Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
BESIMI I EHLI SUNNETIT
BESIMI I EHLI SUNNETIT
NGA AUTHORI:
Shejkh MUHAMED SALIH UTHEJMINI
Pėrktheu:
Shefqet Krasniqi
ME EMRIN E ALLAHUT BĖMIRĖS MĖSHIRĖPLOTĖ
"Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush Dhuntinė Time, zgjodha pėr ju FENĖ ISLAME."
KURANI, Maide 3
HYRJE
Falėnderimet dhe lavdėrimet i qofshin Allahut,(1) Zotit tė Tokės e tė qiejve, i Cili ka krijuar ēdo gjė, e ka krijuar njeriun nė formėn mė tė mirė dhe e ka pėrsosur atė; salatet e selamet e Tij qofshin mbi tė dėrguarin e Tij, Muhamedin, paqja e shpėtimi qofshin mbi tė, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė shkojnė rrugės sė tij deri nė Ditėn e gjykimit! Allahu xheleshanuhu e ka dėrguar Muhamedin alejhi selam, profet - pejgamber dhe e ka bėrė atė si udhėzues tė njerėzimit e shembull pėr ta. Atij i ka zbritur Kuranin si libėr tė shenjtė, nė mėnyrė qė ai, Profeti, salallahu alejhi ve selem,(2) t'ua shpjegojė njerėzve tė vėrtetėn, rrugėn e mbarė, tė lumturisė, nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, duke u mėsuar atyre besimin e vėrtetė, edukatėn, sjelljen dhe moralin islam. E ai, Profeti, salallahu alejhi ve selem, kreu misionin e vet, me tė cilin qe ngarkuar dhe la pas vetes ymetin e tij nė rrugen e ndritshme, nė rrugėn qė Zoti xheleshanuhu e deshi pėr njerėzimin.
Dhe pas Profetit, salallahu alejhi ve selem, shokėt e tij, tė cilėt i qenė pėrgjigjur thirrjes sė tij nė besimin islam, vazhduan rrugėn e profetit, duke qenė tė bindur qė Islami tė ėshtė ligji i jetės, kėshtu qė ata jo vetėm e zbatuan atė, por adhe ia pėrcollėn brezit qė erdhi pas tyre dhe, pėr kėtė arsye, merituan tė jenė brezi mė i mirė dhe mė i lavdishėm i mbarė njerėzimit.
Edhe ne sot, duke falėnderuar Zotin xheleshanuhu, jemi po nė atė rrugė, nė rrugėn e Profetit e tė shokėve tė tij dhe burimet tona kryesore janė Kurani dhe syneti(1) . Kushdo qė del jashtė, dotė jetė nga tė humburit nė Ditėn e gjykimit.
* Pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe qė ka kjo temė, qė ka tė bėjė me besimin tonė, shpreh dėshirėn qė, me ndihmėn e Allahut, ta shtroj nė pika tė shkurtra:
Besimi ynė, pra besimi i tė gjithė myslimanėve, mbėshtetet mbi besimin:
- nė Zotin, qė ėshtė Njė,
- nė engjėjt (melaqet) e Tij,
- nė librat e Tij,
- nė profetėt, tė dėrguarit,
- nė Ditėn e gjykimit
- dhe nė paracaktimin, Kaderin e Zotit.
Lusim Allahun xheleshanuhhu qė ky punim tė jetė pėr Zotin dhe prej tij tė kenė dobi myslimanėt!
(1) [/b]Allah ėshtė njėsi leksikore islame, qė nė gjuhėn shqipe dotė thotė: Zot. Dhe sa herė qė tė pėrmendet Allahu, duhet thėnė azze ve xhele, ose xheleshanuhu, ose subhanehu veteala, nė kuptimin: Madhėruar qoftė!
(2) Sa herė tė pėrmendet Profeti, jemi tė urdhėruar qė tė biem salavat pėr tė. Llojet e salavatit janė shumė; po japim kėtu disa prej tyre: Salallahu alejhi ve selem, Alejhi selam, Alejhi salatu ve selam etj, d.m.th.: Paqia dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Tė!
(1) Synet (ose Sunnet) ėshtė fjala, vepra dhe tradita e Muhamedit,
alejhi selam.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|