Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Njė letėr nė varr te Bardhyl Ajeti
06 shtator 2005 / TN
Mė ka marrė malli!...
Mė ka marrė malli me tė pa me sy, mė ka marrė malli tė flas me Ty, tė pi kafe me Ty, tė grindem me Ty...Mė ka marrė malli tė rri me Ty, o miku im Bardhyl Ajeti! E malli im po digjet flakė derisa ti shtrihesh nė arkivol, nė varr! Ah nė varr!
Shkruan: Bajrush MORINA
Pesė vjet ka zgjatur njohja jonė. Pastaj pesė ditė e pesė net, Ti nė gjendje kome nė Klinikėn Univesitare tė Prishtinės, e unė bashkė me mė tė dashurit e Tu, nėnėn, vėllaun, motrėn, tė fejuarėn, pritnim, pritnim e pritnim qė Ti tė bėje mė mirė, ti hapje sytė dhe tė na shihje neve, hijet e pėrlotura qė nuk bėnim gjė tjetėr pos qė pritnim njė lajm tė mirė me lot nė sy.
Mė pas, tė pėrcollėm nė Aeroport qė tė kthehesh shėndosh e jo nė arkivol. Jo nė arkivol miku im Bardhyl Ajeti!
Mė ka marrė malli me tė pa me sy....
Ka kohė qė nuk kam qenė nė redaksinė e gazetės Bota sot ku punonim sė bashku dhe nuk di a do tė mund tė shkoj mė. Nuk e di a do tė mund tė ulem nė kompjuterin tim qė ishte fare pranė kompjuterit Tėnd. Ėshtė diēka e pamundshme, e pakthyeshme. Nė fakt unė mund tė shkoj, por Ti jo! E nėse ti nuk mund tė vish, si mund tė shkoj unė?
Te ai vend i punės, te ai kompjuter ne kemi folur shumė, tepėr shumė. Kemi folur gjithėēka. Herė me zė e herė pa zė. Herė vetėm unė e ti pėrmes kompjuterit. Ti zakonisht flisje me zė tė lartė. E nxirrje pėrjashta gjithė misterin e bisedės tonė tė fshehtė. Ah, sa mė ka marė malli me tė pa me sy, o Bardhyl Ajeti. Mė ka marrė malli me tė pa duke folur me tė madhe, duke bėrtitur nėpėr redaksi.
Mė ka marrė malli me tė pa me sy, ulur pranė kompjterit Tėnd o Bardhyl Ajeti. Me tė pa tė gjallė e jo kėshtu nė arkivol, jo kėshtu nė varr!
Mė ka marrė malli tė flas me Ty, o Bardhyl Ajeti!
Nė telefonin 044 167 328 nuk pėrgjigjesh mė Ti. Nga ky telefon nuk mė thėrret mė. Zakonisht mė thirrje ti. Ose ma cingėrroje telefonin sepse e dije qė jam nė redaksi. Pastaj ...pėr 5 minuta jam aty, te Edi, te piceria italiane, te kino ABC. Pastaj biseda tė zakonshme, pa ndonjė rėndėsi tė veēantė. Gati tė njėjta.
Kur Ti vėreje se unė nuk tė besoja pėr diēka, e ke pasė zakon tė pėrbeheshe nė babėn e motrėn qė tė kanė vdekė, nė nėnėn e gjallė e tė sėmurė. O zot, sa shumė po e ndjej veten fajtor tash qė nuk tė kam besuar edhe atėherė kur nuk mė ke bindur. Tash mė ka marrė malli tė flas me Ty edhe seriozisht, edhe tė bėj shaka. Oh, mė ka marrė malli tė ta dėgjoj zėrin Tėnd o Bardhyl Ajeti! Fol more fol, mos mė rri i heshtur nė arkivol, nė varr!
Mė ka marrė malli tė grindem me Ty....
Dėgjo tash Ti Bardhyl! Hajt se mjaft fjete. Qohu dhe fol diēka pa lidhje. Bone ndonjė sjellje tė lazdruar, prish diēka, bjeri tavolinės me grusht. Hajt pak prishe kėtė heshtje monotone. O njeri, nxjerre njė fjalė prej goje, shtyjma karrikėn ose fikma kompjterin tim. Hajt bre, prishmi nervat njėherė! Hajt se mė ka marrė malli tė pėrlahem me Ty.
Tė them ēka ėshtė njė e zezė prej gojės. Unė e di se nė rastet e tilla nuk ma ke kthyer fjalėn, nuk je grindur me mua. Ti veē mė shikoje dhe pritje deri sa tė mė qetėsoheshin nervat mua, derisa tė mė kalonte nervoza, derisa tė pushoja sė ulurituri me zė tė lartė nėpėr redaksi. E pastaj, ma hudhje nė tavolinė njė lemenkė coca-cola, dhe merrte fund lufta mes nesh.
Qohu edhe njėherė se dua tė grindem shumė mė Ty. Dhe mbaje mend nuk kam me tė folė njė kohė tė gjatė! Po tė bėj be se nuk kam me tė fol, veē hajt tash qohu se mjaft fjete. Qohu, a merr vesh ti shqip, qohu se po du me u grind me Ty, mė u pėrla me Ty, me tė thėnė gjithėēka, e pastaj, pastaj nja 10 minuta nuk do tė flas fare me Ty. Do tė hidhėrohem 10 minuta. Qohu tash, qohu, a merr vesh shqip ti?!
Mė ka marrė malli tė rri me Ty, Bardhyl!
Eh, po shumė mė ka marrė malli tė rri me ty Bardhyl! Hajt se po shihemi njėherė nė redaksi e pastaj dalim me pi kafe. Ose a po shkojmė nesėr nė Gjakovė. Jo, unė nė Gjilan nuk mund tė vij. Rruga e larg edhe po pėrtoj me kalu nėpėr Graēanicė.
Dėgjo tash, mos ma pėrzij me kos, se veē po mė rren. Jo shkojmė nesėr nė Prizren, jo nesėr nė Mitrovicė, jo nė Pejė! Mos mė shtyj me u grind prapė me Ty tash. Bonu njėherė i vendsour. Po shkojmė ose nuk po shkojmė. Po rrimė ose nuk po rrimė. Qe, prapė duhet mė tė thėnė diēka... Nejse! A fole me atė njerin pėr atė punėn? E ēka tė tha ai? Si mbeti tash puna? Bonu more njėherė serioz dhe fol si flitet! Mos qesh more ashtu! Nejse!
A ke ndonjė ide se ēka do tė shkruash sot? Nėse ma paguan njė coca-colė ta jap njė ide. Nėse shkruan pėr kėtė qė folėm sot, nesėr merre pancirin me vete!
O hajde tė rrimė se mė ka marrė malli o Bardhyl! Hajde se nuk po rrihet nė punė, nuk po dilet me pi kafe! Hajde mė shpejt e mos u vono. Kur tė vjen afėr redaksisė ma cingėrro telefonin! Mos harro, hajde!
...Ne po tė presim tė gjallė e ti u ktheve nė arkivol!
E tash? E tash ēka tė bėjmė ne? Ne tė presnim qė tė kthehesh i gjallė, i shėndosh, i shėruar, e jo nė arkivol, Bardhyl! Jo nė varr Bardhyl! Jo! Ne po bėheshim gati pėr dasmėn Tėnde e jo pėr varrimin Tėnd! Nuk i kemi pasė fjalėt kėshtu, as atė ditė tė 3 qershorit kur pėr herė tė fundit u takuam. Atė ditė kur u ndamė e nuk u pamė mė pėr sė gjalli.
Mirupafshim Bardhyl Ajeti! Tė fala Xhemės, Shabanit, Faikut, Smajlit, Ukės, Tahirit, Besimit, Bekimit....mos harro Bekimit! Mirupafshim!....Mirupafshim!....Mirupafshim nė amshim!
|