprėn dijės...

Sufjani: Ai ėshtė Emir i hadithit.

Imam Shafi’iu: Po tė mos ishte Shu’beja banorėt e Irakut nuk do ta njihnin hadithin.

Ebu Davud Et Tajalisi: Prej Shu’bes kam dėgjuar 7000 hadithe.

Jetonte jetė tė modeste dhe thoshte: Me mjafton pėr jetė, mielli dhe kallam sheqeri.

Kur njėrit prej nxėnėsve ia pa njė kėmishė qė ai e kishte blerė 8 dėrhem i tha: A nuk ke frikė All-llahut tė veshėsh me kėmishė kaq tė shtrenjtė. Pse nuk e bleve njė kėmishė prej katėr dėrhem e ato qė mbesin t’ua japėsh tė varfėrve?!

Ebul Velid Et Tajalisi: Nuk kam parė njėri mė bujar se Shu’be.

Ejjub Es Sihtijani thoshte: Nėse ju vjen Shu’be merrni hadithet e tij sepse ai ėshtė kalorės i hadithit.

Thoshte: Po tė mos ishin nevojtarėt nuk do ulesha me tė pasurit.

Hamze Et Tusi: Nga adhurimi i shumtė i ėshtė tharė lėkura.

Ishte zemėrbutė dhe nuk e kthente lypėsin.

Duke i frikėsuar nga mossinqeriteti thoshte: Shpeshherė mendoj se pėr mua do tė ishte mė mirė tė punoj si nxehės i ujit nė banjat publike (hamamet) se sa tė tuboj hadithet.

Dhehebiu duke i komentuar kėto fjalė thotė: ēdonjėri qė analizon nijetin nga kėrkuesit e dijes frikohet nga kjo gjė dhe shumica e tyre shpresojnė prej All-llahut qė dija e tyre tė mos bėhet argument kundėr tyre.

Shpeshherė shkonte te njerėzit qė ishin tė dobėt nė transmetimin e hadithit dhe u thoshte: Mos transmetoni hadithe...

Thoshte: Qė tė hidhem prej qiellit nė tokė ėshtė me lehtė pėr mua se sa tė bėj tedlis (tė transmetoj hadithin duke e fshehur emrin e vėrtetė tė mėsuesit prej tė cilit e ka dėgjuar hadithin).

Nga ky dijetar pėrfituan shumė kėrkues tė dijes tė cilėt Abdull-llah ibėn Mende i shėnoi nė libėr me njė nga transmetimet e tyre. Qė tė mos e rėndojmė tekstin me emra nuk do tė pėrmendim asnjė prej tyre.


Imam Abdur Rezzak Es San’ani


Njė numėr i vogėl dijetarėsh mundėn tė krenohen me tė arriturat e tyre si Abdur Rezzak Es San’ani. Ai ėshtė prej dijetarėve tė rrallė qė njihen me emrin e parė tė tyre ashtu qė kur pėrmendet Abdur Rezzak nėnkuptohet qė bėhet fjalė pėr dijetarin pėr biografinė e tė cilit do flasim nė vijim.

Abdur Rezzak ibėn Hemmam ibėn Nafi’ i fisit Himjer Es San’ani me punėn e vetė ka arritur gradėn e imamit nė lėmin e hadithit. Ka lindur nė vitin 126 H (744 G). Pas mėsimeve fillestare i pėrkushtohet hadithit. Pėr tė mėsuar hadithin ulet para Ibėn Xhurejxhit dijetarit tė njohur tė gjeneratės sė dytė tė tabi’inėve. Nė kėrkim tė hadithit udhėtoi nė mekke, Medine, Sham dhe Irak. Mėsues tė tij ishin edhe imamėt si: Maliku, Ma’meri, Evzaiu, Sufjan Eth Theuriu, Ibėn Ujejne.

Imam Ahmedi ka thėnė: Kur transmetimi i Ma’merit dallon nga transmetimi i Abdur Rezzakut merret transmetimi i Abdur Rezzakut.

Ka thėnė: Nė shkencėn e hadithit askush nuk ėshtė mė i ditur se Abdur Rezzaku.

Hisham ibėn Jusuf: Abdur Rezzaku ishte mė i miri mes neve me dije dhe kujtesė.

Nga ky dijetar i cili mė sė miri e shėrbeu shkencėn e hadithit pėrfituan shumė kėrkues tė dijės nga mesi it ė cilėve do t’i pėrmendim: Ahmed ibėn Hanbelin, Jahja ibėn Me’inin, Ali ibėn El Medinin, Is’hak ibėn Rahavejhin dhe shumė tjerė.

Nga pena e kėtij dijetari i shkruan edhe disa libra qė ishin dhe janė burime tė dobishme pėr studiuesit.

Libri i tij “El Musannef” qė ėshtė pėrmbledhje e haditheve dhe fjalėve tė as’habėve tė klasifikuara sipas kapitujve tė fikhut ėshtė i pranishėm nė bibliotekat islame anembanė botės. Ka shkruar edhe komentin e Kur’anit dhe jetėpėrshkrimin e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Imam Abdur Rezzaku ndėrroi jetė nė muajin Shevval tė vitit 211 H. All-lahu e mėshiroftė me mėshirėn e tij tė gjerė.

Ibėn Huzejme

Imam Ebu Bekr Ibėn Huzejme. Ibėn Huzejme ishte njėri prej hafidhėve tė mėdhenj mė tė cilėt krenohet Ummeti Islam. Jetoi nė kohėn e artė tė shkencės sė hadithit, nė shekullin e tretė hixhrij. Vazhdoi metodologjinė e shkollės, themelet e tė cilės i vendosėn Buhariu dhe Muslimi. Libri i tij Es Sahih ze vendin e tretė nė mesin e koleksionėve menjėher pas librave tė Buhariut dhe Muslimit.

Quhet Ebu Bekr Muhammed ibėn Is-hak ibėn Huzejme ibėn Mugire ibėn Salih ibėn Bekr Es Sulemi En Nejsaburi Esh Shafi’i. Ka lindur nė vitin 223 H (837 G) nė qytetin e Nejsaburit. Nė atė vend filloi kėrkimin e diturisė tek dijetarėt e vendit. Bazat e shkencės sė hadithit i mėson tek Is-hak ibėn Rahavejhi dhe Muhammed ibėn Humejd Er Razi.

Pas mėsimit nė vendlindjen e tij fillon udhėtimet nė kėrkim tė hadithit, gjė me tė cilėn dalloheshin dijetarėt e hadithit. I ati i tij nuk ia lejoi largimin prej shtėpisė pa e mėsuar Kur’anin pėrmendsh. Pasiqė e mėson Kur’anin pėrmendsh, me lejen e prindit, udhėton nė Merv, e pastaj nė Rejj, Bagdad, Sham, Basra, Kufe, El Xhezire, El Hixhaz, Egjipt, Vasit dhe vende tė tjera. Nė kėto qendra tė shkencės Islame pėrkrah shkencės sė hadithit u furnizua edhe me njohuri tė gjėra nė lėminė e fikhut. Kėshtu ai, siē thotė Dhehebiu, u bė shembull i diturisė jashtseriale dhe bazė shkencore e jashtėzakonshme.

MĖSUESIT E TIJ:

Numri i mėsuesve, tek tė cilėt mėsoi gjatė viteve, kalon numrin e100 mėsuesve. Nė librin e tij Kitabu Tevhid numėroi 135 mėsues. Nė udhėtimin e tij nė kėrkim tė diturisė pėrfitoi edhe nga kėto mėsues:

Buhariu, Muslimi, Is-hak ibėn Rahavejhi, Muhammed ibėn Humejd Er Razi, Muhammed ibėn Jahja Edh Dhuhli, Bundar Muhammed ibėn Beshshar El Abdi, Muhammed ibėn El Muthenna Ebu Musa, Mahmud ibėn Gajlan, Ali ibėn Huxhr, Junus ibėn Abdul E’ala, Ahmed ibėn Meni’, Ebu Kurejb, Ahmed ibėn Ibrahim Ed Devreki, Ebu Se’id El Esh Shexhxh, Harun ibėn Is-hak El Hemedani, Bishr ibėn Muadh etj.

NXĖNĖSIT E TIJ:

Diturinė e tij nga shkenca e hadithit, nė mėnyrė tė zellshme e shėnuan dhe kumtuan nxėnėsit e tij tė shumtė. Nė burimet e biografisė sė tij cekėn kėto nxėnės:

Ahmed ibėn El Mubarek El Mustemli, Ibrahim ibėn Ebi Talib, Ali En Nejsaburi, Ebu Hamid Esh Sherki, Ebu Hatim El Busti, Is-hak ibėn Sa’d El Nesevi, Jahja ibėn Muhammed ibėn Se’id, Ibėn Adijj, Ebu Bekr El Mukri’, Halil ibėn Ahmed Es Sixhezi, Ahmed ibėn Xha’fer Esh Shejbani etj. Nga respekti tė cilėn e patėn ndaj tij, disa mėsues tė tij transmetuan disa hadithe nė tė cilėt ata e cekin emrin e tij nė fillim tė senedit, sikur mėsues. Nė mesin e atyre tė cilėt vepruan kėshtu janė edhe dy Imamėt, Buhariu dhe Muslimi.

VIRTYTET E IMAM EBU BEKR IBĖN HUZEJME:

Shumė virtytė ishin veēori dalluese tė kėtij vigani. Modestia dhe devotshmėria zbukuronin edhe mė tepėr cilėsitė morale tė larta qė i kishte. Transmetohet se asnjė vepėr tė tij nuk e ka filluar pa falur dy rekatė namaz istihare (namaz qė falet para se tė merret vendimi pėrfundimtar pėr njė vepėr. Sahabėt kėtė namaz e falnin edhe kur bėhej fjalė pėr gjėra tė thjeshta siē ishte blerja e kėpucėve).

Kur njė herė e pyetėn pėr diturinė si e ka fituar ėshtė pėrgjigjur asnjėherė nuk kam pirė prej ujit tė Zemzemit pa e lutur All-llahun pėr dituri tė dobishme. Modestia e tij shihej nė faktin se kishte vetėm dy kėmisha. Ēdo rrobė tė cilėn e blente nuk e vishte shumėherė dhe atė ua dhuronte tjerėve. Ishte bujar dhe fisnik, i ndihmonte nxėnėsit e tij. Shtronte sofra pėr tė varfurit. Ishte trim dhe nuk nguronte qė tė pėrmirėson gabimin e tjerėve edhe nėse bėhej fjalė pėr prijėsit e muslimanėve. Ai rrėfen: Njė ditė isha nė vizitė tek Emiri Isma’il ibėn Abdil-lah dhe ai citoi njė hadith nė senedin e tė cilit kishte gabim. Unė ia pėrmirėsova gabimin dhe kur dola Ebu Dherr El Kadi mė tha: Ne plotė 20 vjet e dinim kėtė gabim dhe asnjė nuk ka patur guximin qė t’ja pėrmirėson kėtė gabim. Ibėn Huzejmeja tha: Unė vetėvetės nuk ia lejoj qė tė dėgjoj njė hadith tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė tė cilin ka gabim, mangėsi, apo shtrembėrrim, e tė mos ua tėrheki vėmendjen.

Ėshtė interesant edhe rasti kur ai sė bashku me tre shokėt e tij ishte nė Egjipt dhe mbetėn pa mjete pėr jetė. Pasiqė u konsultuan tė gjithė u pajtuan se ka nevojė qė tė dalin pėr tė kėrkuar ndihmė. Tė gjithė pėrpos Ibėn Huzejmes i cili mbeti nė shtėpi pėr tė lutur Zotin e tij, dolėn. Kur u kthyn nė shtėpi, pas pak kohe, nė derė trokiti njė njeri dhe tha: Kush prej juve ėshtė Muhammed ibėn Nasr El Meruzi. Kur ky u pėrgjigj njeriu nxorri thesin nė tė cilin kishte 50 dinarė tė arrit tė cilėt i keni dhuratė prej mėkėmbėsit (emirit) tė Egjiptit. Ata refuzuan tė marrin kėto pare pa shpjegim. Punėtori i emirit tha: Kur emiri rra nė gjumė pas drekes pa njė ėndėrr nė tė cilin dėgjoi njė zė: O Ahmed si do tė arsyetohesh nesėr para All-llahut kur do tė pyetesh pėr katėr dijetarėt qė mbetėn tre ditė pa ushqim. Kur u zgjua prej gjumit i shėnoi emrat qė i kishte dėgjuar dhe dėrgoi shėrbėtorin tek ata.

DIJETARĖT PĖR IMAM IBĖN HUZEJMEN:

Kur Abdur Rahman ibėn Ebi Hatimi ėshtė pyetur pėr tė ėshtė pėrgjigjur: Vaj pėr ju, ai duhet tė pyetet pėr mua e jo unė pėr tė. Ai ėshtė Imam qė pasohet.

Rebi’ ibėn Sulejman, njėri prej mėsuesve tė tij thotė: A e dini kush ėshtė Ibėn Huzejme? Ai ėshtė njeriu prej tė cilit ne kemi mėsuar mė tepėr se ai prej neve.

Darekutni: Imam i besueshėm, pa rival tė vėrtetė…

Dhehebi: Imam, hafidh i hadithėve, argument nė lėminė e hadithit, fekih.

Ebu Hatim: Nė kėtė botė nuk kam parė njeri i cili mė mirė e njeh sunnetin dhe i cili ka mė tepėr hadithe nė kujtesėn e tij. Duket si tėrė sunnetin e ka para syve.

Ibėn Kethiri duke i numėruar virtytet e tij thotė: Prijėsi i dijetarėve, dijetari i cili tuboi dhe shkroi dituri tė gjėrė. Libri i tij (Sahih) numėrohet nė librat mė tė vlefshme dhe mė tė dobishme. Njė prej muxhtehidėve tė Islamit.

El Mu’abbir: Ishte njeri i cili ringjalli sunnetin e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

VEPRAT E TIJ:

Ibėn Huzejme dallohet me veprimtarinė e frytshme tė tij. Ka shkruar libra tė shumta. Imam Hakim thotė se ka shkruar 140 libra me tituj tė ndryshėm.


• Muhtesarul muhtesari minel musnedi sahihi an Resulillahi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i njohur shkurtimisht si Sahih Ibėn Huzejme i botuar me redakturė tė dr. Muhammed Mustafa El E’dhamij me ndihmė tė Shejh Albanit.

• Kitabu Tevhidi ve ithbati sifatir Rabb – nga lėmia e Akides

• She’nu duai ve tefsiru ed’ijetil me’thure – komentim i lutjeve pejgamberike

• Kitabu me’anil Kur’an - tefsir

• El Musnedu fil fikhi - fikh

• Kitabul Kebir -vepėr kapitale nė tėcilėn e ka tubuar shumicėn e librave tė tij. (Dorėshkrimet e kėtyre tre librave tė fundit janė tė humbura dhe pėr to dihet vetėm nga vet autori ose nga autorė tjerė tė cilėt kanė cituar prej tyre)

VDEKJA E TIJ:

Sipas gjitha burimeve jeta e tij nė kėtė botė ka pėrfunduar nė vitib 311 H (923 G).
ebu Hamza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė