Rojters: Ibrahim Rugova ikonė e aspiratave 15-vjeēare tė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi
Prishtinė, 6 shtator 2005 / TN /QIK - Agjencia britanike e lajmeve Rojters shkruan gjerėsisht pėr Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, me tė njoftuar lajmi se vuan nga njė sėmundje e rėndė.
- Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, ikonė e aspiratave 15-vjeēare tė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi, deklaroi dje se tek ai ėshtė diagnostifikuar kanceri nė mushkėri, vetėm disa javė para fillimit tė bisedimeve pėr pavarėsimin e Kosovės.
Por, Rugova, i cili javėn e kaluar qėndroi nė njė spital ushtarak amerikan nė Gjermani, theksoi se mjekėt atje i kanė thėnė se gjendja e tij shėndetėsore ėshtė duke u pėrmirėsuar dhe se ata janė optimistė se ai do tė kėndellet.
Ai nuk pėrmendi mundėsinė e dorėheqjes sė tij eventuale nga funksioni i kryetarit.
"Mjekėt kanė thėnė se unė kam njė kancer tė lokalizuar tė mushkėrive", tha Rugova 60-vjeēar, dukshėm i thyer, nė fjalimin televiziv drejtuar opinionit nė Kosovė, i cili ishte xhiruar mė herėt.
"Me vullnetin e Zotit, unė do ta tejkaloj edhe kėtė betejė dhe do tė vazhdoj tė punoj pėr njohjen e shtetit tonė, Kosovės", shtoi ai mė tutje.
Si njė person i zgjedhur katėr herė pėr kryetar tė Kosovės dhe udhėheqės i partisė mė tė madhe politike nė kėtė vend, Rugova ėshtė njė figurė e fuqishme politike pėr 2 milionė shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt po angazhohen pėr pavarėsim nga Serbia.
Pritej qė Rugova tė marrė pėrsipėr rolin kryesues nė drejtimin e rivalėve politikė shpesh tė pėrēarė nė Kosovė, nė negociatat e sponsoruara nga OKB-ja, tė cilat mund tė fillojnė nė tetor.
Rugova nuk ka ndonjė pasardhės tė tij tė qartė nė LDK-nė e tij tė pėrēarė nga fraksionet, nė rast se gjendja e tij shėndetėsore pėrkeqėsohet.
Njė mjek nga Kosova theksoi se kthimi i Rugovės nė Kosovė, ditėn e shtunė dhe paraqitja e tij nė televizion, paraqesin njė shenjė tė mirė.
Rugova, njė profesor i letėrsisė, i edukuar nė Sorbonė, ka qenė arkitekt i rezistencės pasive dhjetėvjeēare kundėr dominimit serb qė nga viti 1989, kur ish-diktatori jugosllav, Sllobodan Millosheviqi, shfuqizoi autonominė e Kosovės.
Por, pas shpėrthimit tė luftės nė territoret e ish-Jugosllavisė, nė vitet e 90-ta, shumė shqiptarė tė Kosovės ishin tė mendimit se shkėputja e Sllovenisė, Maqedonisė, Kroacisė dhe Bosnjės ishin shenjė se rezistenca pasive ka dėshtuar dhe mbėshtetja e tyre u rreshtua pėrkrah Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Lufta guerile e kėsaj organizate nė vitet 1998 dhe 1999 dhe pėrgjigjja brutale e ushtrisė sė Millosheviqit, tėrhoqi NATO-n nė luftėn e parė humanitare tė kėsaj organizate, pėr tė dėbuar nga Kosova forcat serbe, tė cilat akuzoheshin pėr spastrim etnik tė shqiptarėve.
Konflikti errėsoi doktrinėn e rezistencės pasive tė Ibrahim Rugovės. Por, pasi qė u zgjodh dy herė president nė zgjedhjet e viteve tė 90-ta, tė cilat nuk u njohėn jashtė kufijve malorė tė Kosovės, ai sėrish bėri njė kėrcim, duke ia arritur qė tė zgjedhet dy herė me radhė pėr kryetar tė pėrkohshėm tė Kosovės.
Nė dukje tė parė i dridhshėm, por tejet dashamirės, me shallin e tij karakteristik tė mėndafshit nė qafė, ai konsiderohet si figurė atėsore nga shumė shqiptarė tė Kosovės.
"Procesi i pavarėsimit tė Kosovės, i cili ėshtė inicuar nga Rugova, do tė kompletohet nga ai, madje edhe nėse ka dhjetė kancera", tha pensionisti kosovar Ali Vitia.
Sėmundja e Rugovės paraqet goditjen e dytė pėr shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt "humbėn" kryeministrin e tyre nė mars tė kėtij viti, kur ish-udhėheqėsi i kryengritėsve shqiptarė, Ramush Haradinaj, iu dorėzua Tribunalit tė OKB-sė qė zhvillon hetime pėr krimet e luftės nė ish-Jugosllavi, me seli nė Hagė tė Holandės.
.................................................. .................................................. ....
Zoti i ndihmoftė tė madhit Dr Ibrahim Rugova.