Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-05, 10:43   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Prokuroria kėrkon 20 vjet burg pėr Fatmir Limajn, 18 pėr Bal

Hagė: Prokuroria kėrkon 20 vjet burg pėr Fatmir Limajn, 18 pėr Balajn dhe 15 pėr Musliun...

Edhe nė seancėn e sotme, prokurori Uajting, nė parashtrimin e tij pėrfundimtar ka theksuar se Limaj, Balaj e Musliu janė fajtorė pėr funksionimin e tė ashtuquajturit kamp-burg nė Llapushnik, torturimin dhe vrasjen e dhjetra civilėve serbė e shqiptarė nė qershor e korrik tė vitit 1998. Prokurori Uajting ka kėrkuar dėnimet mė tė rėnda pėr Fatmir Limajn, Haradin Balajn dhe Isak Musliun, madje qė ata tė dėnohen sipas nenit 142, 148 dhe 38 tė Kodit penal tė ish-Jugosllavisė.


Uajting kėrkoi nga trupi gjykues qė Fatmir Limaj tė dėnohet me 20 vjet burg, Haradin Balaj me 18, kurse Isak Musliu me 15 vjet burg. Si rrethana rėnduese pėr kėtė, ai tha ėshtė pėrgjegjėsia komanduese e Limajt dhe e Musliut pėr funksionimin e tė ashtuquajturit kamp burg nė Llapushnik, kurse Balaj pėr shkak tė pjesėmarrjes sė drejtpėrdrejtė tė tij nė torturimin dhe vrasjen e viktimave nė malet e Berishės. Pėr Limajn ai tha se ndonėse nuk ka marrė pjesė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė torturime e vrasje, sipas tij, ai ka ditur pėr funskionimin e kamp-burgut nė Llapushnik dhe kishte pėrgjegjėsi komanduese lidhur me tė. Pėr dėnimin e propozuar ndaj Isak Muslut, prokurori tha se ai ėshtė mė i ulėt, pėr shkak se ėshtė i akuzuar pėr mė pak pika se Limaj e Balaj. Sipas prokurorit, faktorė rėndues pėr tė tre tė akuzuarit ishte edhe qėllimi diskriminues ndaj viktimave, kohėzgjatja, pjesėmarrja dhe paramendimi i krimit, si dhe dhuna e mosmbrojtja e viktimave. Prokurori Uajting, pohoi se tė tre tė akuzuarit kanė mohuar ekzistimin e kamp-burgut nė Llapushnik dhe sipas tij kjo ka qenė edhe rrethanė rėnduese pėr ta. Ata, sipas tij kanė mundur ta zgjidhnin heshtjen, por vetė deshėn qė ta qojnė gjykatėn nė drejtim tė kundėrt. Menjėherė pas kėsaj kėrkese tė Prokurorit Uajting, e mori fjalėn Avokati i Fatmir Limajt, Majkėll Mensfild. Ai qė nė fillim, paraqiti njė kėrkesė tė vecantė pėr trupin gjykues: qė pasi ai tė mbarojė parashtrimet e tij pėrfundimtare lidhur me kėtė proces, klienti i tij - Fatmir Limaj dėshiron qė t’i drejtohet trupit gjykues dhe opinionit me njė fjalė tė shkurtėr deri 30 minuta. Pastaj Mensflid kontestoi fuqishėm parashtrimet pėrfundimtare tė Prokurorisė, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me Fatmir Limajn, e sidomos propozimin pėr dėnimin e Limajt dhe tė shokėve tė tij. Ai tha se Limaj luftoi pėr lirinė e popullit tė Kosovės dhe ai kurrsesi nuk mund tė shpallet kriminel. Sipas Mensfildit, Limaj ishte njė lider i ri dhe burrshteti qė pas luftės ėshtė angazhuar pėr demokratizimin e shoqėrisė kosovare dhe pėr tė drejtat e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa marrė parasysh pėrkatėsinė nacionale. Mensfild kėrkoi nga trupi gjykues qė tė rishqyrtojė disa dėshmi tė dėshmitarėve tė Prokurorisė, sidomos atyre tė mbrojtur, tė cilėt sipas tij, kanė pasur pėr qėllim tė atakojnė dhe tė mohojnė vlerat e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.


RTK 30/08/2005 16:45:26


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante