Pershendetje!
Nese flasim per stresin , duhet te kemi parasysh edhe menyren e perfitimit dhe te lajmerimit te stresit , thjesht , ne nuk mundemi vetem te themi fjalen stres pa e kerkuar edhe menyren e thelle te tij.
Duke u bazuar ne studimet Psikologjike mundemi lirisht te themi se stresi ndikon edhe ne menyren pozitive te njeriut , por mvaresisht se per cilin stres e kemi fjalen , ne fakt , qarkullimi i sintomi te stresit ne lidheshmeri me depresionin eshtė gje tjeter e veqant e cila ndikon shume e me shume ne ankthin dhe ne humbjen e besimit ne veteveten.
Pa gjumesia, ekonomia e dobet, mosperfillja e planeve , bejn njė kalim nga stresi deri ne depresion.
Prania e stresit tek personat ne diten e sotme eshte aq e madhe , duke llogaritur se pari koncentrimin dhe vete planifikimin tonė per diten , kohen dhe punen.
Mos te dalim nga stresi ne depresion , por te flasim vetem per stresin.
Kjo dukuri e perditeshme tek disa njerez ėshtė e pa shmangeshme , shkak ky qe njerezit nuk e verejn ne veten e tyre se janė te percjellur me stres , por mundohen te kalojn nga njera derė ne te tjetren , duke menduar se kjo menyre e perditeshme zhduket vetvetiu, por mos te harrojm se stresi nuk eshte semundje , por mundet te rezulton me vonė ne semundje kronike dhe ato psiqike si pasoje e mos evitimit te stresit me kohė.
Menyrat me te lehta per tejkalimin e stresit jenė shumė te lehta , duke llogaritur siq e ceka me parė , kohen , ushqimin e rregullt, menyrat e rregullta te frymarrjes , aktivitetet e lira etj etj.
Si anė pozitive , stresi na benė te jemi edhe me te kujdeseshem ne jeten tonė , duke llogaritur ketu perkushtimin mbi jeten tone te perditeshme.
Shume aksidente kan ndodhur per shkak te stresit , por edhe janė evituar , ne fakt , stresi i tillė eshtė i ndarė nė ate te mbrendeshem dhe te jashtem.
Se qka eshtė stresi i mbrendeshem dhe i jashtem , do te flasim heren tjeter me gjersisht .
Nderime.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|