Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-05, 21:32   #19
ebu Hamza
 
Anėtarėsuar: 02-08-05
Postime: 47
ebu Hamza e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Imam Malik

Imami i Medinės, njėri prej katėr imamėve mė tė njohur, imami i medh-hebit Malikij, autori i Muvetta-sė, njeriu pėr tė cilin Imam Shaf’iu ka thėnė: Kur tė pėrmenden dijetarėt, Imam Maliku ėshtė yll.

Emri i plotė dhe lindja e tij:

Ai ėshtė Shejhul Islam, Huxhetul Umme (autoriteti i Ummetit), Imami i Medinės, Ebu Abdil-lah, Malik ibėn Enes ibėn Malik ibėn Ebi Amir ibnė Amėr ibėn El Harith ibėn Gajman ibėn Huthejl El Esbuhij El Himjeri.

Ka lindur nė vitin 93 H., nė vitin nė tė cilin ndėrroi jetė sahabiu i njohur, shėrbėtori i Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, Enes ibėn Malik, radijall-llahu anhu. (Es-Sijer 8/48)

Nė kėrkim tė diturisė:

Prej moshės dhjetėvjeēare filloi tė kėrkoi diturinė ashtu qė nė moshė 21 vjeēare arriti tė bėhet mėsues tė cilin e vizitonin shumė dijetarė pėr tė pėrfituar prej tij.

Duke kėrkuar diturinė ėshtė takuar me shumė dijetarė prej tė cilėve pėrfitoi shumė. Imam Dhehebiu nė librin e tij “Sijer A’lam Nubela” (8/49-51) pėrmend me emėr 121 mėsues prej tė cilėve ka transmetuar hadithe nė librin “El Muvetta”

Prej mėsuesve mė tė njohur do t’i pėrmendim:

Nafi’ meula Abdil-lah ibėn ‘Umer

Se’id El Mekburij

Ejjub Es-Sihtijanij

Rebi’atur-Re’ji

Humejd Et-Tavil

Salih ibėn Kejsan

Ez-Zuhri

Muhammed ibėn El Munkedir

Hisham ibėn ‘Urve ibėn Zubejr

El ‘Ala ibėn Abdur-Rahman dhe shumė tjerė.


Nga Imam Maliku, kėtij oqeani tė dijes, pėrfituan shumė kėrkues tė diturisė. Imam Dhehebiu me emėr pėrmend mbi 240 nxėnės qė kanė transmetuar prej tij. Mė tė njohur prej tyrė janė:

Ibėn Xhurejxhi

Ebu Hanife

Amėr ibėn El Harith

Sufjan Eth-Theuri

Shu’betu ibėn El Haxh-xhaxh

El-Lejth ibėn S’ad Imami i Egjiptit

Jahja ibėn Ebi Kethir dhe shumė tjerė qė arrijnė gradėn e Imamit nė shkencat islame. ( Es-Sijer 8/52-55)


Disa fjalė tė imamėve pėr Imam Malikun:


Imam Jahja ibėn Se’id El Kattan thotė: Askush nuk i ka hadithet mė tė sakta prej Imam Malikut, ishte Imam i hadithit


Imam Muhammed ibėn Hasen Esh-Shejbani (nxėnėsi i Ebu Hanifes) thotė:Tek Imam Maliku qėndrova mbi 3 vjet dhe prej gojės sė tij mėsova mbi 700 hadithe.


Imam Abdur-Rahman ibėn Mehdi thotė: Imamė tė kohės sė tyrė: Theuriu, Maliku, Evzaiu dhe Hammad ibėn Zejdi. Nuk kam parė njeri mė tė menēur se Maliku


Imam Sufjan Ibėn Ujejne ka thėnė: Maliku ishte dijetari i banorėve tė Hixhazit, autoriteti i kohės sė tij.


Imam Shafi’iu ka thėnė: Kur tė pėrmenden dijetarėt, Maliku ėshtė ylli i tyre.


Vuhejbi ka thėnė: Me i dituri mbi shkencėn e hadithit dhe transmetuesit e tij…


Imam Dhehebiu ka thėnė: Medineja pas Tabi’inėve nuk ka pasur dijetar tė rangut tė Malikut …


Imam Hakimi ka thėnė: Tek asnjė prej dijetarėve tė Medinės nuk janė nisur kėrkuesit e diturisė siē janė nisur tek Imam Maliku. Kėtė e pranuan Lejthi, Imami i Egjiptit dhe Magribit, Evzaiu, dijetari i Shamit, Theuriu, i pari i Kufės dhe Shu’beja, dijetari i Basrasė.

Disa qėndrime tė Imam Malikut:

Thoshtė: Nuk fillova tė pėrgjigjem nė pyetjet e parashtruara para se tė marr leje prej Reb’iasė dhe Jahja ibėn Se’id el Ensari.

Kur Halifeja i muslimanėve i tha se do tė urdhėron qė libri i tij “El Muvetta” tė shkruhet dhe tė shpėrndahet nė gjitha krahinat e hilafetit tha: Mos e bė atė o Emir i besimdrejtėve sepse shokėt e tė Dėrguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, janė shpėrndarė nėpėr vende tė ndryshme dhe nė tė janė pėrhapur fetvatė e tyre tė cilat populli i ka pranuar dhe kanė vepruar sipas tyre e ti e din se mes as-habėve tė Dėrguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka pasur mendime tė ndryshme dhe largimi i njerėzve nga ajo qė e konsiderojnė si tė vėrtetė, ėshtė gjė e vėshtirė…

Nė njė rast halifeja i muslimanėve i kishte dėrguar 2000 ose 3000 (dyshon transmetuesi) dinar dhuratė dhe mė vonė ka dėrguar njeri qė t’i ofron Imam Malikut tė shkon nė Bagdad pėr tė jetuar nė afėrsinė e halifės. Imam Maliku ėshtė pėrgjigjur: Medineja ėshtė mė e mirė pėr tė, nėse ata janė njerėz qė dijnė dhe parat qė mi solle janė paprekur.

Kur halifeja kėrkoi qė ta viziton u pėrgjigj: Tė diturit janė ata qė duhet vizituar…

Njė ditė nė tubimin e tij erdhi njė njeri dhe pasiqė lexoi ajetin: I gjithėmėshirshmi u ngrit mbi Arsh (Ta-Ha, 5) pyeti: Si u ngrit? Imam Malikun u pėrgjigj: Istivaja ėshtė gjė e njohur (e pėrmendur nė Kur’an), mėnyra e saj nuk ėshtė e njohur, tė besuarit nė tė ėshtė obligim kurse tė pyeturit pėr (mėnyrėn) ėshtė bidat dhe ti je njė bidatxhi dhe urdhėroi tė pėrjashtohet prej tubimit.

Nė njė rast ėshtė pyetur pėr 48 ēėshtje dhe nė 32 prej tyre ėshtė pėrgjigjur se nuk e din.

Disa fjalė tė tij:

Pas vdekjes sė pejgamberve dhe shkruarjes sė librave dituria dita ditės po pakohet.

Ėshtė fesat i madh qė njeriu tė fol ēdo gjė qė dėgjon.

Grindja (gjatė diskutimit) nuk ka asgjė me fenė.

Mburoja e dijetarit ėshtė fjala “nuk e di”, nėse e harron goditet pėr vdekje.

Dijetarėt duhet qė nxėnėsve tė tyre t’ua trashigojnė fjalėn “nuk e di”.

Prej katėr persona nuk mirret dituria: prej mendjelehtit qė flet pa dituri, prej bidatxiut nese thėrret nė bidatin e tij, prej gėnjeshtarit, prej njeriut tė devotshėm nėse nuk ka kujtesė tė fortė (harron ēfarė ka transmetuar).

Veprat e tij:

• Risaletu fi kader

• Risaletun fi Ekdije

• Xhuz’un fi tefsir

• Risaletun fi ixhmai ehlil Medine

• El Mudvvene El Kubra (e botuar)

• El Vadiha

• El Muvetta (e botuar)

Vdekja e tij:

Ndėrroi jetė me 14 Rebi’ul Evvel 179 H., fjalėt e fundit qė i tha ishin ajeti: Vendosja e ēėshtjes, para dhe pas ėshtė vetėm nga All-llahu… (Er-Rum, 4)

All-llahu e mėshiroftė Imam Malikun dhe e shpėrbleftė me kopshtet e gjėra tė xhennetit, nė afėrsi tė krijesės mė tė zgjedhur, Muhammed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sunnetin e tė cilit, ai aq shumė dhe me vendosshmėri e mbronte. Amin


Imam Muslimi

Emri i plotė i tij:Quhet Ebul Husejn, Muslim ibėn Haxhxhaxh ibėn Muslim ibėn Verd ibėn Keushadh, nga fisi Kushajrij qė banonte nė Nejsabur. Autor i librit “Es-Sahih”, njė prej Imameve tė hadithit, Eth-Thikka (i besueshėm), El-Hafidh, El-Alim (dijetar) nė lėminė e fikhut, El Huxhe (autoritet) nė shkencėn e hadithit.

Rrejdh prej fisit Kushajrij qė ishin pasardhėsit e Kushajr ibėn K’ab ibėn Rebi’a ibėn Amir ibėn S’asa. Ky fis ėshtė degė e fisit Hevazin prej Adnanijunė-ve dhe ėshtė i njohur me shumė dijetarė nė mesin e tyre. (El-Lubab fi teh-dhibil ensab 3/37-38)

Imam Muslimi u lind dhe jetoi nė qytetin Nejsabur njė prej qyteteve mė tė bukur nė krahinėn Horasan.

Datėlindja:

Nė fillim tė shekullit tretė sipas kalendarit hixhrij, nė kohėn e artė tė sunnetit, nė vitin 204 h (sipas shumicės) nė qytetin Nejsabur lindi Imam Muslimi. (El Bidaje ven-nihaje, 11/34)

Imam Muslimi jetoi njė jetė tė pasur sepse ishte tregtar i njohur njė nga bamirėsit e Nejsaburit. (Sijer, 12/570)

Udhėtimet e tij nė kėrkim tė hadithit:

Imam Muslimi ishte prej dijetarėve qė udhėtonin shumė nė kėrkim tė hadithit pėr t'i shenuar.

Thotė Dhehebiu pėr herė tė parė dėgjoi hadithe prej Jahja ibėn Jahja Et-Temimiut nė vitin 218 h pastaj nė vitin 220 h udhėtoi pėr nė haxhxh ku mėsoi tek K’anabiu. Nė Kufe dėgjoi hadithe prej Ahmed ibėn Junusit dhe prej tjerėve. (Sijer, 12/558)

Nė Horasan mėsoi tek Is-hak ibėn Rahavejhi, nė Rejj shenoi hadithe prej Muhammed ibėn Mihranit, Ebu Gassanit dhe tjerėve. Udhėtoi nė Irak pėr tė mėsuar tek Ahmed ibėn Hanbeli dhe Abdullah ibėn Mesleme dhe nė Hixhaz pėr tė mėsuar tek Se’id ibėn Mensur dhe Ebu Mus’ab. Nė Egjipt mėsues tė tij ishin Amėr ibėn Sevad, El-Lejth ibėn S’ad, Harmele ibėn Jahja dhe shumė tjerė. (Shedherat dheheb fi ahbari men dheheb, 2/144)

Mėsuesit e tij:

Imam Muslimi pati fatin qė tė mėrr dijėn prej imameve mė tė njohur tė kohės sė tij. Ai mėsoi tek Imam Ahmed ibėn Hanbeli, Imam Is-hak ibėn Rahavejh, Imam Se’id ibėn Mensuri, Imam Darimiu, Imam El-Lejth ibėn S’ad, Imam Uthman ibėn Muhammed ibėn Ebi Shejbe, Imam Ebu Zur'a Er-Razi dhe shumė tjerė. Imam Mizzi nė librin e tij “Tehdhibul Kemal” (27/499) pėrmend me emėr mbi 250 mėsues tė Imam Muslimit. Kur Imam Buhariu e vizitoi Nejsaburin Imam Muslim merrte pjesė nė tubimin e tij sė bashku me Imam Ebu Zur’an dhe Imam Ebu Hatimin.

Thotė Hatib Bagdadi: Muslimi ndoqi metodėn e Buhariut nė punėn e tij. Ėshtė i njohur rasti tė cilin na e rrėfen Ahmed Hamdun El Kassar kur Imam Muslimi erdhi tek Imam Buhariu e puthi nė ballė dhe i tha: O mėsuesi i mėsuesve , mė i zgjedhuri prej muhaddithinėve, mjek i hadithit dhe e pyeti pėr hadithin pėr fjalėt qė thuhen nė fund tė tubimit dhe kur Imam Buhariu u pėrgjigj Imam Muslimi tha:”nuk tė urren ty kush pėrveē ziliqarit. Dėshmoj se nuk ka nė botė njeri (dijetar) si ti. (Tarih Bagdad, 13/102)

Nxėnėsit e Imam Muslimit:

Numri i nxėnėsve qė morrėn dituri prej tij ėshtė gjithashtu i madh nė mesin e tyre mė tė njohur janė:

Imam Tirmidhiu, Ibrahim ibėn Is-hak Es-Sajrafij, Ahmed ibėn Mubarek el Mustemli, Salih ibėn Muhammed El Hafidh, Abdullah ibėn Jahja Es-Serhasij El Kadi, Imam Ebu Bekr Muhammed ibėn Is-hak ibėn Huzejme, Imam Ebu Avane El Isfirainij dhe shumė tjerė.

Imam Mizzi nė librin e tij “Tehdhibul Kemal” (27/503) pėrmend me emėr mbi 65 nxėnės tė Imam Muslimit.

Disa nga fjalet e Imamėve pėr Imam Muslimin:

Egziston konsenzus tė dijetarėve Islam pėr vendin e lartė tė Imam Muslimit nė mesin e dijetarėve. Veprimtaria e tij nė lėminė e hadithit dhe fjalėt e Imamėve flasin qartė pėr dhe gradėn e lartė tė cilėn e arriti Imam Muslimi. Tė dėgjojmė sė bashku disa fjalė tė dijetarėve:

Njė ditė kur Imam Muslimi ishte duke kaluar nė praninė e Is-hak ibėn Mensurit ky i tha:”Nuk do tė mungoje hajri nė mesin e muslimanėve derisa je gjallė” (Tehdhibut-Tehdhib, 10/127)

Thotė Ebu Hatimi:”Muslimi ishte Thikka (i besueshėm) prej Hafidhėve tė hadithit. (El Xherhu vet-T’adil, 8/182)

Muhammed ibėn Beshshar ka thėnė:”Nė dynja janė katėr Hafidha, Ebu Zur’a nė Rejj, Abdull-llah Ed-Darimij nė Samarkand, Muslimi nė Nejsabur dhe Buhariu nė Buhara”. (Tarih Bagdad, 2/16)

Ahmed ibėn Seleme thotė: “Ebu Zur’a dhe Ebu Hatimi nė njohjėn e hadithit i jepnin pėrparėsi Muslimit para shumė dijetarėve tė kohės sė tyre.” (Tarih Bagdad, 13/101)

Kur tek Is-sak ibėn Rahavejhi u pėrmend Imam Muslim ai tha: “Kush ėshtė si ky burrė.” (Tarih Bagdad, 13/102)

Thotė Muhammed ibėn Abdul Vehhab El Fera:”Muslimi ishte prej thesarėve tė diturisė.” (Tehdhibut-Tehdhib, 10/127)

Thotė Ibėn Ehremi:”Nga qyteti ynė kanė dalur tre dijetarė tė hadithit: Muahmmed ibėn Jahja, Ibrahim ibėn Ebi Talib dhe Muslimi.” (Tehdhibut-Tehdhib,10/128).

Veprat e Imam Muslimit

1) Es-Sahih (e botuar shumė herė)

2) Kitabul Kuna vel Esma (dorėshkrim nė bibliotekėn Dhahirijje, Damask)

3) Kitabul mufredati vel Vuhdan (dorėshkrim, ėshtė botuar mė herėt nė Akra, Indi)

4) Kitabut-Tabekat (dorėshkrim nė bibliotekėn private tė Ahmed Eth-Thalith)

5) Rixhalu ‘Urve ibėn Zubejr (dorėshkrim nė bibliotekėn Dhahirijje, Damask)

6) Kitabut-Temjiz (dorėshkrim nė bibliotekėn Dhahirijje, Damask)

Kėto dorėshkrime nuk kan humbur kurse librat qė vijojnė i ka pėrmendur Dhehebiu nė “Tedhkiretul Huffadh”, 2/590 dhe “Sijer”, 12/579

7) El Xham’i ala Ebvab

8) El Musned El Kebir ala rixhal

9) El ‘Ilel

10) El Ekran

11) Sualat Ahmed ibėn Hanbel

12) Amėr ibėn Shuajb

13) Intifa’ bi uhub siba’

14) Meshajih Malik

15) Meshajih Theurij

16) Meshajih Shu’be

17) Men lejse lehu il-la ravin vahid

18) Evladus-Sahabe

19) El Muhadramin

20) Efradush-Shamijjin (Mukadimetu muhakkik sherh Sahih Muslim li Nevevij 1/69-98)

Libri i tij (Sahih Muslim):

Libri mė i njohur i tij ėshtė “Es-Sahih” tė cilin e pėrpiloi si pėrgjijge kėrkesės sė njė nxėnėsi i cili kėrkoi prej tij tė shenoi njė libėr nė tė cilin do tė pėrmblehen vetėm hadithet e sakta (Sihah) dhe si pasojė e shumė librave qė u pėrpiluan e qė ishin pėrplotė me hadithe tė dobėta dhe tė shpikura.

Thotė Ibėn Sallahi: Na ėshtė transmetuar se Imam Muslimi ka thėnė:”E pėrpilova kėtė libėr dhe i zgjodha hadithet e tij prej 300 000 haditheve tė cilėt i kam dėgjuar” (Sijanetu Sahih Muslim, 67-68)

Ky libėr konsiderohet si libėr bazė nė lėminė e hadithit dhe libėr mė i saktė pas librit “El Xhami’ Es-Sahih” tė Imam Buhariut.

Sa vend tė rėndėsishėm ka ky libėr shihet nga shumė komentimet e kėtij libri dhe ne do tė pėrmendim vetėm disa prej tyre:

1) El Mufhim fi sherhi Muslim- Abdul Gafur ibėn Ismail El Farisij

2) El Mu’lim fi sherhi Muslim – Abdullah El Mazirij El Malikij

3) Ikmalul Mu’lim bi fevaidi sherhi Sahih Muslim- El Kadi ‘Ijad El Jehsubij

4) Sherh Sahih Muslim- Amėr ibėn Uthman ibėn Sallah

5) El Minhaxh fi sherhi Sahih Muslim ibėn Haxhxhaxh- Ebu Zekerija Jahja ibėn Sheref En-Nevevij

6) Ikmalu Ikmalil Mu’lim – ‘Isa ibėn Mes’ud Ez-Zavavij

Numri i komentimeve tė shkruara pėr Sahih Muslimin arrinė numrin prej 50 titujve nga ajo qė unė pata mundėsi ta hulumtoj (Tedvinus-Sunne En-Nebevijje, 129-130 tė mėsuesit tim D-r Muhammed ibėn Matar Ez-Zehranij All-llahu e ruajtė).

Vdekja e Imam Muslimit

Pėr vdekjen e tij lidhet njė rast i habitshėm nga i cili shihet se kur dijetarėt janė thelluar nė dituri kanė harruar se ēfarė ndodhė pėrreth tyre.

Imam Ibėn Kethiri kėshtu na e rrėfen kėtė ndodhi:”U tubua Muslimi me disa njerėz pėr t’i pėrkujtuar hadithet. Njė prej tė pranishmive pėrmendi njė hadith tė cilin Imam Muslimi se kishte dėgjuar. Kur e dėgjoi kėtė hadithdoli shpejt drejt shtėpisė, ndezi qirinė dhe filloi ti shfleton librat duke kėrkuar hadithin nė fjalė. Nė praninė e tij ishte njė shportė me hurma dhe ai filloi tė han prej tyre. Tėrė natėn e kaloi duke e kėrkuar hadithin dhe duke hangėr prej hurmave nė shportė ashtuqė e kishtė zbrazur shportėn. Kur nė mėngjes e gjeti hadithin sikur u kthjell dhe e pa se e kishta zbrazur shportėn.

Pas kėsaj ai u sėmuri dhe natėn e diel me 25 Rexheb tė vitit 261h ndėroi jetė. (El Bidaje ven-nihaje, 11/34)

All-llahu e mėshiroftė Imam Muslimin mė mėshirėn e tij tė gjėrė.
ebu Hamza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė