Anėtarėsuar: 02-08-05
Postime: 47
|
Ibėn el Xheuzi
I dalluari me mendjemprehtėsi dhe shpejtėsi tė kujtesės, imam qė shkroi libra nė shumė lėmi tė shkencės. Dija e tij dhe ėmbėlsia e shkrimit edhe sot e kėsaj dite mahnitin shumė kėrkues tė dijės.
Nėse me njė fjalė do tė donim ta pėrshkruam ibėn Xheuzin do tė thonim shkurtė: Dijetarė me dije enciklopedike. Nė hadith kishte arritur titullin e Hafidhit, kėshillat e tij gjatė hutbeve dhe vazeve kanė mbetur dėshmi pamohueshme pėr dijen e tij. Grada tė larta arriti edhe nė shkencat e gjuhės, historisė, tefsirit dhe fikhut.
Ai ėshtė Xhemaluddin, Ebul Ferexh Abdur Rahman ibėn Ali ibėn Muhammed ibėn Ali ibėn Ubejdil-lah el Xheuzi Es Saf-far. Ka prejardhje fisnike dhe ėshtė pasardhės i halifės tė drejtė, Ebu Bekr Es Siddik, radijall-llahu anhu.
Ka lindur nė Bagdad nė vitin 508 H (sipas disa burimeve nė vitin 512 H) dhe nė moshėn trevjeēare mbeti pa kujdesin e babės i cili u shpėrngul nė ahiret.
Pas vdekjes sė babait pėr tė u kujdesėn e ėma e tij dhe halla e cila nė vitin 516 H e dėrgoi nė xhaminė e dajės sė tij Ebu Fadl Muhammed ibėn Nasir El Bagdadi i cili ishte mėsuesi i parė qė e pati ibėn Xheuzi. Gjatė mėsimeve nė xhami mėsoi pėrmendsh Kuranin dhe studioi shumė libra tė hadithit siē janė Musnedi i Imam Ahmedit, Sahihėt e Buhariut dhe Muslimit si dhe Suneni i Imam Tirmidhiut. Gjatė kėsaj periudhe lexonte edhe libra tė historisė, letėrsisė si dhe ushtronte vazin (kėshillimin).
Nga mesi i mėsuesve prej tė cilėve pėrfitoi dije do ti pėrmendim edhe:
Ebu Mensur El Xhevaliki, Ibėn Taber El Hariri, Ebu Mensur Muhammed ibėn Hajrun dhe tjerė.
Numri i mėsuesve tė tij qė i pėrmendi vetė ai arrin numrin e tetėdhjetė e shtatė mėsuesve.
Pėr kėrkimin e dijės thoshte: Kur isha i ri udhėtoja nė kėrkim tė hadithit... ushqimin e mėngjesit e haja nė mbrėmje sepse asgjė nuk ishte mė e kėndshme pėr mua se sa kėrkimi i dijės.
Nė personalitetin e Ibėn Xheuziut janė pėrmbledhur shumė cilėsi tė mira qė rrallė gjenden tek njė njeri. Kishte virtyte tė larta, me lėvizje tė matura, asket nė kėtė botė dhe i kėndshėm nė bisedė.
Shprehej me fjali tė bukura me stil tė lartė artistik qė zbulonin nė imtėsi qėllimet e fjalisė. Pėrshkrimet e tij ishin piktoreskė plot sinqeritet qė nuk u pėrgjajnė fjalive qė i thuan ata qė shtirėn.
Veprimtaria e tij ka pėrfshirė gjitha lėmitė e kohė sė tij. Po qe se numėrohen veprat e tij dhe jeta e tij do tė shohim se ai pėr njė ditė ka shkruar nėntė fletore (sipas Halikanit).
Hulumtuesi irakian Abdul Hamid El Aluxhi ka shkruar libėr nė tė cilin i ka pėrmbledhur titujt e librave qė i shkroi Ibėn Xheuzi dhe ato arritėn numrin e 402 librave.
Pėr tė fituar kohė pėr shkrim dhe lexim i ka pakėsuar vizitat dhe e ka shkurtuar kohėn e tyre. Gjatė vizitave ka prerė letėr dhe i ka gdhendur lapsat qė pastaj i ka pėrdorur pėr shkrim.
Shpeshherė ka e ka bė kėtė dua: O Zot na e mundėso ta kuptojmė vlerėn e kohės nė jetėn tonė.
Nga librat e tij tė botuara do ti pėrmendim:
- Ahbaru Ehli Rusuh
- Ahbarul Hamaka ve mugaffelin
- Ahbaru Dhr-ar vel Mutemaxhinin
- Ahbarun Nisa
- El Edhkija
- Bustanul Vaidhin ve Rijadu Samiin
- Sifetus Safve
- Tarih Umer ibėn El Hattab
- Telbis Iblis
- El Hasen El Basri siretuhu ve adabuhu
- Dhemmul Heva
- Edh Dheheb El Mesbuk fi sijeril Muluk
- Zadul Mesir fi Ilmit Tefsir
- Sajdul Hatir
- Leftatul kebi ila nasihatil Veled (botuar nė gjuhėn shqipe me titull Porosia djalit, pėrkthim i Bekir Halimit, Urtėsia, Shkup sh.p.)
- Menakib Imam Ahmed dhe shumė tė tjera.
Jeta e tij nė kėtė botė pėrfundoi natėn e xhumasė mė dymbėdhjetė Ramazan tė vitit 597 H, mes namazit tė akshamit dhe jacisė, pas nje sėmundjeje qė zgjati pesė ditė. Pėr shkak tė numrit tė madh tė njerėzve qė morren pjesė nė xhenazėn e tij nuk u arrit tė varroset para namazit tė xhumasė. Atė ditė u mbyll tregu dhe dyqanet. U varros nė afėrsi tė Imam Ahmedit. All-llahu e mėshiroftė me mėshirėn e tij tė gjerė.
Dr. Muhammed ibėn Muhammed El Muhtar Esh Shenkiti
Dr. Muhammed ibėn Muhammed El Muhtar Esh Shenkiti
Njėri prej dijetarėve tė njohur tė kohės tonė. Profesor i fikhut nė Universitetin Islamik nė Medine si dhe ligjėrues nė xhaminė e tė Dėrguarit po ashtu nė Medine.
I dalluar me devotshmėrinė, modestinė dhe para se gjithash me dijen qė e posedon ėshtė njėri prej dijetarėve qė la mbresa pozitive nė shpirtrat e nxėnėsve tė tij nė mesin e tė cilėve kisha nderin tė marr pjesė edhe unė.
Shumė rrallė flet pėr vetėn pėr kėtė shkak ėshtė vėshtirė tė gjesh informata burimore pėr jetėn e tij.
Ajo qė dihet ėshtė fakti se pason traditėn e vjetėr e ligjėrimit duke i dhėnė pėrparėsi uljes para dijetarit para mėsimit prej librit.
Disertacionin e tij tė doktoraturės Dispozitat islame pėr operacionet kirurgjike e mbrojti para komisionit pėrkatės.
Tubimet e tij janė plotė nxėnės, ndėrkohė qė faqen e tij nė internet e kanė vizituar mbi milion vizitorė.
Pyetjes se parashtruar pėr jetėn e tij i ėshtė pėrgjigjur si vijon:
All-llahu e shpėrbleftė pyetėsin i cili e shkroi kėtė pyetje duke shpresuar shpėrblimin e All-llahut. Kam frikė se pėrgjigja ime do shkakton mė shumė dėm se sa dobi (kėtu dijetari tregon modestinė e tij duke e potencuar se ai shumė pak ka bėrė pėr fenė e All-llahut) sepse gjatė ftohtit njeriu nuk nxehet dot me hi.
Tė flasėsh pėr vetėn ėshtė gjė e pakėndshme pėr besimtarin, por unė do tė mundohem qė nė pėrgjithėsi tė pėrmendi disa fakte pėr jetėn time. All-llahun e lus tė mos mė dėnon nė ahiret, ai mė mjafton dhe sa ndihmės i mirė ėshtė Ai.
Sa i pėrket kėrkimit tė diturisė All-llahun e lus qė tė shpėrblen im atin me shpėrblime tė panumėrta, prania e tė cilit ishte begati e vėrtetė pėr mua si fėmijė. Ai, All-llahu e mėshiroftė, ishte i kujdesshėm pėr edukimin tim dhe vazhdimisht insistonte qė unė tė marr pjesė nė mėsimet e tij nė xhaminė e tė dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme si dhe nė shtėpi. Ndodhte qė tė mė mund gjumi nė prehrin e tij gjatė ligjėratave. Ai kishte ligjėrata nė xhami pas gjithė namazeve pėrpos pas namazit tė iqindisė pas tė cilit kishte mėsim nė shtėpi. Kur i mbusha pesėmbėdhjetė vjet mė urdhėroi qė unė tė lexoj nga libri tė cilin ai e shpjegonte duke filluar me Sunenin e Imam Tirmidhiut. Edhe pse isha i ri ai vazhdimisht me nxiste dhe kishte besim nė aftėsitė e mia sepse leximi para grupit tė madh tė nxėnėsve me tė vėrtetė ishte njė sfidė e madhe. Para tij i lexova kėto libra:
Sunen Et Tirmidhi, Muvetta e Imam Malikut, Sunenin e Ibėn Maxhes leximin e tė cilit nuk arrita ta kryej para tij sepse ai ndėrroi jetė. All-llahun e lus qė ta shpėrblen me shpėrblimet e tij tė plota. Kėto ishin ligjėratat e tij pas namazit tė akshamit. Nė shtėpinė tonė vinin edhe nxėnės tė cilėt para im atit lexonin libra tė gjuhės, fikhut etj.
Edhe unė isha i pranishėm nė kėto ligjėrata duke e lexuar para tij Sahihun e Muslimit tė leximin e tė cilit e pėrfundova para tij.
Para tij lexova edhe Sahihun e Buhariut tė cilin e lexonim pas namazit tė drekės. Pėrpos kėtyre librave nė praninė e tij lexova librin Er Risale tė Imam Shafiiut si dhe shumė nga libri Bidajetul Muxhtehid (nė lėminė e fikhut). Baba, All-llahu e mėshiroftė kishte dije tė gjerė pėr ēėshtjet pėr tė cilat ka mė shumė se njė mendim tė dijetarėve. Ai i tregonte mendimet e dijetarėve duke mos e shpallur si tė vėrtetė asnjėrin pėr shkak tė respektit qė e kishte pėr imamėt. Prej tij mėsova diēka nga bazat e fikhut edhe pse nuk i pėlqenin debatet filozofike. Mėsimin e bazave tė fikhut e pėrfundova para disa dijetarėve pėr tė cilėt mendoj se kanė qenė zėvendėsim i mirė pėr babėn tim.
Para babės lexova edhe disa libra qė kanė tė bėjnė me terminologjinė e hadithit siē janė: Metnul Bejkunijje, Et Talah dhe Tedribur Ravi.
Gjatė muajit tė Ramazanit ligjėronte librin e historisė El Bidaje ven Nihaje (8 vėllime tė mėdha) pėr tė cilėn Ibėn Uthejmini, rahimehullah thonjte: Babai yt e di pėrmendsh librin El Bidaje ven Nihaje.
Ai gjithashtu kishte dije tė madhe tė gjenealogjisė (njohja e fiseve) tė cilėn nuk arrita ta pėrvetėsoj prej tij por jam i kėnaqur me dijen e hadithit dhe fikhut si dhe shkencat tjera qė i kam pėrfituar prej tij.
All-llahu e ruajt mėsuesit tonė. Amin.
Muhammed Salih el Uthejmin
Muhammed ibėn Salih ibėn Muhammed el Uthejmin ka qenė antar i Kėshillit tė Ulemave tė Mėdhenj (K.U.M.) nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite, profesor nė filialėn e Universitetit islamik el Imam Muhammed ibėn Saudnė Kassim dhe imam dhe hatib nė xhaminė e madhe nė Unejze.
Lindja e tij: Lindi mė 27 Ramadan tė vitit 1347 h.nė qytetin Unejze.
Zhvillimi i tij: Nė fėmijėrinė e tij e mėsoi Kuranin pėrmendėsh dhe shkoi nė kėrkim tė diturisė tek eminenca e tij, eruditi, Abdurrahman ibėn Nasir es Sadij-Allahu e mėshiroftė, i cili konsiderohet shejhi i tij i parė, tė cilin e shoqėroi dhe nga ai mėsoi Teuhidin, Tefsirin, Sire-n (biografinė e Muhammedit a.s.), Hadithin, Fikhun, Usuli Fikhun, Feraidin(e drejta e trashėgimisė), Terminologjinė e Hadithit, Nahv-in (sintaksa arabe), Sarf in (morfologia arabe), dhe nga ky shejh shumė pėrfitoi me qė ai ishte shumė i pajisur me dituri, vepėr, zuhd, devotshmėri, modesti dhe zemėrgjėrėsi. Pati poashtu ndikim nga menhexhi i tij i shėndoshė dhe metodologjia e tij e veēantė nė mėsimdhėnie dhe paraqitjen dhe afrimin e dijes tek studentėt.
Kurse shejhi i tij i dytė ka qenė eminenza e tij shejh Abdulaziz ibėn Abdullah ibėn Baz-rahimehullah-mufti i pėrgjithshėm i Arabisė Saudite dhe kryetari i K.U.M.dhe i drejtorisė sė Kėrkimeve Shkencore dhe Fetvasė, tek i cili ka mėsuar Sahihul Buhari-un dhe disa veprat e Shejhul Islam-it Ibėn Tejmije-s dhe libra nga Fikhu.
Veprat dhe aktiviteti i tij shkencor: Qė nga vdekja e shejh Sadi-ut-rahimehullah-shejh Uthejmini u bė imam i xhamisė sė madhe nė Unejze dhe jepte mėsim nė tė siē jepte mėsim nė Fakultetin e Sheriatit dhe atė tė Usuli Dinit nė filialėn e Universitetit Islamik el Imam Muhammed ibėn Saud nė Kassim.
Shejhi pati aktivitet tė bujshėm dhe mund tė pakursyer nė fushėn e daves, mėsimdhėnie, shkrimin e librave, dhėnien e fetvave, shkrimin e mesazheve dhe mbajtjen e ligjėratave tė pėrgjithshme tė dobishme nė Mesxhidul Haram (Qabe) dhe Mesxhidi Nebevij (xhaminė e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) dhe nė qytete tė ndryshme nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite me njė metodė tė dalluar me urtėsi dhe kėshillė tė mirė dhe paraqitjen e njė menhexhi tė gjallė tė Selefi Salihit.
Prej veprave tė tij-rahimehullah: Si mėsimdhėnės filloi qysh nė v.1370 h.nė xhaminė e madhe nė Unejze nė njė pėrmasė tė ngushtė nė kohėn e Sadi-ut, kurse pasi e mbaroi Institutin Shkencor nė Rijad, u emėrua mėsimdhėnės nė Institutin Shkencor nė Unejze nė vitin 1374 h.Nė vitin 1376 vdiq shejhi i tij es Sadi-u dhe pas tij u bė imam dhe hatib i xhamisė sė madhe nė Unejze dhe mėsimdhėnės nė bibliotekėn kombėtare e cila ishte nė kuadėr tė xhamisė e tė cilėn e kishte themeluar shejhi i tij nė vitin 1359 h. Pasi u shtuan shumė talebet (studentėt) dhe biblioteka u bė e pamjaftueshme pėr ta, filloi tė japė mėsim nė tė njejtėn xhami dhe atij iu tubuan shumė studentė prej brenda dhe jashtė Mbretėrisė Saudite saqė numri i tyre arriti nė qindra sosh. Kėta nuk prezentonin vetėm pėr ti dėgjuar mėsimet por edhe i mėsonin ato.Ai vazhdoi punėn e tij si mėsimdhėnės, imam dhe hatib nė xhaminė e tij derisa vdiq-rahimehullah.
-Vazhdoi si mėsimdhėnės nė Institutin Shkencor nė Unejze deri nė vitin 1398 h.dhe kah fundi i kėsaj periudhe mori pjesė nė antarėsinė e Komisionit Planpėrpilues Programor dhe planprogramin e Instituteve Shkencore nė Universitetin Islamik el Imam Muhammed ibėn Saudsaqė ishte autor i disa planprogrameve mėsimore.Pastaj vazhdoi si mėsimdhėnės nė filialėn e Universitetin Islamik el Imam Muhammed ibėn Saudnė Kassim, nė Fakultetin e Sheriatit dhe atė tė Usuli Dinit qė nga viti shkollor 1398/1399 h. e deri kur vdiq-rahimehullah-.
-Ka dhėnė mėsim nė Mesxhidul Haram(Qabe) dhe nė Mesxhidu Nebevij (xhaminė e Pejgamberit a.s.nė Medine) gjatė sezonave tė Haxhit , muajit tė Ramazanit dhe pushimeve verore.
-Ka marė pjesė nė Komisione Shkencore Ekspertėsh tė shumėnumėrta brenda Mbretėrisė Saudite.
-Ka mbajtur ligjėrata brenda dhe jashtė Mbretėrisė Saudite pėrmes telefonit.
-Udhėhoqi kryesinė e Shoqatės Humanitare pėr Mėsimin e Kuranit famėlartė Pėrmendėsh nė Unejze qė nga themelimi i saj nė vitin 1407 h.e deri nė vdekjen e tij.
-Ka qenė antar i Mexhlisit (Kėshillit) Shkencor pranė Universitetit Islamik el Imam Muhammed ibėn Saud pėr dy vitet akademike 1398/1399 h. dhe 1399/1400 h.
-Ka qenė antar nė Mexhlisin e fakultetit tė Sheriatit dhe tė Usuli Dinit dhe Kryetar i Katedrės sė Akides nė to.
-Ka qenė antar i Kėshillit tė Ulemave tė Mėdhej (K.U.M.)nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite qė nga viti 1407 h. e deri nė vdekje.
-Krahas veprave tė ēmuara dhe pėrgjegjėsive tė mėdhaja, ai kishte kujdes tė veēantė pėr doibėnė e njerėzve me fetva dhe kryerjen e nevojave tė tyre gjatė natės dhe ditės, nė prezencė dhe gjatė udhėtimit dhe gjatė ditėve kur ishte i shėndoshė dhe i sėmurė.
-Siē e obligonte veten me takimet e dobishme shkencore dhe shoqėrore tė sistemuara dhe tė programuara, ai i mbante takimet e sistemuara favore me gjykatėsit e Regjionit tė Kusejmit, me antarėt eKėshillit pėr Urdhėr nė tė Mirė dhe Ndalim nga e Keqjanė Unejze, me hatibėt e qytetit tė Unejzes, me studentėt e mėdhej tė tij, me studentėt nė konvikt, me antarėt Kėshillit Drejtues tė Shoqatės Humanitare pėr Mėsimin e Kuranit famėlartė Pėrmendėshdhe me antarėt e Pjestarėve tė Katedrės sė Akides pranė filialės sė Universitetit Islamik el Imam Muhammed ibėn Saud nė Kusejm.
-I mbante takimet e pėrgjithėshme, prej tyre takimin javor e mbante nė shtėpinė e tij, kurse takimin mujor nė xhaminė e tijdhe takimet sezonale vjetore tė cilat i programonte i mbante jashtė qytetit tė tij.Jeta e tij pra, ishte e bujshme me dhėnie, aktivitet dhe vepėr tė ēmuar kėshtu qė i bekuar ishte kudo qė shkonte sikur shiu prej qielli, ku bie bėn dobi.
-U shpall lajmi pėr fitimin e tij Ēmimin Ndėrkombėtar tė Mbretit Fajsal pėr shėrbim Islamit pėr vitin 1414 h.dhe Komisioni Selektues nė justifikimin e tyre pėr fitimin e shejhut Ēmiminnė fjalė, theksuan kėtė qė vijon: Sė pari:pajisja e tij me virtyte tė larta tė Ulemave nga tė cilat mė tė dalluara janė devotshmėria, zemėrgjėrėsia, thėnia e tė vėrtetės, tė vepruarit nė interes tė muslimanėve dhe kėshillimi i njerėzve nė mėnyrė tė veēantė dhe tė pėrgjithėshme.
Sė dyti: dobia e shumtė e njerėzve nga disuria e tij pėrmes dhėnies sė tij mėsim, fetva dhe shkrimit tė librave.
Sė treti: mbajtja e tij ligjėrata tė pėrgjithėshme tė dobishme nė nė vende tė ndryshme brenda Mbretėrisė Saudite.
Sė katėrti:pjesmarja e tij konstruktive nė Kongrese tė mėdhaja Islamike.
Sė pesti:ndjekja e tij njė metodė tė dalluar nė Dave nė Allah dhe Vaz tė mirė brenda Mbretėrisė Saudite dhe paraqitja e tij njė shembull tė gjallė tė Menhexhit tė Selefi Salihit nė tė mėnduar dhe sjellje.
-Ka pasur -Allahu e mėshiroftė-njė erudicion tė madh pėr Sheriatin e Allahut s.v.t. dhe tėrė jetėn e kaloi nė rrugėn e diturisė dhe nxėnies sė tij, pastaj ua mėsonte dhe e pėrhapte atė nė mesin e njerėzve ēdoherė i pajisur me argumentim tė shėndoshė, analizim tė drejtė, siē ka qenė jashtzakonisht i kujdesshėm ti pėrmbahet akides sė Selefi Salihit nė dituri, vepėr, dave dhe sjellje kėshtuqė veprat e tija shkencore dhe Menhexhi i tij nė Dave ishte po nė atė Menhexh tė shėndoshė. Allahu fuqiplotė i kishte dhėnė aftėsi tė madhe nė prezentimin e ajeteve dhe haditheve pėr pėrforcimin e argumentit dhe deduktimin e hukmeve (dispo0zitave) dhe dobive dhe ai nė kėtė fushė ka qenė dijetar nė diturinė dhe precizitetin e deduktimit tė hukmeve dhe dobive dhe nė gjėrėsinė e fikhut dhe njohurisė sė tij nė fshehtėsitė e gjuhės arabe dhe retorikės sė saj, nuk ka patur mundėsi ti hudhet pluhur pėrmbi.
-Kohėn e tij e ka kaluar nė dhėnie mėsim, arsim, ifta (dhėnie fetva), kėrkim, verifikim dhe ka patur ixhtihad.Ai ka patur zhjedhje dhe ixhtihade tė mirėpritura.Vetes nuk i lente kohė pėr pushim saqė edhe kur ecte nė kėmbė prej shtėpisė sė tij e deri nė xhami dhe nė kthim pėr nė shtėpi, njerėzit e pritnin dhe ecnin bashkė me tė duke e pyetur, e pastaj ky u pėrgjigjeshe dhe ata i shėnonin pėrgjigjet dhe fetvatė e tij.
-Ai-rahimehullah-ka pasur njė metodė tė shkėlqyer arsimore dhe tė veēantė.Ai pyette dhe diskutonte qė kėshtu ta mbjellė vetėbesimin nė shpirtat e nxėnėsve.I mbante mėsimet dhe ligjėratat me plot vullnet, aktivitet dhe interes tė madh dhe kalonte orė tė tėra pa u mėrzitur fare, bile nė tė e gjente kėnaqėsinė dhe dėshirėn e tij vetėm pėr shkak tė pėrhapjes sė diturisė dhe afrimit tė saj tek njerėzit.
Nga aktivitetet dhe pėrpjekjet e tij shkencore:
1- Nė arsim ka punuar qė nga viti 1370 h. e deri nė natėn e fundit tė muajit Ramadan tė vitit 1421 h.(mė shumė se gjysėm shekulli)-Allahu e mėshiroftė me mėshirė tė gjėrė-.Mėsimdhėnien e kishte tė pėrditshėm, kurse nė disa pjesė tė vitit brenda njė dite mbante edhe mė tepėr se njė hallkė shkencore.
-Jepte mėsim nė Mesxhidul Haram dhe Mesxhidi Nebevij gjatė sezonave tė Haxhit, Ramazanit dhe pushimeve verore.
-Ka dhėnė mėsim nė Universitetin Islamik el Imam Muhammed ibėn Saud.
-Ka dhėnė mėsim pėrmes telefonit brenda dhe jashtė Mbretėrisė Saudite nėpėr qendrat islamike.
2-Mbante ligjėrata tė pėrgjithėshme, tė drejtpėrdrejta dhe mėsime nėpėr xhamitė brenda Mbretėrisė Saudite, sa herė qė shkonte nė vizitė tė ndonjė regjionit.
3-Aspekti i Vazit, i cili ka qenė njė ndėr preokupimet kryesore tė tij, i kushtoi njė pozitė tė veēantė dhe bukur shumė nė mbajtjen e derseve tė tij.
4-Kujdesi i tij pėr orientimin dhe udhėzimin e talebeve dhe durimi i tij nė mėsimin e tyre dhe durimi i tij nė pyetjet e shumta tė tyre dhe kujdesja e tij pėr ēeshtjet e tyre.
5-Mbajtja e hutbes nga xhamia e tij nga xhamia e tij nė Unejze nė tė cilėn u dalluan hutbet e tij me sqarimin e hukmeve tė ibadeteve dhe marėdhėniet ndėrnjerėzore dhe rastet e tyre sipas ndodhive, sezonave kėshtuqė tė gjithat kanė qenė frytdhėnėse dhe realizuese tė qėllimit fetar.
6-Takimet shkencore tė sistemuara dhe tė programuara javore, mujore dhe vjetore.
7-Fetvatė pėr tė cilat Allahu i mundėsoi pranim tė lehtė nė mesin e njerėzve kėshtu qė ishin tė kėnaqur nė fetvatė dhe zgjedhjet e tij.
8-Distribuimi pėrmes mjeteve tė informimit si radio, gazetė dhe pėrmes kasetaveqė sa mė lehtė tė pėrdoren dhe dėgjohen.
9-Sė fundi u kurorėzuan pėrpjekjet e tij shkencore dhe shėrbimi i madh qė ua ofroi njjerėzve nė veprat e shumėnumėrta me vlerė tė ēmuar shkencore.
Veprat e tij nė libra, mesazhe dhe sqarime shkencorearrijtėn horizontet me famė, tė cilave talebet u u afruan nga anėt e botės.Veprat e tij numrohen nė mė shumė se 90 libra dhe mesazhe dhe assesi nuk i harojmė ato thesaret e ēmuara shkencore qė ruhen nė kasetat e derseve dhe tė ligjėratavetė cilat vlerėsohen se janė me orė tė tėra.Allahu i madhėruar e nderoi kėtė dijetar tė nderuar nė kohėn dhe jetėn e tij, andaj pra i lutej Allahut s.v.t. qė ēdo hap tė tij qė e ka ndėrmarė nė pėrpjėkjet e tij tė hajrit dhe tė dobishme, ta vėnė nė mizanin e punėve tė mira tė tij Ditėn e Kijametit, qė do ta pregaditin pėr nė pozitėn e shehidėve dhe salihinėve nė afėrsi tė Zotit tė botrave.
Disa ndriēime nga cilėsitė e tij personale: -Shejhi-Allahu e mėshiroftė-ka qenė njė shembėlltyrė e mirė dhe e gjallė dhe disuria e tij nuk ka qenė vetėm mėsime dhe ligjėrata qė jepen para auditoriumit tė studentėve por kanė qenė shembėlltyrė nė diturinė e tij, modestinė, butėsinė, devotshmėrinė dhe vyrtytet e tij tė larta morale.U veēua me butėsinė, durimin, qėndrueshmėrinė dhe seriozitetin nė kėrkimin e diturisė, mėsimin e saj tjerėve, sistemimin e kohės sė tij dhe pėrkujdesjen ndaj ēdo ēasti tė jetės sė tij.Ai ishte larg ngarkesave.Ka qenė kulmi i modestisė, vyrtyteve morale, i cilėsive tė mira dhe shembėlltyrė nė veprim, adhurim, zuhd dhe devotshmėri.Me fytyrėn e tij shkėlqyese ishte shoqėror, pėrziheshe me njerėzit dhe kishte ndikim tek ata, nė zemrat e tyre fuste gėzim.I lexoje njerėzit duke shqiptuar shehadetin nga gjallėria e tij, ndėrsa gėzimi shėndriste nė ballin e tij derisa i mbante derset dhe ligjėratat.
Ishte-Allahu e mėshiroftė-sentimental me tė rinjtė, i dėgjonte, debatonte me ta dhe u jepte vaz edhe mėsime me plot butėsi edukatė. Ka qenė jashtzakonisht i kujdesshėm nė praktikimin e sunetit nė tė gjitha punėt e tij.
Nga devotshmėria e tij ishte se kishte shumė stabilitet nė ēėshtjet pėr tė cilat jepte fetva.Nuk nxitonte nė fetvanė para se tia shtrojė argumentin dhe kur ndonjė fetva i bėhej e pėrzier dhe joeqartė, thoshte:prit tė kujtohem mirė nė kėtė mesele e fjalė tė tjera, tė ngjajshme me to nga tė cilat nėnkuptohet devotshmėria e tij dhe kujdesi i tij pėr analizim preciz nė meselet e fikhut.
Vullneti i tij nė rrugėn e pėrhapjes sė diturisė nuk pushoi, saqė edhe nė udhėtimin e tij pėr mjekim nė SH.B.A.gjashtė muaj para se tė vdesė, organizoi njė numėr ligjėratash nėpėr qendrat islame dhe u takua me njė numėr tėmadh amerikanė dhe tė tjerė dhe u dha vaze e udhėzimedhe poashtu u prijti si imam nė namazin e xhumasė.Brengat e Ummetit islam i barti anekėnd botės.
Ai -Allahu e mėshiroftė-e vazhdoi udhėtomin e tij mėsimdhėnės dhe tė daves edhe pas kthimit tė tij nga udhėtimi qė e pati pėr mjekim dhe sėmundja e madhe nuk mundi ta ndalojė nga derset dhe udhėzimet nė Haremin Mekkas (Qabe) deri pak ditė para vdekjes sė tij.
E goditi sėmundja dhe e pranzi caktimin e Allahut kėshtuqė u veēua me njė shpirt durues, tė pajtuar dhe shpėrblimfitues dhe dhe paratiti njė shembėlltyrė tė gjallė dhe tė mirė pėr tė marė shembull nga ai se si tė veprojė besimtari me sėmundjen e brendėshme.E lutim Allahun e lartmadhėruar qė nė kėto tė ketė ngritje tė pozitės sė tij tek Zoti i botėrave.
Ai -Allahu e mėshiroftė-i dėgjonte ankesat e njerėzve dhe i traente nevojat e tyre sipas mundėsisė qė kishte dhe pėr kėtė punė tė hajrit kishte ndarė njė kohė tė caktuar ēdo ditė pėr pranimin e kėtyre ēėshtjeve.Ai i pėrkrahte shoqatat bamirėse dhe ato pėr mėsimin e Kuranit famėlartė pėrmendėsh (hifz).Allahu e kishte dhuruar pėr tė gjitha dyert e mirėsisė dhe hajrit dhe dobisė sė njerėzve dhe me hak ka qenė institucion mirėsie dhe shoqėrie edhe atė me mirėsitė e Allahut qė ia jep kujt don Ai.
Vdekja e tij: Vdiq -Allahu e mėshiroftė-mė 15/Shevval v.1421 h. (dita e Mėrkurė), duke lėnė pėrmbrapa pesė djem:Abdullah, Abdurrahman, Ibrahim, Abdulaziz dhe Abdurrahim, Allahu mbjellt nė ta hajr dhe bereket dhe i bėftė prej pasardhėsve tė mirė.
Pas namazit tė ikindisė, ditėn e Ejte mė 16 Shevval v.1421 h. nė Mesxhidul Haram (Qabe) ia falėn xhenazen mijėra muslimanė tė cilėt e pėrcollėn deri tek varrinė njė numėr thuajse i pamundur tė numrohet.Pastaj tė nesėrmen, pas namazit tė xhumasė nė tė gjitha qytetet e Mbretėrisė Saudite dhe jashtė saj ia kanė falur xhenazen nė mungesė (salatul gaib) poashtu njė numėr jashtzakonisht i madh.U varros nė Mekke mukerreme -Allahu e mėshiroftė-, pas njė jete qė e mbushi me dituri, mėsim dhe udhėzim dhe me vdekjen e tij muslimanėt janė goditur me musibet tė madh.
Kohėve tė fundit ėshtė parė nė ėndėrr duke bėrė lutje tė pėrzemėrt pėr atė qė mėsimet e tij i zbret nė internet-faqe.
Allahu e mėshiroftė shejhun me mėshirėn e tij tė gjėrė dhe e gradoftė me xhenetet e Tij tė pakufijshme.Allahu e shpėrbleft nga Islami dhe Muslimanėt meshpėrblimet mė tė mira pėr atė qė ka bėrė
..Allahumme Amin!
Imam Tirmidhi
Emri i plotė i tij: Quhet Muhammed ibėn Isa ibėn Sevre ibėn Musa ibėn Dahhak, Ebu Isa Es-Sulemi El Bugi Ed-Darir Et-Tirmidhij prej fisit tė njohur arab Beni Sulejm u lind dhe jetoj nė qytetin Tirmidh1 i cili gjindet nė bregun e lumit Belh, i njohur edhe me emrin Xhejhun.
Datėlindja: Nė fillim tė shekullit tretė sipas kalendarit hixhrij, nė kohėn e artė tė sunnetit, nė vitin 209 h. lindi Imami Ebu Isa Et-Tirmidhij nė njė familje tė varfur nė qytetin Tirmidh.
Udhėtimet e tij nė kėrkim tė hadithit: Imam Tirmidhi ishte prej dijetarėve qė udhėtonin shumė nė kėrkim tė hadithit pėr t'i shenuar. Thotė Ibėn Haxhėri: "Udhėtoi nė Horasan, Irak, Hixhaz dhe nė vende tė tjera ". Nuk ka udhėtuar nė Egjipt dhe Sham
Mėsuesit e tij: Tirmidhi pati fatin qė tė mėrr dijėn prej imameve mė tė njohur tė kohės sė tij. Ai mėsoi tek Imam Muslim, Imam Ebu Davud, Imam Darimiu dhe Imam Ebu Zur'a Er-Razi, por mėsuesi i tij mė i njohur ishte Imam Buhari tek cili Tirmidhi qėndroi kohė tė gjatė dhe u bė i njohur si nxėnės i tij.
Tirmidhi dhe shkenca e fikhut: Tirmidhi shkencės sė hadithit ia bashkangjiti edhe kuptimin e haditheve dhe nxjerjėn e dispozitave tė fikhut prej tyre. I njihte mirė mendimet e dijetarėve pėr ēėshtje tė ndryshme gjė tė cilėn e pėrfitoi prej mėsuesit tė tij Buharit. Libri i tij "Xhamius-Sahih" ėshtė argument i fuqishėm pėr atė, sepse nė kėtė libėr shpeshherė pas haditheve hasim nė mendimet e dijetarėve pėr ndonjė ēėshtje. Pastaj ai krahason mendimet duke e zgjedhur mė tė bazuarėn nė argumente tė sakta. Kjo ėshtė argument i qartė pėr njohuri tė gjėra nė kėtė lemi.
Disa nga fjalet e Imamėve pėr Imam Tirmidhin: Thotė Idrisi: Njė Imam me peshė nė shkencėn e hadithit, autor i librave: El Xhami', Et-Tarih dhe Ilel tė cilat i shkroi me precizitėt tė dijetarit. Mirej si shembull pėr kujtesėn e fortė tė tij.
Thotė Ibėn Ethiri: Imam me peshė nė shkencėn e hadithit
Thotė Hafidh El Mizzi: Njė prej Imamėve, Hafizave tė veēuar, prej diturisė sė tij patėn dobi muslimanėt.
Thotė Imam Dhehebiu: Hafidh, Shembulltyrė, Imam i shkathėt.
Thotė Imam Buhari: Nuk pėrfitove prej mua me tėpėr se sa pėrfitova prej teje.
Njė ndodhi nga jeta e Imam Tirmidhit: Rrėfen Imam Tirmidhi: "Isha udhėtar pėr nė Mekke dhe me vete pata disa hadithe tė shkruara tė njė shejhut (dijetar) i cili ishte bashkėudhėtari jonė. Thash do shkoj tė ai pėr t'i vėrtetuar kėto hadithe. Kur arrita tė dijetari kuptova se e kisha marrė fletorėn e gabuar. Ai mė tha lexo. Kur kuptoi se me vete nuk i kam fletoret nė tė cilat i kisha tė shenuar hadithet e tij mė tha: "A nuk turpėrohesh prej mua"? U pėrgjigja: "Hadithet e tua i di pėrmendsh" dhe ia tregova rastin se si e kam harruar fletorėn. Mė tha "Lexo". Pasiqė i lexova hadithėt mė pyeti: "Mos vallė bėre pėrsėritje para se erdhe?" "Jo" u pėrgjigja. Pastaj mė tregoi 40 hadithe nga hadithet mė pak tė njohura dhe mė tha: "Pėrsėriti". Kur i pėrsėrita mė tha: "Nuk kam parė njeri si puna jote" .
Ky tregim qartė tregon fuqinė e kujtesės qė e pati Imam Tirmidhi.
Veprat e tij: Ėshtė autor i veprave tė shumta:
"Es-Sunen", e botuar me redakturė tė Ahmed Shakirit dhe Fuad Abdul Baki dhe ėshtė mė tepėr e njohur me kėtė emėr edhe pse titulli origjinal ėshtė "El Xhami' Es-Sahih"
"Esh-Shemail En-Nebevijje vel Hasail El Mustafavijje", ky libėr
"El Ilel El Kebir", e botuar
"Ez-Zuhd", e humbur
"El Esma vel Kuna", e humbur
"Esmaus-Sahabe", e humbur
"Kitabun fil Athar el Meukufe", e humbur Tirmidhi e pėrmend nė fund tė librit "Es-Sunen".
"El Ilel Es-Sagir", e botuar nė fund tė "Es-Sunen".
1. Krahinė nė gadishullin Arabik ku gjendėn qytetet Mekke, Medine dhe Taif
2. Shih, Tehdhibut-Tehdhib, vėll. 9
3. Krahinė ku mė para bėnin pjesė Siria, Palestina dhe Jordani i sotėm
4. Shih, Tedhkiretul Huffadh, f. 635, Sijer A'lamin-Nubela, vėll. 13 dhe Tehdhibut-Tehdhib, vėll. 9
Shejhul-Islam Ibėn Tejmijje
Shejhul-Islam Ibėn Tejmijjerahmetullahi alejhi)
Falendėrimi i takon Atij qė e pėlqeu pėr ne Islamin, skaliti nė zemrat tona imanin, na ndihmoi qė vetėm Atė ta adhurojmė, askėnd nė mbretėrinė, zotėrimin dhe hyjnizmin eTij mos ia shoqėrojmė. E falendėrojmė Allahun pėr begatitė e panumėrta qė na dhuroi. Dėshmojmė se nuk ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, Ai ėshtė njė, i parival, me sinqeritet, me akide (besim) tė pastėr, jo me pėrgjasim (teshbih) i cili prish besimin as me mohim (ta'til) qė zbrazė imanin, porse duke pranuar se "asgjė nuk i pėrngjet Atij dhe Ai ėshtė Gjithėndėgjuesi dhe Gjithėshikuesi." Dėshmojmė se zotėriu ynė Muhamedi [alejhis-selam]ėshtė rob dhe i dėrguar i Allahut tė cilin e dėrgoi mėshirė, udhėzues dhe begati pėr atė qė ndjek rrugėn e tij, shkatėrrues tė kufrit dhe bidateve.
Pėr Zotin njeriu ndien mangėsi, kupton lartėsinė e qėllimit, largėsinė e pėrfundimit kur mendon tė shkruaj pėr kėtė kolos tė historisė, pėr kėtė dijetar tė papėrshkruar i cili ndriēoi rrugėn e Pejgamberit [alejhis-selam]dhe shokėve tė tij pasi qė ishte zbehur. Allahu [subhanehu ve teala] e la nė kujtesė tė krijesave, e bėri simbol tė rrugės sė drejtė, e deshėn pasuesit e sunnetit dhe pėrfituan nga dituria e tij, shkruajtėn pėr aspektet e jetės sė tij mė tepėr se njėqind libra . Pra pėr ēka tė shkruajmė? Pėr metodologjinė e tij nė konsolidimin e akides sė pastėr dhe demantimin e shtrembėrimeve, apo pėr xhihadin, durimin dhe sakrifikimin e tij? Apo pėr pėrpjekjen e tij pėr tė pėrhapur thirrjen e selefit? Tema para tė cilave njeriu mbetet i hutuar. Mirėpo ajo qė s'arrihet nė tėrėsi nuk lihet nė tėrėsi.
Quhet Ebul Abbas Ahmed ibėn Shihabuddin Ebil Mehasin Abdul Halim ibėn Mexhdudin ibėn Tejmije, i njohur me emrin Ibėn Tejmije. U lind ditėn e Hėnė, dhjetė Rebiulevvel tė vitit 661 sipas hixhretit nė Harran, vend i cili shtrihet mes Irakut dhe Shamit. Nė vitin 667 h. Tatarėt sulmuan Harranin dhe familja e tij emigroi nė Damask.
Allahu [subhanehu ve teala] qėndisi nė shpirtin e Ibėn Tejmijes vyrtyte tė shumta, e ngriti nė shkallė tė lartė moralin e tij, bujarinė e bėri pasuri tė tij, trimėrinė vlerė, diturinė, urtėsinė dhe butėsinė stoli tė tij, adhurimin dhe asketizmin thesar tė tij. Nuk e tėrheqnin ėndjet e kėsaj bote, kėnaqėsinė e gjente nė pėrhapjen e diturisė, shkrimin e librave dhe kryerjen e obligimeve ndaj Allahut [subhanehu ve teala]. I madhėronte ligjet e fesė me trup e me shpirt, nuk veēohej nga tė tjerėt nė mendimet e tij, nuk polemizonte rreth asaj qė ishin pajtuar dijetrėt porse argumentonte me Kur'an, sunnet dhe Kijas. Nuk lėshonte pe nė fenė e Allahut [subhanehu ve teala], e thonte tė vėrtetėn tė cilėn e kishte kuptuar me zgjuarsinė e tij. Shumė shigjeta u gjuajtėn prej njė harku kundėr tij por Allahu [subhanehu ve teala] e shpėtoi. Vetėm Allahun e luste, prej Tij kėrkonte ndihmė, nė Tė mbėshtetej. Ishte durimtar i fjalėve tė hidhura, i drejtė nė fjalė, i guximshėm para sundimtarit tė padrejtė. Kishte qėndrim tė fortė, bėnte xhihad nė rrugė tė Allahut me zemrėn, gjuhėn dhe dorėn e tij, nuk u kushtonte rrėndėsi fjalėve tė ziliqarėve. Pas gjithė kėsaj shohim se ai ėshtė mė meritori pėr ofiqin "Shejhul Islam", vėrtet ai ėshtė dijetari i Islamit.
Qysh nė fėmijėrinė e tij u dallua me mendjemprehtėsi tė ēuditshme, lexonte pa ndėrprerė dhe i mėsoi pėrmendėsh shumė libra. Nxėnėsi i tij Bezzari thotė: "Vazhdimisht shfrytėzonte kohėn qė prej fėmijėrisė sė tij, mėsoi Kur'anin pėrmendėsh nė vegjėli pastaj u angazhua nė mėsimin e Hadithit, Fikhut dhe rregullave tė gjuhės arabe pėrmendėsh derisa arriti kulminacionin. Prezetonte nė tubimet e diturisė, nė leximin e hadithit. Dėgjoi shumė libra tė transmetuara me zinxhirė tė saktė nė tubimet shkencore kurse prej librave voluminoze dėgjoi disa herė Musnedin e imam Ahmedit, Sahihun e Buhariut, Sahihun e Muslimit, Xhamiun e Tirmidhiut, Sunenin e Ebu Davudit, Nesaiut, Ibėn Maxhes dhe Darekutnit. Libri i parė qė e mėsoi pėrmendėsh ishte El-xhem'u bejne sahihajn tė Humejdit. Nuk kishte libėr nė shkencat fetare vetėm se e patė leuxuar. Allahu e patė veēuar me shumė gjėra, shumė shpejtė mėsonte pėrmendėsh, ngadalė harronte, nė tė shumtėn e rrasteve atė qė e dėgjonte apo lexonte mbetej nė memorien e tij, tekstualisht apo me kuptim. Dituria sikur tė ishte pėrzier me mishin, gjakun dhe tėrė trupin e tij."
Nxėnėsi i tij Ibėn Abdul Hadi thotė: "...mėsoi Kur'anin pėrmendėsh, pastaj iu dha Fikhut, mėsoi gjuhėn arabe tek Ibėn Abdul Kavij dhe e studioi librin e Sibevejhit, pastaj iu rrek Tefsirit me tėrė qenien e tij derisa i tejkaloi garruesit, e pėrkreu Usululfikhun dhe shkencat tjera .. tėrė kėtė posa kishte kaluar tė dhjetat e jetės sė tij. Banorėt e Damaskut u mahnitėn me zgjuarsinė e tij, me kthjelltėsinė e mendjes sė tij, forcėn e memories sė tij dhe perceptimin e shpejtė tė gjėrave qė kishte."
Imam Dhehebiu shkruan pėr Shejhul Islamin: " u lind nė njė familje tė ndershme, tė pastėr, fetare dhe ekonomike nė ushqim e tė veshur. Qė nė vegjėlinė e tij prezentonte nėpėr shkolla dhe tubime shkencore, debatonte me tė rritur tė cilėt mbetnin pa pėrgjigje. Me dijen e thellė tė tij habiteshin dijetarėt e vendit tė tij. Arriti gradėn e muftiut nė moshėn nėntėmbėdhjetėvjeēare, madje edhe mė herėt. Qė nė kėtė kohė filloi tė shkruajė...", Imam Dhehebiu transmeton fjalėt e disa dijetarėve pėr Shejhul Islamin tė cilėt kanė thėnė: "E kemi njohur si njeri me dije tė thellė, i kapėrthente hadithet dhe fjalėt e transmetuara nga tė parėt nė memorien e tij. Nėse fliste nė shkencėn e Tefsirit mbante flamurin nė kėtė drejtim, nėse jipte fetfa nė shkencėn e Fikhut arrinte majen e qėllimit, kur pėmendte hadithe ishte dijetar i aftėsuar nė kėtė shkencė, kur ligjėronte pėr popujt dhe fetė nuk kishim parė talent mė tė zhvilluar, as dituri mė tė gjerė se dituria e tij. I tejkaloi bashkėkohasit e tij nė ēdo fushė tė diturisė, syri i njerut nuk ka parė si ai, as syri i tij nuk ka parė si vetvetja e tij." Imam Dhehebiu poashtu thotė: "E ndihmoi sunnetin e pastėr dhe rrugėn e selefit tė cilėn e argumentoi me argumente dhe gjėra tė papara deri nė atė kohė."
Ibėn Tejmije [rahimehullah] mori dituri nga shumė dijetarė, biografėt e tij i numėruan mė tepėr se dyqind mėsues tė tij. Ai ishte i kujdesshėm nė shpėrndarjen e diturisė sė vet pėr atė shkak numri i nxėnėsve tė tij arriti deri nė 161, tė gjithė arritėn gradė tė lartė tė diturisė. Pėr tė shpėrndarė diturinė e gjėrė qė kishte shkroi edhe shumė libra numri i tė cilave nuk mund tė kapėrthehet. Hafidh ibėn Rexhebi thotė: "Librat e Shejhul Islamit janė tepėr tė njohura pėr t'u pėrmendur, tepėr tė pranuara pėr t'u mohuar, shkrimet e tij u bėnė si Dielli pėr botėn, tė shpėrndara nėpėr qytete e krahina. Numri i veprave tė tij kaloi kufirin e tė shumtės, nuk mund asnjėri t'i numėrojė ato as qė ėshtė vendi pėr t'u pėrmendur ato."
Imam Ibėn Kajjim el-Xheuzije e shkroi njė pėrmbajtje tė librve tė tij ku arriti tė pėrmendė 321 librėr tė Ibėn Tejmijes, mirėpo kjo nuk ėshtė e tėra, Imam Dhehebiu thotė: " I mblodha veprat e Shejhul Islamit tė cilat kishin arritur 1000 vepra, mė pas gjeta edhe libra tjera tė tij."
Shejhul Islami shkroi nė shumė sfera tė diturisė, prej gjithė asaj qė shkroi mė tepėr bie nė sy akideja e selefu salihit (besimi i tė parėve tanė tė mirė), argumentimi i akides sė selefit dhe demantimi i mendimeve kundėrshtare tė apologjetėve, filozofėve, sufinjėve, rafidijve, batinijėve dhe grupacioneve tjera tė humbura e tė kota tė cilėt patėn pėr qėllim zhdukjen e sheriatit dhe futjen e dyshimeve te njerėzit. Shejhul Islami kėtė e konsideronte obligimin mė tė rrėndėsishėm dhe thoshte se ēdo herė qė pėrsėriten rregullat e konsolidimit tė akides sė selefit dhe shkatėrrimit tė shirkut dhe bidateve aq mė tepėr qartėsohen ato, e kjo ėshtė dritė mbi dritė. Nuk ėshtė vetėm kjo e tėrė veprimtaria e tij porse ai e nxori akiden nė praktikė kur i theu disa gurė tė cilėt njerėzit i adhuronin pėveē Allahut [subhanehu ve teala] dhe i preu disa drunjė qė adhuroheshin. Me kėtė u realizua duaja e Imam Neveviut i cili e luti Allahun [subhanehu ve teala] qė tė dėrgojė njė njeri i cili do tė prishė varrin nė Xhejrut. Ashtu edhe ndodhi, Shejhul Islami e theu kėtė idhull.
Allahu [subhanehu ve teala] e ruajti diturinė e Shejhul Islamit deri nė ditėt tona dhe inshalla do ta ruaj deri nė ditėn e Kijametit. Shumė dijetarė parashikuan pėrhapjen e diturisė sė tij, prej tyre Imam Ahmed el-Merrij, Ahmed ibėn Tarhan, Hafidh ibėn Haxheri dhe shumė tė tjerė. Kjo nuk ėshtė vetėm se largėpamsi qė Allahu e vendosi nė zemrat e tyre. Pėr tė mos e zgjatur po pėrmendim vetėm fjalėn e Hafidh ibėn Haxherit i cili pas lėvdatės pėr Shejhul Islamin jep sinjal pėr mbetjen e diturisė sė tij pėrgjithmonė, ai thotė: "Ofiqi i tij -Shejhul Islam- ka mbetur deri nė ditėt tona nė gjuhėt e pastra e ajo qė ishte dje do tė vazhdjė edhe nesėr, kėtė nuk e mohon askush pėrveē atij qė nuk e din vlerėn e tij dhe qė ėshė larguar nga fjala e drejtė."
Shejhu Islami ishte dijetarė fjala e tė cilit pėrputhej me veprat e tij. Derdhi tėrė mundin e tij pėr tė pėrhapur davetin e vėrtetė. Mirėpo ziliqarėt nuk ndejtėn duarkryq. Ata i kurdisėn kurthė duke shpifur pėr tė gjėra qė vetė Shejhu i luftonte. Nė vitin 719 h. u burgos. Aty mbeti deri nė fund tė jetės sė tij, shkruante pandėrprerė dhe ua dėrgonte shkrimet dashamirėve tė tij. Nė vitin 728 h. iu ndalua letra, penda dhe libri. Pas kėsaj iu kushtua adhurimit tė Allahut [subhanehu ve teala] duke lexuar Kur'an, duke pėrmendur Allahun, duke falė namaz nate derisa i erdhi vdekja. E lexoi Kur'anin gjatė kohės sė burgimit 80 herė apo 81 herė. Pėr sė fundi herė arriti deri te fjala e Allahut: "Momenti ėshtė afruar..." (Kamer-1)
Nxėnėsi i tij Bezzari pėr ditėt e fundit tė jetės sė Shejhul Islamit thotė: "Shejhu jetoi deri nė natėn e 22 tė muajit Dhulka'de. Ndėrroi jetė nė mėngjesin e asaj dite nė vitin 728 hixhrij. Tėrė kohėn bėnte xhihad nė pėr hirė tė Allahut, ishte durimtarė, shpresonte shpėrblimin e Allahut. Nuk u frikėsonte nga armiqtė, as qė shqetėsohej, nuk dobėsohej porse ishte i drejtuar kah Allahu deri nė momentin e vdekjes. Kur dėgjuan njerėzit pėr vdekjen e tij, nuk mbeti asnjė njeri nė Damask, u mbyllėn tė gjitha tregjet e Damaskut, u ndal zhvillimi i jetės normale atė ditė , tė gjithė erdhėn pėr t'ia falur namazin kufomės sė tij. Njerėzit i lanė punėt e tyrė, tė gjithė u preukopuan me vdekjen e Shejhut. Dolėn pėr t'ia falur namazin udhėheqėsit, kryetarėt, dijetarėt, fukahatė, burrat, gratė, fėmijėt dhe masa e gjerė..."
Nė shumė vende tė shtetit islam kur arrinte lajmi pėr vdekjen e Shejhul Islamit ia falnin atij namazin e Xhenazes. Ibėn Kethirri ka pėrmendur se i ėshtė falur namazi i xhnazes edhe nė Medinen e Pejgamberit [alejhis-selam]ditėn e Xhuma, nė fund tė muajit Rebiulahar nė vitin 829 h., pesė muaj pas vdekjes sė tij.
Kėshtu e pėrfundoi jetėn 67 vjeēare Shejhul Islami duke bėrė xhihad dhe duke i kėshilluar njerėzit. Ziliqarėt dhe tradhėtarėt e tij u harruan e mbeti dituria e shejhut dhe mbetėn gjurmėt e tij, po edhe do tė mbeten inshaAllah deri nė ditėn e fundit.
Allahu e mėshiroftė Shejhul Islamin me mėshirėn e Tij tė gjerė, e shpėrbleftė pėr punėn e tij, i shumėfishoftė tė mirat e tij Ditėn e Kijametit dhe na udhėzoftė neve qė tė ndjekim menhexhin(metodėn) e tė devotshmėve.
|