Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-08-05, 19:37   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim

VIZITOJI TĖ AFĖRMIT

Shejhu: Abdul-Muhsin El-Kasim

3/11/1424H

Me tė vėrtetė falenderimet i takojnė Allahut, Atė e falenderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė prej Allahut tė na mbrojė prej tė kėqes sė veteve tona dhe prej punėve tė kėqija. Atė qė e udhėzon Allahu nuk ka se kush e humb dhe atė qė Ai e humb nga rruga e drejtė nuk ka se kush e udhėzon. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj se pejgamberi ynė, Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij. Falja dhe pėrshėndetjet e Allahut qofshin mbi tė, mbi familjen dhe shokėt e tij.

Frikėsojuni Allahut dhe dijeni se devotshmėria bėn qė tė vijė begatia ndėrsa largimi prej saj bėn qė tė zbresi zemėrimi (i Allahut).


O ju muslimanė! Islami ka pėr qėllim ndėrtimin e njė shoqėrie islame ku mbizotėron mėshira, dashuria dhe vėllazėria mes njėri-tjetrit. Familja ėshtė njėsia bazė e shoqėrisė. Ajo e fiton lumturinė vetėm nė sajė tė devotshmėrisė ndaj Allahut dhe nė sajė tė kujdesit pėr tė afėrmit.

Islami i ka dhėnė rėndėsi forcimit tė lidhjeve farefisnore. Pėr kėtė menjėherė pas urdhėrit pėr njėsimin e Allahut dhe pėr respektimin e prindėrve, vjen urdhėri pėr ruajtjen e lidhjeve farefisnore. "Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, dhe silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve ..." (En-Nisa: 36)

Ebu Ejub El-Ensari transmeton se njė burrė erdhi tek Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: Mė trego ndonjė punė qė tė mė futi nė Xhennet. Ai i tha: "Tė adhurosh Allahun e mos t`i shoqėrosh asgjė nė adhurim, tė falėsh namazin, tė japėsh zekatin dhe tė ruash lidhjet farefisnore." Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Edhe popujt e tjerė para nesh janė urdhėruar pėr kėtė gjė. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "(pėrkujtoni) Kur Ne morėm zotimin e bijve tė Israilit: mos adhuroni tjetėrkėnd pėrveē All-llahut, tė silleni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmėve ..." (El-Bekare: 83)

Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem thėrriti pėr njė gjė tė tillė qė nė fillim tė profecisė sė tij. Amru ibn Abese ka thėnė: Nė fillim tė profecisė sė Pejgamberit erdha nė Meke dhe shkova tek ai dhe i thashė:

I thashe :Ēfarė je ti?
Tha: "Pejgamber."
I thashė: Ēfarė ėshtė pejgamberi?
Tha: "Mė dėrgoi Allahu."
Thashė: Pėr ēfarė tė dėrgoi?
Tha: "Pėr tė ruajtur lidhjet farefisnore, pėr tė thyej idhujt dhe pėr njėsimin e Allahut." Transmetoi Hakimi.

Hirakliu e pyeti Ebu Sufjanin pėr Muhammedin alejhis-selam se ēfarė u thoshte. Ai u pėrgjigj: Thotė: Adhurojeni Allahun e mos i shoqėroni asgjė nė adhurim. Na urdhėron pėr namazin, zekatin, nderin dhe pėr lidhjet farefisnore.

Pėr njė gjė tė tillė Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem urdhėroi qė nė fillim tė ardhjes sė tij nė Medine. Abdullah ibn Selam ka thėnė: Kur erdhi Pejgamberi nė Medine njerėzit filluan tė shkonin tek ai. Gjėja e parė qė dėgjova prej tij tė thoshte ishte:
"O ju njerėz! Shpėrndani pėrshėndetjen (selamin), jepni ushqim (sadaka), ruani lidhjet farefisnore dhe faluni natėn kur njerėzit flenė qė tė hyni me paqe nė Xhennet." Transmetoi Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh.
Ebu Dherri ka thėnė: Mė porositi i dashuri im (Muhammedi alejhis-selam) qė t`i ruaj lidhjet farefisnore edhe nėse mė kthejnė shpinėn. Transmetoi Tabaraniu.

Ruajtja e lidhjeve farefisnore ėshtė shenjė e besimit. Muhammedi alejhis-selam ka thėnė:
"Kush beson Allahun dhe ditėn e Kijametit le t`i ruajė lidhjet farefisnore." Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Allahu i Madhėruar ka pėrmendur se jobesimtarėt e Kurejshėve nuk i ruanin lidhjet farefisnore. "Ata nuk respektojnė te asnjė besimtar as farefisninė as marrėveshjen ..." (Et-Teube: 10)

Ruajtja e tyre ėshtė pjesė e respektimit tė prindėrve. Njė burrė erdhi tek Pejgamberi alejhis-selam dhe i tha:
O i Dėrguar i Allahut, a mė ka mbetur mė ndonjė gjė pėr tė bėrė si respekt ndaj prindėrve tė mi pas vdekjes sė tyre?
Tha: "Po, tė lutesh pėr ta, tė kėrkosh falje pėr ta, tė plotėsosh marrėveshjet e tyre si dhe tė ruash lidhjet e tė afėrmve tė tu me tė cilėt nuk mund tė kesh afėrsi veēse me anė tė prindėrve." Transmetoi Ebu Daudi.

Allahu i Madhėruar ka premtuar se do t`i ruajė lidhjet me atė i cili i ruan lidhjet farefisnore e kush fiton nga njė gjė e tillė ka pėr tė arritur ēdo mirėsi ndėrsa atė qė nuk e bėn njė gjė tė tillė Ai e poshtėrron dhe nuk mund ta lartėsojė atė askush prej njerėzve.
"Atė qė e poshtėron All-llahu nuk ka kush qė mund ta nderojė." (El-Haxh , 18 )

Ruajtja e lidhjeve farefisnore bėn qė me lejen e Allahut tė largohen nga personi fatkeqėsitė.
Kur Muhammedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem i zbritėn ajetet e para tė sures El-Alak u kthye i frikėsuar duke u dridhur tek Hadixhja dhe i tha ta mbulonte, pastaj i tregoi pėr ēfarė i ndodhi dhe tha: "U frikėsova pėr veten time."
Ajo i tha: "Jo pasha Allahun, nuk tė poshtėrron Allahu asnjėherė sepse ti i ruan lidhjet farefisnore, nderon mikun ..." Transmetoi Buhariu.

Allahu i Madhėruar ka urdhėruar pėr kujdes dhe butėsi ndaj tė afėrmve ashtu siē kujdesemi edhe pėr tė varfėrit.
"Dhe jepi ēdo tė afėrmi tė drejtėn qė i takon, edhe tė varfėrit, edhe atij nė kurbet ..." (El-Isra: 26)
Tė drejtės sė tyre pėr dhėnie dhe shpenzim i jepet pėrparėsi ndaj tė drejtės sė tė varfėrve dhe jetimėve.
"Tė pyesin se ēdo tė japin. Thuaj: Ēfarė tė jepni prej mirėsisė le tė jetė pėr tė afėrmit, pėr jetimėt, pėr tė varfėrit, pėr kurbetēinjtė." (El-Bekare: 215)

Bujaria ndaj tyre ka shpėrblim tė shumėfishuar. Muhammedi alejhis-selam ka thėnė:
"Sadakaja pėr tė varfėrin konsiderohet si sadaka ndėrsa sadakaja pėr tė afėrmin konsiderohet si sadaka dhe si ruajtje e lidhjeve farefisnore." Transmetoi Tirmidhiu.

Tė parėt qė meritojnė t`i jepet sadaka janė tė afėrmit e varfėr. Ebu Talha dha sadaka kopshtin e tij. Muhammedi alejhis-selam i tha: "E shikoj tė arsyeshme ta ndashė atė mes tė afėrmve." Atėherė ai e ndau atė mes tė afėrmve dhe xhaxhait tė tij. Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Ali ibn Ebi Talib (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: T`i jap sadaka njė dirhem ndonjėrit prej vėllezėrve tė mi ėshtė mė e dashur pėr mua sesa t`i jap sadaka njėzet dirhem ndonjė tjetrit.

Esh-Sha`bi ka thėnė: Nuk vdiq ndonjė prej tė afėrmve tė mi e tė kishte borxh veēse ia shlyeja atij borxhin.

Komshiu kur ėshtė prej tė afėrmve e meriton mė shumė kujdesin sesa tė tjerėt. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit prej sheikhit)
"Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, dhe silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqinjit tė afėrt, ndaj fqinjit tė largėt, ndaj shokut pranė vetes ..." (En-Nisa: 36)
Thirrja e tyre drejt sė mirės, udhėzimi dhe kėshillimi i tyre ėshtė mė parėsor sesa ndaj tė tjerėve.
"Dhe tėrhiqju vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt." (Esh-Shuara: 214)

Nderimi i tė afėrmve ėshtė detyrė por jo nė kurriz tė tė tjerėve. "Kur tė flisni (tė dėshmoni), duhet tė jeni tė drejtė edhe nėse ėshtė ēėshtja pėr (kundėr) tė afėrmit ..." (El-En`am: 152)

Ruajtja e lidhjeve farefisnore sjell fryte tė mėdha tė cilat janė bazat e ndėrtimit tė jetės.
Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Ruajtja e lidhjeve farefisnore sjell dashuri nė familje ...." transmetoi Ahmedi
ndėrsa tek Buhariu dhe Muslimi "Kush dėshiron qė t`i shtohet risku dhe t`i shtohen pasardhėsit le tė ruajė lidhjet farefisnore."

Ibnut-Tijn ka thėnė: Ruajtja e lidhjeve farefisnore bėhet shkak pėr sukses nė adhurime, pėr mbrojtje nga gjynahet dhe pas personit ngelet pėrkujtimi i tij pėr tė mirė dhe ėshtė njėsoj sikur nuk ka vdekur.

Ajo ėshtė njė nga adhurimet mė tė nderuara.
Amru ibn Dijnar ka thėnė: Pas farzeve nuk ka ndonjė hap qė tė ketė mė shumė shpėrblim sesa ai qė hidhet drejt tė afėrmit. Shpėrblimi pėr tė ėshtė i shpejtuar nė kėtė dynja dhe ruhet edhe pėr nė Ahiret.

Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Nuk ka ndonjė gjė me tė cilėn i bindem Allahut qė t`i ketė shpėrblimet me tė shpejta sesa ruajtja e lidhjeve farefisnore." Transmetoi Bejhakiu.

Atij qė i plotėson siē duhet tė drejtat e tė afėrmve i ėshtė premtuar Xhenneti.
Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Banorėt e Xhennetit janė tre:
Njė njeri me pozitė qė mban drejtėsi,
njė burrė i mėshirshėm e me zemėr tė butė ndaj tė afėrmve dhe muslimanėve
si dhe njė person i pasur, i ndershėm qė jep sadaka."

Transmetoi Muslimi.

Ajo bėn qė tė forcohet dashuria, afrimiteti, lidhjet, tė largohet armiqėsia dhe urrejtja dhe tė ndihet lumturi.

Ka shumė rrugė pėr t`u treguar bamirės me tė afėrmit dhe pėr tė ruajtur lidhjet me ta: Buzėqeshja kur i takon, butėsia nė sjellje, fjalėt e kėndshme, vizitat, shoqėrimi i tyre nė gėzime dhe ngushėllimi nė hidhėrime, bamirėsia ndaj atij qė ka nevojė, kėshillimi i tyre, ndihma e tyre nė fatkeqėsi, vizita e tė sėmurit, falja e gabimeve. Shkurtimisht: Dhėnia pėr ta e ēdo mirėsie qė tė mundesh dhe largimi prej tyre i ēdo tė keqeje.

Ajo ėshtė tregues i bujarisė sė zemrės dhe origjinės sė mirė, prandaj ėshtė thėnė: Kush nuk rregullon familjen e tij nuk mund tė tė rregullojė ty, kush nuk largon tė keqen prej tyre nuk mund ta bėjė kėtė gjė pėr ty. Ruajtjen e lidhjeve farefisnore nuk mund ta kryejnė siē duhet veēse ata qė janė largpamės dhe qė pėrkujtohen.

Tė afėrmit nuk janė tė pagabueshėm, prej tyre ndodhin gabime ndoshta edhe gjynahe tė mėdha por nėse shikon diēka tė tillė atėherė pėrpiqu tė anosh nga falja sepse falja dhe toleranca janė prej cilėsive tė bamirėsve e Allahu nuk i shton robit tolerant veēse krenari. Pėrgjigjiu tė keqes sė tyre me mirėsi dhe pranoja shfajėsimin e tyre kur gabojnė. Vėllezėrit e Jusufit i bėnė atij atė qė i bėnė por kur kėrkuan tė shfajėsohen para tij ai ua pranoi shfajėsimin dhe u soll me ta me mirėsjellje dhe nuk i fyejti pėrkundrazi u lut pėr ta dhe i kėrkoi Allahut falje pėr ta. "Ai tha: Sot nuk ka qortim kundėr jush, All-llahu ju faltė juve e Ai ėshtė mė mėshiruesi i mėshiruesve!" (Jusuf: 92)

Falua gabimet dhe pakėso qortimet qė tė vjelėsh dashurinė dhe vėllazėrinė, botėsinė dhe pastėrtinė. Vazhdo t`i vizitosh edhe nėse tė largohen, fali edhe nėse gabojnė dhe tregohu bamirės ndaj tyre edhe nėse tė bėjnė keq.

Mos i kėrko llogari tė afėrmve dhe mos e bė qortimin tėnd shkak qė tė tė largohen. Ji bujar ndaj tyre dhe largoju kopracisė sepse ajo ėshtė shkak pėr largim.
Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Kujdes nga epshet se ato i shkatėrruan ata qė ishin para jush. I urdhėruan ata pėr kopraci dhe tė tillė u bėnė, i urdhėruan pėr padrejtėsi dhe tė padrejtė u bėnė, i urdhėruan pėr t`u larguar nga njėri-tjetri dhe u larguan." Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Shpėrblimi i bamirėsisė me bamirėsi ėshtė i mjaftueshėm por mė i miri ėshtė ai i cili i ruan lidhjet edhe kur tė tjerėt i ndėrpresin.
Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Ai qė ruan lidhjet nuk ka vepruar aq sa duhet por lidhjet i ruan si duhet ai i cili kur i largohen tė afėrmit ai u afrohet." Transmetoi Buhariu.

Abdullah ibn Muhejrizit i thanė: Kush ėshtė e drejta e tė afėrmve? Tha: T`u drejtohesh kur tė drejtohen dhe t`i shkosh pas kur tė kthejnė shpinėn.

Njė burrė erdhi tek Pejgamberi alejhis-selam dhe i tha: O i Dėrguar i Allahut, kam disa tė afėrm tė cilėt i vizitoj e mė largohen, u bėj tė mira dhe mė bėjnė keq, ėndėroj pėr ta ndėrsa ata nuk duan t`ia dinė pėr mua.
Pejgamberi alejhis-selam i tha: "Nėse ėshtė siē thua atėherė me ty do tė jetė ndihma e Allahut pėr sa kohė qė do tė vazhdosh kėshtu."
Transmetoi Muslimi.

Ēdo i afėrm do tė vijė ditėn e Kijametit e do tė dėshmojė pėr personin nėse i ka ruajtur lidhjet me ta ose jo.

"E (sipas dispozitave) farefisi ka mė pėrparėsi ndaj njėri-tjetrit (se sa ensarėt e muhaxhirinėt). Me tė vėrtetė All-llahu ėshtė i dijshėm pėr gjithēka." (El-Enfal: 75)

Ndėrprerja e lidhjeve farefisnore ėshtė prej gjynaheve tė mėdha dhe njė gjė e tillė ka si ndėshkim mallkimin. "A pritet prej jush (hipokritėve) qė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet me tė afėrmit? Tė tillėt janė qė All-llahu i mallkoi, i bėri tė shurdhėt dhe ua verbėroi shikimet e tyre." (Muhammed: 22-23)

Kthimi i shpinės mes tė afėrmve bėhet shkak pėr largimin e mirėsive, pėr fund tė keq tė jetės dhe pėr ndėshkim tė shpejtuar.
Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: "Nuk do tė hyjė nė Xhennet ai qė ndėrpret lidhjet farefisnore."
Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Ibn haxheri ka thėnė: Ai qė ndėrpret lidhjet farefisnore do tė ndėrpritet nga mėshira e Allahut, do tė ketė ndėshkim tė shpejtuar nė dynja para Ahiretit.
Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: "Nuk ka ndonjė gjynah qė e meriton mė shumė t`i shpejtohet ndėshkimi i Allahut nė dynja pėrveē atij qė Ai ia ruan pėr nė Ahiret sesa ndėrprerja e lidhjeve farefisnore ..." transmetoi Tirmidhiu.

Ajo bėhet shkak pėr nėnshtrim dhe poshtėrrim, dobėsi, vetmi dhe sjell vuajtje. Sahabėt nuk e pėlqenin uljen me personat qė nuk i ruanin lidhjet farefisnore. Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ka thėnė: E nxit ēdo person qė nuk i ruan lidhjet farefisnore qė tė largohet nga ne. Ndėrsa Ibn Mes`udi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ishte ulur nė njė grumbull njerėzish pas faljes sė sabahut dhe tha:
Pėr hir tė Allahut i kėrkoj atij qė nuk ruan lidhjet farefisnore qė tė largohet prej nesh sepse duam tė lusim Zotin tonė por dyert e qiellit janė mbyllur pėr shkak tė atij qė nuk i ruan lidhjet farefisnore.

Kush ka ndonjė armiqėsi me tė afėrmit le tė shpejtojė pėr t`u afruar me ta dhe le t`i fali e tė tregohet tolerant sepse ai qė fal dhe vepron tė mira e ka shpėrblimin tek Allahu.

Morali i mirė ka ndikim tė madh tek lidhjet farefisnore prandaj tregohu i edukuar me ta e dije se kush ruan gjuhėn e ka qetėsuar veten e tij.

Ndėrsa ajo qė i bashkon zemrat nė dashuri ėshtė dora qė jep dhe bamirėsia. Nėse pėrdor fjalė tė bukura atėherė vepro edhe punė tė mira qė kėshtu tė bashkohet rrjedhshmėria e gjuhės me frytet e bamirėsisė.


Kerkoj Falje dhe Meshire nga Allahu xh ,h per vete dhe per ju andaj edhe ju bene nje gje te tille ngase Allahu xh.h eshte Fales dhe Meshirues

Lutja jone e fundit eshte:
Falenderimi dhe i tere Suksesi i takon Allahut xh.h

selamualejkum musliman nga vellau juaj ne Islam
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė