Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-05, 20:42   #4
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme Kulturore

BASHKĖBISEDIM ME FITUESIN E ĒMIMIT NOBEL: "NĖ BRUKSEL ASKUSH NUK E DI SE KU PO SHKOJMĖ"

Saramago: "Dhe e quajnė Bashkim"

Hozé Saramago, njė prej shkrimtarėve - filozofė mė tė mėdhenj europianė, nuk i beson kėsaj Europė, bile ka frikė prej saj. Hetues i apasionuar i historisė, thotė: "Pėr tė bėrė inventarin e rrėnjėve europiane do tė duhej njė pyll i tėrė". Ateist me rregull moral dhe ndjenjė tė thellė tė sė shenjtės, thotė: "Nuk mund tė pėrjashtohet qė pas nja pesėdhjetė vjetėsh Europa tė pėrgatitet tė bėhet muslimane". Armik i jotolerancės dhe i pabarazisė, thotė se shikon tė profilohet "jotoleranca mė gjakatare". Sizmograf i ndjeshėm i politikės, thotė se Europa ėshtė pa lider: "Kemi tė bėjmė me njė masė politikanėsh qė janė vulgarė sa nuk ka ku tė shkojė mė".

Portugez i rritur nė Lisbonė, thotė se portugezėt nga Europa kanė pasur shumė parį dhe i kanė "harxhuar gjallėrisht". Intelektual marksist i impenjuar, thotė pėr kolegėt e tij europianė: "Ka shumė heshtje nga ajo anė". Ėshtė melankolik dhe i hidhur mjeshtri luzitan, por e ka pranuar menjėherė tė dėrguarin e La Stampa pėr t'i rrėfyer "Europėn time". Nė rifuxhon e tij spanjolle nė Lanxarote, shtėpi e ulėt me ngjyrė tė hapur mbi tokėn kafe e errėt tė ishullit, shikon vullkanet dhe detin e Kanarieve. I gjatė, elegant, teksa pėrgjigjet shkėmben buzėqeshje me bashkėshorten Pilar, andaluziane bukuroshe nga Sevilja tridhjetė vjet mė e re se ai. Duhet tė jetė ajo e qeshur qė i ka rindezur ironinė e kolauduar.

Hozé Saramago, kjo Europė nuk ju pėlqen?

"Ėshtė pothuajse kaosi. Asnjė nė Bruksel nuk e di se ku shkon Europa, kufizohet tė lundrojė pėr tė mos humbur nga shikimi bregun. Nga ana tjetėr, vendet ndodhen tė gjitha pėrpara pamundėsisė pėr tė zgjidhur kuadratimin e rrethit qė do tė thotė tė mbrosh sovranitetin tėnd dhe njėkohėsisht tė duash tė pėrfitosh nga ēdo zvogėlim i sovranitetit tė partnerėve tė tyre. Qėndrimi mė i zakonshėm ėshtė tė shtiresh se je solidar me tė tjerėt pėr t'i kamufluar mė mirė objektivat e tu kombėtarė".


Sipas jush, cili ėshtė gabimi mė i rėndė i Europės?

"Gabimi mė i rėndė i saj, mėkati i saj origjinal, ėshtė qė ka besuar se do tė arrihej tė bashkohej politikisht tėrėsia e vendeve europiane nėpėr rrugėn e ngushtė tė pėrshkuar nga ekonomie, domethėnė njė disiplinė burokratike e forcave ekonomike tė kontinentit. Porr kėshtu janė lėnė menjanė problemet sociale tė pranishme nė ēdo moment dhe duke dhėnė provė tė njė mungese totale largpamėsie respektivisht problemeve qė do tė jenė pasojė e drejtpėrdrejtė ose jo. Rezultati paradoksal ėshtė evident: tė krijohet pėrshtypja se Europa e djeshme, pavarėsisht konflikteve, pavarėsisht luftėrave, tė luftėrave tė pėrjetshme pėr hegjemoni mbi kontinent, ishte mė shumė Europa nga sa nuk ėshtė tani".


Dhe problemi mė i rėndė?

"Problemi imediat mė i rėndė, sipa mendimit tim, ėshtė zgjerimi i Bashkimit Europian, ashtu siē ėshtė konceptuar dhe realizuar. Edhe njėherė akoma ėshtė dhėnė prova e njė mendjelehtėsie tė pafalshme. Muret e ndėrtesės janė akoma pėrgjysėm dhe vrapohet pėr tė vėnė ēatinė... Dhe, me 70 milion banorėt e saj, ja Turqia qė pret".


Rruga e sigurtė pėr njė Europė tė besueshme?

"Nxitja e njė debati tė vėrtetė nė shkallė europiane, apelimi i vetėdijes civile sė qytetarėve, mospasja frikė nga kontradikta, reflektimi pėr tė vendosur mė mirė, luajtja me inteligjencėn. Dhe, dora dorės qė ecet, braktisja e njė publiciteti elementar dhe nganjėherė grotesk qė nuk arrin tė bindė askėnd".


Si i gjykoni liderėt europianė? Ka ndonjė qė e shikoni mė tė denjė pėr kėtė emėr?

"Jo, nuk ka liderė nė Europė. Kemi tė bėjmė mė njė masė politikanėsh qė mė vulgarė nuk ka si tė bėhen, qė nuk janė nė lartėsinė e posteve tė tyre. Arrivistė, pothuajse gjithmonė".


Ēfarė roli ka Portugalia nė Bashkimin Europian?

"Njė rol shumė tė vogėl, siē ėshtė e zakonshme prej tre apo katėr shekujsh".


Ēfarė i kanė dhėnė Europės portugezėt? Ēfarė kanė pasur prej saj?

"Nėqoftėse i kemi dhėnė vėrtet diēka Europės, i takon kėsaj tė fundit ta thotė. Pres opinionin e saj. Pėrsa i pėrket asaj qė Europa na ka dhėnė, pėrgjigjja ėshtė shumė e lehtė: shumė parį qė ne i kemi harxhuar me gjallėri".


Ēfarė roli duhet tė ketė vendi juaj?

"Ėshtė ajo pėr tė cilėn pyes veten ēdo ditė...".


Rrėnjėt kristianė tė Europės janė njė problem i vėrtetė apo falls?

"Rrėnjėt europiane nuk janė tė gjitha kristiane. Inferior, por akoma i gjallė, ėshtė shpirti i paganizmit. Do tė duhej vėrtet njė pyll i tėrė pėr tė bėrė inventarin e rrėnjėve europiane".


Po Islami qė zgjerohet nė botė, qė vjen nė shtėpinė tonė?

"Pas baticės kristiane qė ka pushtuar gjithēka pėr dymijė vjet, duket se ka ardhur radha e Islamit. Nuk mund tė pėrjashtohet qė pas nja pesėdhjetė vjetėsh Europa tė pėrgatitet tė bėhet muslimane. Duke pasur parasysh se nėqoftėse ka Zot, nuk ka veēse njė Zot, kjo nuk do tė ndryshojė ndonjė gjė tė madhe... Por ėshtė e vėrtetė se horizontitemporal paraqitet i mbushur me kėrcėnime. Kudo nė Europė spikat jotoleranca mė gjakatare, nėqoftėse pėrgjegjėsi religjiozė tė njėrės anė dhe tjetrės nuk bėjnė, deri mė tani, njė pėrpjekje sa serioze, aq dhe kurajoze, pėr tė caktuar pikat e kontaktit dhe tė konvergjencės midis dy feve".


Ėshtė e mundshme?

"Ka mundėsi qė jo. Gjithėsesi, llogaria e ciktimave tashmė ka filluar. Unė jam ateist, nuk ėshtė faji im".


Ēfarė mendoni pėr raportet midis Europės dhe Shteteve tė Bashkuara? Po pėr ato me Rusinė?

"Europa do tė jetė gjithmonė vartėse e Shteteve tė Bashkuara. Ėshtė fati i saj. Pėrsa i pėrket Moskės, duhet pritur pėr tė mėsuar se ēfarė zogu do tė dalė nga veza qė po ngro Putini".


Ju duket e kėnaqshme gjendja e kulturės europiane?

"Pėr "spektaklin", nė rregull. Pjesa tjetėr, shumė e trishtuar, shumė melankolike...".


Edhe shkrimtarėt europianė?

"Shkruajnė, bėjnė punėn e tyre, por do tė doja shumė tė dėgjoja zėrat e tyre. Ka shumė heshtje nga ajo anė e Europės".


Keni njė ėndėrr europiane? Njė frikė?

"Ėndėrra jo. Frikėra, po".
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė