NASIRUDIN ALBANI
Emri i tij ėshtė Muhammed Nasirudin el Albani, ndėrsa nė tėrė botėn islame njihet si Shejh Albani. Ka lindur mė 1914 nė Shkodėr dhe qysh kur ishte fėmijė familja e tij emigroi nė Siri ku u vendos nė Damaskun e sotėm. Aty i kaloi ditėt e fėmijėrisė dhe qysh herėt nisi tė merrej me dije. Mėsoi nga njė numėr i madh i dijetarėve tė asaj kohe. Krahas kėrkimit tė dijes, merrej edhe me njė zeje tė trashėguar. Punėn e orėtarit e kryente me pėrvojė, andaj kėtu e zgjidhte problemin material pėr vete dhe familjen e tij. Babai kryente detyrėn e imamit dhe tė gjithė shqiptarėt qė jetonin aty tuboheshin rreth tij. Ndaj djalit tė tij kishte kujdes shumė tė madh, me shpresė se njė ditė do ta arrinte qėllimin.
Me kalimin e kohės Nasirudini me vendosmėri tė madhe merrej me studime. Kėrkimet nė bibliotekėn e Damaskut ishin bėrė pėrditshmėri e tij, posaēėrisht kishte interesim rreth dorėshkrimeve. Ditė tė tėra nuk dilte jashtė dhe mund tė themi se ajo ishte shtėpia e tij e dytė. Thonė se bibliotekėn e Damaskut Edh-dhahirie qė ėshtė nga mė kryesoret nė botėn islame nuk e njeh askush mė shumė se Nasirudini dhe gjithė pėrmbajtjen e saj e ka tė regjistruar nė kokėn e tij. Kjo u bė shkak qė mė vonė rreth vetes tė ketė numėr tė madh tė nxėnėsve qė mėsonin nga dija e tij.
Mė vonė u largua nga Siria dhe shkoi nė Medinė ku ishte themeluar Universiteti Islam nė krye me dijetarin Abdullah bin Baz, i cili e ftoi Nasirudinin qė tė vijė si mėsimdhėnės nė kėtė Universitet. Ftesėn e pranoi me kėnaqėsi, ngase aty mėsonin nxėnės nga tė gjitha anėt e botės. Dėshmitarėt thonė se ato ditė Medina i ngjante kohės kur jetonin sahabėt e Pejgamberit. Dijetarėt mė tė mėdhenj tė kohės kishin vėrshuar Medinėn, kurse Xhamia e Pejgamberit ishte shndėrruar nė Universitet Popullor dhe vrujonte nga dija.
Nga Arabia Saudite kaloi nė Jordan ku vazhdoi njė jetė tė lirė pa farė obligimi zyrtar. Tėrė kohėn e kalonte nė studim dhe kurorėzoi shumė vepra tė mėdha. Vetė nuk jetoi nė Shqipėri, por shqipen nuk e kishte harruar, fliste rėndė, por mund tė kuptohej.
Gjatė fjalimit tė tij tė bėnte tė bindesh se njė det i mirėfilltė i dijes po derdhej nga goja e tij. Ngjallte kujtesėn e dijetarėve tė mėhershėm. Veprat e tij nė historinė islame do tė mbesin tė paharruara.
Veprat qė i shkroi janė tė shumta. Kryesisht ka shkruar nė lėndėn e Hadithit dhe shkencat e saj. Me punėn qė e bėri ėshtė krahpėrkrah me dijetarėt mė tė mėdhenj tė shkencės sė Hadithit, andaj me tė drejtė nga ana e kompetentėve ėshtė vlerėsuar si muhadithi numėr njė i kėtij shekulli.
Sipas vlerėsimeve, ka mė tepėr se njėqind vepra tė botuara, disa prej tyre voluminoze. Nga mė tė rėndėsishmet Irvaul galil, ku ka bėrė studimin kritik tė haditheve me tė cilat ka argumentuar njėri nga dijetarėt e medhhebit hanbeli nė librin Menarus-sebil.
Vlerėsimet e tij janė bazė pėr tė gjithė studiuesit e sotėm. Gjithashtu mr rėndėsi tė madhe ėshtė edhe seria e haditheve tė vėrteta Silsiletul ehadithi es-sahiha dhe seria tjetėr e haditheve tė dobėta (daife). Me kėtė bėri njė punė qė nuk e ka bėrė askush para tij. Seria ka disa vėllime tė botuara dhe tė tjera tė pabotuara. Ėshtė nė vazhdim e sipėr projekti rreth vlerėsimeve tė haditheve tė katėr suneneve dhe shumė tė tjera. Pasi numri i tyre ėshtė shumė i madh, ne cekėm vetėm disa nga mė tė rėndėsishmet. Thonė se ajo qė ka mbetur nė dorėshkrim ėshtė mė tepėr nga ajo qė ėshtė botuar.
Nė vlerėsimet e haditheve qė i bėn Nasirudini mbėshteten dijetarėt mė eminentė.
(P.S. Ky shkrim ėshtė publikuar nė vitin 1996 shumė kohė para se tė vdes shejhu i nderuar - sh.FeB)
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
|