Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-09-05, 23:51   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nata (e madhe) E BERATIT ( Lejletul – berat )

MBI NATĖN E BERATIT ( Lejletul – berat )
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik urdhėron e thotė :

“Ha-mim . Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)! Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar “ (Ed Duhanė , 1-3)

Ibn Abbasi r.a ka thėnė qė “Ha-mim” d.m.th. All-llahu ka pėrcaktuar, ēfarė do tė ndodhė deri Ditėn e Kiametit. “Betohem nė Librin e qartė” d.m.th Kur’ani.

“Ne e kemi zbritur “, d.m.th Kur’anin, “ nė natėn e bekuar“ d.m.th nė natėn e gjysmės sė Sha’banit, gjegjėsisht – Berat. Kėtė e pohojnė shumica e mufesinėve pėrveq Ikrimes i cili thotė se kjo ėshtė Lejletul Kader.

Nata e beratit ėshtė quajtur e bekuar (mubarek) sepse nė kėtė natė lėshohet mėshira (rahmet), begati (bereket), mirėsi, falje gabimeve (avf) dhe falje pėr banorėt e Tokės.

Transmetohet nga Ali Ibn Ebu Talibi r.a. qė Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: “All-llahu i Madhėrishėm lėshohet natėn e gjysmės sė sha’banit nė qiellin e dunjasė dhe falė ēdo mysliman, pėrveē idhujtarėve, tė kėqinjėve, atyre qė ndėrpresin lidhjet familjare dhe gruas e cila bėnė mėkat me vendin e turpshėm tė saj”.

Aisha r.a. transmeton qė Pejgamberi s.a.v.s i ka thėnė: “O Aishe, a e dini cila ėshtė kjo natė? I thashė “All-llahu dhe i dėrguari i Tij e dinė mė sė miri”, dhe ai tha: “Nata e mesit tė Sha’banit. Nė kėtė natė ngriten veprat e njerėzve dhe nė kėtė natė All-llahu i liron nga zjarri sa ka qime tė kipeve tė fisit Keleb , andaj mė lejo qė tė jem me ty kėtė natė ?” I thashė: “Po” dhe ai u falė duke lexuar nė kijam “Fatihan” dhe njė sure tė shkurtėr, pastaj qėndroi nė sexhde deri nė gjysmėn e natės, u ngrit nė rekatin e dytė dhe lexoi shkurt si nė rekatin e parė dhe qėndroj nė sexhde deri nė sabah. U afrova dhe ndėgjova se nė sexhde thoshte :

“EUDHU BI AFVIKE MIN UKUBETIKE, VE EDHU BI RIDAKE MIN SUHTIKE, VE EDHU BIKE MINKE , XHEL – LE VEXHHEKE, LA AHSA THENA EN ALEJKE , ENTE KEMA ETHNEJTE ALA NEFSIKE.”

“Kėrkoj falje prej Teje nga dėnimi yt, kėrkoj nga kėnaqėsia Yte nga hidhėrimi Yt, kėrkoj mbrojtje prej Teje nga Ti , e lartėsuar ėshtė fytyra Yte dhe nuk mund t’i numėroj falėnderimet Tua , ashtu si Ti e ke falėnderua vetėn Tėnde”.

Unė i thashė: “O i dėrguar i All-llahut kėtė qė dėgjova sonte nė sexhden tėnde nuk e kam dėgjuar asnjėher mė parė.” Ai mė tha: “A e mbajte mend kėtė ?” i thash: “Po”, ndėrsa ai mė tha: “mėsoj kėto fjalė dhe mėso tė tjėret, sepse Xhibrili a.s. mė urdhėroi qė t’i pėrmendi kėto fjalė nė sexhde!” Pastaj e pyeta: “Ēfarė ka nė kėtė natė?” ai tha: “Nė kėtė natė regjistrohen tė gjithė qė do tė lindin nė kėtė vit, nė kėtė natė regjistrohen tė gjithė ata qė do tė vdesin kėtė vit, regjistrohen furnizimet e tyre dhe nė kėtė natė ngriten veprat dhe punėt”.

Nga Ikrime , robi i liruar Ibn Abbasit transmetohet se fjalėt e All-llahut xh.sh.

“Nė atė ( natė ) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė “

(Ed Duhanė, 4)

i ka shpjeguar: “Kjo ėshtė nata e mesme e muajit tė Sha’banit, nė tė cilėn All-llahu i Madhėrishėm pėrcakton punėt pėr vitin tjetėr, i zėvendėson tė gjallėt me tė vdekur, pėrcakton kush do tė kryen Haxhin, dhe askush nuk mund tė shtojė apo mungojė diē

Thuhet se melekėt i kanė dy bajrame nė qiej: Lejletul – berat dhe Lejletul – kadėr.

Thuhet se urtėsia qė All-llahu e ka fshehur Lejletul – kadėr dhe nuk e ka fshehur Lejletul – berat ėshtė se Lejletul kadėr ėshtė nata e mėshirės, faljes dhe lirimit nga zjarri dhe njerėzit tė mos mbėshtetėn nė te, ndėrsa Lejletul berat nuk e ka fshehur sepse kjo ėshtė nata e pėrcaktimit, nata e kėnaqėsive, pranimit, nata e lumturisė dhe e nderimit. Nė kėtė natė dikush ėshtė i lumtur e dikush i pa lumtur, dikush merr shpėrblim e dikush refuzohet. Sa ka qefina tė pėrgatitur e njerėzit blejnė gjėra tjera nė qarshi. Sa ka varreza tė hapura e banorėt e tyre tė lumtur jetojnė nė shtėpi, sa robėr shpresojnė nė thevabe ndėrsa i pret dėnimi, sa robėr shpresojnė nė lumturi ndėrsa i pret dėnimi, sa robėr shpresojnė nė xhennet i pret zjarri, sa robėr shpresojnė nė shpėrblim ndėrsa i pret katastrofa.

Thuhet se El – hasan el – Basriu, All-llahu e mėshiroftė, njėher doli nga shtėpia nė ditėn e mesme tė muajit sha’ban me fytyrė tė zverdhur sikur tė kishte dalur nga varri. Dikush e pyeti pėr kėtė gjendje (hal) dhe ai u pėrgjigj: “Pėr mėkatet e mija jam i vetėdijshėm, por po dridhem pėr veprat e mira se nuk e di a do tė mė pranohen.”

Sa i pėrket namazit qė bėhet nė kėtė natė, aj pėrbėhet prej njėqind rekateve, nė secilin nga dhejtė “Kulhuvullahu ehad“ dhe ky namaz quhet Namazi i mirėsisė (salatul – hajėr).

Transmetohet nga Hasan el – Basriu All-llahu e mėshiroftė se ka thėnė: tridhjet sahab tė Pejgamberit s.a.v.s mė kanė treguar se ai i cili falė kėtė namaz nė kėtė natė, All-llahu xh.sh do ta shikoj me shtatėdhjetė shikime (nazar) dhe me ēdo shikim do t’i plotėsohen shtatėdhjetė nevoja prej tė cilave mė e vogla ėshtė falja (magfiret).



Dr. Ali Iljazi

16.09.2005.Islamgjakova.net


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante