ABANJANO Nikola
(ABANJANO, Nikola (ABBAGNANO, Nicola), filozof italian (1901-).
Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė ekzistencializmit nė Itali.
U doktorua nė vitin 1922 me tezėn Burimet irracionale tė tė menduarit. Prof. i filozofisė dhe i pedagogjisė nė Napoli, kurse nga viti 1939 ėshtė shef i katedrės sė historisė sė filozofisė nė Torino. Ekzistencializmi i tij shpesh u konfrontua nė mėnyrė polemike me disa teza tė Hajdegerit dhe Jaspersit. Numri mė i madh i veprave tė tij u kushtohen problemeve tė religjionit, tė artit dhe tė lirisė, qėshtjeve gnoseologjike- teorike dhe studimeve nė fushėn e historisė sė filozofisė.
Pėrkundra "orientimit nihilist" tė Hajdegerit dhe Jaspersit, Abanjano kėrkon zgjidhje "pozitive" tė problemit tė ekzistencės. Me kėtė rast ai tregoi perspektivėn e re tė ekzistencializmit: «Njeriu nė qdo rast kėrkon tė kėnaqurit, pėrmbushjen, stabilitetin, tė cilat i mungojnė.
Kėrkon qenien.
Nėse e kėrkon qenien atė nuk e posedon, ai nuk ėshtė qenie. Tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundme, tė studiosh deri nė fund natyrėn e saj, ėshtė detyrė fundamentale e ekzistencializmit. Por tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundmen ose ta studiosh, nuk do tė thotė ta bėsh vetėm objekt tė spekulimit, por tė marrėsh ndaj saj qėndrim dhe tė vendosėsh mbi pasojėn. Kėtu tregohet qartė perspektiva e re e ekzistencializmit. Ai kėrkon nga njeriu preokupim nė tė fundmen
"vetjake"
Njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė Abanjanos ėshtė Struktura e ekzistencės, nė tė cilėn flet mbi njeriun nė relacion ndaj qenies. Pėr tė njeriu nė esencė ėshtė strukturė, formė nė tė cilėn "situata finale" e pėrpjekjes kah qenia, realizon unitetin esencial personal me "situatėn fillestare".
"Situata finale" ėshtė themel dhe justifikim si "mundėsi e mundėsisė", kurse ky raport njėkohėsisht njė aspekt probletnatik i ekzistencės. Njeriu me dashjen ekzistenciale mund tė pranojė situatėn e vet dhe, duke u angazhuar, nė tė njėjtėn kohė realizohet nė transcendentimin e vazhdueshėm tė vetvetes ndaj qenies.
Abanjano konsideron se gabimi i pėrbashkėt i tė gjitha varianteve tė filozofėve evropianė tė perėndimit tė ekzistencės (p.sh. Hajdegerit, Jaspersit, Sartrit, Kamysė e tjerė) ėshtė shmangia e plotė e problematikės se vlerave dhe tė normatives.
Ai konsideron se nė konceptin e "mundėsisė transcendentale" ka gjetur zgjidhjen adekuate pėr normativėn dhe se me kėtė ka evituar relativizmin vlerėsor.
Nė veprėn Arti, gjuha, shoqėria, Abanjano tregoi sesi, nė realitet, kontrollohet arti nga rrethi i tij shoqėror dhe si tradita, institucionet dhe interesat klasore ndikojnė nė aktivitetin e artit, por njėkohėsisht tregoi edhe se si artisti e kontrollon shoqėrinė. Arti ėshtė gjuha: ai ėshtė aktivitet semantik i lirė, i pavarur nga aplikimet e pėrgjithshme. "Kthimi natyrės", si e kupton Arbanjano, artin e lidh me realizimin autentik tė ekzistencės njerėzore. Njeriu, qė me ndjesinė e vet ka njė relacion ndaj objektit nė botė vihet me anėn e artit nė njė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejtė dhe tė pastėr me ndjesinė qė kushtėzon objektet. Me orientimin e tij tė tėrėsishėm nė problemet ekzistenciale tė njeriut, Arbanjano hoqi dorė nga qėndrimi kontemplativ pasiv ndaj artit "nė zotėrimin e tė cilit njeriu mund tė kėnaqet lirisht" qė ėshtė karakteristikė pėr shumicėn e estetikave tradicionale. Pavarėsisht nga mėnyra herė-herė jo e zakonshme e tė shprehurit dhe tė theksuarit tė tepėrt tė momentit tė vetėndėrdijes emocionale lidhur me "kthimin natyrės", dhe bile edhe pavarėsisht nga identifikimi i paarsyeshėm i angazhimit reaksionar dhe revolucionar, Arbanjano me futjen e tij tė thellė nė sferat primare tė artit si dhe me tezėn se arti, kundruall qdo lloji tė relacionit lėndor (nė tė cilin ekzistenca shkapėrderdhet nė dobishmėri) ėshtė unitet i drejtpėrdrejtė i objektit dhe i personalitetit, tregoi qartė mbicaktimin mendor tė koncepteve tė shumta estetike bashkėkohore.
Veprat kryesore: Principi i metafizikės (1936); Struktura e ekzistencės (1936); Hyrje nė ekzistencializėm (1942); Filozofia, religjioni dhe shkenca (1947); Historia e filozofisė (3 vėll. 1946-50); Arti, gjuha, shoqėria (1951); Mundėsia dhe liria (1956) - Problemet e sociologjisė (1959); Fjalor i Filozofisė (1960); Njeriu, projekt i shekullit 21. (1980).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|