Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-09-05, 15:59   #197
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim 10 mijė shqiptarė nė tmerrin e Nju Orlinsit!

Po e postoj kėtė artikull kėtu tek kjo temė e US shqiptarėve
Njė informacion qė pėr herė tė parė e hasa dhe pėr tė cilin kurrė nuk kisha dėgjuar mė parė.

“Gazeta shqiptare”: 10 mijė shqiptarė nė tmerrin e Nju Orlinsit

Njė histori e gjatė dhe e ngatėrruar kjo e shqiptarėve nėpėr botė. Tė shpėrndarė sipas njė harte qė askush deri mė sot nuk ėshtė kujdesur qė ta pėrpilojė nė detaje, vendndodhjen e paraardhėsve tanė tė afėrt e tė largėt, tė rinj e tė vjetėr, ekonomikė, politikė apo tė natyrave gjithfarėsh, tė cilėt ndodhen tė pėrhapur nė tė gjithė sipėrfaqen e globit, sipas njė ērregullėsie tė mahnitshme.


Tragjedia e fundit natyrore nė Nju Orlins ka nxjerrė nga pluhuri i shekujve njė tjetėr dosje emigracioni shqiptar nė brigjet e pėrtej oqeanit. Rreth dhjetė mijė qytetarė tė kėtij qyteti, mė saktė tė shtetit tė Luizianės, ku u pėrplas njė javė mė parė furia e verbėr e uraganit "Katrin", rezultojnė tė prejardhjes shqiptare. Njė diasporė e vjetėr arbėreshėsh, tė shpėrngulur nė mesin e shekullit 19 nga Piana degli Albanesi nė Sicili, drejt brigjeve tė Misisipit, do t'i jepte jetė njė komuniteti shqiptar qė edhe sot e kėsaj dite nuk i ka humbur rrėnjėt dhe vetėdijen se i pėrket njė kombi tė lashtė mesdhetar. Arbėreshėt e Luizianės janė sot njėri ndėr komunitetet e spikatura tė Misisipit, pas kreolėve, frankofonėve, hispanikėve dhe italianėve. Ky komunitet, i cili vazhdon tė ruajė elementė tė gjuhės dhe kulturės tonė, ėshtė ende i identifikueshėm mes kombėsive tė shumta qė popullojnė kėtė pjesė tė Jugut tė SHBA. Historia tregon se arbėreshėt e Luizianės e kanė thuajse qė tė gjithė origjinėn nga njė fshat i Siēilisė rreth 80 km nga Palermo, i quajtur Contessa Entellina. Shpėrnguljet e emigrantėve arbėreshė nga ky lokalitet i vogėl drejt Luizianės, datojnė qė nga viti 1861, vit kur "contessiotti", siē quheshin ata, morėn rrugėn e gjatė tė kurbetit pėr t'u vendosur nė shumicė nė brigjet e Misisipit. Tė ndodhur fillimisht pa punė dhe pėrkrahje, kėta arbėreshė mundėn tė krijojnė me kalimin e kohės statusin dhe imazhin e tyre pranė komunitetit vendas, si njerėz punėtorė dhe besimtarė. Ata u organizuar nė kisha dhe shoqata ku flitej dhe kultivohej shqipja dhe italishtja. Prej 1886, arbėreshėt e Nju Orlinsit u organizuan nė vėllazėrinė e tyre, njė lloj vatre emigrantėsh, e cila kishte si qėllim qė tė ndihmonte tė papunėt e tė pastrehėt qė sapo kishin ardhur nė SHBA. Ėshtė shumė e vėshtirė tė thuhet diēka pėr fatin e komunitetit shqiptar nė Nju Orlins. Ende shumė herėt pėr tė folur pėr njė bilanc, do tė na duhet tė presim mjaft kohė para se tė kemi lajme pėr tė vrarėt, e mes tyre, pėr viktimat me prejardhje shqiptare. Ajo ēka po ndodh kėto orė nė Luiziana, ėshtė njė katastrofė, pėrmasat e tė cilės kėrkojnė akoma kohė qė tė kuptohen dhe zbulohen. Lajmet e deritanishme e ēojnė faturėn e dėmit ekonomik nė rreth 26 miliardė dollarė dhe numrin e tė vdekurve nė disa mijėra. Njė tragjedi natyrore ndoshta e paprecedent nė historinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Diaspora e vjetėr arbėreshe e Luizianės ėshtė nė mėnyrė tė pashmangshme pjesė e kėsaj fatkeqėsie. Mbetet vetėm tė shpresohet qė kjo goditje tė ketė marrė sa mė pak jetė bashkėkombasish tanė. Njė lutje qė natyrisht vlen pėr tė gjithė banorėt e civilėt e pafajshėm tė njė shteti me histori, kulturė e traditė shumė tė pasur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

("Gazeta Shqiptare")
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė