MESAZHI I PRESIDENTIT RUGOVA
Qytetarė tė nderuar tė Kosovės,
Zonja dhe zotėrinj,
Tė shtunėn u ktheva nga Gjermania, ku isha nė spitalin ushtarak amerikan pėr testime dhe pėr shėrim.Mjekėt kanė gjetur se vuaj nga kanceri i lokalizuar nė mushkėri, prandaj mė kanė caktuar njė terapi intensive shėruese.
Gjithashtu mjekėt kanė konstatuar se tash gjendja ime shėndetėsore ėshtė duke u pėrmirėsuar dhe janė optimistė pėr shėrimin tim tė shpejtė.
Me kėtė rast, nė mėnyrė tė veēantė e falėnderoj nga zemra Qeverinė amerikane, qė kėto ditė u kujdes dhe po kujdeset pėr gjendjen time shėndetėsore.Njėherėsh falėnderoj ekipin mjekėsor amerikan dhe kosovar qė po kujdesen pėr mua.
Qytetarė tė dashur,
Jam i bindur se me ndihmėn e Zotit do tė kapėrcej edhe kėtė betejė dhe do tė vazhdojmė tė punojmė sė bashku mė fuqishėm pėr njohjen e pavarėsisė sė vendit tonė, Kosovės, sa mė parė nga miqtė tanė amerikanė e europianė.
Pres pėrkrahjen Tuaj, si gjithmonė.
Zoti Ju bekoftė!
Zoti i bekoftė miqtė e Kosovės!
Zoti e bekoftė Kosovėn!