Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-09-05, 14:42   #50
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova perfundon analizat ne Gjermani, gjendja shendetesore e kenaqshme

Lajmi i ores 10:00 AM


PRISHTINE (3 Shtator) - "Presidenti i Kosoves i ka kompletuar analizat mjekesore ne spitalin ushtarak amerikan ne Gjermani, dhe rezultatet e para te ekzaminimeve jane te kenaqshme". Keshtu ka deklaruar per agjencine AFP ministri i Kultures i Qeverise se Kosoves Astrit Haracia. "Te gjitha analizat mjekesore qe presidenti i ka bere jane kryer. Rezultatet jane shume te kenaqshme", ka thene Haracia, i cili njeherazi eshte edhe zyrtar i larte i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Haracia ka refuzuar t'a komentoje gjendjen shendetesore te presidentit Rugova apo ndonje diagnoze konkrete pas 5 dite ekzaminimesh nga mjeket ne spitalin ushtarak amerikan ne Landstuhl. "Ne presim qe Rugova te kthehet ne Kosove nga fundi i javes. Me pas, rezultati i analizave do te behet publik, dhe do te shohim nese ai do te kete nevoje per trajtim te metejshem mjekesor", ka thene Haracia.

Gjate ketyre diteve ne adrese te Presidentit kane arritur mesazhe te shumta nga figura te njohura te politikes me urime per sherim sa me te shpejt. Keshtu telegrame urimin per sherim te shpejte kane derguar Presidenti i Shqiperise Alfred Moisiu, kryeministri i ardhshem Sali Berisha, komandanti i TMK-se Agim Ceku, shefi i Diplomacise evropiane Havier Solana, ish sekretarja amerikane shtetit Medllin Ollbrajt si edhe nga udheheqesit e disa partive politike te Kosoves dhe individe te shumte. db/db(Radio-Kosova+EuropaLire/Balkanweb)
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė