Fatmira Hajdari: Tė rihapet dosja e Azemit
Nevila Perndoj

Nė foto: Kryeministri Berisha, dje me djalin e vogėl tė Azem Hajdarit
TIRANĖ - Pas fitores sė Partisė Demokratike, bashkėshortja e heroit tė demokracisė, Fatmira Hajdari, kėrkon rihapjen e dosjes pėr vrasjen e Azem Hajdarit. Dje nė 7-vjetorin e vrasjes sė tij, Fatmira Hajdari, ėshtė shprehur se dosja duhet rihapur, kur tė rivendoset shteti ligjor. E kam thėnė dhe jam pėr rihapjen e dosjes sė Azemit. Berisha sapo ėshtė dekretuar kryeministėr dhe sapo e ka krijuar stafin e tij ministor dhe nuk ėshtė momenti. Nė njė moment qė tė rivendoset shteti ligjor, atėherė jam pėr hapjen e dosjes sė Azemit, nė mėnyrė qė rivendoset drejtėsia mbi atė ngjarje tė rėndė pėr tė gjithė shqiptarėt, - tha dje Fatmira Hajdari. Ndėrsa kryeministri Sali Berisha, pas vendosjes se luleve nė memoralin e Azem Hajdarit, nuk ka dhėnė asnjė pėrgjigje pyetjes pėr ēėshtjen nė fjalė. Ndėrkohė qė ka theksuar se, Azemi hyri nė jetėn politike shqiptare si njė yll qė kurrė nuk do tė shuhet, qė do tė shndėrisė gjithmonė e mė shumė. Ai sot nuk ėshtė mė sepse e ekzekutoi regjimi me fallangat e tij, por prehet i qetė, se askush nė historinė e kėtij kombi nuk ka bėrė mė shumė se ai pėr lirinė e tij, prehet i qetė sepse sėrish partia qė ai themeloi, idealet pėr tė cilat ai luftoi dhe u ekzekutua, u rivendosėn dhe po rivendosen. Fitorja e tre korrikut ishte njė detyrim i madh madhor i tė gjithė demokratėve shqiptarė, i tė gjithė opozitės shqiptare ndaj tribunit tė lirisė ndaj edhe njėherė shpreh nderimin tim mė tė thellė, angazhimin tim mė tė madh pėr tė punuar me pėrkushtim pėr ato ideale pėr tė cilat Azem Hajdari sė bashku me bashkėmoshatarėt e tij mbushėn rrugėt e Tiranės, u pėrballėn me diktaturėn mė tė egėr dhe morėn titullin e lartė tė liberatorėve. Kryeministri Berisha, i shoqėruar edhe nga zyrtarė tė lartė tė PD-sė dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanė zhvilluar njė vizitė edhe nė shtėpinė e Azem Hajdarit, ku, si ēdo vit, ata kanė kujtuar pjesėza tė vogla tė jetės dhe veprimtarisė sė tij.